Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura) Reviewed by Momizat on . Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura)

Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura)

Diazepam Alkaloid 5mg (tableta të mbështjellura)

diazepam alkaloid 5mg

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Diazepam Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Diazepam Alkaloid
3. Si përdoret Diazepam Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është diazepami.
Substancat ndihmëse janë:
Diazepam Alkaloid 2 mg tableta të mbështjellura: amidoni i misrit, stearati i mganeziumit, laktoza, celuloza mikrokristalore, silika koloidale anhidroze, natrium amidon glikolat, natrium laurilsulfat, povidon, makrogol, dioksid titaniumi, sukrozë, talk, opaglos, akacia, E104, E 110.

Tabletat e mbështjellura 5 mg: amidoni i misrit, stearati i mganeziumit, laktoza, celuloza mikrokristalore, silika koloidale anhidroze, natrium amidon glikolat, natrium laurilsulfat, povidon, makrogol, dioksid titaniumi, sukrozë, talk, opaglos, akacia, E104, E 110.

1. ÇFARË ËSHTË DIAZEPAM ALKALOID-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një tabletë e mbështjellur përmban 5 mg diazepam.

Forma farmaceutike
Diazepam Alkaloid 5 mg tabletat të mbështjellura janë tableta me ngjyrë të gjelbërt në të verdhë, me shkëlqim, bikonvekse tableta të mbeshtjellura.

Paketimi:
Kutia përmban 30 tableta të mbështjellura prej 5 mg.

Si vepron Diazepam Alkaloid-i?
Diazepam Alkaloid përmban barin e quajtur diazepam.
Ky i përket grupit të barnave të quajtura ‘benzodiazepina’.

Kur përdoret Diazepam Alkaloid-i?
Diazepam Alkaloid përdoret në këto raste:

• Nëse keni probleme me anksiozitet (tensionim) dhe me gjumë (insomnia).
• Te spazmat si ato të shkaktuara nga spasticiteti cerebral.
• Epilepsia (konvulsioinet).
• Për relaksim para ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI DIAZEPAM ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Diazepam Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në diazepam, në benzodiazepinat e tjera, ose në cilindo përbërës tjetër të Diazepam Alkaloid-it të përmendur më parë.
• Nëse keni probleme me frymëmarrje ose me mushkëri.
• Nëse keni probleme të rënda me mëlçi.
• Nëse keni gjendjen e quajtur ‘myasthenia gravis’ (dobësi muskulare të cilët lodhen shpejt).
• Nëse keni gjendjen e quajtur ‘sindromi i sleep apnoea’ (kur ndërprehet frymëmarrja derisa ju jeni në gjumë).
• Nëse keni probleme me friken ose obsesione (shqetësime, përsëritja e padëshiruar e mendimeve, ideve, ndjenjave).
• Nëse keni probleme mentale (psikozë kronike) e cila mund të shkaktojë konfuzion, humbje të kontaktit me realitetin ose pamundësia për të menduar dhe për të gjykuar kthjellët.

Ju nuk duhet ta merrni Diazepam Alkaloid-in nëse keni ndonjerën nga gjendjet e përmendura më parë.
Nëse nuk jeni të sigurt bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin para se të filloni ta merrni Diazepam Alkaloid-in.

Përkujdesje të veçanta me Diazepam Alkaloid
Bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin para se të filloni ta merrni Diazepam Alkaloid-in nëse:
• Keni probleme me mëlçi, veshka ose me mushkëri.
• Nëse jeni trajtuar për depresion.
• Nëse ditët e fundit ju ka vdekur ndonjë i afërm ose mik i ngushtë.
• Nëse ju rregullisht merrni pije alkoolike ose barna rekreative.
• Nëse ju keni pasur probleme me alkool në të kaluarën apo me barna abuzuese.
- Diazepam Alkaloid-i mund të jepet edhe te fëmijë nën moshën 6 mujore. Diazepam Alkaloid-i nuk rekomandohet për këtë grup moshë me përjashtim nëse nuk ka opsion tjetër për trajtim.

Nëse ju keni ndonjerën nga këto gjendje, ose nuk jeni të sigurt bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin para se të filloni a merrni Diazepam Alkaloid-in.

