Egerian (pomadë) Reviewed by Momizat on . Egerian (pomadë) PËRBËRJA 100 g pomadë përmbajnë: Përbërës aktivë: Gentamicinë 0,1g (në formën e gentamicinë sulfat). Betametazone 0,1g (në formën e betametazon Egerian (pomadë) PËRBËRJA 100 g pomadë përmbajnë: Përbërës aktivë: Gentamicinë 0,1g (në formën e gentamicinë sulfat). Betametazone 0,1g (në formën e betametazon Rating: 0
You Are Here: Home » E » Egerian (pomadë)

Egerian (pomadë)

Egerian (pomadë)

Egerian

PËRBËRJA
100 g pomadë përmbajnë:

Përbërës aktivë: Gentamicinë 0,1g (në formën e gentamicinë sulfat).
Betametazone 0,1g (në formën e betametazon valerat).

Përbërës jo aktivë: Klorokrezol, makrogol cetostearileter, alkool cetostearilik, vazelinë e bardhë, parafinë të lëngët, fosfat natriumi monobazik, acid fosforik, ujë të distiluar.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PARAQITJA
Pomadë. Tubetë me 30 gram.

KLASA FARMACEUTIKE
Kortikosteroid aktiv i shoqëruar me antibiotik.

PËRDORIMET
Trajtimi lokal i dermatiteve alergjike apo inflamatore, që kanë dhe mbivendosje të infeksionit, ose në rastet kur ekziston rreziku i infeksionit.

Ndër indikimet përfshihen:

  • ekzemë (atopike, fëminore),
  • prurit në zonën anogenitale,
  • prurit i moshave të vjetra,
  • dermatit kontakti,
  • dermatit seborreik,
  • neurodermatit,
  • intertrigo,
  • eritemë nga rrezatimet ultraviolet,
  • dermatit eksfoliativ,
  • dermatit nga radioterapia,
  • dermatit nga staza,
  • psoriaza.

KUNDËRINDIKIMET
Bari kundërindikohet në rastet me tuberkuloz të lëkurës, herpes simpleks, si dhe në prani të sëmundjeve virale të lokalizuara në lëkurë.
Bari kundërindikohet gjithashtu në të sëmurët me mbindjeshmëri ndaj përbërësve aktivë (gentamicine sulfat, betametazone valerat) apo ndaj ndonjërit prej përbërësve jo aktivë të tij.

KUJDESI GJATË PËRDORIMIT
Në rastet me shfaqje të irritmit, apo mbindjeshmërisë të lidhura me përdorimin e barit, produkti duhet të ndërpritet dhe të fillohet trajtimi përkatës.
Cilido nga efektet e padëshiruara që përshkruhen lidhur me përdorimin sistemik të kortikosteroideve, përfshirë dhe insufiçiencën e gjëndrës mbiveshkore, mund të shfaqen edhe nga përdorimi lokal i kortikosteroideve, veçanërisht tek të sëmurët e moshave pediatrike.(Shih Përkujdesje të veçanta).
Përthithja sistemike e kortikosteroideve lokalë shtohet kur bari përdoret për lyerjen e sipërfaqeve të mëdha të lëkurës ose kur përdoren fashime mbyllëse (okluzive).
Në raste të tilla, ose kur parashikohet një trajtim afatgjatë, është e nevojshme të merren masa të veçanta, veçanërisht tek të sëmurët pediatrikë.
Përdorimi lokal i antibiotikëve mund të ndihmojë në shfaqjen e kushteve të favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave të pandjeshëm ndaj tyre, përfshirë dhe infeksionet mykotike.
Në këto raste, apo në rast të shfaqjes së irritimit, mbindjeshmërisë ose mbiinfeksioneve, terapia me gentamicinë duhet të ndërpritet dhe të fillohet trajtimi përkatës.

NDËRVEPRIMET ME BARNAT E TJERË
Nuk njihen ndërveprime të tilla të mundshme.

PËRKUJDESJE TË VEÇANTA
Bari përmban klorokrezol, i cili mund të provokojë reaksione alergjike.
Bari përmban gjithashtu alkool cetostearilik që mund të provokojë reaksione lokale në lëkurë (p.sh dermatit kontakti).
Ky bar nuk duhet të përdoret në sy.

Përdorimi i barit në moshat pediatrike:
Të sëmurët pediatrikë mund të jenë më të ndjeshëm sesa të rriturit ndaj shfaqjes së efektit frenues mbi funksionin e boshtit hipotalam-hipofizë-mbiveshkore të shkaktuar nga kortikosteroidet me përdorim lokal apo, në përgjithësi, nga marrja ekzogjene e kortikosteroideve, për shkak të shtimit të përthithjes sistemike si pasojë e raporit më të madh ndërmjet sipërfaqes trupore dhe peshës trupore.
Tek fëmijët e trajtuar lokalisht me kortikosteroidë ka pasur raste me frenim të funksionit të boshtit hipotalam-hipofizë-mbiveshkore, sindrom Cushing, frenim të rritjes dhe zhvillimit trupor, si edhe hipertension intrakranial.
Tek fëmijët, simptomat e frenimit të funksionit të mbiveshkores përfshijnë vlera të ulta të kortizolemisë, si dhe mungesën e përgjigjjes ndaj stimulimit me ACTH.
Simptomat e hipertensionit intrakranial përfshijnë bombim të fontanelave, dhimbje koke dhe edemë papilare bilaterale.

