Enterogermina (kapsula, flakone) Reviewed by Momizat on . Enterogermina (kapsula, flakone) ENTEROGERMINA 2 miliardë kapsula të forta. Spore të B. clausii poliantibiotik rezistent. PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË Enterogermina (kapsula, flakone) ENTEROGERMINA 2 miliardë kapsula të forta. Spore të B. clausii poliantibiotik rezistent. PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË Rating: 0
You Are Here: Home » E » Enterogermina (kapsula, flakone)

Enterogermina (kapsula, flakone)

Enterogermina (kapsula, flakone)

enterogermina

ENTEROGERMINA 2 miliardë kapsula të forta.
Spore të B. clausii poliantibiotik rezistent.

PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË GJITHA INFORMACIONET E PËRMBAJTURA NË FLETËN INFORMUESE.

Ky është një bar për vetëmjekim, i cili mund të përdoret për të kuruar shqetësime të lehta dhe kalimtare, që shihen qartë dhe zgjidhen pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut.
Pra mund të blihet pa recetë, por duhet të përdoret në mënyrë korrekte me qëllim që të jetë efikas dhe të reduktohen efektet e padëshirueshme.
Për informacione të mëtejshme dhe për këshilla drejtohuni farmacistit.
Këshillohuni me mjekun nëse shqetësimi nuk kalon pas një periudhe të shkurtër përdorimi.

Përbërja
Çdo flakon përmban:
Përbërës aktivë: 2 miliard spore të Bacillus clausii poliantibiotik rezistent.
Lëndë të tjera joaktive: ujë i filtruar.

Çdo kapsulë përmban:
Përbërës aktivë: 2 miliardë spore të Bacillus clausii poliantibiotik rezistent.
Lëndë të tjera joaktive: kaolin, celulozë mikrokristaline, magnez stearat, xhelatinë, dyoksid titani (E171), ujë i filtruar.
Poliantibiotik rezistent do të thotë rezistent ndaj disa antibiotikësh.
Është karakteristikë jashtëzakonisht e rëndësishme e Enterogermina-s, sepse mundëson marrjen e saj edhe gjatë kurimit me antibiotikë, me qëllim që ta parandalojë prishjen e ekuilibrit të florës intestinale të shkaktuar nga vetë antibiotikët si (penicilina, cefalosporina, tetraciklinat, makrolidet, aminoglikosidet, novobiocina, kloramfenikoli, tiamfenikoli, linkomicina, isoniazidet, cikloserina, rifampicina, acid nalidiksik e acid pipemidik).

Pamja
Flakone të vogla
Enterogermina paraqitet në formë të lëngshme dhe është në dispozicion në dy paketime që përmbajnë
10 ose 20 flakone të vogla prej 5 mililitra.

Kapsulat
Enterogermina paraqitet në formë kapsule dhe është në dispozicion në dy paketime që përmbajnë 12 o 24 kapsula.

Çfarë është Enterogermina
Enterogermina është një antidismikrobik intestinal, do të thotë që përmban mikroorganizma kundër diarresë, pra një bar për trajtimin e ndryshimeve të florës bakteriologjike intestinale.

Përse përdoret
Enterogermina përdoret për kurimin dhe parandalimin e ndryshimeve të florës bakteriologjike intestinale. Enterogermina rivendos ekuilibrin e florës intestinale të prishur gjatë kurimit me antibiotikë ose kimioterapi, duke kontribuar në korrigjimin e disvitaminozës (domethënë prishjes së ekuilibrit të prodhimit dhe absorbimit të vitaminave).
Enterogermina 2 miliardë/ 5 ml preparat nga goja mund të përdoret edhe tek foshnjat e gjirit për të kuruar shqetësime gastrointestinale akute dhe kronike, të shkaktuara si nga helmimet, ashtu edhe nga ndryshimi i florës bakteriologjike të shoqëruar me prishjen e ekuilibrit të prodhimit dhe absorbimit të vitaminave.

Kur nuk duhet përdorur
Hipersensibilitet ndaj përbërësve aktivë ose secilës nga lëndët joaktive.

Si duhet vepruar gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji fëmijës
Enterogermina mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji fëmijës.

Masat gjatë përdorimit
Gjatë kurimit me antibiotikë këshillohet marrja e Enterogermina-s në intervalin ndërmjet dy marrjeve të antibiotikut.

