DIGOKSINE Reviewed by Momizat on . DIGOKSINE Tableta – 0.25 mg (Digoksinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke DIGOKSINE Tableta – 0.25 mg (Digoksinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Rating: 0
You Are Here: Home » D » DIGOKSINE

DIGOKSINE

DIGOKSINE
Tableta – 0.25 mg
(Digoksinë)

digoksinë

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Digoksine dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Digoksine.
3. Si ta merrni Digoksine?
4. Efekte anësore të mundshme.
5. Si ta ruani Digoksine?
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË DIGOKSINE DHE PËRSE PËRDORET?
Digoksina është një glikozid kardiak digitalik që përdoret në menaxhimin e aritmisë
supraventrikulare, dhe veçanërisht në fibrilacionin atrial dhe në insufiçence
kardiake.Veprimi kryesor i digoksinës është rritja e forcës kontraktuese te muskulit te
zemrës dhe gjithashtu reduktim i përçueshmërisë së zemrës sidomos përçimi nëpërmjet
nyjes atrioventrikulare. Digoksina gjithashtu zotëron një veprim të drejpërdrejtë në
muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe njëkohësisht veprim jo të drejtëpërdrejt që fillon
në sistemin nervor autonom dhe veçanërisht nga një rritje në aktivitetin vagal. Viren re
gjithashtu alteracione të reflekseve të aktivitetit autonom që varen nga efektet mbi
sistemin cirkulator. Mbi të gjitha këto efekte rezultojnë në efekte inotrope pozitive, efekte
kronotrope negative, dhe ulje të aktivitetit të nyjes atrioventrikulare.
Si përfundim mund të themi që efektet e dobishme të digoksinës janë rezultat e
veprimtarive te drejtëpërdrejta mbi muskulin e zemrës, si edhe i veprimit të tërthortë mbi
sistemin kardiovaskular si rezultat i efekteve në sistemin nervor autonom.
Indikohet në:
- Aritmitë kardiake
- Insufiçiencë kardiake
2. PËRPARA SE TË MERRNI DIGOKSINE .
Mos merrni Digoksine në qoftë se:
 keni mbindjeshmëri ndaj digoksinës ose glikozideve të tjerë digitalik.
 vuani nga takikardi ventrikulare ose fibrilacion ventrikular.
 vuani nga aritmi supraventrikulare të shkaktuara nga sindromi Wolf-Parkinson
-White.
 vuani nga aritmi të shkaktuara nga intoksikimi me glikozide kardiake.
 Keni bllok të plotë kardiak ose në bllok kardiak të shkallës së dytë,
veçanërisht nëqoftëse pacienti ka pësuar ndonjëherë atak Stoke- Adams.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna. Nëse
shkoni te ndonjë mjek tjetër apo dentist njoftojeni që jeni duke marrë Digoksine.
Tregoni kujdes të veçantë me Digoksine.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 jeni alergjike ndaj Digoksine, ose glikozideve të tjerë digitalik.
 jeni duke marrë injeksione të kriprave të kalciumit.
 në qoftë se vuani nga dëmtim i funksionit të mëlçisë ose të veshkave.
 në qoftë se sapo keni kaluar infarkt miokardi.
 në qoftë se vuani nga hipotiroidizmi.
 në qoftë se jeni duke përdorur kortikosteroide sepse ata nuk duhen përdorur
gjatë mjekimit me Digoksine sepse mund të shkaktojnë hipokalcemi.
Marrja e Digoksine me ushqim dhe pije .
Nuk ka të dhëna për veprimin e Digoksine nëse ajo merret e shoqëruar me ushqim apo
me pije
Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzanë. Përdorimi i Digoksine gjatë shtatzanisë nuk është i kundërindikuar
Megjithatë këshillohet të përdoret pasi të ballafaqohen përfitimet terapeutike për nënën,
me rreziqet e mundshme për fetusin.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri. .
Digoksine nuk është e kundërindikuar edhe gjatë laktacionit. Mjeku ose farmacisti do të
diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj në qoftë se jeni duke ushqyer
foshnjën me gji apo keni në plan të bëni këtë.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive.
Pacientët që marrin Digoksine mund të shfaqin probleme me shikimin dhe me sistemin
nervor qëndror dhe këta pacientë duhet të jenë të vetëdijshëm për këto efekte të barit
përpara se të përdorin makinën apo makineri të tjera.
Marrja e barnave të tjera.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marre së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke
marrë ndonjë prej këtyre barnave:
 alprazolami, amiodaroni, antikolinergjikët, benzodiazepinat, ciklosporina,
diltiazemi, difenoksilati, eritromicina, esmololi, felodipina, flekainidi, hidroksiklorokina,
ibuprofeni, indometacina, itrakonazoli, kaptoprili, nifedipina, omeprazoli, propafenoni,
propantelina, kinidina, kinina, tetraciklina, tolbutamidi dhe verapamili këto barna mund t’i
rrisin nivelet e Digoksine në serum, siç duket duke rritur efektet e saj terapeutike e
helmuese.
 Aminoglutetimidi, aminoglikozidet (që merren nga goja), kolestiramina,
kolestipoli, metoklopramidi, neomicina, penicilina, rifampicina, sukralfati, dhe
sulfasalazina mund te ulin perthithjen gastrointestinale te digoksinës dhe e glikozideve
