Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale) Reviewed by Momizat on . Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni për Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni për Rating: 0
You Are Here: Home » E » Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale)

Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale)

Eglonyl 25mg / 5ml (tretësirë orale)

Eglonyl 25mg , 5ml

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Eglonyl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Eglonyl
3. Si përdoret  Eglonyl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është sulpiridi

Përmbajtja e substancave aktive: sakarinë natrium; metil hidroksibenzoat; propil  hidroksibenzoat; acid sorbik; monohidrati i acidit citrik; hidroksietil celuloza; acidi hidroklorik; ngjyrë limoni E 102; aromë e lëngut të limonit; ujë i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË EGLONYL-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
5 ml tretësirë orale (një lugë e kafesë) përmbanë 25 mg sulpirid.

Forma farmaceutike
Tretësira orale e Eglonyl-it është uniforme lehtësisht e verdhë, lëng viskoz me aromë të lehtë të limonit.

Paketimi:
Një shishe përmban 120  ml tretësirë orale, e futur në kuti.

Si vepron Eglonyl-i?
Eglonyl përmbajnë sulpirid i cili i përket grupit të barnave të quajtura antipsikotik.
Këto veprojnë në tru duke e qetësuar pacientin e shqetësuar dhe duke i rikthyer sjelljet normale.

Kur përdoret Eglonyl?
Tretësira e Eglonyl-it  përdoret:
• Për trajtimin kohëshkurtër të ankthit te të rriturit, kur reagimi në terapinë e zakonshme nuk është i përshtatshëm;
• Për trajtimin e çrregullimit të sjelljes (agjitacionit, sjelljet me lëndimin e vetvetes, sjelljet stereotipike) te fëmijët > 6 vjeç veçanërisht me autizëm.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI EGLONYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Eglonyl?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në sulpirid ose në cilindo përbërës tjetër të Eglonyl-it të përmendur më parë.
• Nëse ju jeni duke e marrur barin e quajtur levodopa për trajtimin e sëmundjes së Parkinson’it.
• Nëse ju keni pasur ndonjëherë kancer të gjirit ose kancer të hipofizës – prolaktinoma (një tip i tumorit të trurit).
• Nëse keni tumor të gjëndrrës mbiveshkore të quajtur “feokromocitoma”;
• Nëse keni një sëmundje të rrallë ë quajtur “porfiria” e cila prekë metabolizmin.

Përkujdesje të veçanta me Eglonyl
• Nëse jeni shtatzënë, tentoni të mbeteni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse.
• Nëse keni hipomani – luhatje të të menduarit e cila mund të manifestohet si ekscitabilitet, nervozitet, shqetësim dhe zvoglim të nevojës për gjumë.
• Nëse keni probleme me veshka.
• Nëse keni probleme me zemër ose nëse keni histori familjare me probleme të zemrës. Mjeku mund të bëjë testimin e funksionimit të zemrës para se ju të merrni këtë bar.
• Nëse keni pasur insult të trurit.
• Nëse keni nivel të ulët të kaliumit në gjak (hipokaliemi).
• Nëse jeni 65 vjeç ose më i moshuar.
• Nëse keni demencë.
• Nëse keni sëmundje të Parkinson’it.
• Nëse keni nivel të ulët të kaliumit, kalciumi dhe magneziumit. Mjeku i juaj mund të testojë gjakun  për përcaktimin e këtyre elementeve.
• Nëse keni epilepsi ose nëse keni pasur konvulsione;
• Nëse keni diabet.

Përdorimi i Eglonyl-it me ushqime dhe pije
Nuk duhet të merrni pije alkoolike ose të merrni barna të cilat përmbajnë alkool derisa ju trajtoheni me kapsula Eglonyl.
Alkooli mund ta rrisë efektin e kapsulave Eglonyl.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Eglonyl-i nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Ju nuk duhet të ngisni makinën sepse sulpiridi mund të shkaktojë përgjumje ose ti ngadalsojë reaksionet. Mos punoni me asnjë makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Eglonyl-it.
Tretësira orale Eglonyl përmban metil hidroksibenzoat dhe propil hidroksibenzoat të cilët mund të japin reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonshme).
Tretësira orale e Eglonyl-it përmban ngjyrë E 102 e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Në veçanti ju nuk duhet ta merrni këtë bar dhe duhet ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna:
• Levodopë për trajtimin e sëmundjes së Parkinson’it. Nëse jeni duke marrur levodopë, nuk duhet të merrni Eglonyl.
Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke marrur këto barna:
• Barna për kontrollin e ritmit të zemrës si amiodaron, sotalol, disopiramid ose kinidinë.
• Barna për trajtimin e tensionit të lartë ose çrregullimeve të zemrës, si klonidinë, diltiazem, verapamil ose digitalis.
• Barna të tjera për skizofreni si pimozid, haloperidol, tioridazin.
• Litium për trajtimin e disa tipave të sëmundjeve mentale.
• Disa barna për gjumë ose mënjanimin e tensionimit.
• Barna tjera për qetësim emocional dhe për probleme mentale.
• Diuretikë të cilët e zvoglojnë nivelin e kaliumit në gjak.
• Disa barna kundër kapsllëkut (laksativë) të cilët e zvoglojnë nivelin e kaliumit në gjak.
• Disa barna kundër infeksioneve (antibiotikë) si pentamidin, eritromicinë ose amfotericinë B.
• Tetrakosaktid i cili merret për testimin e funksioneve të gjëndrrës tuaj adrenal.
• Steroide për trajtimin e inflamacionit si prednizolon, betametazon, deksametazon.
• Disa barna për depresion si imipramine.
• Barna për trajtimin e çrregullimit të tretjes dhe djegsimës në gjoks.
• Sukralfat për trajtimin e ulçerës së stomakut.
• Barna kundër dhembjeve. Këto mund të jenë të inkorporuara në barnat kundër ftohjeve dhe flamave.
• Disa barna kundër alergjisë (antihistaminik që shkaktojnë përgjumje) si klorfenaminë, prometazinë, ketotifen.
• Ropinorol për trajtimin e sëmundjes së Parkinson’it.
• Metadon për trajtimin e dhembjeve dhe për zëvendësimin e barnave.
• Halofantrin kundër malaries.