Cilat barna dhe ushqime mund t’ia ndryshojnë efektin këtij bari
Nuk njihen barna ose ushqime që mund t’ia ndryshojnë efektin e Enterogermines.
Në rast se po merrni barna të tjera, këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Është e rëndësishme të dini se:
Në rast se shikoni copëza, domethënë grimca shumë të vogla në flakonet e vogla të Enterogermina, kjo nuk tregon se prodhimi është prishur, por bëhet fjalë për një bashkim të sporeve të Bacillus clausii.

Shënime të edukimit shëndetësor
Flora bakteriologjike intestinale ngre një barrierë të vërtetë mbrojtëse ndaj baktereve të dëmshme. Ekuilibri i florës mund të dëmtohet nga infeksione intestinale, helmime, çrregullime ushqimore, ndryshime të dietës, përdorim të antibiotikëve.
Ky çrregullim shfaqet me diarre, dhimbje të barkut, rritje të ajrit në zorrë.

Si duhet përdorur ky bar
Sasia
Të rriturit: 2 – 3 flakone të vogla në ditë ose 2 – 3 kapsula në ditë.
Fëmijët: 1 – 2 flakone të vogla në ditë ose 1 – 2 kapsula në ditë.
Foshnjat e gjirit: 1 – 2 flakone të vogla në ditë.
Kujdes: mos kaloni dozat e treguara pa këshillën e mjekut.

Kur dhe për sa kohë
Merreni barin Enterogermina në intervale të rregullta gjatë ditës.
Këshillohuni me Mjekun nëse shqetësimi përsëritet ose vini re çdo ndryshim të ri në karakteristikat e tij.
Kujdes: përdoreni vetëm për një periudhë të shkurtër kurimi.

Si përdoret
Flakonet e vogla
Këshillohet të tundet para përdorimit.
Për hapjen e flakonit rrotulloni pjesën e sipërme dhe shkëputeni.
Përmbajtja mund të pihet siç është ose të tretet në ujë o lëngje të tjera (si qumësht, çaj, arançatë).
Mbasi të hapet, bari duhet të pihet brenda një kohe të shkurtër për të evituar ndotjen e preparatit.

Kapsulat
Gëlltisni kapsulat duke i shoqëruar me ujë ose pije të tjera. Këshillohet përdorimi i preparatit nga goja, sidomos tek fëmijët e vegjël, në rast vështirësie të gëlltitjes së kapsulave.

Si duhet të veproni nëse keni marrë një dozë të tepërt të barit
Doza të tepruara të Enterogermina normalisht nuk shkaktojnë efekte anësore.
Megjithatë është mire t’i përmbaheni dozave të këshilluara.

Si duhet të veproni nëse keni harruar të merrni një ose më tepër doza
Nuk krijon probleme.
Duhet kujtuar se marrja korrekte dhe e kujdesshme e barit ndihmon efektin kurues.

Efektet që shkakton ndërprerja e kurës
Nuk shfaqen efekte te veçanta, me përjashtim të mungesës së efektit shërues.

Efekte të padëshiruara
Nuk njihen efekte të padëshirueshme.
Është e rëndësishme të njoftohet mjeku ose farmacisti për shfaqjen e efekteve të padëshiruara që nuk përshkruhen në këtë fletë informuese.
Kërkojeni dhe plotësojeni skedën e sinjalizimit të Efekteve të Padëshiruara që ndodhet në farmaci
(modeli B).

Skadimi dhe ruajtja
Flakonet e vogla Enterogermina e ruajnë vlerën e tyre për një periudhë 2 vjeçare.
Kapsulat Enterogermina e ruajnë vlerën për një periudhë 3 vjeçare.

Kujdes: mos e përdorni barin pas datës së skadimit të treguar në kuti.
Data e skadimit i referohet prodhimit të pahapur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.
Të mbahet në temperaturë që nuk kalon 30° C.

MBAJENI BARIN LARG, NË MËNYRË QË FËMIJËT TË MOS KENË MUNDËSI TA MARRIN
Është e rëndësishme të keni gjithmonë në dispozicion informacionet për barin.
Për këtë arsye ruajeni kutinë dhe fletën informuese.

Tags: , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top