Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Dyxoderm (tableta)

Dyxoderm (tableta)

Përbërja:
Lënda vepruese është, Doksiciklinë monohidrat.

Mekanizmi i veprimit:
DOXYDERM® 100mg është një antibiotik i grupit të tetraciklinës me veprim bakterostatik, i cili vepron mbi sintezën e proteinave mikrobiale.
Ka gjithashtu funksion antiprotozoar dhe antihelmintik.

Përdorimet e DOXYDERM® 100 mg në:
• Infeksione të shkaktuara nga rikeciet, klamidiet;
• Trajtimin e kolerës e shoqëruar me lëngje dhe zëvendësues elektrolitik;
• Është bari i zgjedhur në fazat e para të sëmundjes së Lyme;
• Trajtimin e akneve, rozaceve dhe mund të jetë e efektshme në trajtimin e melioidosës;
• Përdoret në trajtimet e infeksioneve të gojës;
• Shoqëruar me streptomicinën ose rifampicinën përdoret në trajtimin e brucelozës;
• Bar alternativ në trajtimin e antraksit, bronkitit, gastro-enteriteve (te shkaktuara nga Campylobacter ose Yersina enterocolitica), gran loma inguinale, leptospirave dhe sifilizit;
• Si antiprotozoar dhe mund të jepet me kininën në trajtimin e falciparum malaria.

Doza:
Tabletat e DOXYDERM® 100mg disponohen ne formëdozat e mëposhtme:
Doza më e përdorshme është 200 mg doksiciklinë ditën e parë (si një dozë e vetme ose e ndarë), e ndjekur nga 100 mg në ditë.
• Në trajtimin e akneve një dozë 50 mg një herë në ditë është e përshtatshme Mjekimi vazhdohet për 12 javë. Në infeksione të rënda doza fillestare mund të mbahet gjatë gjithë kohës së trajtimit.
• Në pacientë me infeksione të shkaktuara nga gonokoket merren doksiciklinë100 mg dy herë në ditë për 7 ditë.
• Sifilis, doksiciklina merret 200 ose 300 mg në ditë në doza të ndara për të paktën 14 ose 10 ditë, respektivisht.
• Profilaksi e tifos, 200 mg mund të merren si një dozë e vetme.
• Malaria. 200 mg në ditë për të paktën 7 ditë duke e ndjekur mjekimin me kininë.

Format e paketimit: kuti me 10 tableta.

Ruajtja
Të ruhet nën temperaturën 25 Gradë Celcius.
Të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve.

  • antibiotik i grupit të tetraciklinës
  • antihelmintik
  • Bar alternativ në trajtimin e antraksit
  • bronkitit
  • doksicikline
  • Doksiciklinë monohidrat
  • efektet anesore te Dyxoderm
  • funksion antiprotozoar
  • Infeksione të shkaktuara nga klamidiet
  • Infeksione të shkaktuara nga rikeciet
  • menyra e perdorimit te Dyxoderm
  • Përdoret në trajtimet e infeksioneve të gojës
  • sifilizit
  • Trajtimin e akneve
  • Trajtimin e kolerës e shoqëruar me lëngje dhe zëvendësues elektrolitik
  • trajtimin e melioidosës
  • veprim bakterostatik
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes