Diabos (tableta) Reviewed by Momizat on . Diabos (tableta) Informacion për pacientët: Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti. Ky bar është përshkuar për ju personalisht Diabos (tableta) Informacion për pacientët: Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti. Ky bar është përshkuar për ju personalisht Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diabos (tableta)

Diabos (tableta)

Diabos (tableta)

Informacion për pacientët:

  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e substancave aktive: 5,0 glibenklamid.
Përmbajtja e substancave ndihmese: laktoza, celuloza mikrokristale, amidon misri, polividon, talk, magnezium stearat.

1.Çfarë është DIABOS® tablete dhe për çfarë përdoret
Glibenklamidi është antidiabetik oral nga grupi i sufoniluresë, gjenerata II për trajtimin e Diabetit mellitus të tipit II.
Përbërja: 1 tabletë përmban: 5,0 mg glibenklamid.
Paketimi: Kutia me 30 tableta.

Si vepron DIABOS® tableta
Veprimi themelor i këtij bari është rritja e sekretimit të insulinës nga qelizat e quajtura B (beta) të pankreasit.
Glibenklamidi stimulon lirimin e somatostatinit, kurse mund të suprimojë prodhimin e glukagonit.
Duke u lidhur për receptorët qelizor të qelizave B të pankreasit glibenklamidi zvogëlon kalimin e kaliumit i ngjashëm me glukozën.
Kalimi i zvogëluar i kaliumit mundëson hyrjen e kalciumit në qelizë dhe rritjen e prodhimit të insulinës. Krahas veprimit të glibenkalimidit në pankreas ka edhe veprim jasht pankreasit: frenon formimin e glukozës në mëlçi dhe rritë ndjeshmërinë periferike në insulinë.

Kur përdoret DIABOS® tableta
DIABOS® tableta përdoret për trajtimin e Diabetit Mellitus tipi ll.

Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Skema e dozimit e cila përdoret për aplikimin e glibenklamidit te pacientët të cilët më heret kanë përdorur insulinë.
Doza e mëparshme ditore e insulinës.
Periudha kalimtare
Doza fillestare ditore e glibenklamiditit
Më pak se 20 IU
Nuk është e nevojshme 2,5-5 mg 20-40 IU
Nuk është e nevojshme 5 mg me shume se 40 IU
Është e nevojshme periudha kalimtare.
Doza e insulinës zvogëlohet për 50% dhe njëkohësisht aplikohet glibenklamidi.
Pas kësaj dozën e insulinës gradualisht e zvogëlojmë në intervale prej 2-10 ditë, paralelisht me rritjen e dozës së glibenklamidit. 5 mg, me rritje graduale për 1,5-2,5mg në intervale prej 2 deri në 10 ditë.

Kur nuk duhet ta përdorni DIABOS® tableta
• Alergjia e njohur në preparatet e sulfoniluresë dhe në sulfonamide;
• diabeti i fëmijëve dhe ai foshnjor;
• diabeti me mungesë të plotë të sekretimit të insulinës;
• diabeti latent dhe suspekt;
• diabeti me ketozë dhe acidozë;
• koma diabetike ose gjendja prekomatoze;
• insuficienca e rëndë e mëlçisë, veshkeve dhe gjëndrrës tireoide;
• të gjitha gjendjet te të cilat mund të vijë deri te çrregullimi i glikemisë (infeksionet, operacionet, traumat, stresi);
• shtatëzënia dhe gjidhënia;
• insufiçienca kardiovaskulare akute;
• insufiçienca e gjëndrave suprarenale;

