Enap 5mg, 10 mg, 20 mg Reviewed by Momizat on . Enap® tableta 5 mg Enap® tableta 10 mg Enap® tableta 20 mg Enalapril   Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar. Ru Enap® tableta 5 mg Enap® tableta 10 mg Enap® tableta 20 mg Enalapril   Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar. Ru Rating: 0
You Are Here: Home » E » Enap 5mg, 10 mg, 20 mg

Enap 5mg, 10 mg, 20 mg

Enap® tableta 5 mg
Enap® tableta 10 mg
Enap® tableta 20 mg
Enalapril

enap

 

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund tu duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutem pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ty dhe ju nuk duhet tua jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe pse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Enap
  2. Përpara se të merrni Enap
  3. Si merret Enap
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Ruajtja e Enap

Substanca aktive është enalapril maleat.
Përbërësit e tjerë të tabletave Enap 5 mg janë monohidrat laktozë, hidroksipropilcelulozë, niseshte misri, hidrogjen karbonat natriumi, talk, stearat magnesiumi.
Përbërësit e tjerë të tabletave Enap 10 mg dhe 20 mg janë monohidrat laktoze, niseshte misri, hidrogjen karbonat natriumi, talk, stearat magnezi, oksid hekuri ( E172 ).

1. Çfarë është dhe përse përdoret Enap
Çdo tabletë përmban 5 mg, 10 mg ose 20 mg enalapril maleat.
Tabletat Enap të të gjitha formëdozave janë të disponueshme në kuti me 20 tableta në paketim blister.
Kutitë përmbajnë 2 pako blistera me 10 tableta.
Tabletat 5 mg janë të bardha, të rrumbullakta, të sheshta dhe të shënuara nga njëra anë.
Tabletat 10 mg janë të kuqe-në kafe, të rrumbullakta të sheshta, të shënuara nga njëra anë.
Tabletat 20 mg janë portokalli e lehtë, të rrumbullakta, të sheshta, të shënuara nga njëra anë.
Enapi bën pjesë në grupin e frenuesve të enzimës angiotensin – konvertazë ( ACE ).
Ky bar vepron duke zgjeruar enët e gjakut, çka redukton presionin e gjakut.
Në pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës, Enap përmirëson funksionin e zemrës.

Enap është menduar për:

  • trajtimin e presionit të rritur të gjakut,
  • trajtimin e pamjaftueshmërisë së zemrës,
  • parandalimin e keqësimit të pamjaftueshmërisë së zemrës dhe vonesën e zhvillimit të simptomave në pacientët me stad të hershëm të pamjaftueshmërisë së zemrës; në periudhën kur simptomat nuk janë ende të zhvilluara,
  • parandalimi i ndodhjes së papritur të komplikacioneve të rënda të zemrës ( ngjarjet ishemike të koronareve ) në pacientët me disfunksion të ventrikulit të majtë.

2. Përpara se të merrni Enap

Mos merrni Enap:

  • nëse jeni i mbindjeshëm ndaj enalapril maleatit, ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Enap ose ndaj ndonjë frenuesi tjetër të ACE;
  • nëse përdorimi i frenuesve të tjerë të ACE ka shkaktuar një reaksion mbindjeshmërie me enjtje të papritur të buzëve dhe fytyrës, qafës, ndoshta duarve dhe këmbëve, ose nëse është shfaqur vështirësi në frymëmarrje ose ngjirje zëri ( angioedema );
  • nëse keni angioedemë të trashëguar ose ndonjë angioedemë tjetër pa shkak të njohur;
  • nëse jeni shtatzënë më shumë se 3 muajshe ( gjithashtu është mirë të evitoni Enapin në shtatzëninë e hershme — shih seksionin shtatzënia ).

nëse ju ndodh ndonjë nga situatat e mëposhtme, njoftoni mjekun.

