Eritromicine 250mg Reviewed by Momizat on . Eritromicine Tableta – 250 mg (Eritromicin estolat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues Eritromicine Tableta – 250 mg (Eritromicin estolat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues Rating: 0
You Are Here: Home » E » Eritromicine 250mg

Eritromicine 250mg

Eritromicine
Tableta – 250 mg
(Eritromicin estolat)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Eritromicine dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Eritromicine
3. Si ta merrni Eritromicine?
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Eritromicine?
6. Informacion i mëtejshëm.
1 ÇFARË ËSHTË ERITROMICINE DHE PËRSE PËRDORET?
Eritromicine, është një antibiotik që i përket një grupi barnash të quajtura makrolide.
Këta antibiotikë e kryejnë veprimin duke vrarë ose duke ndaluar shtimin e baktereve që
po shkaktojnë infeksion tek ju. Eritromicine, ashtu si antibiotikët e tjerë, nuk vepron ndaj
infeksioneve virale siç është gripi.
Eritromicina përdoret për të trajtuar infeksione në pjesë të ndryshme të trupit të
shkaktuara nga baktere, për shembull:
• alternativë e penicilinës në rastet me mbindjeshmëri ndaj kësaj të fundit;
• difteri dhe kollë e mirë;
• sëmundje e Legionnaire;
• bronkit akut (infeksion i bronkeve që shkakton kollë);
• pneumoni (infeksion i mushkërive i karakterizuar nga temperaturë, pafuqi,
dhimbje koke);
• enterit dhe kampilobakter;
• uretrit jogonokoksik, prostatit kronik;
• sifiliz, akne vulgaris dhe rozacea.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Eritromicine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Eritromicine.
2. PËRPARA SE TË MERRNI ERITROMICINE
Mos merrni Eritromicine në qoftë se:
• jeni alergjik ndaj eritromicinës ose ndaj ndonjë antibiotiku tjetër makrolid p.sh.:
azitromicin, klaritromicin ose roksitromicin;
• jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të këtij
fletëudhëzuesi;
• keni histori për sëmundje gastrointestinale;
• keni probleme të rënda me mëlçinë ose me tëmthin;
• keni probleme me dëgjimin.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Eritromicine
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
- jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën klasë
barnash me eritromicinën;
- planifikoni një shtatzëni gjatë kohës që jeni duke përdorur Eritromicine;
- jeni duke ushqyer foshnjen me gji ose po planifikoni të ushqeni foshnjen me gji.
Eritromicina kalon në qumështin e gjirit. Mjeku juaj do të diskutojë rreziqet dhe përfitimet
e përdorimit të saj gjatë ushqimit të foshnjes me gji;
- keni ose keni pasur ndonjë problem shëndetësor, në veçanti të mëposhtmet:
 funksion të dëmtuar hepatik dhe biliar;
 si dhe në qoftë se përdorni barna hepatotoksike.
Marrja e Eritromicine me ushqim dhe pije
Ushqimi nuk ndikon në përthithjen e estolatit të eritromicinës.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Si shumica e barnave të këtij lloji, Eritromicine nuk është mirë të
përdoret gjatë shtatzënisë. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe
përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen më qumësht gjiri.
Eritromicina kalon në qumështin e gjirit. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi
rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji
apo keni në plan ta bëni këtë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive
derisa të shihni se si Eritromicine ndikon tek ju. Eritromicine mund të shkaktojë
marramendje ose trullosje në disa pacientë, veçanërisht pas marrjes së dozës së parë.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke
marrë ndonjë prej këtyre barnave:
 teofilinë, një bar i përdorur për trajtimin e astmës;
 disa barna për trajtimin e migrenës si ergotamina ose dihidroergotamina;
 karbamazepinë, një bar i përdorur për trajtimin e epilepsisë;
 terfenadinë dhe astemizol, barna të përdorura për trajtimin e alergjive;
 varfarinë, një bar që përdoret për parandalimin e trombeve në gjak;
 digoksinë, një bar i përdorur për trajtimin e insufiçiencës kardiake;
 lovastatin, një bar që përdoret për uljen e kolesterolit;
 ciklosporinë, një bar i përdorur për parandalimin e mospranimit të transplantit ose
për trajtimin e problemeve të caktuara të sistemit imun;
 cisaprid, një bar i përdorur për trajtimin e problemeve gastrointestinale;
 pimozid, një bar antipsikotik.
Këto barna mund të ndikohen nga Eritromicine, ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
vepron. Mund të keni nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni
barna të tjera. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA MERRNI ERITROMICINE?
Gjithmonë merrini tabletat Eritromicine vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se
ndjeni që efektet e eritromicinës janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me
mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat mund të merren me ose pa ushqim. Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të
njëjtën orë çdo ditë.
Doza e rekomanduar për të rritur dhe fëmijë mbi 8 vjeç: 250 – 500 mg, çdo 6 orë ose
0.5 – 1 g, çdo 12 orë; në infeksionet e rënda mund të përdoren deri në 4 g në ditë.
Doza e rekomanduar për femijët deri në 2 vjeç: 125 mg, çdo 6 orë; 2 – 8 vjeç: 250 mg,
çdo 6 orë; në infeksionet e rënda doza dyfishohet.
Në sifilizin e hershëm përdoren 500 mg, 4 herë në ditë, për 14 ditë, kurse në klamidien
gjenitale të pandërlikuar dhe në uretritin jogonokoksik jepen 500 mg, 2 herë në ditë, për
14 ditë.
Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes
tuaj dhe reagimit ndaj barit.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Eritromicine për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Tabletat Eritromicine duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Eritromicine
Në qoftë se keni marrë më shumë Eritromicine se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Eritromicine
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonje prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
• reaksione alergjie – ekzantema, urtikarie;
• humbje e prapësueshme e dëgjimit pas përdorimit të dozave të larta dhe në të
sëmurët e moshuar ose me insufiçiencë renale dhe hepatike;
• nauze, të vjella, diarre, (pas marrjes së dozave të larta);
• ikter kolestatik në qoftë se përdoret më shumë se 14 ditë;
• efekte në zemër (përfshirë dhimbje gjoksi dhe aritmi);
• sindrom Stivens – Xhonson;
• nekrolizë epidermale toksike.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI ERITROMICINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Eritromicine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Eritromicine – Tableta 250 mg:
Lënda vepruese është Eritromicinë estolat.
Çdo tabletë përmban 360 mg eritromicinë estolat ekuivalent me 250 mg eritromicinë
bazë.
Përbërësit e tjerë janë: amidon, xhelatinë, stearat magnezi, talk, glikolat natriumi i
amidonit.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 50 tableta.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel. Fax.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Qershor 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top