Përkujdesjet
Duhet mësuar pacientët që t’i njohin simptomat e para të hipoglikemisë dhe që pas paraqitjes së simptomave të këtilla menjëherë të konsultohet me mjekun se si të parandalohet progresi i saj dhe si t’i paraprihet thellimit të hipoglikemisë së rëndë.
Shenjat e para të hipoglikemisë janë zbehja, djersitja, takikardia, kokëdhembja krahas rritjes së shtypjes së gjakut.
Me konsumimin e lëngjeve me sheqer simptomet mënjanohen.
Po ashtu është me rëndësi që të mos merret alkool gjatë terapisë me glibenklamid ose preparate tjera nga grupi i sulfoniluresë.
Alkooli thellon hipoglikeminë nga njëra anë.
Ndërprerja e veprimit hipoglikemik ose humbja sekondare e efikasitetit shfaqet në rreth 5 % të të sëmurëve të trajtuar me glibenklamid.
Në rastet e këtilla rritja e dozës nuk është me interes.
Kujdes të veçantë duhet pasur gjatë përdorimit të glibenklamidit te pacientët me sëmundje kardiovaskulare.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Gjatë shtatëzënisë marrja e glibenklamidit si dhe antidiabetikëve tjerë oral duhet zëvendësuar me insulinë.
Gjatë periudhës së dhënies gji,varësisht nga niveli i glukozës në gjak duhet insistuar me dietë dhe nëse nuk ka sukses kalon në trajtim me insulinë.
Nënave u sugjerohet mënyrë alternative e të ushqyerit të foshnjeve.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Një numër i madh i barnave me mekanizëm të ndryshëm veprimi, mund të modifikojnë efektet hipoglikemike të glibenklamidit, që më shumë të ndikojnë në rezulatatin e tij terapeutik, ose duke marrë pjesë në paraqitjen e reaksioneve të padëshiruara në këtë terapi.
Barnat që i fuqizojnë efektet hipoglikemike të glibenklamidit janë: alkooli, steroidet anabolike, kloramfenikoli, ciklofosfamidi, probenecidi, antikoagulantët e kumarinës, salicilatet, sulfonamidet, fenilbutazoni, tetraciklinat, inhibitorët e MAO, klofibrati, mikonazoli, beta-bllokuesit dhe disa të tjerë. Barnat të cilat e zvogëlojnë veprimin hipoglikemik të glibenklamidit janë: tiazidet dhe diuretik tjerë, kortikosteroidet, fenotiazinat, estrogjenet, fenitoina, thartirat e nikotinës, bllokuesit e kanaleve të Ca, izoniazidi, rifampicina, gemfibrozili, hormoni tiroid.
Veprimi hipoglikemik i glibenklamidit është i zvogëluar te alkoolizmi kronik.

3. Si përdoret DIABOS® tableta
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Dozimi i tabletave Diabos duhet të bëhet individualisht. Zakonisht doza fillestare është 2,5 – 5 mg glibenklamid në ditë dhe merret një herë para mëngjesit.
Te pacientët te të cilët mund të pritet përgjigje e shpejt hipoglikemike (personat e moshuar, konsumimi i njëkohësishëm i medikamenteve të caktuara, disa sëmundje), doza fillestare është 1,25 mg në ditë.
Në vartësi nga rezultatet laboratorike të nivelit të glukozës, doza mund të rritet në interval javor për 2,5 mg deri te arritja e dozës më të madhe ditore prej 20 mg.
Doza mbajtëse është mes 1,25 mg dhe 20 mg në ditë.
Bari merret një herë në ditë.
Në rastet kur doza ditore është më e madhe se 10 mg, ajo duhet të ndahet në dy pjesë, ku gjysma merret para mëngjesit, kurse gjysma tjetër para darkës.
Edhe pas stabilizimit të dozës, duhet që me kujdes të përcillet pacienti, sepse doza mbajtëse shpesh duhet të zvoglohet që edhe më tej glikemia të mbahet nën kontroll në mënyrë që të evitohet rreziku nga paraqitja e hipoglikemisë.
Nëse bëhet zëvendësimi me ndonjë hipoglikemik tjetër ekuivalenca vepruese e 5 mg glibenklamid është e barabart me 1 g tolbutamid ose 250 mg klorpropamid.
Në rast të kalimit në terapi me insulinë me më tepër se 40 nj.i. të insulinës në ditë, duhet filluar me 5 mg glibenklamid, duke e ruajtur dozën e mëparshme të insulinës në 50%.
Zëvendësimi i insulinës me glibenklamid duhet të bëhet zvoglimi progresiv i dozës së insulinës, kurse e dozën e glibenklamidit duhet rritur për 1,25 mg – 2,5 mg çdo 2 – 10 ditë.
Gjatë kësaj periudhe duhet që çdo ditë, 3 herë në ditë, të kontrollohet niveli i glukozës dhe acetonit në urinë.

Nëse përdorni DIABOS® tablete më shumë se sa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin !

Nëse haroni të merrni DIABOS® tableta
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe DIABOS® tableta mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga DIABOS® tableta, e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Hipoglikemia e potencuar është komplikimi më serioz i trajtimit me preparate të sulfoniluresë, dhe mund të paraqitet edhe me marrjen e tabletave Diabos në mënyrë jo të rregullt.
Reaksionet hipoglikemike mund të jenë shumë serioze, por ndonjëherë mund të kalojnë edhe në komë hipogliokemike që ndonjëherë mund të përfundojnë fatalisht nëse nuk intervenohet në kohë.
Anoreksia, mundimi, shija metalike në gojë dhe vjellja nuk janë të shpesha dhe nuk kërkojnë çdoherë ndërprerjen e terapisë me Diabos.
Leukopenia, limfocitoza, trombocitopenia ose pancitopenia, rrallëherë agranulocitoza mund të diktohen me monitorim të rregullt të analixës së gjakut.
Reaksionet hipersenzitive në lëkurë janë të ngjashme me ato në sulfonamide, kurse mund të progredojnë nga rashi deri te eritema nodozum, eritema multiforme, eritroderma, dermatiti eksfoliativ dhe purpura trombocitopenike.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit :
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit.
Bari jepet me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top