Diazepam (valium) Reviewed by Momizat on . DIAZEPAM (valium) tableta 5mg tretësirë për injeksion 10mg/2ml. FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpa DIAZEPAM (valium) tableta 5mg tretësirë për injeksion 10mg/2ml. FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpa Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diazepam (valium)

Diazepam (valium)

DIAZEPAM (valium)
tableta 5mg
tretësirë për injeksion 10mg/2ml.

diazepam

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përseri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti demtojë ata edhe pse mund të kenë të njejtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Diazepam dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Diazepam
  3. Si ta merrni Diazepam
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Diazepam
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË DIZEPAM DHE PËRSE PËRDORET
Diazepam është një përgatesë benzodiazepinike me një spektër të gjerë veprimi.
Ai ushtron veprim anksiolitik, hipnosedativ (gjumësjellës e qetësues, miorelaksues dhe antikonvulsiv nëpërmjet receptorëve specifikë benzodiazepinikë, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në sistemin limbik, hipotalamus, trurin e vogël dhe në corpus striatum.
Këta receptorë dhe receptorët e acidit gama – aminobutirik (GABA) formojnë një njesi anatomike dhe funksionore.
Pasi diazepami të jetë lidhur me një receptor atëherë fuqizohet transmetimi i GABA dhe frenimi i sistemit nervor qëndror.
Pasojat manifestohen me një veprim antikonvulsiv dhe miorelaksues.
Veprimi nxitës i neurotransmetuesve serotoninë, noradrenalinë dhe acetilkolinë zvogëlohet, për shkak të rritjes së veprimtarisë së CASA dhe për rrjedhojë fuqizohet veprimi anksiolitik, gjumësjellës dhe qetësues i diazepamit.

Diazepam përdoret si më poshtë
Tablelat:  Të gjitha gjendjet klinike që karakterizohen me tension emocional, ankth, eksitim, nervozizëm, pagjumësi e spazma muskulore dhe në mënyrë të veçantë psikoneuroza dhe neuroza organike, çrregullime psikosomatike, sindromi i abstinencës, gjendje ankthi pas sëmundjesh organike (psh. angine pectoris.
Infarkt miokardi, emobolizem pulmonar; spazma muskulore qëndrore dhe periferike (çrregullime të sistemit nervor qëndror me shenja spastike: hipertoni. hiperrefleksi, spazma; krampe muskulore me etiologji vertebrale dhe reumatizëm ekstraartikular).

Tretësirë për injeksion: Gjëndje ankthi dhe agjitim akut, simptoma të sindromit akut të abstinencës nga alkooli (delirium tremens); status epilepticus, tetanos, spazma muskulore akute qëndrore dhe periferike; anestezi: paramjekim, induktim i anestezisë, kardioversion, ndërhyrje të vogla kirurgjike, endoskopi, obstetrikë; për qetësimin e lindjeve, në placenta previa, në eklampsi dhe preeklampsi.
Mjeku juaj mund ta ketë dhëne Diazepam për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Diazepam.

2. PËRPARA SE TË MERRNI DIAZEPAM
Mos merrni Diazepam në qoftë se:

  • jeni alergjik ndaj Diazepam dhe benzodiazepinave në pergjithësi:
  • jeni alergjik ndaj ndonjerit prej përbërësve joaktive të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi.
  • glaukomë me kënd të ngushtë;
  • myasthenia gravis;
  • fëmijët më të vegjël se 6 muaj dhe periudha e ushqyerjes së fëmijëve me gji;
  • përdorim i njëkohshëm me ketokonazolin dhe  itrakonazolin (për shkak të frenimit të citokromit P450 3A).

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më siper, mos i merrni barnat , shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Diazepam
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:

  • jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën klasë barnash me Diazepam siç janë benzodiazepinat;
  • vuani nga insufiçienca kardiorespiratore sepse mund të ndodh keqësim të mëtejshëm të frymëmarrjes, por megjithatë duhet theksuar se në disa të sëmurë efekti sedativ mund ti ndihmojë ata, duke pakësuar sforcimin e frymëmarrjes.
  • keni episode të rënde të hiperkapnisë kronike sepse është i kundërindikuar.

Marrja e Diazepam me ushqim dhe pije .
Ushqimi nuk ndikon në përthithjen e Diazepam.
Të sëmurët që përdorin Diazepam duhet të jenë, gjithashtu, të ndërgjegjshëm rreth konsumimit të njëkohshem të pijeve alkoolike, sepse një kombinim i tillë mund t’i fuqizoje efektet e padëshirueshme si të diazepamit  ashtu edhe të alkoolit.

Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzëne ose po planitikoni të ngeleni shtatzënë. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe pëfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzanisë.
Përdorimi i Diazepamit gjatë shtatzanisë duhet bërë me shumë kujdes dhe vetëm pasi të jenë ballafaquar rreziqet e mundshme për fetusin , me përfitimet e pritshme terapeutike për nënën.

Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri sepse kundërindikohet.
Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjën me gji apo keni në plan të bëni këtë.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Të sëmurët që përdorin Diazepam duhet të paralajmërohen që mos angazhohen në punë që kërkojnë syçeltërsi të plotë mendore, si: përdorimi i makinerive të rrezikshme, apo drejtimi i automobilit.

Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna të tjera edhe eto pa recetë të tilla si:

  • Deprimuesit e tjerë të sistemit nervor qëndror, si: alkooli, trankuilizuesit, neuroleptikët, antidepresivët, antihistaminikët, anestezikët e përgjithshëm,  giumësjellësit ose qetësuesit dhe analgjeziket e fuqizojnë efektin e diazepamit;
  • Cimetidina e frenon metabolizmin e diazepamit dhe të benzodiazepinave në përgjithësi;
  • po ashtu edhe omeprazoli e frenon metabolizmin e diazepamit (rritje e përqëndrimit plazmatik).
  • përdorim i njëkohshëm me ketokonazolin dhe itrakonazolin (për shkak të frenimit të citokromit P450 3A).

Këto barna mund të ndikohen nga Diazepam ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai vepron.Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevoje të ulim ose të rrisim sasinë e Diazepam. Mjeku ose farmacisti juaj do tju këshilloje.

SI TA MERRN DIAZEPAM
Gjithmonë merreni Diazepam sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Diazepam janë shume të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten nga goja me të pakten një gotë ujë.
Ju këshilloheni që të mos merrni pije alkolike me këtë bar .

Tabletat e Dizepam disponohen ne formëdozën 5 mg
Nga goja: Për të fituar efektin optimal doza duhet individualizuar me kujdes.
Një pasqyrë praktike, për dozimin e diazepamit, që merret nga goja, jepet më poshtë:

Indikimet ose mosha Dozimi i zakonshëm ditor 1 tabletë  = 5mg.
Të rriturit
Ankth, reaksione neurotike ose nevrastenike 2.5-10mg, 2-3 herë në ditë.
Pagjumësi 5-10mg, në darkë para gjumit
Simptoma nga abstinenca akute prej alkoolit 10mg, 3 herë në ditë gjatë 24 orëve të para e pastaj 5mg, 3 herv në ditë.
Spasma muskulare 2.5-10mg, 3 herë në ditë
Të moshuarit 2.5mg, 1-2 herë në ditë
Fëmijët mbi 6 muaj 0.1- 0.3mg/kg peshë.

Tretësira për injeksion e Diazepam disponohet në formëdozën 10mg në ampula 2ml
Me injeksion: Në gjëndjet akute doza mund të përsëritet pas një ore, ndonëse i zakonshëm konsiderohet një interval 4 orësh.
Në të semurët e moshuar dhe të dobësuar dhe kur përdoren edhe qetësues të tjerë duhen përdorur dora më të vogla (2 deri 5 mg), si edhe një rritje e ngadalshme e dozës.
Rrugët e injektimit: lnjeksionet e diazepamit nuk duhet të përzihen ose të hollohen me asnjë lloj bari, në të njëjtën shiringë ose shishe perfuzioni.
Në muskul: Bari injektohet thellë në muskul.
Në venë: Bari duhet injektuar me ngadalë në venë , duke përdorur një venë të madhe dhe duke vazhduar të pakten 1 minutë për çdo 5 mg.

Perfuzionet: Përmbajtja e një ampule diazepam hollohet me 250 ml tretësire glukoze 5% ose 10% apo tretësirë klorur natriumi 0,9 % dhe përzihet me kujdes.

