Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Enalapril (tableta)

Enalapril (tableta)

Enalapril

Veprimi
Enalaprili është prekursor i cili shndërrohet në formë aktive pas aktivizimit metabolik në enalaprilat.
Frenon enzimin e angjiotenzinës së konversionit, i cili katalizon konversionin e angjiotenzinës I në angjiotenzinë II.
Enalaprili gradualisht zvogëlon shtypjen arteriale, kurse frekuenca e zemrës dhe vëllimi minutar mbesin të pandryshuar.

Indikimet

  • Hipertensioni arterial primar,
  • hipertensioni sekondar gjatë sëmundjeve të veshkave (gjithashtu pas insufiçiencës së veshkave dhe nefropatisë diabetike),
  • pamjaftueshmëria e zemrës,
  • krizat hipertensive dhe encefalopatitë hipertensive.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria e njohur ndaj enalaprilit ose metabolitit të tij enalaprilat.
Porfiria, shtatzënësia dhe gjidhënia.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Dozimi i përshtatet gjendjes së të sëmurit dhe nevojave të tij.
Nëse është e mundur i sëmuri mundësisht dy deri tri ditë para fillimit të mjekimit duhet të ndërpresë marrjen e diuretikëve, ose të zvogëlojë dozën e tyre dhe të ndërpresë dietën me kufizim kripe.
Mjekimi i hipertensionit, mjekimi i pamjaftueshmërisë së zemrës: doza individuale është 2,5 mg.
Pas marrjes së dozës së parë pacientin duhet të përcjellet së paku edhe 2 orë, përgjithësisht një orë pasi të stabilizohet shtypja arteriale.

Efektet anësore
Efektet anësore janë të lehta dhe kalimtare, për shkak të tyre terapia nuk duhet të ndërpritet.
Efekti anësor më i shpeshtë është hipotensioni (veçanërisht pas dozës së parë).

Shtatzënësia dhe gjidhënia
Kundërindikohet gjatë shtatzënësisë (sidomos në tremujorin e dytë dhe të tretë) dhe në periudhën e të ushqyerit të fëmijëve me gji.

Ruajtja
Bari ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 C, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.
Të mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari mund të jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 5 mg, 10 mg dhe 20 mg.

  • efektet anesore te enalapril
  • enalapril 10mg
  • enalapril 5mg
  • enalpril 20mg
  • encefalopatitë hipertensive
  • Hipertensioni arterial primar
  • hipertensioni sekondar gjatë sëmundjeve të veshkave
  • krizat hipertensive
  • menyra e perdorimit te Enalapril
  • pamjaftueshmëria e zemrës
  • zvogëlon shtypjen arteriale
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes