DEXA – NEO Pomadë për sy Reviewed by Momizat on . DEXA – NEO Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) - 3.5 g (Deksametazon natrium fosfat, Neomicin sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni për DEXA – NEO Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) - 3.5 g (Deksametazon natrium fosfat, Neomicin sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni për Rating: 0
You Are Here: Home » D » DEXA – NEO Pomadë për sy

DEXA – NEO Pomadë për sy

DEXA – NEO
Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) – 3.5 g

(Deksametazon natrium fosfat, Neomicin sulfat)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Dexa – Neo dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Dexa – Neo
3. Si ta përdorni Dexa – Neo
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Dexa – Neo
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË DEXA – NEO DHE PËRSE PËRDORET
Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat.
Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i
glukokortikoideve natyrore me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike.
Neomicina është antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj
mikroorganizmave gram pozitive dhe gram negative. Neomicin sulfati është antibiotik i
grupit të aminoglikozidëve, veprues ndaj agjentëve patogjenë më të zakonshëm të syrit
2
si Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Haemophylus influenzae, speciet e
Klebsiella/Enterobakter dhe speciet e tipit Neisseria.
Dexa – Neo përdoret në:
- gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston
infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
- inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të
globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i
pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
- uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet,
djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
- gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI DEXA – NEO
Mos përdorni Dexa – Neo në qoftë se:
- jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj glukokortikoidëve, ku bën pjesë deksametazon
natrium fosfati dhe aminoglikozidikëve, ku bën pjesë neomicina ose ndaj ndonjërit
prej përbërësve të tjerë të barit, pasi mund të shfaqen reaksione alergjie përfshirë
anafilaksinë. Reaksionet alergjike nga aminoglikozidët nuk janë të zakonshme, por
kur ndodhin, shpesh janë të kryqëzuara brenda grupit kimik;
- keni sëmundje të tjera virale të kornesë e konjunktivës, përfshirë herpes simplex;
- keni sëmundje mykotike;
- keni tuberkuloz okular;
- keni infeksione purulente të pamjekuara të syrit.
Tregoni kujdes të veçantë me Dexa – Neo
- Përdorimi i zgjatur i kortikosteroidëve mund të çojë në hipertension okular/glaukomë
me dëmtime të nervit optik, defekte në mprehtësinë e shikimit dhe fushëpamjes dhe
formim të kataraktit posterior subkapsular.
- Përdorimi i zgjatur i kortikosteroidëve mund të frenojë përgjigjen e organizmit dhe të
rrisë rrezikun për infeksione sekondare të syrit. Në ato sëmundje që shoqërohen me
hollim të kornesë dhe të sklerës, përdorimi i kortikosteroidëve lokalë mund të
3
shkaktojë perforim. Në patologjitë purulente të syrit, kortikosteroidët mund të
maskojnë ose të theksojnë infeksionin ekzistues.
- Nëse Dexa – Neo përdoret për 10 ditë ose më tepër, këshillohet matja e presionit
intraokular.
- Dexa – Neo duhet përdorur me shumë kujdes në të sëmurët me hipertension okular
dhe/ose glaukomë. Në këto raste presioni intraokular duhet të matet më shpesh.
- Përdorimi i kortikosteroidëve pas kirurgjisë së kataraktit mund të vonojë shërimin
dhe të rrisë incidencën e blebit filtrues.
- Përdorimi oftalmik i kortikosteroidëve mund të zgjasë dhe të përkeqësojë gravitetin e
shumë infeksioneve virale të syrit (përfshirë herpes simplex). Përdorimi i
kortikosteroidëve në të sëmurët që kanë kaluar herpes simplex kërkon kujdes dhe
kontroll periodik tek okulisti.
- Kortikosteroidet për mjekim lokal nuk duhen përdorur në infeksionet e
padiagnostikuar të “syrit të kuq“, sepse përdorimi i papërshtatshëm i tyre mund të
përbëjë rrezik për humbjen e shikimit.
- Mjekimi afatgjatë me neomicin sulfat duhet mënjanuar sepse mund të shkaktojë
reaksione mbindjeshmërie në lëkurë dhe shfaqjen e mikroorganizmave rezistentë.
Në infeksionet e rënda, mjekimi lokal duhet plotësuar me mjekim të përshtatshëm
sistemik.
- Përdorimi i kortikosteroidëve oftalmikë tek pacientët që mbajnë lente kontakti mund
të rrisë mundësinë për infeksione të syrit.
