Enap-H 10mg/25 mg, Enap-HL 20mg/12.5mg Reviewed by Momizat on . Enap - H® 10 mg / 25 mg tableta Enap - HL 20 mg / 12,5 mg tableta Enalapril maleat / hidroklorotiozid FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN   Lexojeni me k Enap - H® 10 mg / 25 mg tableta Enap - HL 20 mg / 12,5 mg tableta Enalapril maleat / hidroklorotiozid FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN   Lexojeni me k Rating: 0
You Are Here: Home » E » Enap-H 10mg/25 mg, Enap-HL 20mg/12.5mg

Enap-H 10mg/25 mg, Enap-HL 20mg/12.5mg

Enap – H® 10 mg / 25 mg tableta
Enap – HL 20 mg / 12,5 mg tableta
Enalapril maleat / hidroklorotiozid

enap h

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN  
Lexojeni me kujdes fletëudhëzues përpara se të filloni të merrni barin.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin Mund duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Për më tepër informacion këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
  • Bari është përshkruar vetëm për ju, prandaj nuk duhet t’ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i rrezikshëm për ta edhe nëse manifestojnë simptoma të njëjta.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz, ose dalloni ndonjë efekt anësor që nuk është i përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  • Çfarë është Enap-H 10 mg / 25 mg dhe Enap-HL 20 mg / 12,5 mg dhe përse përdoret
  • Përpara se të merrni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
  • Si ta merrni Enap – H 10 mg / 25 mg dheEnap – HL 20 mg / 12,5 mg
  • Efektet anësore të mundshme
  • Si të ruhet Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
  • Informacione të mëtejshme

1. Çfarë është Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg dhe përse përdoret
Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë barna që përdoren për uljen e presionit të lartë të gjakut.
Enalaprili bën pjesë në grupin e frenuesve të enzimës konvertuese të angiotensinës ( ACE ), të cilët veprojnë duke zgjeruar enët e gjakut, për rrjedhojë reduktojnë presionin e gjakut dhe rrisin furnizimin me gjak dhe oksigjen të muskulit të zemrës dhe organeve të tjera.
Hidroklorotiazidi bën pjesë në grupin e barnave që rrisin ekskretimin e urinës ( diuretikët ).
Bari  rrit ekskretimin e urinës, duke ulur në këtë mënyrë presionin e gjakut.
Aktiviteti antihipertensiv i enalaprilit të kombinuar me hidroklorotiazidin është më i fuqishëm se aktiviteti i veçuar i përbërësve.
Mjeku ju ka përshkruar Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg sepse ju keni një gjendje të quajtur hipertension ose presion i lartë i gjakut.

2. Përpara se të merrni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
Mos merrni Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg:

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj enalapril maleatit, hidroklorotiazidit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të Enap-H 10 mg/25 mg dhe Enap-HL 20 mg/12,5 mg;
  • nëse keni pasur ndonjë reaksion alergjik të karakterizuar nga të kruajtura, enjtje, vështirësi në frymëmarrje, enjtje të duarve, fytyrës, buzëve, gojës, fytit dhe qepallave ( angioedema ) pas marrjes së barnave të ngjashëm;
  • nëse keni angioedemë të trashëguar ose angioedema të tjera, me shkaqe të panjohura;
  • nëse jeni të mbindjeshëm ndaj sulfonamideve (pyesni mjekun nëse nuk jeni i sigurt çfarë janë sulfonamidet );
  • nëse keni ngushtim të arteries që furnizon me gjak veshkat;
  • nëse keni retension urinar;
  • nëse jeni më shumë se tre muajshe shtatzënë ( shihni paragrafin Shtatzënia dhe ushqyerja me gji )
  • nëse jeni duke ushqyer me gji

Tregoni kujdes të veçantë me Enap-H 10 mg/25 mg dhe Enap-HL 20 mg/12,5 mg: 

  • nëse trajtoheni për sëmundje të veshkave;
  • nëse trajtoheni me hemodializë;
  • nëse trajtoheni për diabet;
  • nëse trajtoheni për sëmundje të mëlçisë;
  • nëse trajtoheni për podagër;
  • nëse trajtoheni për një sëmundje të njohur si lupus eritematoz;
  • nëse keni dëmtim të valvulave të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër të zemrës;
  • nëse jeni i mbindjeshëm ndaj grupit të sulfonamideve;
  • nëse jeni duke marrë diuretikë (barna për ekskretimin e urinës);
  • nëse keni të vjella ose diarre;
  • nëse keni vuajtur së fundmi prej diarresë dhe të vjellave të tepëruara;
  • nëse ju e dini se mund të keni vlera të rritura të acidit urik në gjak.

Përpara nië proçedure kirurgjikale ose anestezike (qoftë edhe dentisti), ju duhet të njoftoni mjekun se ju jeni duke marrë nië kombinim të enalaprilit me hidroklorotiazid.
Kur mjeku ju ka planifikuar për:

  • trajtim me hemodializë,
  • heqje të kolesterolit nga gjaku (aferezë),
  • trajtim desensibilizues (trajtim për të zvogëluar efektet e një alergjie ndaj pickimit të bletës ose grerëzës),
  • testet që kontrollojnë funksionet e gjendrave paratiroide (këto janë gjendra në qafë që kontrollojnë nivelin e kalciumit në gjakun tuaj) .
  • ju duhet të njoftoni mjekun që ju trajton se jeni duke marrë nië kombinim të enalaprilit me hidroklorotiazid.

Nëse ju keni angina pektoris dhe gjendja juaj është përkeqësuar kur keni marrë kombinim enalapril me hidroklorotiazid ju duhet të njoftoni mjekun tuaj.
Ju duhet të njoftoni mjekun nëse mendoni se jeni shtatzënë ose nëse planifikoni të ngeleni shtatzënë.
Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg nuk rekomandohen në shtatzëninë e hershme dhe mund të shkaktojnë dëmtime serioze tek fëmija nëse përdoret pas tre muajve të parë të shtatzënisë ( shih paragrafin Shtatzënia dhe ushqyerja me gji ).
Mos i jepni këtë bar fëmijëve sepse nuk ka të dhëna për efikasitetin dhe tolerancën e këtij bari  tek fëmijët.

Marrja e barnave të tjerë
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjerë, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Kjo i referohet kryesisht barnave të tjerë për trajtimin e hipertensionit, pamjaftueshmërisë së zemrës, diabetit dhe ato për ekskretimin e urinës.
Ju duhet të informoni mjekun nëse jeni në nië dietë pa kripë ose nëse jeni duke marrë tableta kaliumi, shtesa kaliumi, agjentë kalium-kursyes,ose agjentë që përmbajnë kalium.
Mjeku do të vendosë nëse ju mund të vazhdoni t’i merni këto agjentë apo të vazhdoni dietën tuaj ndërkohë që jeni duke marrë kombinimin fiks të enalaprilit me hidroklorotiazid.
Si përfundim, ju duhet të informoni mjekun nëse jeni duke marrë sedativë, hipnotikë, barna për trajtimin e reumatizmës, podagrës, çrregullimeve mendore, dëmtimeve gastrointestinale, barna për uljen e kolesterolit, barna për bronkitin kronik dhe/ose astmën, litium, barna për dhimbjen e kyçeve, aspirinë, agjentë imunosupresorë, barna për trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës.

