Domes (tableta që shkrihen në gojë) Reviewed by Momizat on . Domes (tableta që shkrihen në gojë) Përbërja: Domes 100 mg. përmban; Substanca aktive; nimesulid 100mg Substanca ekzcipiente: magnez trisilikat, krospovidon, na Domes (tableta që shkrihen në gojë) Përbërja: Domes 100 mg. përmban; Substanca aktive; nimesulid 100mg Substanca ekzcipiente: magnez trisilikat, krospovidon, na Rating: 0
You Are Here: Home » D » Domes (tableta që shkrihen në gojë)

Domes (tableta që shkrihen në gojë)

Domes (tableta që shkrihen në gojë)

domes

Përbërja:
Domes 100 mg. përmban;
Substanca aktive; nimesulid 100mg
Substanca ekzcipiente: magnez trisilikat, krospovidon, natrium stearat, natrium sakarinë, aromë mente.

Forma farmaceutike dhe paketimi: 30 tableta që shkrihen në gojë nga 100 mg.
Kategoria farmakoterapeutike
Anti-inflamator josteroid.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE:
Indikohet në trajtimin e gjendjeve inflamatore, të përcjella me dhimbje dhe të padhimbshme dhe të shoqëruara me temperaturë, në mënyrë të veçantë të aparatit osteoartikular.

INFORMATA TË RËNDËSISHME PARA PËRDORIMIT TË BARIT

Kundërindikacionet:
Tejndjeshmëria e njohur ndaj barit, acidit acetilsalicilik, ose ndaj barnave të tjerë nga grupi i anti-inflamator josteroid.
Nuk duhet ta përdorin pacientët me hemoragji gastrointestinale aktuale apo të kaluar ose ulçerë gastroduodenale, ulçerë peptik recidivante, pamjaftueshmëri të veshkave, pamjaftueshmëri të mëlçisë. Fëmijët nën 12 vjeç.
Shtatzëna dhe nëna në periudhën e gjidhënies.
Këshilla paraprake për përdorimin.
Domes duhet të përdoret me kujdes në pacientët me anamnezë të sëmundjeve hemorragjike, me dëmtime të traktit gastrointestinal të sipërm, ose sëmundje inflamatore kronike të intestineve dhe te pacientët që trajtohen me antikoagulant ose barna që inkibojnë agregimin trombocitar.
Në rast se shfaqet hemoragji gastrointestinale, terapia duhet ndërprerë menjëherë.
Ashtu si edhe barnat tjera anti-inflamatore josteroide të tjera, hemorragjia gastrointestinale ose ulçera/perforimi, duhen të verifikohen në çdo fazë të trajtimit me ose pa simptoma të alarmit të traktit gastrointestinal.
Pacientët që gjatë trajtimit me nimesulid paraqesin çrregullime të testeve të funksionit të mëlcisë dhe/ose manifestojnë simptoma të ngjashëm me një dëmtim të mëlçisë (mungesë oreksi, neveri, të vjella, zverdhje të lekurës), duhet të monitorohen me kujdes dhe trajtimi duhet të nderpritet.
Këta pacientë nuk duhet të trajtohen me nimesulid.
Meqë bari eleminohet nga veshkat, në pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave dozat duhen të ulen.
Bari mund të shkaktojë ose të rendojë një dëmtim të funksionit të veshkave, kujdes i veçantë duhet treguar në rastin e pacientëve me hipertension dhe në ata me reduktim të funksionit të zemrës.
Në qoftë se gjatë trajtimit me barna të tjerë anti-inflamatorë josteroidë (AIJS) janë verifikuar çrregullime të shikimit, trajtimi duhet të ndërpritet menjeherë dhe duhet këshilluar një kontroll të syve. Bari duhet të merret me shumë kujdes nga pacientë të moshuar. Duhet kushtuar kujdes që bari të mos vijë në kontakt me fëmijët.

Ndërveprimet me barnat e tjera:
Pacientët duhet të mbahen nën monitorim të afërt kur kombinohen me substanca që kanë tolerancë të kufizuar gastrike.
Përdorimi i njëkohshëm i barit me preparate antikoagulante rrit efektin e këtyre të fundit.
Marrja e njëkohshme me litium karbonatin provokon rritje të niveleve plazmatike të litiumit.
Preparatet hidantoike dhe sulfamidike të marra në të njëjtën kohë me nimesulidin shkaktojne lidhje të shtuar me proteinat plazmatike të këtij të fundit, prandaj pacientët duhet të jenë nën kontroll.

Këshilla të veçanta:
Nuk këshillohet marrja e nimesulidit në shtatëzëni.
Për momentin nuk ka të dhëna që nimesulidi ndikon në qumështin e nënës, megjithatë nuk këshillohet të merret nga nëna me fëmijë në gji.
Janë vënë re raste të rralla të pamjaftueshmërisë akute dhe kronike të veshkave në të sapolindur të nënave që kanë marrë nimesulid gjatë barrës.
Sikur edhe barnat e tjera AIJS, nimesulidi mund të shkaktojë marramendje dhe përgjumje.
Për këtë, personat që merren me ngarje te automjetëve dhe përdorin makineri që kërkojnë vigjilencë dhe gatishmëri, duhet të jenë mirë të informuar.

REKOMANDIMET E NEVOJSHME PËR NJË PËRDORIM KORREKT

Doza, koha dhe mënyra e marrjes.
Tabletat mbahen ne gojë deri në shkrirje të plotë, dy herë në ditë.
Është mirë të merren pas ushqimit.
Në të moshuarit doza duhet të reduktohet dhe të jetë plotësisht e stabilizuar nga mjeku.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Pjesa më e madhe e efekteve të padëshiruara janë kalimtare dhe manifestohen zakonisht brenda javës së parë të trajtimit.

Lëkura dhe anekset e saj: skuqja urtikarike, urtikaria, kruajtja, eritema, në raste të rralla të Sindromit Stevens-Johnson, eritemë buloze dhe nekrolizë epidermike toksike.

Trakti gastrointestinal: stomatit, neveri, dhimbje gastrike, dhimbje barku, heqje barku, kapsllëk, raste me hemorragji gastrointestinale në mënyrë të veçantë në ulcerat peptike, por jo vetem në persona me faktorë predispozues.

Mëlçia dhe rrugët e tëmthit: rritje të enzimave hepatike (aminotransferazave, fosfataza alkaline dhe gama-GT), rritje kjo kalimtare dhe e rikthyeshme. Janë vënë re edhe raste të reaksioneve të rënda të mëlçisë, përfshirë raste të kolestazës dhe hepatitit fulminant.

Sistemi nervor: përgjumje, dhimje koke, dhe raste të rralla të shqetësimeve vizive.

Aparati urinar: oliguri, hematuri e isoluar dhe pamjaftueshmëri të veshkave.

Gjaku dhe sistemi limfatik: raste të rralla të purpurës, trombocitopeni, pancitopeni dhe granulocitopeni. (ulje të numrit të qelizave të ndryshme të gjakut).

Aparati i frymëmarrjes: raste të rralla të reaksioneve anafilaktike përfshirë marrje fryme dhe asteni, veçanërisht në pacientët alergjikë ndaj acidit acetilsalicilik dhe barnave të tjera antiinflamatore josteroide.

Organizmi në përgjithesi: edema , angioedema dhe reaksionet anafilaktike.

Është e rëndësishme të komunikoni me mjekun ose farmacistin në rast se keni një efekt të padëshiruar të papërshkruar në fleten udhëzuese.
Në rast mbidozimi bëhet shpejt mjekimi simptomatik (lavazhi gastrik dhe marrja e karbonit aktiv).

Tags: , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top