Dropstar (solucion) Reviewed by Momizat on . Dropstar (solucion) Përbërja: 100 ml kolir,solucion përmbajnë: Principi aktiv:Acid hialuronik kripe sodike 0,4 g. Përbërësit shtesë: Fosfat Na dybazik, Fosfat N Dropstar (solucion) Përbërja: 100 ml kolir,solucion përmbajnë: Principi aktiv:Acid hialuronik kripe sodike 0,4 g. Përbërësit shtesë: Fosfat Na dybazik, Fosfat N Rating: 0
You Are Here: Home » D » Dropstar (solucion)

Dropstar (solucion)

Dropstar (solucion)

Dropstar

Përbërja:
100 ml kolir,solucion përmbajnë:

Principi aktiv:Acid hialuronik kripe sodike 0,4 g.

Përbërësit shtesë: Fosfat Na dybazik, Fosfat Na monobasik, klorur Na, ujë për përgatitjet injektable.

Paraqitja:
Dropstar është në formë të kolirit solucion.
Kutia përmban 20 kontenitorë monodozë prej 0,5 ml.

Çfarë përfaqëson
Lubrifikant për përdorim oftalmik.

Indikacionet
Dropstar përdoret si lubrifikant dhe umidifikues i syrit me insufiçiencë lakrimale.(Sindromi i syrit të thatë).

Kundërindikacionet
Hipersensibiliteti kundrejt çdo komponenti ose substancave të tjera të ngjashme nga ana kimike.
Përdorimi vetëm pas konsultimit me mjekun.
Shtatëzënia ose gjidhënia.

Përkujdesje gjatë përdorimit
Produkti është vetëm për përdorim oftalmik.
Përdorimi,veçanërisht i zgjatur ,i produkteve për përdorim lokal,mund të shkaktojë fenomene alergjike.
Në rast të marrjes së solucioneve oftalmike për qëllime kurative ndërpriteni përdorimin e produktit.
Këshillohet gjithashtu evitimi i përdorimit të njëkohshëm të solucioneve detergjente ose dezinfektante.

Modifikimi i efektit të medikamentit.
Nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin edhe pse për Dropstar nuk janë raportuar asnjëherë raste të ndërveprimit me medikamente të tjerë.

Është e rëndesishme të dini se:
Produkti nuk përmban konservantë:pas përdorimit,flakoni duhet eleminuar edhe pse mund të jetë përdorur vetëm pjesërisht.

Mënyra e përdorimit
Sa:
1 pikë në sakusin konjuktival 3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.

Kujdes:mos i tejkaloni dozat e indikuara pa këshillën e mjekut.

Kur dhe për sa kohë
Këshillohuni me mjekun nëse shqetësimi ripërsëritet ose nëse keni vënë re cfarëdolloj ndryshimi të afërm të karakteristikave te tij.
Kujdes:Përdoreni vetëm për periudha të shkurta kohe.

Mënyra e përdorimit
Hapeni kontenitorin duke e rrotulluar dhe tërhequr kapakun.
Hidhni një pikë në sy duke shtrënguar butësisht trupin e kontenitorit.

Efektet e padëshiruara
Në raste të rralla është vërejtur një turbullim i përkohshëm i pamjes gjatë hedhjes që i detyrohet densitetit të solucionit.
Ky efekt gjithsesi zhduket shumë shpejt.
Mund të haset në raste të rralla fenomenet e intolerancës (djegie ose irritim), por që janë të lehta dhe nuk kerkojnë ndryshimin e mjekimit.
Respektimi i instruksioneve të dhëna në këtë fletë shoqëruese ul rrezikun e efekteve të padeshiruara.
Këto efekte anësore janë në përgjithësi të përkohshme.
Megjithatë kur ato shfaqen është e këshillueshme konsultimi me mjekun apo farmacistin.
Është e rëndësishme që efektet e padëshiruara që do të shfaqen dhe që nuk janë përshkruar në këtë fletë shoqëruese t’ia komunikoni mjekut tuaj.

Skadimi dhe ruajtja.
Shiko daten e skadencës që ndodhet mbi amballazh.
Kjo datë i referohet një prodokti të mirë amballazhuar dhe të mirë konservuar.
Kujdes: mos e përdorni produktin përtej datës së skadencës.

Produkti nuk përmban konservues: mbas përdorimit, flakoni duhet hedhur edhe pse pjesërisht i përdorur.
Mbani larg preparatin nga fëmijët e vegjël.
Është e rëndësishme që të keni gjithmonë në dispozicion informacionin në lidhje me preparatin, për këtë arsye ruajini si kutinë ashtu edhe fletën shoqëruese.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top