Espumisan (emulsion)
Espumisan® Emulsion 40 mg/ml, emulsion për përdorim nga goja.
Lënda vepruese: simetikon.
- Lexoni me kujdes të gjithë fletën udhëzuese pasi ajo përmban informacione të rëndësishme për ju.
- Ky produkt mjekësor mund të merret pa recetë mjekësore.
- Megjithatë, me qëllim që të arrihen rezultatet më të mira, është e nevojshme që Espumisan® të merret në mënyrë të rregullt dhe duke lexuar me kujdes fletëudhëzuesin.
Espumisan Emulsion të përdoret me kujdes.
Ruajeni këtë fletë udhëzuese.
- Mund të jetë e nevojshme që ta rilexoni përsëri.
- Në rast se keni nevojë per ndonjë këshillë apo keni pyetje të tjera drejtohuni farmacistit.
- Në rast se simptomat tuaja nuk përmirësohen ose përkeqësohen këshillohuni me mjekun.
- Në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara të cilat nuk janë përshkruar ne këtë fletë udhëzuese njoftoni mjekun ose farmacistin.
1. ÇFARË ËSHTË ESPUMISAN® EMULSION DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Lënda veprues ose grupi terapeutik ose mekanizmi i veprimit Espumisan®.
Espumisan Emulsion është një bar gastrointestinal, i cili vepron si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave dhe, për këtë arsye gjen përdorim si mjet ndihmës në ekzaminimet diagnostike.
Përdorimet
– Për trajtimin simptomatik të ankesave gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave, si p.sh. flatulenca apo meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat dhe nxjerrja e tepruar e tyre) dhe kolikat abdominale të foshnjave (dhimbjet e barkut të muajit të tretë).
– Për përgatitjen e të sëmurëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me rreze X ( radiografike), sonografike (Eko) ose gastroskopike në regjionin e abdominal (organeve të barkut).
– Si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave në rastet e helmimit me lëndë detergjente.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI ESPUMISAN® EMULSION
Mos përdorni Espumisan® Emulsion:
– Në rast se jeni të mbindjeshëm (alergjikë) ndaj simetikonit apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të produktit Espumisan® Emulsion.
Tregoni kujdes të veçantë me Espumisan® Emulsion
Nuk nevojitet ndonjë perkujdesje e veçantë.
Në rastin e ankesave apo shqetësimeve të stomakut të shfaqura për herë të parë apo në mënyrë të vazhdueshme, është e nevojshme që të kryeni një vizitë mjekësore me qëllim që të mund të kuptohet shkaku i këtyre ankesave/shqetësimeve si dhe sëmundja e mundshme e cila mund të qëndrojë në themel të tyre.
Përdorimi i njëkohshëm i barnave të tjerë
Nuk njihen ndërveprime me barna të tjerë.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nuk ka ndonjë kufizim për përdorimin e Espumisan® Emulsion gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e ushqyerjes me gji të foshnjës.
Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Nuk nevojitet ndonjë përkujdesje e veçantë.
3. SI PËRDORET ESPUMISAN® EMULSION
Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe Espumisan® Emulsion duhet të përdoret gjithmonë sipas udhëzimeve që jepen në këtë fletë udhëzuese.
Në rast se nuk jeni të sigurtë pyetni mjekun ose farmacistin.
Dozimi
Dozimi i zakonshëm është:
Në ankesat gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave.
Grup-mosha Dozimi
Foshnjat 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion në çdo shishe të ushqimit ose përpara apo pas çdo ushqyerje me gji.
Fëmijët 1 deri 6 vjeç 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.
Fëmijët 6 deri 14 vjeç 25 deri 50 pika (të barabarta me 1 deri 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.
Të rinjtë dhe të rriturit 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë.
Në përgatitjen e ekzaminimeve imazherike:
Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, 3 herë 50 pika (të barabarta me 3 herë 2 ml) Espumisan® Emulsion ditën perpara ekzaminimit dhe 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion në mëngjesin e ditës së ekzaminimit.
Si shtesë në pezullitë e lëndëve të kontrastit 4 deri 8 ml (100 deri 200 pika) Espumisan® Emulsion në 1 litër pezulli të lëndës së kontrastit në rastin e ekzaminimeve imazherike me kontrast të dyfishtë.
Si antidot në rastet e helmimit me lëndë detergjente.
Në varësi të shkallës së helmimit:
Të rriturit: 10 deri 20 ml Espumisan® Emulsion (1/3 deri 2/3 e përmbajtjes së gjithë shishes).
Fëmijët: 2.5 deri 10 ml Espumisan® Emulsion (65 pika deri në 1/3 e përmbajtjes së gjithë shishes).
Njoftoni mjekun ose farmacistin në rast se keni përshtypjen që veprimi i Espumisan® Emulsion është i tepërt ose i dobët.
Mënyra e përdorimit
Tundeni shishen përpara përdorimit.
Për të derdhur përmbajtjen, kthejeni shishen me kokë poshtë.
Espumisan® Emulsion mund merret njëkohësisht me ushqimin ose pas vaktit ushqimor, si edhe përpara gjumit në rastet kur është e nevojshme.
Ky produkt mund të përdoret edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Espumisan® Emulsion nuk përmban sheqer dhe për këtë arsye është i përshtatshëm edhe per pacientët diabetikë apo që vuajnë nga çrregullime të ushqyerjes.
Kohëzgjatja e trajtimit
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga ecuaria e ankesave/shqetësimeve.
Kur është e nevojshme, Espumisan® Emulsion mund të përdoret për një periudhë të gjatë kohore.
Në rast se merrni më tepër Espumisan® Emulsion nga sa nevojitet Nuk njihen raste të helmimit me Espumisan® Emulsion.
Lënda vepruese e Espumisan® Emulsion vepron duke zbërthyer bulëzat e gazrave të krijuara në traktin gastrointestinal me një mekanizëm fizik, ndërkohë që nga pikëpamja kimike dhe biologjike ajo është plotësisht jo vepruese.
Për këtë arsye, helmimi praktikisht është i përjashtuar.
Edhe kur përdoret në sasi të mëdha Espumisan® Emulsion tolerohet pa krijuar probleme.
Në rast se harroni të merrni Espumisan® Emulsion.
Në këtë rast mund të merrni dozën e harruar kurdo që të kujtoheni.
Në rast se ndërprisni përdorimin e Espumisan® Emulsion.
Në këtë rast ka mundësi që të rishfaqen ankesat/shqetësimet.
4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME
Deri tani nuk janë vërejtur efekte të padëshiruara që të kenë lidhje me perdorimin e Espumisan® Emulsion. Në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara njoftoni mjekun ose farmacistin.
5. SI RUHET ESPUMISAN® EMULSION
Të ruhet në temperaturë nën 30° C.
Të mbahet në vende që nuk shihen dhe nuk arrihen prej fëmijëve.
Espumisan® Emulsion nuk duhet të përdoret pas kalimit të datës së skadences të shënuar në etiketën e shishes dhe në paketimin e jashtëm pas gërmave “EXP”.
Data e skadencës i takon ditës së fundit të muajit të shënuar. Espumisan® Emulsion është i qëndrueshëm për 28 ditë pas hapjes për herë të parë të shishes.
6. TË DHËNA TË TJERA
Çfarë përmban Espumisan® Emulsion
Lënda vepruese eshtë simetikoni.
25 pika (1 ml emulsion për përdorim nga goja) përmbajnë 40 mg simetikon.
Lëndë të tjera përbërëse (ingredientë) janë:
Stearat Macrogol 1500, monostearat gliceroli, acid sorbik (Ph. Eur.), hidroksipropilcelulozë, ciklamat natriumi, sakarinë natriumi, aromë banane, ujë të purifikuar.
Si paraqitet Espumisan® Emulsion dhe përmbajtja e paketimit
Emulsion viskoz, me ngjyrë të bardhë në ngjyrë qumështi.
Espumisan® Emulsion gjendet në paketime me 30 ml emulsion për përdorim nga goja (shishe të pajisura me pikatore vertikale).