digitalike siç duket duke ulur nivelet në serum dhe efektet terapeutike.
 Ka edhe barna të tjera që mund të ndërveprojnë me glikozidet kardiake si
albuteroli, amfotericina B, beta-bllokuesit, diuretiket e ansës, disopiramidi, kriprat e
kalçiumit, miorelaksuesit jodepolarizues, diuretikët që mbajnë kaliumin, suksinilkolina,
simpatomimetikët, diuretikët tiazidike, tioaminat dhe hormonet e tiroides.
Këto barna mund të ndikohen nga Digoksine, ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
vepron. Mund të keni nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni
barna të tjera. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA MERRNI DIGOKSINE?
Ju lutem ndiqni këshillat mjekut për mënyrën e marrjes dhe dozimin e Digoksine.
Tabletat të merren me ushqim me një gotë ujë. Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të
njejtën orë çdo ditë.
Dozat e këtij preparati për çdo pacient duhet të përcaktohen individualisht duke marre
parasysh moshën, peshën trupore dhe funksionin renal të pacientit. Dhe duhet të
theksohet që dozat e rekomanduara janë vetëm për fillimin e mjekimit me digitalik.
Dozat për pacientët me insufiçiencë kronike të zemrës dhe mungesë të aritmisë
supraventrikulare:
Në këtë rast nuk kërkohet dozë sulmi. Zakonisht doza ditore është 0.125 deri në 0.25
mg për pacientët me funksion normal renal.Ndërsa për të moshuarit doza ditore është
0.0625 mg.
Dozat per menaxhimin e fibrilacionit atrial ose të rrahjeve të shpeshta të zemrës
në të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç:
Dozë sulmi e shpejtë:
Kur është e nevojshme dhe kërkohet një digitalizim I shpejtë doza që përdoret është:
0.75 deri në 1.5 mg si një dozë e vetme.
Në ato raste kur digitalizimi që kërkohet nuk është shumë urgjent ose është më e
madhe mundësia e toksicitetit si për shembull tek të moshuarit, doza orale e sulmit
duhet të jepet në doza të ndara çdo 6 orë prej njëra tjetrës, në mënyrë që të merret një
përgjigje klinike para se të merret doza tjetër pasardhëse.
Dozë sulmi e ngadaltë:
Digitalizimi mund të arrihet edhe më ngadalë me anë të dozave 0.25 deri në 0.75 mg,
dozë e cila jepet një herë në ditë për një javë e ndjekur më pas nga një dozë e caktuar
mbajtëse . Pergjigja klinike vihet re që në javën e parë të mjekimit.
Kujdes: Zgjedhja midis dozës së shpejtë dhe të ngadaltë të sulmit varet nga gjendja
klinike e pacientit dhe nga fakti se sa urgjente është nevoja e tij për mjekimin.
Doza mbajtëse:
Zakonisht doza mbajtëse e digoksinës është 0.125mg deri në 0.25 mg në ditë, por
mund të variojë nga 0.0625 në 0.5 mg në ditë. Në pacientët e moshuar terapia duhet të
fillojë ngadalë dhe me doza më të vogla.
Dozat për fëmijët:
Dozat për fëmijët janë komplekse dhe bazohen në peshën trupore dhe stadet e
zhvillimit ku ndodhet fëmija si dhe në përgjigjen që ka fëmija ndaj terapisë me digitalik.
Përdorimi i preparatit tek të moshuarit:
Për përdorimin e digoksinës tek të moshuarit duhet pasur parasysh funksioni renal i tyre
dhe dobësia trupore e tyre sepse këto janë faktor të cilët ndikojnë në farmakokinetikën e
digoksinës.
Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes
tuaj dhe reagimit ndaj medikamentit.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Digoksine për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për keshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Digoksine:
Në qoftë se keni marrë më shumë Digoksine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Digoksine:
Në qoftë se harroni një doze, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË DIGOKSINE.
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
 efekte anësore kardiovaskulare si :aritmi (aritmitë supraventrikulare janë më të
zakonshme në foshnjet dhe fëmijët) përfshirë takikardinë ventrikulare të
parakohshme.
 efekte në sistemin nervor qëndror, si dhembje koke, dobësi, apati, përgjumje,
depresion mendor, konfuzion, çorientim. Janë konstatuar edhe anoreksi, të përziera,
të vjella, diarre dhe çrregullime të të parit.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI DIGOKSINE?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Digoksine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Mos
e ruani mbi 25°C.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Digoksine:
Lënda vepruese është digoksinë.
Çdo tabletë përmban 0.25 mg digoksinë.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë monohidrat (Granulac 200), xhelatinë (Gelatin Bloom
140), amidon, celulozë mikrokristalore, ujë i pastruar, stearat magnezi.
Përmbajtja e paketimit.
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
Profarma sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Nëntor 2011.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top