Equiton (solucion) Reviewed by Momizat on . Equiton (solucion) Përbërja  100 ml solucion përmban: pilocarpine hydrochloride 1.0 g; maleat timololi 0.5 g dhe ekscipientë të tjerë. Forma farmaceutike: Pika Equiton (solucion) Përbërja  100 ml solucion përmban: pilocarpine hydrochloride 1.0 g; maleat timololi 0.5 g dhe ekscipientë të tjerë. Forma farmaceutike: Pika Rating: 0
You Are Here: Home » E » Equiton (solucion)

Equiton (solucion)

Equiton (solucion)

equiton

Përbërja 
100 ml solucion përmban: pilocarpine hydrochloride 1.0 g; maleat timololi 0.5 g dhe ekscipientë të tjerë.

Forma farmaceutike: Pika për sy 5 ml.

Produkt oftalmologjik kundër glaukomës, miotik dhe beta-bllokues.
Solucioni i pilocarpinës është i indikuar për reduktimin e presionit të rritur intraokular.

Indikacionet

  • Glaukoma me kënd të hapur;
  • Hipertensioni okular;
  • Gjendjet akute të glaukomës me kënd të mbyllur;
  • Parandalim i presionit të rritur intraokular postoperative, kryesisht pas kirurgjisë me laser;
  • Induksionin e miozës.

Doza dhe administrimi
Në glaukomën me kënd të hapur dhe hipertensionin e syrit.
Një-dy pika pilokarpinë 0.5% ose 1% duhet të aplikohen lokalisht në sy çdo 12 orë.
Për pacientët të cilët e kanë për herë të parë, këshillohet fillimi me dozën më të vogël të ketij preparati.
Për të limituar ekspozimin sistemik të pilokarpinës, pacienti duhet udhëzuar të kryejë okluzionin punktal të syrit për 2 minuta pasi ka administruar preparatin.

Glaukoma akute me kënd të mbyllur
Para se të nisë aplikimi i pilokarpinës, tek këta pacientë këshillohet së pari përdorimi i agjentëve hiperosmolar dhe suprimues për të ulur presionin intraokular nën 50 mmHg dhe reduktuar isheminë e irisit. Për menaxhimin e gjëndjes akute të glaukomës me kend të mbyllur, fillohet me një pikë pilokarpine 1% e aplikuar në sy deri në tre herë brenda 30 min.

Prevenimi i presionit intraokular të rritur
Një-dy pika pilokarpine 0.5% ose 1% (ose dy pika me diference kohore 5 min nga njëra tjetra) duhet të aplikohen lokalisht në sy 15-60 min para ndërhyrjes kirurgjikal.

Induktimi i miozës
Një pikë pilokarpinë 0.5% ose 1% (ose dy pika me diferencë kohore 5 min nga njëra tjetra) duhet të aplikohet lokalisht në sy.

Përdorimi me preparate të tjera për syrin
Pilokarpina mund të përdoret në kombinim me beta-bllokues, inhibitoret e anhidrazes karbonike, agjentët simpatomimetikë ose hiperosmolare.
Nëse do të përdoret më shumë se një preparat për syrin, atëhere preparatet duhet të përdoren me një diferencë kohore 5 min nga njëra tjetra.

Përdorimi në pacientët pediatrikë
Në fëmijë nën 2 vjeç, një pikë pilokarpinë 1% duhet të aplikohet lokalisht në sy, çdo 12 orë. Fëmijët mbi 2 vjeç, dozohen si tv rriturit.
Për induktimin e miozës përpara goniotomisë ose trabekulotomisë në fëmijë, një pikë pilokarpinë 1% ose 2% duhet të aplikohet lokalisht në sy 15-60 min para ndërhyrjes kirurgjikal.

Efektet anësore
Nuk jane vënë re shumë efekte anësore, por ato të dokumentuara në mbi 5% të pacientëve të cilët kanë përdorur pilokarpinën është vënë re; dhimbje koke, ndryshime të akomodimit, shikim i turbullt, irritim të syrit dhe dhimbje të tij.

Ndërveprime me barnat
Nuk njihen.

Kujdes!
Të ruhet në temperaturë 15°- 25°C dhe të ruhet nga ngrirja.

 

 

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top