Marrja e Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg/12,5 mg me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni barin gjatë ose pas ngrënies me pak lëngje.
Mos pini pije alkoolike gjatë trajtimit sepse mund tu shfaqen marrje mendsh dhe vertigo, veçanërisht kur ngriheni në këmbë.
Nëse ju shfaqet kjo, ju duhet të ndërprisni menjëherë pijen alkoolike.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Ju duhet të informoni mjekun nëse mendoni se jeni shtatzënë ose planifikoni të ngeleni shtatzënë.
Zakonisht, mjeku do ju këshillojë ju të merrni një bar tjetër në vend të Enap -H 10 mg / 25 mg Enap – HL 20 mg / 12,5 mg sepse Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg nuk rekomandohen në shtatzëninë e hershme, dhe mund të shkaktojnë dëmtime serioze tek fëmija nëse përdoren pas tre muajve të parë të shtatzënisë.
Nëse planifikoni shtatzëni, ju duhet të ndërroni tipin e trajtimit të presionit të lartë të gjakut.
Ju nuk duhet të merrni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë.
Mjeku normalisht duhet tu këshillojë të ndërprisni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg sa më shpejt që e merrni vesh që jeni shtatzënë.
Nëse ngeleni shtatzënë gjatë kohës që trajtoheni me Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg, informoni menjëherë mjekun.
Nënat që marrin kombinimin fiks të enalaprilit me hidroklortiazid janë të këshilluara ta ndërpresin mjekimin nëse ushqejnë me gji.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i nnakinerive
Veçanërisht në fillim të trajtimit, Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg mund të shkaktojnë ulje të presionit të gjakut dhe marrje mendsh në pacientë të veçantë dhe për rrjedhojë reduktojnë indirekt dhe përkohësisht aftësinë psikofizike për të drejtuar automjetin ose për të përdorur makineritë.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të veçantë të Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg 12,5 mg:
Enap – H 10 mg / 25 mg dite Enap – HL 20 mg / 12,5 mg përmbajnë laktozë.
Nëse ju është thënë nga mjeku se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, bisedoni me mjekun para s se të filloni të merrni këtë bar.

3. Si merret Enap-H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
Merreni gjithmonë Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg ekzaktësisht siç  ju ka thënë mjeku.
Nëse nuk jeni i sigurt duhet të pyesni mjekun ose farmacistin.
Doza e zakonshme është një tabletë në ditë.
Nëse është e nevojshme doza mund të rritet deri në dy tableta në ditë.
Nëse kohët e fundit jeni duke marrë diuretikë ( tableta për ekskretimin e urinës ), konsultohuni me mjekun përpara se të merrni këtë bar.
Trajtimi me diuretikë duhet të ndalojë 2 – 3 ditë përpara se të fillojë trajtimi me Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg.
Diuretikët tiazidikë mund të mos jenë të përshtatshëm për pacientët me prekje të funksionit renal; ato janë joefektive në pacientët me klirens të kreatininës 0,5 ml / s ose më të ulët ( p.sh. në dëmtimet e moderuara dhe të rënda renale ).
Në pacientët me klirens të kreatininës midis 0,5 ml / s dhe 1,3 ml / s, është e këshillueshme të fillohet trajtimi me një dozë të përshtatshme të substancës aktive.
Merreni tabletën e plotë, qoftë gjatë ose pas ngrënijes, me pak lëngje.
Vendosni një rregull në marrjen e barit, më e mira është në mëngjes, në të njëjtën orë çdo ditë.
Nëse keni përshtypjen se efekti i Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg është shumë i fortë ose shumë i dobët, informoni mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg më shumë se ju duhet
Shenjat më të shpeshta të mbidozimit janë nauzea, rritje e të rrahurave të zemrës, marrje mendsh dhe gjendje të fikti, e cila vjen nga ulja jonormale e presionit të gjakut ( hipotension ).
Nëse keni marrë gabimisht shumë tableta, kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ju harroni të merrni Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
Nëse ju keni harruar të merrni një dozë të barit, merreni  dozën tjetër si zakonisht, por sigurohuni që të keni informuar mjekun.
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.

Nëse ju ndërprisni marrjen e Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
Pas ndërprerjes së trajtimit, presioni i gjakut mund të rritet me kalimin e kohës, çka rrit riskun për komplikacione nga presioni i lartë i gjakut, kryesisht në zemër, tru dhe veshka.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjitha barnat, Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg mund të shkaktojnë efekte anësore etj, gjithsesi jo çdokush mund t’i ketë ato.
Ju duhet të ndaloni marrjen e barit dhe të kërkoni kujdes të menjëhershëm nëse ju fillojnë të kruajtura, frymëmarrje të shpejtuara dhe vështirësi në frymëmarrje, nëse ju shfaqet rash kutan i rëndë ose enjtje e duarve, gojës, fytit, fytyrës dhe syve.
Është shumë e rëndësishme që ju të ndaloni menjëherë marrjen e barit dhe të shkoni tek mjeku nëse keni marrje mendsh dhe vertigo ( veçanërisht në fillim të trajtimit, kur rrisni dozën ose kur ngriheni ne këmbë ).
Efekte anësore shumë të shpeshta ( 1 ose më shumë raste në 10 përdorues ) janë marrje mendsh dhe lodhje.
Efekte anësore të zakonshme ( 1 ose më shumë raste në 100 përdorues dhe më pak se 1 rast në 10 përdorues ) janë dhimbje koke, kollë, nauze, krampe muskulore, presion i ulët i gjakut kur ngrihesh në këmbë dhe dobësi.
Efekte anësore jo të zakonshme ( 1 ose më shumë raste në 1000 përdorues dhe më pak se 1 rast në 100 përdorues ) janë gjendje të fikti ( sinkop ), rrahje zemre të shpeshta dhe goditëse ( palpitacione ), rrahje zemre të shpeshta, dhimbje gjoksi, presion i ulët gjaku, therje, vertigo, zhurmë në vesh, vështirësi në frymëmarrje ( dispne ), diarre, të vjella, çrregullime digjestive ( dispepsi ), dhimbje abdominale, grumbullime të gazit në zorrë ( flatulencë ), konstipacion, tharje goje, dëmtim të funksionit të veshkave, pamjaftueshmëri renale, rash, të kruajtura, djersitje, sindromi Stevens-Johnson, dhimbje të artikulacioneve, podagër, impotencë, rënie e libidos, përgjumje, dremitje dhe nervozizëm.
Efekte anësore të rralla ( 1 ose më shumë raste në 10,000 përdorues dhe më pak se 1 rast në 1000 përdorues ) janë çrregullimet në formulën e gjakut ( neutropeni, hipohemoglobinemi, rënie e hematokritit, trombocitopeni, leukopeni ), frenim i palcës së kockave dhe hiperndjeshmëri / angioedema.
Duhet të raportohet edhe nië kompleks simptomash: temperaturë, serosit, vaskulit, mialgji / miozit, artralgji / artriti, rritje e titrit të antitrupave antinuklear ( ANA ), rritje e sedimentit eritrocitar, eozinofili dhe leukocitozë.
Nëse ndonjë nga efekte anësore bëhet serioz, ose vini re ndonje efekt që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Si te ruhet Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Ruajeni nga lagështira.
Mbajeni nën 25°C.
Mos e përdorni Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin ku duhet të hidhen barnat që nuk përdoren për nië kohë të gjatë.
Këto masa na ndihmojnë për të mbrojtur mjedisin.

6. Informacione te mëtejshme Çfarë përmban Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg
• substancat aktive janë enalapril maleat dhe hidroklorotiazid.
Çdo tabletë Enap – H 10 mg / 25 mg përmban 10 mg enalapril maleat, i cili është ekuivalent me 7,64 mg enalapril, dhe 25 mg hidroklorotiazid.
Çdo tabletë Enap – HL 20 mg / 12,5 mg përmban 20 mg enalapril maleat, i cili është ekuivalent me 15,29 mg enalapril, dhe 12,5 mg hidroklorotiazid.
• Përbërësit e tjerë të tabletave Enap-H 10 mg/25 mg janë laktozë monohidrat, ngjyrues kinolon i verdhë ( E104 ), niseshte misri, niseshte e prexhelatinizuar, pudër, hidrogjen karbonat natriumi, stearat magnezi.
• Përbërësit e tjerë të tabletave Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë laktozë monohidrat, niseshte misri, hidrogjeno karbonat natriumi, niseshte e prexhelatinizuar, pucier, stearat magnezi.

Si duken Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg dhe përmbajtja e paketitmit
Tabletat e Enap – H 10 mg / 25 mg janë të verdha, të rrumbullakta, të sheshta, të shënjuara nga njëra anë. Vija ndarëse nuk shërben për të ndarë tabletën.
Tabletat Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë të bardha, të rrumbullakta, të sheshta , të shënjuara nga njëra anë.
Vija ndarëse nuk shërben për të ndarë tabletën.
Tabletat Enap – H 10 mg / 25 mg janë të disponueshme në paketim me nga 20 ( 2 x 10 ) dhe 90 ( 9 x 10 ) tableta në paketim në blistera.
Tabletat Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë të disponueshme në paketim me nga 20 ( 2 x 10 ), tableta në paketim në blistera.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimit
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.
Prodhuesi dhe zotuesi i Autorizimit për tregëtim: KRKA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top