Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Davixon( ceftriaxone)

Davixon( ceftriaxone)

davixon

Informacione klinike
Përdoret në infeksionet e rënda bakteriale të shkaktuara nga bakteriet gram negative dhe gram pozitive.
Vepron ndaj bakterieve rezistent ndaj antibiotikeve të zakonshëm.
Përdoret gjithashtu në të sëmurët me rezistencë të ulët.

Indikacionet terapeutike

  • Infeksionet pulmonare: bronchitis acute, bronkopneumonia, pneumonia, bronkiti kronik i riakutizuar, asma bronkiale.
  • Infeksionet e ORL: tonsilit, sinozit, mastoidit, laringiti akut.
  • Infeksionet e aparatit urinar: pyelo nefritis acute dhe kronike, cystitis, prostatitis etj.
  • Infeksionet gjinekologjike: endometritis, salpingitis, colpitis etj.
  • Infeksione të tjera: encefalitis, meningitis, osteomielitis, pyodermatitis, sepsis, profilaksi të plagëve kirurgjikale, etj.

Kundërindikimet

  • Ipersensibilitet nga cefalosporinat apo nga ndonjë nga përbërësit e saj.
  • Në rastet e hiperndjeshmërisë nga penicilina duhet pasur parasysh shfaqja e ndonjë alergjie të kryqëzuar.
  • Në gratë shtatëzëna dhe me fëmijë në gji, përdoret vetëm në rastet e domosdoshme, nën kujdesin direkt të mjekut.

Efektet anësore

  • Shqetësime gastrointestinale: diare, të përzjera, të vjella, stomatite.
  • Ndryshimet hematologjike: eosinofilia, leucopenia, granulocitopenia, anemia, trombocitopenia.
  • Reaksione të lëkurës: esantema, dermatite allergjika, të kruajtura, orticaria dhe edema.
  • Efekte të tjera anësore të rralla: dhimbje të lehta të kokës, marrje mendsh, rritje të transaminazave, kandidoza vaginale, ethe, temperaturë dhe reaksionet anafilaktike. Shfaqja e shokut anafilaktik është shumë i rrallë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç: doza e këshilluar është 1g DAVIXON një herë në ditë (çdo 24 orë).
Në rastet më të rënda apo në infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm doza mund të shkojë deri në 4g në një përdorim të vetëm.
Të sapolindurit (deri 2 javësh): doza ditore është 20-50 mg/kg për peshë trupore për një përdorim të vetëm.
Për shkak se sistemi enzimatik nuk është i maturuar nuk duhen kaluar 50 mg/kg.
Fëmijë (nga 3 javë deri 12 vjeç): doza ditore mund të variojë nga 20 ne 80mg/kg.
Për fëmijët me peshë trupore 50 kg do të përdoret doza e të rriturve.
Të moshuarit: skema e dozimit të të rriturve nuk modifikohet për rastet e pacienteve të moshuar.
Zgjatja e terapise është në funksion të dekursit të infeksionit.
Si të gjithë terapitë me antibiotik, në përgjithësi përdorimi i Davixon vazhdon minimalisht deri 48-72 orë mbas largimit të temperaturës.

Veçorite farmaceutike

  • Ceftriaxone ushtron veprimin e saj antibakterik nëpërmjet bllokimit të enzimave bakterike të veçanta që marrin pjese në sintezën e murit qelizor të qelizës bakteriale.
  • Është antibiotik që vepron mbi bakteriet gram pozitiv dhe gram negative aerobe.
  • Vepron dhe në bakteriet anaerobe.
  • Është antibiotik që vepron një herë në ditë.
  • Nuk metabolizohet në organizem, dhe eliminohet në mënyre aktive respektivisht 56% nga veshka dhe 44% nga mëlçia. Eliminimi në veshka bëhet nëpërmjet filtrimit në glomerula.
  • Davixon nuk mund të përziehet në shiringë me medikamente të tjera, por duhet përdorur i veçantë.
  • Tretësira e përgatitur mund të ruhet në kushte frigoriferike deri në 24 orë.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë e larg lagështisë.
Të ruhet nën temperaturën 30 Gradë Celcius.
Të mbahet larg arritjes së fëmijëve.

  • asma bronkiale
  • bronchitis acute
  • bronkiti kronik i riakutizuar
  • bronkopneumonia
  • ceftriaxone
  • colpitis
  • cystitis
  • efektet anesore te ceftriaxone
  • efektet anesore te Davixon
  • encefalitis
  • epron ndaj bakterieve rezistent ndaj antibiotikeve të zakonshëm
  • hiperndjeshmëri nga penicilina
  • Infeksionet e aparatit urinar
  • Infeksionet e ORL
  • infeksionet gjinekologjike
  • Infeksionet pulmonare
  • Ipersensibilitet nga cefalosporinat
  • laringiti akut
  • mastoidit
  • meningitis
  • menyra e perdorimit te ceftriaxone
  • menyra e perdorimit te Davixon
  • në të sëmurët me rezistencë të ulët
  • osteomielitis
  • Përdoret në infeksionet e rënda bakteriale
  • pneumonia
  • profilaksi të plagëve kirurgjikale
  • prostatitis
  • pyelo nefritis
  • pyodermatitis
  • salpingitis
  • sepsis
  • sinozit
  • tonsilit
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes