Doroxan (shkumë) Reviewed by Momizat on . Doroxan (shkumë) Lënda vepruese Diclofenak natriumi 1.0 g100 ml DOROXAN 1% shkumë për përdorim në lëkurë. Eksipientë: Propilen glikol, manitol, metabisulfit nat Doroxan (shkumë) Lënda vepruese Diclofenak natriumi 1.0 g100 ml DOROXAN 1% shkumë për përdorim në lëkurë. Eksipientë: Propilen glikol, manitol, metabisulfit nat Rating: 0
You Are Here: Home » D » Doroxan (shkumë)

Doroxan (shkumë)

Doroxan (shkumë)

doroxan

Lënda vepruese
Diclofenak natriumi 1.0 g100 ml DOROXAN 1% shkumë për përdorim në lëkurë.
Eksipientë: Propilen glikol, manitol, metabisulfit natriumi, polisorbat 80, povidon, etanol, benzil alkool, vaj livando, vaj i luleve të portokallit dhe ujë i purifikuar.
Përbërësit e përzierjes së gaztë janë propani, butani dhe izobutani.

Indikacionet
Mjekim lokal i dhimbjes dhe inflamacionit me natyrë reumatizmale ose traumatike të kyçeve, muskujve, tendineve dhe të ligamenteve.

Dozimi, mёnyra dhe kohёzgjatja e pёrdorimit
Sasia që duhet aplikuar varet nga shtrirja e sipërfaqes së prekur.
Një shtresë e hollë shkume aplikohet zakonisht në sipërfaqen e prekur 3 – 4 herë në ditë.
Administrimi: Aplikohet shkuma drejtpërdrejt në sipërfaqen e prekur dhe ndihmohet përthithja e saj përmes lëkurës me masazhim të lehtë.
Pas çdo aplikimi, lahen duart me kujdes.
Doroxan duhet të përdoret vetëm për një periudhë të shurtër mjekimi dhe nuk duhet të tejkalohen dozat e rekomanduara pa u këshilluar me mjekun.

Kunderindikacionet
Mbindjeshmëri ndaj diklofenak natriumi, acidit acetilsalicilik dhe ndaj NSAID të tjerë, ose ndaj ndonjërit nga eksipientët e Doroxan.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Ndonjëherë mund të vërehen të kruara, skuqje dhe diegie në lëkurë, shpërthime puçrrash në lëkurë në formën e ekzantemës papulare dhe/ose buloze, fshikave në lëkurë dhe rrjepje.
Reaksionet sistemike mund të shfaqen në raste të rralla në qoftë se Doroxan aplikohet në një sipërfaqe të shtrirë të lëkurës dhe për një periudhë të zgjatur.
Në këtë rast mund të vërehet një shpërthim puçrrash i përgjithshëm, reaksione mbindjeshmërie (kriza astmatike, angioedema), reaksione fotosensitiviteti, nauze, dispepsi, pirozë gastrike, përndryshime të të shijuarit dhe konjuktivit.
Këto efekte në përgjithësi janë kalimtare.
Megjithatë, në qoftë se shfaqen është më mirë të kontaktohet mjeku ose farmacisti.

Ruajtja
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top