Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam) Reviewed by Momizat on . Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam) Përbërja: 5 ml të tretësirës për përdorim rektal përmban 2,5mg Diazepam BP; Çdo tabletë e veshur përmban 2mg Diazepam B Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam) Përbërja: 5 ml të tretësirës për përdorim rektal përmban 2,5mg Diazepam BP; Çdo tabletë e veshur përmban 2mg Diazepam B Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam)

Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam)

Diazepam (tableta, mikroklizma diazepam)

Diazepam

Përbërja:
5 ml të tretësirës për përdorim rektal përmban 2,5mg Diazepam BP;
Çdo tabletë e veshur përmban 2mg Diazepam BP;
Çdo tabletë e veshur përmban 5mg Diazepam BP;
Çdo tabletë përmban 10mg Diazepam BP;
Çdo supozitore përmban 5mg Diazepam BP;
Çdo supozitore përmban 10mg Diazepam BP

Përbërësit tjerë në DIAZEPAM:
Në tretësirën rektale: acidi benzoik, benzil alkool, natrium benzoa, etanol, propilen glikol dhe ujë i purifikuar;
Në tableta të veshura me cipë: ludipress, magnezium stearat, agjent për veshje;
Në tableta: ludipress, magnezium stearat; Në supozitorë: Whitepsol H15.

Veprimi
Diazepami si anksiolitik benzodiazepinik përdorët gjërësisht dhe ka veprim të gjërë.
Vepron në gjëndje anksioze, hipnosedative, miorelaksante dhe antikonvulsive përmes receptorëve specifik benzodiazepin të cilët gjenden në pjesën mezolimbike, hipotalamus trurin e vogël dhe korpus striatum.
Pas lidhjes së diazepamit për receptorë rritët transmisioni GABA-ergjik gjithashtu edhe inhibimi në trurin e mesëm.
Për shkak të veprimit të fortë te GABA zvogëlohet veprimi ekscitator i neurotransmitereve sic janë: serotonina, noradrenalina dhe acetilkolina.

Indikimet
Çdo gjendje klinike e cila karakterizohet me ndjenjë të presionit gjendjeve ankthi, shqetësim, pagjumësi, veçanarisht psikoneurozave dhe neurozave organike, pengesave psikosomatike, sindromi apstinencial, gjendjet ankthi të cilat i përcjellin sëmundjet organike (psh.angjina pektorale, infarkti i miokardit, embolia e mushkërive).
Sëmundjet e sistemit nervor qendror me shenja spastike, hipertonus, hiperrefleksi, spazma, ngërçe muskulare vertebrale me origjinë jashtë reumatizmale.

Kundërindikimet

  • Mbindjeshmëria ndaj diazepamit dhe benzodiazepineve ose në të sëmuret me vartësi nga lëndët tjera;
  • Insufiçenca respiratore e rëndë, glaukoma akute e këndit të ngushtë;
  • Miastenia gravis;
  • Helmimet akute me etanol ose me depresor të tjerë të sistemit nervor qëndror;
  • Insufiçenca e rëndë e mëlçisë dhe e veshkave;
  • Koma.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Përdorimi i klizmave rektale:
Klizmat janë vetëm për përdorim rektal.
Doza e zakonshme është 0.5mg për kilogram peshë trupore por kjo dozë të varet nga pesha e pacientit, mosha e tij dhe gjëndja shëndetësore në përgjithësi.
Këto klizma nuk duhet të përdoren në fëmijë më të vegjël se 6 muajsh.

Preventiva dhe terapia simptomatike në konvulsione të përgjithshme:

Të rriturit: nëse nuk është  përcaktuar ndryshe duhet të jepen 5–10mg diazepam (1 apo 2 klizma) dhe nëse është e nevojshme kjo dozë mund të përsëritet pas 3 – 4 orësh.

Fëmijët: që kanë peshë trupore prej 10–15kg duhet të marrin 5mg çdo 12 orë ndërsa fëmijët që pesha trupore e tyre është më e madhe se 15kg doza është 5mg në çdo 8 orë.

Mjekimi i gjendjeve epileptike:

Të rriturit duhet të marrin në fillim 5-10 mg diazepam (1-2 klizma) dhe nëse është e nevojshme të vazhdohet pas 10-15 minutave (maksimum 6 klizma, ekuivalente me 30 mg diazepam).

Fëmijët duhet të marrin 0,5 mg për kg peshë trupore (maksimum prej 20 mg, ekuivalente me 4 klizma).
Nëse është e nevojshme doza e njëjtë mund të përsëritet pas 2-4 orëve.

Mjekimi në gjendjet me tonus të rritur të muskujve:
Në terapinë fillestare: 10–20mg diazepam në ditë (2–4 klizma si dozë totale).
Duhet të ndahet në disa doza të vetme individuale.
Në terapi vazhduese përdoret 5–10mg në ditë (1-2 klizma) si dozë e përgjithshme, e ndarë në disa doza të vetme individuale.

Mjekimi para ndërhyrjeve kirurgjike dhe gjendjeve postoperative:
Në mbrëmje, para ndërhyrjeve kirurgjike: 10–20 mg diazepam (2–4 klizma); pas operacionit: 5–10 mg diazepam (1-2 klizma), me mundësi të përsëritjes së dozës.

Përdorimi i tabletave të veshura dhe tabletave:
Në raste ankthi, neoruza apo gjendje neuroastenike nga 2–10 mg diazepam 2-3 herë në ditë.
Në pagjumësi: 4-10mg diazepam në mbrëmje para gjumit.
Në sindromin e abstinencës: 24 orët e para 3 herë në ditë nga 10 mg diazepam pastaj 3 herë në ditë nga 5 mg diazepam.
Spazma muskulare: 3 herë në ditë nga 2-10 mg diazepam.
Te personat e moshuar dozat e rekomanduara janë 2 mg diazepam 1-2 herë në ditë.
Mjekimi gjithmonë fillon me dozën e rekomanduar.
Një deri 2 ditë pas fillimit të mjekimit mund të ulet doza dhe të merret 1 herë në ditë, më mirë në mbrëmjë.
Mjekimi zakonisht vazhdon disa ditë deri në disa javë.

Përdorimi i supozitorëve:
Në konvulsione: 5–40mg në ditë, ndërsa doza maksimale individuale për të rritur është 10mg, ndërsa ajo për fëmijë është 0,5mg/kg peshë trupore.

Paketimi:
Kutia me 30 tableta nga 2 mg, 5mg dhe 10 mg
Kutia me 5 suposte nga 5 mg dhe 10 mg
Kutia me 6 mikroklizma nga 5 mg/2.5 ml

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top