Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Deltacorten (tableta)

Deltacorten (tableta)

Deltacorten

PËRMBAJTJA
Tableta 5mg.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PAKETIMI
-kuti me 10 tableta 5 mg në blister.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Prednizoni i përket grupit të glukokortikoideve antireaktiv.
Prednizoni nuk ka aktivitet biologjik por duhet të aktivizohet në organizem,ku i nënshtrohet një shndërimi të shpejtë në prednizolon,metabolit aktiv i steroideve,që rrit efektin antiinflamator.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE
Prekjet e fushës reumatologjike si terapi shtesë në marrjet me kohë të shkurtër(që pacienti të kalojë fazën akute ose një riakutizim)në:

  • Artit reumatoid(raste të rralla mund të kërkojnë një terapi mbajtëse me doza të vogla),sëmundja Still,spondiliti ankilozant,krizat akute të gutës.
  • Sëmundje të kolagjenit:gjatë një riakutizimi ose si terapi mbajtëse në raste të rralla të lupusit eritematoz sistemik,dermatomozite,periartrit,karditi reumatik akut.
  • Për të kontrolluar gjendjet alergjike të rënda të pa trajtuara në mënyrën e zakonshme:astma bronkiale,dermatiti i kontaktit,dermatiti atopik.Sarkoidoza.
  • Sëmundjet hematologjike:anemia hemolitike e fituar(autoimune),për trajtim paliativ të leuçemisë dhe limfomave të të rriturve,leuçeminë akute të fëmijëve.
  • Si shtesë terapie në trajtimin e kolitit ulçeroz.

KUNDËRINDIKIMET
Hipersensibilitet ndaj komponenteve të produktit,tuberkuloz,ulçera peptike,herpes simplex okular,infeksion sistemik mikotik.
Zakonisht kundërindikohet në shtatëzëni dhe gjatë ushqimit me gji (shiko dhe përkujdesjet e përdorimit).
Ne kortikoterapi të zgjatur këta pacientë duhet të marrin një kimioprofilaksi mbështetëse.

Kortikosteroidet duhet të merren me kujdes në rastet e mëposhtme:

  • kolit ulçerativ me rrezik perforacioni;
  • rastet me infeksionet piogjone të zakonshme;
  • divertikulite;
  • anastomoza intestinale të vjetra;
  • insufiçencë renale;
  • hipertension;
  • diabet;
  • osteoporozë;
  • miastenia grave.

DOZA MËNYRA DHE KOHA E ADMINISTRIMIT
DELTAKORTENI është një preparat që administrohet me rrugë orale:
doza terapeutike të sulmit tek të rriturit me peshë mesatare është 20-30 mg në ditë.
Kjo dozë ulet shpejt në harkun e një jave dhe vazhdohet me një dozë mbajtëse mesatarisht 10 mg në ditë: mund të kërkohen dhe doza mbajtëse më të vogla në raport me peshën trupore ose moshën e pacientit.

RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë 25-30 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritshmërisë së fëmijëve.

  • anemia hemolitike e fituar
  • Artit reumatoid
  • astma bronkiale
  • dermatiti atopik
  • dermatiti i kontaktit
  • efektet anesore te Deltacorten
  • karditi reumatik akut
  • krizat akute të gutës
  • leuçeminë akute të fëmijëve
  • menyra e perdorimit te Deltacorten
  • periartrit
  • Prednizoni i përket grupit të glukokortikoideve antireaktiv
  • Sarkoidoza
  • sëmundja Still
  • Sëmundje të kolagjenit
  • spondiliti ankilozant
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes