DILTIAZEM Reviewed by Momizat on . DILTIAZEM Tableta - 60 mg Lexojeni me kujdes kete fleteudhezues perpara se te filloni perdorimin e barit. • Ruajeni kete fleteudhezues. Mund te keni nevoje ta l DILTIAZEM Tableta - 60 mg Lexojeni me kujdes kete fleteudhezues perpara se te filloni perdorimin e barit. • Ruajeni kete fleteudhezues. Mund te keni nevoje ta l Rating: 0
You Are Here: Home » D » DILTIAZEM

DILTIAZEM

DILTIAZEM
Tableta – 60 mg

diltiazem

Lexojeni me kujdes kete fleteudhezues perpara se te filloni perdorimin e barit.
• Ruajeni kete fleteudhezues. Mund te keni nevoje ta lexoni perseri.
• Ne qofte se keni pyetje te metejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
• Ky bar eshte pershkruar per ju. Mos e jepni tek persona te tjere. Mund t’i demtoje
ata edhe pse mund te kene te njejtat simptoma me ju.
• Ne qofte se ndonje prej efekteve anesore keqesohet ose ne qofte se vereni
ndonje efekt tjeter anesor qe nuk permendet ne kete fleteudhezues, ju lutemi te
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Ne kete fleteudhezues:
1. Cfare eshte Diltiazem dhe per cfare perdoret
2. Perpara se te merrni Diltiazem
3. Si ta merrni Diltiazem
4. Efekte anesore te mundshme
5. Si ta ruani Diltiazem
6. Informacion i metejshem
1. CFARE ESHTE DILTIAZEM DHE PERSE PERDORET
Tabletat Diltiazem permbajne 60 mg diltiazem hidroklorid. Diltiazem hidroklorid eshte nje
benzotiazepine bllokuese e kanaleve te kalciumit,qe e ushtron veprimin ne saje te vetive
te tij vazodilatatore koronare periferike dhe inotrop negative (pakeson forcen e
kontraktimit te muskulit te zemres). Tabletat Diltiazem perdoren ne trajtimin e angina
pectoris dhe hipertensionit.
2. PERPARA SE TE MERRNI DILTIAZEM
Mos merrni Diltiazem:
- Ne qofte se jeni i ndjeshem (alergjik) ndaj diltiazem ose ndaj ndonjerit prej
perberesve te tjere te tabletave Diltiazem.
- Ne qofte se keni puls te shume te ulet (me pak se 50 te rrahura ne minute).
- Ne qofte se keni pamjaftueshmeri te barkushes se majte me staze pulmonare.
- Ne qofte se jeni shtatzene, planifikoni te mbeteni shtatzene apo ushqeni
femijen me gji.
- Ne qofte se po perdorni nje infuzion dantrolen (bar relaksues i muskujve me
veprim te drejtperdrejt ne muskulaturen skeletore).
- Ne qofte se vuani nga sindromi “Sinusi i semure”, shkalle e 2-te dhe e 3-te e
bllokut AV tek pacientet pa pacemaker.
Tregoni kujdes te vecante me Diltiazem
Pyesni mjekun tuaj perpara se te merrni tabletat Diltiazem:
- Ne qofte se vuani nga pamjaftueshmeria kongjestive e zemres.
- Ne qofte se ju vuani nga hipotensioni; ulja e presionit te gjakut qe shoqeron
terapine me diltiazem ndonjehere mund te rezultoje me hipotension simptomatik.
- Ne qofte se ju vuani nga nje demtim akut i melçise.
Marrja e barnave te tjera:
Trajtimi i njekohshem me barna te tjera mund te ndikoje ose te ndikohet nga diltiazem.
Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj ne qofte se jeni duke marre ose
keni marre kohet e fundit barna te tjera, perfshire ato te marra pa recete. Mos harroni te
informoni mjekun tuaj per trajtimin me tabletat Diltiazem ne qofte se ju jepet ndonje bar
tjeter gjate trajtimit.
Eshte vecanerisht e rendesishme qe mjeku juaj te jete ne djeni te faktit qe ju po
trajtoheni me:
- Beta – Bllokues (si p.sh Propanolol).
- Cimetidine (bar per trajtimin e ulceres se stomakut, aciditetit ne stomak dhe
refluksit acid).
- Digitalis (bar per trajtimin e problemeve te zemres).
- Anestezike (barna te perdorura ne anestezi).
- Benzodiazepina (si p.sh midazolam, triazolam).
- Eritromicine (antibiotik).
- Ciklosporina (bar per ndrydhjen e sistemit imun, per parandalimin e reaksioneve
te mospranimit pas transplantit te organeve gjithashtu i perdorur per p.sh.
probleme te caktuara reumatike ose dermatologjike).
- Karbamazepine (bar qe kryesisht perdoret per trajtimin e epilepsive).
- Rifampin (antibiotik).
Marrja e tabletave Diltiazem me ushqim dhe pije
Menjanoni konsumimin e pijeve alkolike gjate mjekimit me diltiazem.
Shtatzania
Kerkoni keshillen e farmacistit ose te mjekut perpara se te merrni kete bar
Nuk ka studime te mire-kontrolluara ne gra shtatzena; prandaj, diltiazemi perdoret ne gra
shtatzena vetem nese perfitimi i mundshem nga mjekimi justifikon rrezikun e mundshem
te fetusit.
Gjithmone konsultohuni me mjekun tuaj perpara se perdorni tabletat Diltiazem gjate
shtatzanise.
Ushqimi me gji
Diltiazemi kalon ne qumeshtin e gjirit. Ne qofte se perdorimi i tij konsiderohet primar per
shendetin e pacientes, duhet nderprere dhenia e gjirit dhe te gjendet nje metode tjeter
ushqimi per femijen.
Drejtimi i makines dhe perdorimi i makinerive
Nuk ka te dhena mbi ndikimin e diltiazem ne aftesine per te drejtuar automjetin dhe
perdorur makineri.
Duhet mbajtur parasysh fakti qe gjate mjekimit mund te ndiheni i/e lodhur, te keni marrje
mendsh apo dobesi muskulare.
3. SI TA MERRNI DILTIAZEM
Gjithmone merrini tabletat Diltiazem sipas keshilles se mjekut. Mos e merrni kete bar ne
doze me te madhe se ajo e rekomanduar apo per nje kohe me te gjate. Tabletat duhet te
gelltiten me nje gote uje, mos e pertypni, gelltiteni te gjithe tableten. Ne menyre qe te
keni nje efekt sa me te mire eshte e rendesishme qe tabletat Diltiazem te merren
rregullisht; prandaj, mos harroni te merrni receten tuaj te ilaçeve perpara se tabletat
Diltiazem t’ju kene mbaruar plotesisht. Mos e nderprisni marrjen e ketij bari pa u
konsultuar me pare me mjekun tuaj, nderprerja e menjehershme mund te çoje ne
perkeqesim te gjendjes suaj shendetesore. Ne qofte se po mjekoheni per tensionin e
larte vazhdoni t’a merni kete bar edhe pse ndiheni mire, tensioni i larte shpesh here nuk
ka shenja.
Tabletat Diltiazem disponohen ne formëdozën e mëposhtme:
60 mg.
Te rriturit: Doza e zakonshme per trajtimin e angina pectoris eshte nje tablete (60mg)
tre here ne dite. Megjithate pergjigjia ndaj mjekimit ndryshon nga pacienti ne pacient
ndaj dhe dozimi mund te ndryshoje nga pacient ne pacient. Neqofte se eshte e
nevojshme mund te merren deri ne 360 mg/dite ne doza te ndara, mund te perdoren deri
ne 480 mg/dite (8 tableta). Ne trajtimin e hipertensionit doza fillestare eshte 60 mg deri
ne 120 mg dy here ne dite, doza mund te rritet deri ne 360 mg/dite.
Te moshuarit dhe pacientet me funksion te demtuar te veshkave apo melçise: Doza
fillestare e rekomanduar eshte nga nje tablete (60 mg) dy here ne dite. Pulsi duhet matur
here pas here dhe doza nuk duhet rritur nese numri i te rrahurave bie nen 50 rrahje ne
minute.
Femijet: Nuk rekomandohet perdorimi ne femije.
Ne qofte se keni marre me shume tableta Diltiazem se duhet:
Ne qofte se keni marre me shume diltiazem se sasia qe duhet te merrnit, ose ne qofte
se femijet e kane marre gabimisht kete bar, ju lutemi te kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose te telefononi urgjencen per te marre nje mendim per rrezikun dhe keshille per
veprimet qe duhet te ndermerren.
Simptomat e mbidozimit mund te perfshijne: marrje mendsh, ndjenje ligeshtie, ulje e
numrit te te rrahurave te zemres, ulje e presionit te gjakut.
Ne qofte se keni harruar te merrni tabletat Diltiazem:
Ne qofte se harroni nje doze (ose me shume doza), merrni dozen ne vazhdim kur te jete
koha per marrjen e zakonshme te saj.
Mos merrni nje doze te dyfishte (ose me te larte) per te plotesuar dozen (dozat) e
harruar(a).
Ne qofte se keni pyetje te metejshme mbi perdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANESORE TE MUNDSHME TE DILTIAZEM