Marrja e barnave të tjera:
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë /
përdorur ose keni marrë / përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra
pa recetë.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me:
- barna antimuskarinikë, sepse kombinimi i tyre me kortikosteroidët oftalmikë rrit
mundësinë e shfaqjes së glaukomës;
- barna të tjera që trajtojnë glaukomën, pasi kortikosteroidët kanë tendencë të rrisin
4
presionin intraokular dhe për këtë arsye mund të pakësojnë efikasitetin e këtyre
barnave.
Neomicina rrit rrezikun për nefrotoksicitet kur jepet me ciklosporin, citotoksikë dhe
antibakterialë të tjerë, si dhe rrezikun për ototoksicitet kur jepet me antibakterialë
(kapreomicin dhe vankomicin), citotoksikë, diuretikët e ansës etj.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Gjatë shtatzënisë duhet të evitohet përdorimi i Dexa – Neo. (Kategoria C)
Dexa – Neo mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji vetëm në rastet kur
përfitimi e tejkalon rrezikun potencial ndaj të cilit ekspozohet fetusi dhe fëmija, si dhe
gjithmonë sipas këshillës së mjekut specialist.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Si të gjitha barnat që aplikohen në sy, edhe Dexa – Neo mund të shkaktojë turbullim të
përkohshëm të shikimit ose çrregullime të tjera të shikimit, të cilat mund të ndikojnë në
aftësinë për të drejtuar automjetin ose përdorur makineri. Nëse ndodh turbullimi i
shikimit, duhet të prisni deri në qartësimin e plotë të tij përpara se të drejtoni automjetin
ose përdorni makineri.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Dexa – Neo
Dexa – Neo – tretësirë me pika për sy përmban klorur benzalkoni i cili mund të shkaktojë
irritim në sy. Shmangni kontaktin me lentet e buta të kontaktit. Hiqini lentet e kontaktit
përpara aplikimit dhe prisni të paktën 15 minuta përpara se t’i rivendosni. Kloruri i
benzalkonit njihet për çngjyrosjen e lenteve të buta të kontaktit.
Dexa – Neo – pomadë për sy përmban metilhidroksibenzoat (nipaginë), e cila mund të
shkaktojë reaksione alergjike (ndoshta të vonuara).
3. SI TA PËRDORNI DEXA – NEO
Mjeku juaj do t’ju informojë për sasinë e Dexa – Neo që duhet të përdorni dhe kur ta
përdorni atë. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj me përpikmëri
5
dhe nuk duhet të ndryshoni asnjëherë dozën vetë, sido që të ndiheni.
Pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt për dozën që duhet të
përdorni dhe kur duhet ta përdorni atë.
Zgjatja e mjekimit është në varësi të dëmtimit dhe mund të jetë nga pak ditë deri në disa
javë, duke u bazuar edhe në përgjigjen terapeutike.
Dexa – Neo – tretësirë me pika për sy aplikohet 1 – 2 pika në qeskën konjunktivale të
syrit, çdo 1 orë gjatë ditës dhe çdo 2 orë gjatë natës, si terapi fillestare. Kur merret një
përgjigje pozitive reduktohet doza në 1 pikë çdo 4 orë. Më vonë reduktimi i dozës shkon
në 1 pikë, 3 – 4 herë në ditë deri në qetësimin e simptomave.
Dexa – Neo – pomadë për sy aplikohet 3 – 4 herë në ditë, si terapi fillestare. Kur
shenjat e sëmundjes qetësohen, doza reduktohet në 2 herë në ditë dhe më vonë
vazhdohet 1 herë në ditë për të kontrolluar simptomat.
Nuk duhen dhënë më shumë se 3 tubeta pomadë për sy ose 4 flakone pika për sy pa
kaluar një kontroll të imtësishëm të pacientit nga mjeku specialist.
Fillimi i mjekimit dhe ripërsëritja e tij duhet të bëhet vetëm pas një ekzaminimi të
kujdesshëm të pacientit nga mjeku specialist nëpërmjet kontrollit me biomikroskop etj.
Nëse mjekimi zgjat mbi 10 ditë duhet kontrolluar presioni intraokular.
Mënyra e administrimit të Dexa – Neo është:
 Lajini mirë duart.
 Maja e tubetit ose e pikatores të mos bjerë në kontakt me qerpikët, konjunktivën,
lëkurën, gishtërinjtë ose sipërfaqe të tjera.
 Përdorimi i të njëjtit tubet/flakon në më shumë se një pacient mund të bëhet shkak
për të shpërndarë infeksionin.
 Shikoni lart.
 Ulni kapakun e poshtëm të syrit për të krijuar një ulluk.