Indikimet ose mosha 1 ampulë 2ml = 10 mg
Ankth akut ose agjitim
Të rriturit 10-20 mg në venë ose muskul, në rast nevoje përsëritet një dozë prej 5-10mg, çdo 4 orë.
Status epulepticus
Të rriturit 0.15-0.25 mg/kg peshë, me ngadalë në muskul ose venë, që përsëritet pas 30-60 minutash ose përdoret në perfuzion, doza maksimale është3mg/kg peshë.
Fëmijët mbi 5 vjeç 1 mg me ngadalë në venë, çdo 2-5 minuta deri në një maksimum prej 10mg, në rast nevoje përsëritet pas 2-4 orësh
Fëmijët mbi 30 ditë deri në 5 vjeç 0.2-0.5 mg me ngadalë në venë, çdo 2-5 minuta me një maksimum prej 5mg.
Spazma muskulare akute
Të rriturit 10-20 mg në venë ose muskul, 1 deri 2 herë në ditë
Fëmijët 2-10 mg.
Tetanos
Të rriturit 0.1-0.3 mg/kg peshë me ngadalë në venë, me një interval prej 1 deri 4 orësh ose 3-4mg/kg peshë me perfuzion brenda 24 orësh.
Fëmijët mbi 5 vjeç 5-10 mg në venë ose muskul, në rast nevoje përsëritet çdo 4 orë.
Fëmijët mbi 30 ditë deri në 5 vjeç 1- 2 mg në venë ose muskul, në rast nevoje përsëritet çdo 4 orë.
5-10 mg në venë ose muskul, në rast nevoje përsëritet çdo 4 orë.
Obstetrikë
Preeklampsi 10-20mg si fillim, me ngadalë në venë e pastaj 5-10 mg, 3 herë në ditë nga goja.
Eklampsi 10 mg si fillim, me ngadalë në venë e pastaj me pefuzionim deri në një maksimum prej 100 mg në 24 orë.
Placenta previa 10-20 mg në muskul ose me ngadalë në venë në rast nevoje të përsëritet.
Gjatë lindjes 10-20 mg në venë ose në muskul, atëherë kur zgjerimi i cerviksit ka përparuar deri 2-3 gisht.
Anestezi, proçedura diagnostike, paramjekim në anestezi.Të rriturit 10-20 mgFëmijët 2-10 mg Një orë para se të jetë planifikuar ndërhyrja kirurgjikale.
Kardioversion, endoskopi, ekzaminime radiologjike dhe ndërhyrje të vogla kirurgjikale
Të rriturit 10-30mg me ngadalë në venë
Fëmijët 0.1-0.2mg/kg peshë

Gjithmonë merrini Diazepam sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që  efektet e Diazepam janë shumë të forta ose shumë te dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Për injeksionet në venë nuk duhet të zgjidhen vena shumë të vogla ;duhen mënjanuar në mënyrë absolute injeksionet në arterie ose dalje e tretesirës jashtë enës së gjakut.
Mjeku juaj mund tu kërkoje të merrni Diazepam për një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merni.

Në qoftë se keni marrë një shumë Diazepam:
Në qoftë se keni marrë me shumë Diazepam se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Vartesia e mundshme fizike ndaj diazepamit në të semurët në marrin dozat e rekomanduara është shumë e vogël.

Në qoftë se keni harruar të merrni Diazepam:
Në  qoftë se harroni një dozë, mermi dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotesuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË DIAZEPAM
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëhere ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:
-Më të zakonshme jane lodhja, këputja dhe dobesia muskulore:
-Më të rralla janë : konfuzioni, konstipacioni, depresioni, diplopie, disartria, dhembja e kokës, hipotensioni, mbajtja e urinës, vështirësia në të folur, dridhja, marrje mendsh, turbullimi i të parit
-në raste të rralla janë vërejtur rritje e transaminazave dhe e fosfatazës alkaline si edhe shfaqja e ikterit:
-janë konstatuar reaksione paradoksale, si: eksitim i menjëhershëm, ankth, çrregullime të gjumit dhe haluçinacione, kur shfaqen këto reaksione mjekimi me diazepam duhet ndërprerë menjëherë;
-eksitim; lodhje dhe në rasta të rralla konvulsione nga ndërprerja e menjëhershme e mjekimit sepse pas një përdorimi për nje kohë të gjatë, mund të shkaktoje fuqizim të simptomave që kontrollohen prej edhe pse vartësia e mundshme ndaj diazepamit në të sëmuret që marrin dozat e rekomanduara është shumë e vogël (Në këto raste këshilIohet ulja shkallë-shkallë e dozës).
-Pas injektimit të shpejtë në venë mund të të ndodhë trombozë e venave , flebit , irritim lokal , të vjella dhe më rradhë ndryshime vaskulare .
Në qoftë se vereni efekte anësore që nuk janë të përmendura në ketë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI DIAZEPAM
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Diazepam pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25 Gradë Celcius.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Diazepam
Lënda vepruese është:Diazepam
Çdo tabletë përmban:Diazepam 5mg
Përbërësit e tjerë janë: amidon ,laktozë, xhelatinë,  talk.
Çdo ampulë 2ml përmban diazepam 10 mg( 5mg / ml ).
Përbëresit e tjerë janë : propilenglikol , alkool etilik, alkool benzifik dhe ujë për injeksion aq sa duhet. Përmbajtja e paketimit

Format e paketimit:
kuti me 30 tableta.
kuti me 10 ampula x 2ml dhe kuti me 100 ampula x2 ml (përdorim spitalor ). Profarma

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top