Deflazacorte GP 6 mg Reviewed by Momizat on . Deflazacorte GP 6 mg Informacion mbi përdorimin e Deflazacorte GP 6 mg tableta 1. Çfarë është Deflazacorte GP dhe për çfarë përdoret Deflazacort GP i përket gru Deflazacorte GP 6 mg Informacion mbi përdorimin e Deflazacorte GP 6 mg tableta 1. Çfarë është Deflazacorte GP dhe për çfarë përdoret Deflazacort GP i përket gru Rating: 0
You Are Here: Home » D » Deflazacorte GP 6 mg

Deflazacorte GP 6 mg

Deflazacorte GP 6 mg

Deflazacorte GP 6 mg
Informacion mbi përdorimin e Deflazacorte GP 6 mg tableta

1. Çfarë është Deflazacorte GP dhe për çfarë përdoret
Deflazacort GP i përket grupit të glukokortikoideve.

Deflazacort GP përdoret në rastet e mëposhtme:

  • Çrregullimet kortiko-renale primare e sekondare;
  • Sëmundje reumatizmale;
  • Sëmundje të kolagjenit ;
  • Sëmundje pulmonare;
  • Alergji;
  • Sëmundje hematologjike;
  • Sëmundje neoplazike;
  • Sëmundje dermatologjike;
  • Sëmundje të veshkave;
  • Sëmundje gastro-intestinale;
  • Sëmundje të syve;
  • Në çrregullime të sistemit nervor periferik.

Për shkak të efekteve të tyre minore në rritjen e kockës, Deflazacort GP përdoret veçanërisht në ato raste kur nevojitet dozë e lartë dhe terapi afatgjatë, veçanërisht aty ku ka faktorë rrisku për osteoporozë.
Falë efektit ulës diabetogjenik, Deflazacort GP bëhet i vlefshem në trajtimin e diabetit (kur ka indikacione imponuese) dhe në pacientë me rrisk të rritur për diabet (pre-diabetike, histori familje).

2. Para se të përdorni Deflazacorte GP
Mos merrni Deflazacorte GP

  • nëse ju jeni alergjik (hypersensitive) ndaj substancës aktive ose ndonjërit prej ingridientëve të Deflazacorte GP.

Duhet treguar kujdes

  • kur është i pranishëm një infeksion (virus, bakterie ose funge), sepse glukokortikoidet fshehin shenjat dhe rrisin rriskun e infeksionit. Në këto raste kërkohet mbikqyrje mjekesore. Trajtimi afatgjatë rrit mundësinë e infeksioneve të syrit, atyre virale dhe mykotike.
  • nëse keni tuberkuloz të fshehur ose reaksion pozitiv të tuberkulinës, janë të nevojshme ekzaminime mjekësore të përsëritura pasi ekziston mundësia e riaktivizimit të tuberkulozit, doktori do të vendosi nëse ju duhet kimioprofilaksi (për parandalim). Kur ndërpret deflazacortin pas një trajtimi afatgjatë mund të shfaqen dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh, ethe, dobësi.

Situatat e mëposhtme kërkojnë gjithashtu përkujdesje:

  • Sëmundje zemre, Trombembolizëm (bllokimi i një ene gjaku nga një tromb) dhe hipertension (presion i rritur i gjakut). Mund të ju nevojitet pakësimi i kripës në ushqime dhe ngrënia e frutave të pasura me potassium (banane, portokalle);
  • Gastritit ose esofagit, diverticulit (inflamacion i divertikulit), kolit ulçeroz (inflamacion kronik i zorrëve që jep dhimbje abdominal dhe diarre) nëse ekziston rreziku i perforacionit, absces ose infeksion piogjen (me qelb), operacione kirurgjikale të shpejta për anastomoza intestinale, ulçer e stomakut ose duodenit (pjesa e sipërme e zorrës së hollë);
  • Diabet, osteoporosis, myasthenia gravis (dobësi muskulare dhe lodhje), insufiçiencë renale;
  • çrregullime të stabilitetit emocional ose tendenca psikotike, epilepsi;
  • Hypothyroidism (hormone tiroide të ulura), cirrozë mëlçie;
  • herpes simpleks okular;
  • Trajtim afatgjatë në fëmijë.

Përballja me një situatë serioze dhe të rëndë (psh, kirurgji madhore), gjatë trajtimit të zgjatur me ose 12 muaj pas ndërprerjes, mund të kërkojë rritje ose rinisje të medikamentit ose të një terapie me steroide intravenoze me aktivitet mineralokortikoid.
Është e rëndësishme të informohet mjeku që ka trajtuar rastin për disa muaj me deflazacort.

Ndërveprimi i Deflazacorte GP me medikamente të tjera
Ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke apo keni marrë medikamente të tjera përfshirë dhe ato që nuk kanë nevojë për përshkrim.
Nuk janë vërejtur ndërveprime me deflazacortin.
Sidoqoftë dihet se phenobarbital, phenytoin, rifampin (përdoret për trajtimin e tuberkulozit), antikoagulantët dhe ephedrinë pakësojnë efektin e  glukokortikoideve, gjë e cila të çon në rritjen e dozës mbajtëse.
Për më tepër, erythromycin (një antibiotik), estrogen dhe formulat e estrogenit rrisin efektin e glukokortikoideve, kështu që doza nevojitet të reduktohet.
Duhet të kihet parasysh, si të gjithë glukokortikoidet, mundësia e uljes së nivelit të salicilateve (si  të acid acetylsalicylik), rritjes së rriskut për hypokalemia (përqëndrim i ulët i kaliumit në gjak) gjatë përdorimit të njëkohshëm të diuretikëve ose glukozideve kardiake dhe një relaksim të zgjatur pas përdorimit të miorelaksantëve jo depolarizues.

Shtatëzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me doktorin ose mjekun tuaj para përdorimit të ndonjë medikamenti.
Deflazacort GP nuk duhet të përdoret gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji, por nëse raporti rrisk dhe benefite anon nga benefitet dhe nëse mjeku e shikon të arsyeshme mjekimin me deflazacort mund të përdoret dhe në këto situata.

Përdorimi i makinerive dhe makinave
Deflazacort GP nuk ndikon në aftësinë për të ngarë makinën ose për të përdorur makineri të ndryshme.

Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Deflazacort GP
Tabletat deflazacort GP përmbajne laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka njoftuar se keni intolerancë për ndonjë lloj sheqeri, kontaktoni me mjekun para se të merrni medikamentin.

3. Si ta përdorim Deflazacorte GP
Deflazacorte GP duhet marrë gjithmonë saktësisht si e ka përshkruar mjeku.
Duhet ta kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurtë.
Deflazacort GP është për përdorim nga goja, preferohet në mëngjes nëse mjeku nuk e indikon ndryshe.
Doza gjithmonë duhet të përshkruhet nga një mjek.

Të rriturit

Sëmundje akute: doza të ndryshme, mund të shkojnë përtej limiteve të zakonshme të 90 mg / ditë deri në 120 mg / ditë për disa ditë.
Sipas përgjigjes terapeutike, mjeku e ul atë gradualisht deri sa të arrijë dozën minimale efektive.

Sëmundje kronike: Doza mbajtëse zakonisht nuk duhet të kalojë 18 mg / ditë, por mjeku duhet të vazhdojë vlerësimin e përsëritur të statusit klinik dhe të konsiderojë reduktimin e dozës ose ndërprerjen graduale të trajtimit, nëse është e mundur.

Doza minimale efektive është 3 mg / ditë në një dozë ose në doza më të larta mund të merret dy deri në tre herë në ditë.

Fëmijët
0,25 deri 1,5 mg/kg/ditë.

Nëse ju merrni më shumë se sa duhet Deflazacorte GP
Nëse ju merrni më shumë se doza e përshkruar, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Nëse keni harruar të merrni Deflazacorte GP
Merreni dozën normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe më pas vazhdoni ta merrni sipas përshkrimit.
Mos merrni dozë të dyfishtë për të zëvendesuar dozën e harruar.
Sigurohuni që e keni mbaruar trajtimin.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë për përdorimin e këtij produkti, pyesni doktorin apo farmacistin tuaj.

4. Efekte të padëshiruara të mundshme
Si të gjitha medikamentet, Deflazacort GP mund të shkaktojë efekte anësore.

Përveç efektit diabetogenic (induksion i diabetit) dhe efektet anësore të reduktuara në kocka të vogla, Deflazacort mund të paraqesë të gjitha efektet anësore të glukokortikoideve:

  • ndjeshmeri e rritur ndaj infeksioneve;
  • çrregullime të traktit digjesitiv;
  • çrregullime të balancës hidro-elektrolitike;
  • efekte në sistemin muskulo-skeletik;
  • lëkurë;
  • sy;
  • çrregullime neuropsikiatrike;
  • raste të rralla reaksionesh alergjike;
  • çrregullime hormonale.

Nëse konstatoni ndonjë efekt anësor, lutemi lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUAJME DEFLAZACORTE GP
Ruajeni në temperatura deri 25ºC.
Ruajeni në paketimin origjinal.
Mbajeni larg fëmijëve.
Medikamentet nuk duhet të ekspozohen ndaj lagështirës.
Pyesni farmacistin tuaj për kushtet e ruajtjes dhe përdorimit të medikamentit.

6. Informacion shtesë

Çfarë përmban Deflazacorte GP

Subsatanca aktive është deflazacort.

Përbërësit e tjerë janë: microcrystalline cellulose, lactose monohydrate, nisështë misri, magnesium stearate.

Si duket Deflazacorte dhe përmbajtja e kutisë
Tabletat janë të paketuara në blistera OPA/Alu/PVC-Alu.
Deflazacorte GP 6 mg është e disponueshme në 20 ose 60 tableta.
Jo të gjitha paketimet janë në disponim.

Mbajtësi i Autorizimit të Shitjes dhe Prodhues

Mbajtesi i Autorizimit të Shitjes
GP – Genéricos Portugueses, Lda.
Rua Henrique Paiva Couceiro, 29, Venda Nova
2700-451 Amadora
Portugal
Prodhuesi
Farmalabor – Produtos Farmacêuticos, S.A.
Zona Industrial de Condeixa-a-Nova
3150-194 Condeixa-a-Nova
Portugal

Ky fletëudhëzues u aprovua në: 07/2010

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top