 Vendoseni pikatoren / majën e tubetit sa më afër ullukut, por pa e prekur atë.
 Hidhni sasinë e duhur të pikave / pomadës në ulluk.
6
 Mbylleni syrin për rreth 2 minuta.
 Sasia e tepërt e tretësirës / pomadës që del mund të hiqet me një garzë sterile.
 Bari duhet të mbahet i mbyllur në kohën kur nuk përdoret, pasi kur nuk përdoret me
kujdesin e duhur mund të kontaminohet dhe të shkaktojë infeksione të syrit që
bëhen shkak për dëmtime serioze të syrit dhe të shikimit.
 Nëse gjatë mjekimit, skuqja, irritimi, edema ose dhimbja në sy vazhdon të persistojë
ose të rëndohet, mjekimi duhet ndërprerë dhe pacienti duhet të konsultohet me
mjekun specialist. Po ashtu, në rastet kur pacienti ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në
sy ose ka pësuar trauma, ai gjithashtu duhet të konsultohet menjëherë me mjekun
okulist.
 Bari duhet të mbahet në vende që nuk arrihen nga fëmijët.
 Në fëmijët, gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji, Dexa – Neo mund të
përdoret vetëm në rastet kur përfitimi e tejkalon rrezikun potencial të mundshëm, si
dhe trajtimi duhet të jetë afatshkurtër.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Dexa – Neo:
Në qoftë se keni përdorur më shumë Dexa – Neo se sasia që duhet të përdornit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë përdorur gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshilla
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Rrallë ndodhin efekte anësore nga mbidozimi i Dexa – Neo.
Në qoftë se keni harruar të përdorni Dexa – Neo:
Në qoftë se harroni një dozë Dexa – Neo përdoreni atë sa më shpejt. Në qoftë se është
pothuajse koha për dozën tjetër, përdoreni atë dhe kalojeni dozën e humbur. Mos
përdorni dozë ekstra Dexa – Neo për të plotësuar dozën e humbur.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
7
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Dexa – Neo mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet anësore më të zakonshme të Dexa – Neo:
- Mund të shkaktojë rritje të presionit intraokular, madhësia e të cilit varet nga doza e
përdorur dhe kohëzgjatja e mjekimit. Ky efekt, si rregull, zhduket me ndërprerjen e
mjekimit.
- Përdorimi okular i Dexa – Neo shkakton vonesë në shërimin e ulçeracioneve
korneale dhe rrallë mund të shoqërohet me dëmtime të nervit optik, defekte në
mprehtësinë e shikimit dhe fushëpamjes dhe me katarakt posterior subkapsular.
- Nga mjekimi lokal me neomicinë mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie,
zakonisht të tipit të vonuar, të cilat mund të shkaktojnë irritim, djegie, kruarje dhe
dermatit.
- Mjekimi me kortikosteroidë në ato sëmundje që shkaktojnë hollimin e kornesë dhe të
sklerës, rrit rrezikun për perforim.
- Infeksionet virale dhe mykotike mund të përkeqësohen nga steroidet.
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se vëreni efekte të tjera që nuk
përmenden më lart.
5. SI TA RUANI DEXA – NEO
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Dexa – Neo pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në një vend të thatë e të freskët, në temperaturë nën 25°C.
Mos e ruani në ngrirje.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia.
8
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Dexa – Neo – tretësirë me pika për sy
Lëndët vepruese janë deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat.
1 ml tretësirë me pika për sy përmban 1.1 mg deksametazon natrium fosfat ekuivalent
me 1 mg deksametazon fosfat (0.1%) dhe 5 mg neomicin sulfat (0.5%).
Përbërës të tjerë: klorur benzalkoni, klorur natriumi, boraks, acid klorhidrik dhe ujë i
pastruar dhe i sterilizuar.
Çfarë përmban Dexa – Neo – pomadë për sy
Lëndët vepruese janë deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat.
1 g pomadë për sy përmban 0.55 mg deksametazon natrium fosfat ekuivalent me 0.5
mg deksametazon fosfat (0.05%) dhe 5 mg neomicin sulfat (0.5%).
Përbërës të tjerë: vazelinë, vaj vazeline, metilhidroksibenzoat, alkool cetilstearilik, alkool
etilik dhe makrogol 400.
Përmbajtja e paketimit
Dexa – Neo – Tretësirë me pika për sy: kuti me një shishe plastike sterile me 5 ml.
Dexa – Neo – Pomadë për sy: kuti me një tub steril me 3.5 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Tetor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top