Tregoni kujdes të veçantë me Enap:

  • nëse trajtoheni për sëmundje të veshkave, nëse trajtoheni me hemodializë, nëse jeni duke marrë diutretikë, nëse jeni në dietë pa kripë, nëse jeni duke marrë shtesa kaliumi, barna kursyes të kaliumit ose kripëra zëvendësuese që përmbajnë kalium, ose nëse keni vuajtur kohët e fundit nga të vjella dhe diarre të theksuar;
  • nëse jeni duke marrë barna për sëmundje të valvulave të zemrës ose për ndonjë sëmundje tjetër të zemrës;
  • nëse keni presion të ulët të gjakut ( nëse keni shpesh ndjenjë të fikti ose keni marramendje, veçanërisht kur ngriheni );
  • nëse kohët e fundit keni kryer transplant të veshkave dhe jeni duke marrë barna që parandalojnë flakjen e organit;
  • nëse keni ndonjë sëmundje tjetër imune ose alergji;
  • nëse keni pasur reaksione alergjike me enjtje të buzëve, gjuhës dhe / ose qiellzës dhe vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje;
  • nëse jeni duke u trajtuar për diabet;
  • nëse ju shfaqet verdhëza;
  • nëse ju shfaqet kollë e thatë, e zgjatur dhe persistente;
  • nëse jeni duke marrë litium;
  • kur mjeku juaj ( ose dentisti ) planifikojnë një proçedurë kirugjikale ose anestezie, trajtim me hemodializë ose ndonjë formë tjetër të proçedurës së pastrimit të gjakut ( aferezë ), ose trajtim të hiperndjeshmërisë ( desensibilizim ) me grenzë ose helm blete, njoftoni mjekun se jeni duke marrë enalapril.

Ju duhet të njoftoni mjekun nëse mendoni se jeni ( ose mund të ngeleni ) shtatzënë.

Enap nuk rekomandohet në shtatzëninë e hershme, dhe nuk duhet të merret nëse jeni më shumë se 3 muajshe shtatzënë, sepse ato mund të shkaktojnë efekte të dëmshme serioze serioze tek fëmija nëse përdoren në këtë fazë ( shih paragrafin shtatzënia ).

Marrja e Enap-it me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni barin para, gjatë ose pas buke, por pijet alkolike nuk rekomandohen gjatë trajtimit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Shtatzënia
Ju duhet të njoftoni mjekun nëse mendoni se jeni ( ose mund të ngeleni ) shtatzënë.
Normalisht mjeku duhet tu këshilloj që ta ndaloni marrjen e Enap-it përpara se të ngeleni shtatzënë ose sa më shpejt pasi të merrni vesh që jeni shtatzënë dhe do t’ju këshillojë që të merrni tjetër bar në vend të Enap-it.
Enap nuk rekomandohet për shtatzëninë e hershme, dhe nuk duhet të merret kur je më shumë se tre muajshe shtatzënë, sepse mund të shkaktojë dëmtime serioze tek fëmija nëse merret pas muajit të tretë të shtatzënisë.

Ushqyerja me gji
Pyesni mjekun nëse jeni duke ushqyer me gji apo do të filloni të ushqeni me gji.
Ushqyrja me gji e fëmijëve të porsalindur ( javët e para pas lindjes ), dhe veçanërisht e bebeve premature, nuk rekomandohet ndërsa jeni duke marrë Enap.
Në rast se bebi është më i madh mjeku duhet tu këshillojë për përfitimet dhe risqet e marrjes së Enap ndërsa jeni duke ushqyer me gji, krahasuar me trajtimet e tjera.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Përgjigjet individuale ndaj trajtimit mund të variojnë.
Derisa të zbuloni sesi është përgjigja juaj ndaj trajtimit mos drejtoni automjete dhe mos përdorni makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Enap
Enap përmban laktozë.
Nëse keni intolerancë ndaj sheqernave, pyesni mjekun.

Marrja me barna të tjera
Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato që merren pa përshkrimin e mjekut.
Kjo aplikohet veçanërisht kur janë përdorur barna të tjerë për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, pamjaftueshmërisë së zemrës, diuretikë, tableta kaliumi, barna për trajtimin e dhimbjeve të kyçeve, aspirina, barna për trajtimin e çrregullimeve mendore ( pëfshirë litium ), ose barna për trajtimin e diabetit.
Marrja e njëkohshme e enalaprilit me disa barna të tjerë për trajtimin e sëmundjeve të mësipërme mund të dobësojë veprimin e këtyre barnave ose të potencojë efektet e tyre anësore, ndikon në efektet e enalaprilit ose rrit riskun për dëmtim të funksionit të veshkave.
Përpara se mjeku të përshkruajë për ju çdo lloj bari, thuajini atij  / asaj që jeni duke marrë enalapril.
Pijet alkoolike nuk janë të rekomanduara gjatë trajtimit me enalapril sepse alkooli potencon veprimin e enalaprilit në reduktimin e presionit të gjakut.

3. Si merret Enap
Merreni gjithmonë Enap ekzaktësisht siç ju ka instruktuar mjeku.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.

Trajtimi i presionit të rritur të gjakut
Doza e zakonshme fillestare për trajtimin e presionit të lartë të gjakut është 5 mg deri 20 mg.
Merreni barin një herë në ditë.
Doza fillestare e trajtimit të pacientëve me presion të gjakut lehtësisht të rritur është 5 mg deri 10 mg në ditë.
Doza maksimale ditore mbajtëse është 40 mg.
Nëse jeni duke marrë doza të larta të tabletave të urinimit ( diuretikë ) përpara se të filloni trajtimin me enalapril, doza fillestare e rekomanduar është 5 mg ose më pak.
Nëse është e mundur, mjeku do tua heq diuretikun dy deri tre ditë përpara se të filloni trajtimin me enalapril.

Trajtimi i pamjaftueshmërisë së zemrës / parandalimi i dëmtimit të funksionit të zemrës
Doza e zakonshme fillestare është 2,5 mg një herë ne ditë.
Doza mund të rritet gradualisht deri në dozën e zakonshme mbajtëse 20 mg të dhënë në një dozë të vetme ose në dy doza të ndara.
Doza maksimale ditore është 40 mg e dhënë në dy doza të ndara.

Dozimi në pacientët me dëmtim të funksionit të veshkave
Dozimi përcaktohet nga mjeku në përputhje me shkallën e dëmtimit të veshkave.

Pacientët në hemodializë
Merrni 2,5 mg Enap në ditën e hemodializës; në ditët e tjera, mjeku do të përshtasë dozën në përputhje me nivelin e presionit të gjakut.
Dozimi për fëmijët do të përcaktohet nga mjeku.
Tregoni kujdes të veçantë kur merrni dozën fillestare dhe dozën e parë të madhe.
Nëse keni marrje mendsh ose vertigo, kontaktoni menjëherë mjekun.
Nëse keni përshtypjen se efektet e Enap janë më të forta ose një të dobëta, pyesni mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni Enap më shumë se ju duhet
Shenjat më të shpeshta të një mbidozimi janë reduktim i theksuar i presionit të gjakut ( hipotension ).
Në të tillë rast, shtrihuni, mbajeni kokën poshtë dhe njoftoni mjekun.
Nëse një fëmijë ka marrë aksidentalisht këtë bar, kontaktoni mjekun.
Nëse harroni të merrni Enap Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.

Efektet kur ndërpritet trajtimi me Enap
Pas ndërprerjes së trajtimit, presioni i gjakut mund të rritet përsëri me kalimin e kohës dhe për rrjedhojë edhe risku për komplikacione hipertensive, veçanërisht në zemër, tru dhe veshka.
Pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës mund të kërkojnë shtrim në spital për shkak të keqësimit të gjëndjes së tyre.

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjitha barnat, Enap mund të shkaktojë efekte anësore.
Efektet anësore më të shpeshta janë vertigo, dhimbje koke, lodhje, dobësim dhe etje, kollë irrituese.
Efektet e tjera anësore, të cilat shfaqen më rrallë, përfshijnë marrje mendsh për shkak të reduktimit të presionit të gjakut, humbje të ndërgjegjes, nauze, diarre, krampe muskulare dhe rash.
Kur ngriheni papritur, ju mund të ndiheni i trullosur për shkak të rënies së presionit të gjakut.

Ndaloni marrjen e barit dhe informoni menjëherë mjekun nëse provoni:

  • shtim ose parregullsi të të rrahurave të zemrës,
  • temperaturë të papritur, ethe, vështirësi në gëlltitje.
  • enjtje e papritur e buzëve dhe fytyrës, qafës, ndoshta duarve dhe këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe ngjirje zëri,
  • dobësim i muskulaturës, krampe,
  • rash në lëkurë, të kruara të theksuara të lëkurës,
  • rënie e urinimit, enjtje e nyjeve të këmbës,
  • zverdhje.

Nëse efektet anësore bëhen serioze, ose vini ne ndonjë efekt anësor tjetër që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajta e Enap
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nga lagështira.
Mbajeni nën 25°C.

Data e skadimit
Mos e përdorni pas datës së skadimit të shënuar në paketim.

Informacion mbi përshkrimin
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.                       KRKA

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top