3. SI TË MERRET EGLONYL-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Dozat e rekomanduara të Eglonyl-it janë:

Të rriturit
Për trajtimin kohëshkurtër të ankthit, kur reagimi ndaj terapisë së zakonshme është joadekuate:
100 mg deri në 200 mg në ditë me kohëzgjatje maksimale të terapisë prej 4 javësh,
Raste të veçanta me sëmundje ulçeroze:
Terapia mbajtëse orale është 50 – 150 mg në ditë për 4-6 javë.

Fëmijët
Për trajtimin e çrregullimeve të sjelljes (agjitacioni, sjellja me lëndimin e vetvetes, sjellje stereotipike), sidomos autizmi: 5 mg/kg/në ditë (kjo dozë mund të rritet deri në 10 mg/kg/në ditë).

Nëse përdorni Eglonyl më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të kapsulave Eglonyl-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Efektet që mund të ndodhin nga mbidozimi janë: ndjenja e shqetësimit, konfuzion dhe agjitacion, rënie e shkallës së vetëdijes, dridhje, spazma muskulare, vështirësi me lëvizje, lëvizje të cilat ju nuk mund ti kontrolloni (për shembull të syve, qafës, duarve dhe këmbëve), sekretim më i madh sesa zakonisht i pshtymës.
Në disa raste mund të ndodhë marramendja, alivanosja (për shkak të rënies së tensionit) dhe koma.

Nëse keni harruar ta merrni tretësirë Eglonyl
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e tretësirës Eglonyl
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes së përnjëhershme mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj, ose të shfaqet nauzeja, djersitja dhe vështirësitë me gjumë.
Në disa raste mund të jeni të shqetësuar dhe të keni lëvizje të cilat ju nuk mund ti kontrolloni (për shembull të syve, qafës, duarve dhe këmbëve).
Mjeku juaj mund të ju rekomandojë që ndërprerjen e marrjes së barit ta bëni gradualisht që të parandaloni shfaqjen e këtyre simptomave.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe tretësira orale  Eglonyl mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Nëse do të keni këto gjendje të përshkruara në vijim, ju duhet që menjëherë ta ndërpreni marrjen e mëtejme të Eglonyl-it dhe të kërkoni ndihmën mjekësore ose të shkoni në qendrën më të afërme të emergjencës:
- Nëse keni reaksion alergjik. Shenjat e alergjisë mund të jenë: kruarje, urtikarie, ethe, vështirësi me frymëmarrje ose frymëzënie, enjtje.
- Nëse keni lëvizje të cilat nuk mund ti kontrolloni, sidomos të gjuhës, gojës, nofullës, duarve dhe këmbëve.
- Nëse keni konvulsione.
- Nëse keni temperaturë të lartë, djersitje, shtrëngime muskulare, shpejtim i ritmit të zemrës dhe i frymëmarrjes dhe ndjenja konfuzive, e përgjumjes dhe shqetësimit. Këto mund të jenë shenja të ‘sindromit malinj neuroleptik’ i cili është mjaft serioz.
- Nëse ju do të keni shpejtim ose ngadalsim i ritmit të zemrës, si dhe palpitacione,ju gjithashtu mund të keni edhe probleme me frymëmarrje, shtërngime dhe dhembje në gjoks.

Tregoni mjekut ose farmacistit sa më shpejt që mundeni nëse do të keni këto efekte:
- Marramendje, alivanosje me rastin e ngritjes në këmbë nga pozicioni i ulur ose i shtrirë (për shkak të rënies së tensionit).
- Shtrëngime të muskulaturës, dridhje dhe vështirësi me lëvizje.
- Ndjenja e shqetësimit dhe pamundësia e të ndenjurit i qetë (akatisia).
- Ndjenja e agresivitetit, agjitimit dhe impulsiviteti.

Bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni këto efekte serioze të cilat zgjatin më tepër se disa ditë:
- Prodhim jonormal i qumështit te meshkujt dhe te grate.
- Shtim i peshës.
- Rritje e gjinjëve dhe me dhimbje te meshkujt dhe femrat .
- Ndërprerje e ciklit menstrual.
- Vërshtirësi me ereksion dhe me ejakulim (impotence.)
- Ndjenja e përgjumjes.
- Vështirësi me gjumë (insomnia).
- Skuqje e lëkurës.
Testimet e gjakut
Kapsulat Eglonyl mund ta rritin nivelin e enzimeve në mëlçi i cili shihet me testimet e gjakut.
Kjo do të thotë se mëlçia juaj nuk punon në rregull.
Bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të bëhen serioze këto efekte të padëshiruara ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim.
Ka disa raporte për vdekje të papritura nga marrja e Eglonyl-it.
Këto zakonisht shkaktohen nga problemet me zemër.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërdorshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top