Përdorimi i barit gjatë periudhës së shtatëzënisë dhe ushqyerejes me gji:
Siguria e përdorimit të kortikosteroideve lokalë tek femrat shtatzënë nuk njihet; për këtë arsye, përdorimi i barnave të kësaj  klase gjatë periudhës së shtatzënisë duhet të jetë i kufizuar vetëm në rastet kur përfitimi terapeutike është shumë herë më i lartë së rreziku i mundshëm për fetusin.
Gjatë periudhës së shtatzënisë barna të tillë nuk duhet të përdoren shpesh, me doza të larta, apo për periudha të gjata kohore.
Nuk dihet me siguri nëse përdorimi lokal i kortikosteroideve arrin një përthithje të tillë sistemike të mjaftueshme për të pasur përqëndrime të matshme të barit në qumështin e gjirit.
Për këtë arsye, është e nevojshme të merret një vendim lidhur me një ndërprerje të mundshme të barit, apo ndërprerjen e ushqyerjes me gji, duke marrë në konsideratë rëndësinë e marjes së bari për nënën.
Egerian nuk duhet të përdoret në sy.

DOZAT DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Të vendoset një sasi e vogël e pomadës mbi sipërfaqen e prekur të lëkurës, 2-3 herë në ditë.
Lezionet psoriatike refraktare dhe dermatitet e thella, që kanë mbivendosje infeksioni, mund të përgjigjen më mirë ndaj trajtimit me kortikosteroidë dhe antibiotikë lokalë në rastet kur pas lyerjes së lëkurës përdoret teknika e fashimit mbyllës.

Teknika e fashimit mbyllës:
1. të vendoset një shtresë pomade mbi sipërfaqen e prekur të lëkurës nën një garzë dhe të mbulohet me material plastik transparent, të papërshkrueshëm, dhe të përthyeshëm deri përtej kufijve të zonës së prekur.
2. të mbyllen dhe izolohen mirë kufijtë e lëkurës së prekur nga ajo e shëndetshme nëpërmjet leukoplastit.;
3. të lihet bari në atë zonë të lëkurës për 1-3 ditë dhe, më pas, të përsëritet kjo procedure edhe 3-4 herë të tjera, sipas nevojës.
Me këtë mënyrë, shpeshherë, vihet re një përmirësim i dukshëm brenda pak ditësh.
Rrallë herë, mund të zhvillohen erupsione miliare apo folikulite në zonën e mbulluar të lëkurës, shfaqje të cilat kërkojnë heqjen e mbulesës plastike.

MBIDOZIMI
Simptomat:
Përdorimi i tepërt dhe afatgjatë i kortikosteroideve lokalë mund të frenojë funksionin e boshtit hipotalam-hipofizë-mbiveshkore, duke shkaktuar kështu frenim dytësor të funksionit të mbiveshkores dhe shenja të të hiperkorticizmit, përfshi edhe sindromën Cushing.
Një episod i vetëm i mbidozimit me gentamicinë nuk duhet të shfaqë ndonjë simptomë të mundshme.
Përdorimi i tepërt dhe afatgjatë i gentamicinës lokale mund të shkaktojë shfaqje të infeksioneve prej mykeve apo bakterieve të pandjeshëm ndaj antibiotikut.

Trajtimi:
Nevojitet të merren masa për trajtimim përkatës simptomatik.
Simptomat e hiperkorticizmit akut zakonisht janë të rikthyeshme.
Në rast nevoje, të rregullohet ekuilibri elektrolitik. Në rastet me toksicitet kronik këshillohet eliminimi i ngadalshëm i substancës kortikosteroide.
Në shfaqjet e infeksioneve mykotike apo atyre të shkaktuar nga mikroorganizmat e pandjeshëm, këshillohet të fillohet trajtimi përkatës antimykotik, apo antibakterial.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Janë përshkruar efektet e padëshiurara të mëposhtme lidhur me përdorimin e kortikosteroideve lokalë: djegie, kruajtje, irritim, tharje e lëkurës, folikulit, hipertrikozë, shfaqje akneiforme, hipopigmentim i lëkurës, dermatit perioral, dermatit kontakti alergjik.
Në rast të përdorimit të fashimit mbyllës mund të shfaqen efekte të padëshiruara me një shpeshtësi më të lartë si p.sh. macerimi i lëkurës, infeksione dytësore, atrofi e lëkurës, strie dhe miliarie.
Trajtimi me gentamicinë mund të shkaktojë irritim të përkohshëm (eritemë dhe kruajtje) që, në përgjithësi, nuk kërkon ndërprerjen e trajtimit.
Respekti i këshillave të përshkruara në fletën udhëzuese zvogëlon rrezikun e shfaqjes së efekteve të padëshiruara.
I sëmuri të njoftojë mjekun kurues apo farmacistin për çfarëdo efekti të padëshiurar të shfaqur.

AFATI I SKADIMIT DHE RUAJTJA E BARIT

Skadimi: Të shihet data e skadimit e shënuar në kutinë e barit.

Kujdes: Bari nuk duhet të përdoret pas kalimit të datës së skadimit të treguar në kuti.

Data e skadimit e treguar në kuti i referohet preparatit të paketuar, të ruajtuar në kushte korrekte.
BARI DUHET TË MBAHET NË VENDE TË PAARRITSHME NGA FËMIJËT.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top