Doxazosin-CIMEX (tableta) Reviewed by Momizat on . Doxazosin-CIMEX (tableta) Informacion për pacientë Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat mjekës Doxazosin-CIMEX (tableta) Informacion për pacientë Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat mjekës Rating: 0
You Are Here: Home » D » Doxazosin-CIMEX (tableta)

Doxazosin-CIMEX (tableta)

Doxazosin-CIMEX (tableta)

doxazolin cimex

Informacion për pacientë
Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor.
Ky preparat mjekësor ju është dhënë juve personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
Edhe nëse personat e tjerë mund të kenë të njëjta simptoma sëmundjeje si ju, një preparat i tillë mund t’u shkaktojë atyre dëmtime.

Çfarë është Doxazosin-CIMEX dhe kur përdoret?
Doxazosin-CIMEX përmban substancën aktive doksazosin–mesilat, e cila është një substancë e grupit të alfa-bllokuesve.
Ajo përdoret për trajtimin e tensionit të rritur të gjakut.
Doksazosina shkakton shtendosjen e enëve të gjakut, në mënyrë gjaku mund të rrjedh më lehtë.
Përmes kësaj ulet tensioni i gjakut.
Me recetë të mjekut Doxazosin-CIMEX përdoret për trajtimin e hipertonisë.

Kur nuk duhet të përdoret Doxazosin-CIMEX?
Doxazosin-CIMEX nuk duhet të përdoret, nëse jeni alergjik ndaj kinazolinave (grupe e mjeteve kundër tensionit të lartë të gjakut) ose ndaj njërës prej substancave ndihmëse, e po ashtu edhe sikur tek çdo lloj i sëmundjeve të mëparshme apo aktuale të bllokimit gastrointestinal.
Doxazosin-CIMEX nuk duhet të merret nga fëmijët nën 16 vjeç.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Doxazosin-CIMEX?
Nëse keni sëmundje të mëlçisë, informojeni mjekun tuaj para fillimit të marrjes së tabletave.
Doxazosin-CIMEX përforcon efektin e uljes së tensionit të gjakut të ilaçeve të tjera kundër hipertensionit.
Informojeni mjekun tuaj para fillimit të marrjes së tabletave, nëse merrni apo planifikoni të përdorni ilaçe për trajtimin e çrregullimit të ereksionit (të ashtuquajtur inhibitorë fosfodiesteraze tip 5).
Doxazosin-CIMEX mund të pengojë aftësinë e drejtimit të një automjeti ose të përdorimit korrekt të një makine, para së gjithash në fillim të trajtimit.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo merrni apo përdorni (nga jashtë) ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të merret Doxazosin-CIMEX gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Informojeni mjekun tuaj, nëse jeni shtatëzënë ose nëse mund të mbeteni shtatëzënë.
Doxazosin-CIMEX mund të merret gjatë shtatzënisë vetëm, nëse mjeku juaj e ka përshkruar shprehimisht Doxazosin-CIMEX.
Ngaqë nuk është e njohur, se a depërton doksazosina në qumështin e nënës, nuk preferohet ushqimi i fëmijës me gji gjatë trajtimit me Doxazosin-CIMEX.

Si ta përdorni Doxazosin-CIMEX?
Mjeku juaj ua përcakton dozimin varësisht nga sëmundja juaj.
Dozimi i zakonshëm është një tabletë Doxazosin-CIMEX çdo ditë.
Nëse Doxazosin-CIMEX e merrni për herë të parë, preferohet dozimi prej 4 mg një herë në ditë.
Në raste të caktuara ai mund të ritet deri në një maksimum prej 8 mg.
Për pacientet dhe pacientët e vjetër preferohet dozimi i zakonshëm për të rritur.
Gëlltiteni tabletën të gjithë me një gotë ujë gjatë ushqimit apo edhe jashtë tij.
Tabletat nuk duhet të përtypen, të ndahen apo të copëtohen.
Nëse merrni tepër shumë tableta përnjëherë, mund të ndiheni keq dhe mund të jetë e rrezikshme.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj apo shkoni në një qëndër shëndetësore.
Në një rast të tillë mos e drejtoni kurrsesi vetë automjetin.
Nëse e harroni ndonjë tabletë, kalojeni atë dhe vazhdoni me marrjen e saj si më parë.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Doxazosin-CIMEX?
Gjatë marrjes së Doxazosin-CIMEX mund të shfaqen këto efekte anësore:
Ndikimet anësore që janë vërejtur më së shpeshti janë dhimbjet e kokës, dobësim, trullosje dhe lodhje. Herë pas here mund të paraqiten alivanosje para së gjithash gjatë ngritjes nga pozita e ulur apo e shtrirë, marramendje, ënjtje e shtupave apo e pjesëve të poshtme të këmbës, përgjumësi, çrregullime të ushqimit, anksiozitet, nervozizëm, reaksione alergjike (p.sh. ekzemë), dispnea, rinitisi, bronkiti, pështirosje, dhimbje të kurrizit, dhimbje të përgjithshme, çrregullime të ndjenjave, çrregullime gjatë urinimit, kaps, çrregullime të tretjes dhe dhimbje të stomakut.
Ndikimit e padëshiruara janë rëndom të llojit të lehtë dhe zhduken gjatë trajtimit.
Informojeni mjekun tuaj, nëse ndikimet anësore janë të rënda ose zgjasin më shumë se një javë.
Ndikimet vijuese anësore u raportuan nga pacientët me tension të ngritur të gjakut, që u trajtuan me Doxazosin-CIMEX, por nuk duhet të qëndrojnë në lidhshmëri me ilaçin: dhimbje të gjoksit, ndjenja e rrahjeve të rritura të zemrës dhe goditje në tru.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj, nëse shfaqen simptoma të tilla.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi do të duhej të ruhet në temperaturë të dhomës (15-25 °C) dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Tabletat Doxazosin-CIMEX guxon të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informata të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Doxazosin-CIMEX?
Tableta retarde prej 4 dhe 8 mg doksazosinmesilat si dhe substanca ndihmëse.

Ku mund të merrni Doxazosin-CIMEX?
Cilat paketime ekzistojnë?
Doxazosin-CIMEX mund të merrni në farmaci vetëm me recetë mjekësore.
Doxazosin-CIMEX 4 mg: Paketim prej 28 dhe 98 tabletave retarde.
Doxazosin-CIMEX 8 mg: Paketim prej 28 dhe 98 tabletave retarde.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top