Përdorimi i Diazepam Alkaloid -it me ushqime dhe pije
Marrja e alkoolit
Derisa merrni Diazepam Alkaloid nuk duhet të merrni pije alkoolike.
Kjo është për arsye se Diazepam Alkaloid-i mund të shkaktojë përgjumje.
Ju mund të keni probleme me përqëndrimin dhe për një gjumë shumë të thellë.
Nëse ju bini në gjumë të thellë kjo mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe me rrahjet e zemrës.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shtatëzënë, nëse tentoni të mbeteni shtatëzënë, ose nëse jeni gjidhënëse para se të merrni Diazepam Alkaloid.
Pas kësaj mjeku juaj do a përcaktojë nëse ju mund të merrni Diazepam Alkaloid.
Kjo është sepse Diazepam Alkaloid-i mund të ndikojë në fetus.
Nëse ju jeni duke marrur Diazepam Alkaloid menjëherë bisedoni me mjekun tuaj dhe ai do ta përcaktojë nëse ju duhet ta ndërpreni marrjen e mëtejme të këtij bari.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Derisa jeni duke e marrur Diazepam Alkaloid-in, bisedoni me mjekun tuaj lidhur me ngarje të makinave dhe me operim me makineri të rrezikshme, sepse Diazepam Alkaloid-i mund të shkaktojë përgjumje, mund të japë vështirësi në përqëndrim dhe të bëjë fashitjen e reaksioneve (shih “marrja e alkoolit”).
Nëse ju nuk jeni të sigurt lidhur me ndonjë aktivitet që duhet të ndërmerrni, bisedoni me mjekun tuaj.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Diazepam Alkaloid-it
Diazepam Alkaloid përmban laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Diazepam Alkaloid-i mund të ndikojë në efektin e disa barnave tjera.
Gjithashtu edhe disa barna tjera mund të ndikojnë në efektin e Diazepam Alkaloid-it.

Në veçanti, tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë së bashku me diazepam merrni edhe këto barna:
- Fluvoksamin, fluoksetin ose barna të tjera për trajtimin e problemeve mentale.
- Barna për gjumëdhënie.
- Barna për alergji, të cilat mund të shkaktojnë përgjumje.
- Fenitoinë ose barna tjera për trajtimin e epilepsisë.
- Cimetidinë, omeprazol ose cisaprid (për trajtimin e problemeve me stomakun).
- Ketokonozol (për trajtimin e infeksioneve kërpudhore).
- Analgjetikë të fuqishëm (si morfinë).
Nëse këto që u përmenden kanë të bëjnë me juve, ose nëse nuk jeni të sigurt, bisedoni me mjekun ose me farmacistin para se të filloni ta merrni Diazepam Alkaloid-in.

Trajtimet kirurgjikale
Nëse ju duhe të merrni anestetikë për ndonjë trajtim kirurgjikal, ose për ndonjë trajtim në dhëmbë, është me rëndësi që ti tregoni mjekut ose stomatologut se jeni duke marrur Diazepam Alkaloid.

3. SI TË PËRDORET DIAZEPAM ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit 
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Ju duhet të filloni me doza të ulta të Diazepam Alkaloid-it.
Mjeku juaj ngadalë do ta rritë dozën deri te ajo që do të jetë e përshtatshme për juve.
Mjeku duhet të japë dozën më të vogël të efektshme.
Diazepam Alkaloid-in duhet ta merrni sa më shkurt që ka mundësi.

Të rriturit
Trajtimi i anksiozitetit

- Doza maksimale është 30 mg në ditë, e ndarë në disa doza.
- Ju nuk duhet ta merrni këtë bar më tepër se 12 javë.

Trajtimi i problemeve me gjumë (insomnia)
- Doza e zakonshme është mes 5 mg dhe 15 mg, e cila merret para se të shkoni në gjumë.
- Është me rëndësi që ju të fleni qetë për 7 deri në 8 orë pas marrjes së Diazepam Alkaloid.
- Ju normalisht do ta merrni këtë bar jo më tepër se 4 javë.

Trajtimi i spazmave.
- Doza maksimale për këtë qëllim është 15 mg në ditë, e ndarë në disa doza.
Trajtimi i spazmave muskulare për shkak të spasticitetit cerebral
- Doza maksimale për këtë qëllim është 60 mg në ditë, e ndarë në disa doza.
Për relaksim para trajtimeve operative (premedikacion)
- Doza e zakonshme është mes 5 mg dhe 20 mg.

Fëmijët
Administrimi i diazepamit te fëmijët është sipas përcaktimeve të mjekut.
Trajtimi të fillojë me dozat e rekomanduara.
Pas një apo dy ditësh, nëse ka nevojë, doza mund të zvogëlohet, dhe së këndejmi pacienti ta marrë barin një herë në ditë, preferohet në mbrëmje.
Kohëzgjatja e trajtimit është disa ditë deri në disa javë.

Personat e moshuar dhe ata me probleme të mëlçisë
Mjeku juaj do ta përcaktojë se sa tableta dhe në çfarё inervalesh duhet ta merrni këtë bar.
Sasia që do ta merrni varet nga ajo se çfarë duhet të trajtohet.
Doza duhet të jetë më e ulët sesa te të rriturit.

