Ekonal ovula Reviewed by Momizat on . Ekonal Ovula - 150 mg (Ekonazol nitrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Ekonal Ovula - 150 mg (Ekonazol nitrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Rating: 0
You Are Here: Home » E » Ekonal ovula

Ekonal ovula

Ekonal
Ovula – 150 mg
(Ekonazol nitrat)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Ekonal dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Ekonal
3. Si ta përdorni Ekonal
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Ekonal
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË EKONAL DHE PËRSE PËRDORET
Ekonal përmban si lëndë aktive ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me
veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida
tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida
stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në
mënyrë selektive mbi citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e
rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë.
Pas aplikimeve të përsëritura, përthithja sistemike e lëndës aktive nga mukoza vaginale
është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme në shpërndarje, metabolizëm e
eleminim.
Ekonal indikohet në trajtimin e vaginitit të shkaktuar nga Candida albicans dhe myke të
tjerë.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI EKONAL
Mos përdorni Ekonal në qoftë se:
- keni mbindjeshmëri të njohur ndaj ekonazolit nitrat ose ndaj antimykotikëve të
tjerë derivate të imidazolit, si dhe ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të ovulës;
- jeni nën 16 vjeç.
Tregoni kujdes të veçantë me Ekonal
Duhet të këshilloheni me mjekun ose me farmacistin tuaj përpara se ta përdorni këtë
bar në qoftë se jeni duke përdorur një metodë kontraceptive si “diafragma”, prezervativ
ose spermicidë sepse ovulat vaginale mund të dëmtojnë gomën dhe të ndalojnë
veprimin e këtij kontracepsioni. Duhet të flisni me mjekun tuaj rreth përdorimit të një tipi
tjetër kontracepsioni ndërsa ju jeni duke përdorur këtë bar.
Gjatë trajtimit të zonave genitale, preferohet që edhe partneri seksual të bëjë një cikël
trajtimi topik për arsye parandalimi.
Duhet të jeni të sigurt që të mos infektoni të tjerët; mos i lejoni të tjerët të përdorin
peshqirin tuaj.
Ekonal mund të shkaktojë një ndjesi djegieje dhe irritim. Rastet e shfaqjes së irritimit
mund të tregojnë një reaksion mbindjeshmërie dhe në këtë rast trajtimi me barin duhet
ndërprerë. Përdorimi për një kohë të gjatë mund shkaktojë mbivendosjen e
mikroorganizmave të tjerë jo të ndjeshëm ndaj barit. Me shfaqjen e mbiinfeksioneve
Ekonal duhet ndërprerë dhe mund të fillohet një trajtim tjetër i përshtatshëm.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Ekonal.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Ekonal në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë
trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke
u trajtuar me barna holluese të gjakut (antikoagulantë) të tillë si varfarina ose
acenokumaroli.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të përdorni këtë bar në
periudhën e shtatzënisë ose gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.
Në periudhën e shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijës me gji, ovulat vaginale mund
të përdoren vetëm në rastet e domosdoshme dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të
mjekut.
3. SI TA PËRDORNI EKONAL
Gjithmonë përdorni këtë bar ekzaktësisht si ju ka thënë mjeku juaj. Ju duhet të
këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni të sigurt.
Ovulat futen në thellësi të vaginës, më mirë në pozicion të shtrirë në shpinë, 1 ovulë çdo
darkë, para gjumit për 3 ditë rradhazi. Në rast recidivash duhet bërë një cikël tjetër
mjekimi.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Ekonal
Në qoftë se keni përdorur më shumë ose keni gëlltitur gabimisht ovula Ekonal, ose në
qoftë se fëmijët e kanë gëlltitur gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni me mjekun
tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe
këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Nga gëlltitja mund të shfaqen: nauze, të vjella, diarre, të cilat kërkojnë trajtim
simptomatik.
Në qoftë se keni harruar të përdorni Ekonal
Në qoftë se harroni një dozë, përdorni dozën në vazhdim kur të jetë koha për
përdorimin e zakonshëm të saj.
Mos përdorni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjithë barnat e tjera, Ekonal mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga
kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Në fillim të mjekimit mund të shfaqet një ndjesi djegieje, prurit dhe irritim vaginal, si dhe
krampe pelvike, ekzantema dhe dhimbje koke. Në këto raste është e nevojshme që
mjekimi të ndërpritet dhe të fillohet një mjekim tjetër i përshtatshëm.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI EKONAL
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Ekonal pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Ekonal – ovula
1 ovulë përmban 150 mg ekonazol nitrat.
Përbërësit e tjerë janë baza yndyrore.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 10 ovula.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top