DALERON 500mg Reviewed by Momizat on . DALERON® 500 mg tableta Paracetamol Për temperaturë dhe dhimbje FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues sepse përmban i DALERON® 500 mg tableta Paracetamol Për temperaturë dhe dhimbje FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues sepse përmban i Rating: 0
You Are Here: Home » D » DALERON 500mg

DALERON 500mg

DALERON®
500 mg tableta Paracetamol
daleron
Për temperaturë dhe dhimbje

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.
Ky bar merret pa përshkrimin e mjekut.
Megjithatë, ju duhet ta merrni atë me kujdes që të merrni rezultatet më të mira prej tij.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Pyesni farmacistin nëse ju duhet më shumë informacion ose këshilla.
  • Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse simptomat përkeqësohen ose nuk përmirësohen pas 5 ditësh.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është dhe përse përdoret Daleron
2. Përpara se të përdorni Daleron
3. Si të përdoret Daleron
4. Efektet e mundshme anësore
5. Si të ruhet Daleron
6. Informacion i mëtejshëm

1. Çfarë është dhe përse përdoret Daleron
Tabletat Daleron përmbajnë paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror, si rrjedhojë lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.
Efekti i tij anti-inflamator është i dobët.
Ai shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.
Tabletat Daleron përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar: dhimbjes së kokës, dhimbjes së dhëmbit, dhimbjeve menstruale, dhimbjes muskulare dhe reumatike, dhimbjes që shoqëron plagosjen, proçedurat mjekësore dhe dentale.
Në të ftohurit dhe grip, tabletat Daleron lehtësojnë dhimbjen e muskujve dhe kyçeve, dhe ulin temperaturën që shoqëron infeksionet virale dhe bakteriale.

2. Përpara se të përdorni Daleron
Mos merrni Daleron

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj paracetamolit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të Daleronit,
  • nëse keni dëmtim të rëndë të veshkave dhe mëlçisë,
  • nëse keni inflamacion të mëlçisë të shkaktuar nga viruset (hepatiti viral) dhe
  • nëse keni defiçit të lindur të glukozë-6-fosfat-dehidrogjenazës në rruazat e kuqe të gjakut. Bari nuk duhet të jepet në fëmijët nën 6 vjeç.

Tregoni kujdes të veçantë me Daleron

  • nëse keni pamjaftueshmëri të lehtë deri të moderuar të mëlçisë ose veshkave,
  • nëse simptomat zgjasin më shumë se 5 ditë pavarsisht nga trajtimi. Kujdes duhet të tregohet në pacientë të dobësuar, të lodhur dhe alkolistët.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato barna që merren pa përshkrimin e mjekut.
Ndërveprimi me disa barna të tjerë mund të rezultojë në rritje ose ulje të efekteve të tabletave Daleron ose barnave të tjera.

Kjo mund të shfaqet me disa barna për:

  • parandalimin e mpiksjes së gjakut (warfarin).
  • rregullimin e motilitetit intestinal (metoklopramid),
  • parandalimin e nauzesë dhe të vjellave (domperidon),
  • rregullimin e nivelit të kolesterolit dhe yndyrnave të tjera në gjak (kolestiraminë),
  • trajtimin e krizës epilepike (barbituratet, antiepileptikët),
  • trajtimin e tuberkulozit (rifampicin),
  • trajtimin e infeksioneve bakteriale (kloramfenikol),
  • barnat e tjerë që përmbajnë të njëjtën substancë aktive, paracetamol.

Marrja e Daleron me ushqim dhe pije
Pirja e alkoolit gjatë trajtimit me paracetamol rrit efektet toksike të paracetamolit në mëlçi.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Tabletat Daleron përmbajnë paracetamol në doza të përshtatshme për fëmijë.
Nëse jeni shtatzënë, merreni barin vetëm me këshillën e mjekut dhe për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, mundësisht vetëm një dozë të vetme.
Studimet paraklinike tek kafshët nuk kanë treguar efekte të padëshiruara në shtatzëni dhe zhvillimin fetal.
Megjithatë, risku nuk mund të përjashtohet plotësisht.
Nëse jeni duke ushqyer me gji, merreni barin vetëm me këshillën e mjekut dhe për një kohë sa më të shkurtër të mundshme, mundësisht vetëm një dozë të vetme.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tabletat Daleron nuk kanë ndikim në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineritë.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Daleron
Kazein formaldehidi mund të shkaktojë çrregullime në stomak dhe diarre.

3. Si të merret Daleron
Merreni gjithmonë Daleronin ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku.
Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Doza e zakonshme për adultët dhe fëmijët mbi 12 vjeç është 1 deri 2 tableta, dhe për fëmijët nga 6 deri 12 vjeç. 1/2 tablet deri 1 tabletë. Doza mund të përsëritet 4 herë në ditë.
Intervalet e dozimit zgjasin së paku 4 orë. Ju nuk duhet të merrni më shumë se 8 tableta dhe fëmijët 6 deri 12 vjeç nuk duhet të preken më shumë se 4 tableta në 24 orë.
Ju nuk duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin.

Nëse përdorni më shumë Daleron se ju duhet
Njoftoni mjekun ose farmacistin menjëherë.
Dozat shumë më të mëdha se ato të rekomanduara mund të shkaktojnë nauze, të vjella, dhe dëmtim të rëndë të mëlçisë.
Shenjat mund të shfaqen vetëm pas disa orësh.

Nëse harroni të përdorni Daleron
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Merrni tableta Daleron dhimbje dhe temperature, vetëm kur është e nevojshme.

Efektet kur ndërpritet trajtimi me Daleron
Ju mund të ndaloni marrjen e barit kur nuk ju nevojitet më.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjithë barnat, Daleron mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund ti provojë ato.
Nëse tabletat Daleron merren në dozat e rekomanduara, efektet anësore mund të jenë të rralla dhe të lehta.

Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:
Shumë të zakonshme Shfaqet në më shumë se 1 në 10 pacientë
Të zakonshme Shfaqet në më pak se 1 në 10, por në më shumë se 1 në 100 pacientë
Jo të zakonshme Shfaqet në më pak se 1 në 100, por në më shumë se 1 në 1000 pacientë
Të rradha Shfaqet në më pak se 1 në 1000, por më shumë se 1 në 10000 pacientë
Shumë  të rralla Shfaqet në më pak 1 në 10000 pacientë
Të panjohura Nuk mund të vlerësohet me të dhënat e disponueshme

Frekuenca e efekteve anësore e renditur sipas sistemit të organeve që preken:
Çrregullimet gastrointestinale
Të rralla: nauze
Shumë të rralla: diarre dhe të vjella.
Çrregullimet hepatobiliare
Shumë të rralla: ikter, pankreatit (inflamacion i pankreasit), enzimat hepatike të rritura.
Çrregullimet e sistemit imun
 Të rralla: reaksione të mbindjeshmërisë, veçanërisht rash në lëkurë, të kruajtura dhe urtikarje.
Çrregullime të sistemit nervor
Të rralla: lodhje
Çrregullime te gjakut dhe sistemit limfatik
Shumë të rralla: leukopeni (reduktim i numrit të rruazave të bardha të gjakut), trombocitopeni (reduktim i numrit të trombociteve).
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ndaloni marrjen e barit dhe njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Daleron
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Ruajeni nga lagështira.
Mbajeni nën 30 °C.
Mos e përdorni Daleronin pas datës së skadencës së shënuar në ambalazh.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman apo në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin sesi duhet të hidhen barnat që nuk përdoren për nië kohë të gjatë.
Këto masa do të ndihmojnë për ruajtjen e ambientit.

6. Informacion i mëtejshëm
Çfarë përmban Daleron

  • Substanca aktive është paracetamol. Çdo tablet përman 500 mg paracetamol.
  • Përbërës të tjerë janë niseshte misri, povidon, talk, silica anhidrike koloidale, stearat magnezi, kazein formaldehidi, sorbet kaliumi.

Si duket dhe çfarë përmban Daleron
Tabletat janë të bardha, të rrumbullakta, lehtësisht bikonvekse dhe të shënuara në njërën anë.
Tableta mund të ndahen në dy gjysma të barabarta.
Daleron është i disponueshëm në kuti me 12 (2 x 6) tableta në pako blister.
Daleron është i disponueshëm në kuti me 500 (50 x 10) tableta në pako blister.

Informacion mbi përshkrimin
Ky produkt mjekësor merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top