Nëse përdorni Diazepam Alkaloid më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Diazepam Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Nëse keni marrë më tepër tableta, ju mund të ndjeheni të përgjumur, të keni vështirësi në kontrollimin e lëvizjeve (mungesa e kordinimit), ose të keni të folur të përqartë ose lëvizje të çuditshme të syve.

Nëse keni harruar ta merrni Diazepam Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërprisni marrjen e Diazepam Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse e bëni ndërprerjen e përnjëhershme mund të keni simptoma të abstinencës (shih seksionin “simptomat e abstinencës”.
Nëse është koha për ndërprerjen e marrjes së mëtejme të Diazepam Alkaloid-it, kjo duhet të bëhet gradualisht.
Kjo e zvoglon mundësinë për sindromin e abstinencës.
Mjeku juaj do të ju tregojë për këte.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Diazepam Alkaloid-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Në rast të shfaqes së efekteve serioze të padëshiruara, ju duhet ta ndërpreni marrjen e mëtejme të Diazepam Alkaloid dhe menjëherë të kërkoni ndihmën mjekësore.

Ju mund të keni nevojë për ndihmën emergjente:
- Dhembje në kraharor e cila mund të përhapet drejt mjekrrës dhe krahëve dhe drejt dorës së majtë. Këto mund të jenë shenja të atakut në zemër.
- Problemet me frymëmarrje (depresioni respirator). Shenjat e hershme janë zhurmat e menjëhershme, vështirësi me frymëmarrje. Ngjyra e lëkurës mund të jetë blu.
- Ndjenja e mbushjes së fshikës urinare dhe urgjencë urinare, por vështirësi me urinim.
- Shqetësim, agresivitet, irritim, ose agjitim.
- Ankthe nate dhe haluçinacione (pamja ose dëgjimi i gjërave joreale).
- Probleme mentale si iluzione ose humbje e kontaktit me realitetin.
- Ndryshime në sjellje që nuk janë në natyrën e karakterit.

Me rastin e fillimit të përdorimit të Diazepam Alkaloid-it ju mund të përjetoni këto efekte:
- Ndjenja e lodhjes.
- Dobësi muskulare.
Këto efekte zakonisht mënjanohen për një kohë.
Nëse ju jeni të brengosur ose keni pasiguri, bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet e padëshiruara në vijim mund të shfaqen në çfardo kohe të trajtimit:

Të menduarit dhe sistemi nervor
- Koordinim i dobët, duke e futur edhe të ecurit jostabil.
- Ngadalsimi ose paqartësia në të folur të paqartë.
- Kokëdhembja.
- Ndjenja e marramendjes.
- Lëvizje të pakontrolluara, për shembull të duarve (tremor).
- Vështirësi me mbamendje të gjërave të reja.
- Konfuzion
- Depresion.
- Humbje e vigjilencës.

Mëlçia dhe veshkat
- Ndryshime në funksionimin e veshkave (shihen me testet e gjakut).
- Humbja e kontrollit në fshikën urinare (urinimi).
- Zverdhja e lëkurës dhe e syve (verdhzë).

Stomaku dhe verdhza
- Nauze
- Kapsllëk
- Tharje e gojës
- Sasi më e madhe e pshtymës sesa zakonisht.

Zemra dhe qarkullimi i gjakut
- Rënie e tensionit të gjakut. Shenjat janë marramendja dhe avijosje.
- Aritmi.

Sytë dhe veshët
- Probleme me të parin, duke e futur edhe turbullimin e të pamrit dhe të parë të dyfishtë.
- Marramendje.

Lëkura
- Skuqje e lëkurës.

Seksuale
- Interesim i rritur ose i zvogёluar për seks.

Simptomat e abstinencës
Ju mund të bëheni të varur nga benzodiazepinat, si në Diazepam Alkaloid.
Kjo ndodhë nëse ju e ndërpreni marrjen e barit përnjëherë, ose nëse e zvogloni dozën përnjëherë, ju mund të keni simptoma të abstinencës.

Këto janë:
- Dhimbje e kokës.
- Dhembje muskulare dhe shqetësim.
- Brengosja, tensionimi, konfuzioni ose disponim i keq.

Simptomat më pak të zakonshme janë:
- Rritja e ndjeshmërisë në dritë, zhurmë dhe prekje.
- Haluçinacione.
- Therrje dhe parestezi në anësi.
- Humbja e kontaktit me realitetin.
- Konvulsione.

Personat e moshuar
Personat e moshuar të cilët marrin benzodiazepina kanë rrezik më të lartë për thyerjen e eshtrave.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top