Ne dozat e rekomanduara terapeutike, diltiazemi tolerohet mire. Efektet anesore te
renda qe mund te mund te cojne deri ne nderprerje te terapise me diltiazem apo
ndryshim te dozes jane te rralla; megjithate, ne 1% te pacienteve crregullimet e traktit
GI, reaksionet dermatologjike ose bradikardia mund te cojne deri ne nderprerje te
mjekimit.
Efektet kardiovaskulare.
Efektet anesore kardiovaskulare te diltiazemit te shfaqura ne 1% apo me pak te
pacienteve qe mjekoheshin me te perfshijne: hipotension ose hipotension ortostatik,
aritmi, perkeqesim te pamjaftueshmerise kongjestive te zemres, sinkop (te fiket), ndjesi
nxehtesie ne trup. Hipotensioni vjen si nje efekt sekondar, si pasoje e efektit
vazodilatator te diltiazemit ne muskulaturen e lemuar te eneve te gjakut. Fryrje dhe/ose
edema jane nder efektet e tjera anesore te raportuara.
Efektet Gastro-Intestinale (GI)
Nauzea ndodh deri ne 3% te pacienteve qe marrin diltiazem. Anoreksia, te vjellat,
diarrea, dhimbja e barkut, çrregullim ne tretje, çrregullim i te shijuarit, hemoragji GI,
ulçera gastrike, kapsllek, tharje e gojes, etje dhe shtim ne peshe kane ndodhur ne me
pak se 2% e pacienteve qe marrin medikamentin.
Efektet ne Sistemin Nervor.
Efektet anesore te diltiazemit ne Sistemin Nervor zakonisht ndodhin ne 1-5% te
pacienteve dhe perfshijne: dhimbje koke, pergjumje, marrje mendsh dhe dobesi
muskulare. Reaksionet ekstrapiramidale jane raportuar rralle ne pacientet qe mjekohen
me diltiazem.
Efektet ne melçi.
Rritje te lehta ose te theksuara te rezultateve te testeve mbi funksionin e melçise (p.sh
LDH, kreatine kinaze, kreatine fosfokinaze, alkaline fosfataze, bilirubin) dhe demtim i
qelizave te melçise jane raportuar rralle ne pacientet qe marrin diltiazem nga goja,
zakonisht ne fillimin e terapise (p.sh 1-8 jave mbas fillimit); megithate ne shumicen e
rasteve nje lidhje me medikamentin eshte e pasigurte, eshte e mundshme ne disa raste.
Efektet anesore te diltiazemit ,te marre ne rruge orale, ne melçi, jane te rikthyeshme
mbas nderprerjes se medikamentit.
Efektet lokale dhe dermatologjike.
Ne rreth 1% te pacienteve qe marrin diltiazem eshte raportuar rash si efekt anesor ne
lekure. Reaksionet e fotosensitivitetit, urtikaria, hipertrofi e lekures dhe kruarje te lekures
jane raportuar ne me pak se 1% te pacienteve.
Efekte te tjera anesore.
Efektet e tjera anesore te diltiazemit perfshijne: rinit, dispne (veshtiresi ne frymemarrje),
shtim i kolles, kongjestion nazal, dhimbje qafe, dhimbje shpine, irritim ne sy, turbullim i
shikimit, anemi hemolitike, rritje e kohes se nevojshme per ndalimin e hemoragjise.
Ne qofte se ndonje prej efekteve anesore perkeqesohet, ose ne qofte se vereni
efekte anesore qe nuk permenden ne kete fleteudhezues, ju lutemi te lajmeroni
mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TI RUANI TABLETAT DILTIAZEM?
Mbajini larg femijeve.
Mos i perdorni tabletat Diltiazem pas dates se skadimit e cila eshte e shenuar ne
paketim.
Mos i ruani tabletat mbi 25°C.
Ruajini ne paketimin original per ti mbrojtur nga drita.
6. INFORMACON I METEJSHEM
Cfare permbajne tabletat Diltiazem:
Lenda vepruese eshte: diltiazem
Cdo tablete permban 60 mg diltiazem klorhidrat.
Perberesit e tjere jane: Laktoze, PEG 6000, Vaj ricini i hidrogjenuar, Hidroksipropil metil
celuloze, Stearat magnezi.
Permbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 30 tableta.
Mbajtesi i licences se tregetimit (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax. ++3554362800
Tirane- ALBANIA
Ky fleteudhezues u rishikua per here te fundit me: Mars 2012

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top