Eufiline Tretësirë për injeksion Reviewed by Momizat on . Eufiline – (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%) – Tretësirë për injeksion Eufiline – (192 mg + 48 mg) / 2 ml (12%) – Tretësirë për injeksion (Teofilinë, Etilendiam Eufiline – (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%) – Tretësirë për injeksion Eufiline – (192 mg + 48 mg) / 2 ml (12%) – Tretësirë për injeksion (Teofilinë, Etilendiam Rating: 0
You Are Here: Home » E » Eufiline Tretësirë për injeksion

Eufiline Tretësirë për injeksion

Eufiline – (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%) – Tretësirë për injeksion
Eufiline – (192 mg + 48 mg) / 2 ml (12%) – Tretësirë për injeksion
(Teofilinë, Etilendiaminë)
Eufiline – 100 mg – Drazhe
(Aminofilinë)
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Eufiline dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Eufiline
3. Si ta merrni Eufiline
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Eufiline
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË EUFILINE DHE PËRSE PËRDORET
Aminofilina është një kompleks i teofilinës me etilendiaminën; kjo e fundit përmirëson
tretshmërinë dhe përthithjen e teofilinës.
Aminofilina lëshon drejpërsëdrejti muskulaturën e bronkeve dhe të enëve të gjakut të
mushkërive, nxit sistemin nervor qendror, nxit diurezën, shton sekretimin acid të
2
stomakut, ul trysninë e pjesës së poshtme të sfinkterit ezofageal dhe frenon tkurrjet
uterine. Teofilina është edhe një nxitës qendror i frymëmarrjes.
Eufiline përdoret:
- për trajtimin dhe profilaksinë e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me
astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
2. PËRPARA SE TË MERRNI EUFILINE
Mos merrni Eufiline:
- në qoftë se keni mbindjeshmëri ndaj ksantinave (teofilinë, kafeinë, teobrominë) ose
ndaj etilendiaminës;
- në qoftë se vuani nga epilepsia (mund të ulë pragun konvulsiv);
- në qoftë se keni takiaritmi;
- në rast infarkti akut miokardi;
- në qoftë se vuani nga porfiria akute.
Aminofilina intravenoze duhet të shmanget në pacientët që janë duke marrë teofilinë,
aminofilinë ose preparate të tjera që përmbajnë ksantina.
Eufiline nuk rekomandohet të përdoret tek fëmijët nën 1 vjeç.
Tregoni kujdes të veçantë me Eufiline
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Eufiline.
Aminofilina duhet përdorur me kujdes:
- në pacientët me ulçer peptike, hipertiroidizëm, hipertension ose sëmundje të tjera
kardiovaskulare;
- në pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës (angina pektoris, insufiçiencë
kardiake), disfunksionim i mëlçisë dhe i veshkave, sëmundje akute febrile;
- në të moshuarit, duhanpirësit dhe konsumuesit e alkoolit;
- gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
Injektimi intravenoz i aminofilinës duhet të kryhet shumë ngadalë në mënyrë që të
parandalohen efektet e rrezikshme në sistemin nervor qendror dhe atë kardiovaskular.
Duhet shmangur dozimi i tepërt në pacientët obezë si dhe doza duhet të llogaritet në
bazë të peshës ideale trupore për gjatësi.
3
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Eufiline.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Eufiline në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë
trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me:
- lëndë që mund t’i ulin nivelet e teofilinës siç janë: aminoglutetimidi, barbituratet,
hidantoinat, karboni, karbamazepina, izoniazidi, diuretikët e ansës, ketokonazoli,
rifampicina, tymi i duhanit, sulfinpirazoni, simpatomimetikët (beta – agonistët dhe
tioaminat);
- lëndë që mund t’i rrisin nivelet e teofilinës siç janë: allopurinoli, beta – bllokuesit
(jopërzgjedhës), kalçibllokuesit, cimetidina, kontraceptivët që merren nga goja,
kortikosteroidet, disulfirami, efedrina, vaksina e gripit, interferoni, makrolidët,
meksiletina, kinolonet, tiabendazoli, hormonet e tiroides dhe izoniazidi.
Karbamazepina dhe diuretikët e ansës edhe mund t’i ulin edhe mund t’i rrisin nivelet e
teofilinës.
Teofilina mund të ndikojë në barnat e mëposhtme: benzodiazepina, halotan, ketaminë,
litium, miorelaksantë jodepolarizues dhe propofol.
Marrja e Eufiline me ushqim dhe pije
Eufiline – drazhe 100 mg duhet të merret pas ushqimit.
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar!
Teofilina e kalon placentën, si dhe është raportuar irritueshmëri dhe apne tek të
porsalindurit. Prandaj Eufiline nuk duhet të merret përveçse në rastin kur nevoja për të e
tejkalon riskun ndaj të cilit ekspozohet fetusi. (Kategoria C).
4
Ushqimi me gji
Teofilina kalon në qumështin e gjirit dhe ndonjëherë mund të shkaktojë irritim ose
shenja të tjera të toksicitetit në foshnjat që ushqehen me gji, prandaj Eufiline nuk duhet
të merret përveçse në rastin kur nevoja për të e tejkalon riskun ndaj të cilit ekspozohet
foshnja. Në raste të tilla, ushqimi i fëmijës me gji duhet të bëhet menjëherë përpara
marrjes së barit.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna nëse Eufiline ndikon në aftësinë për të drejtuar automjetet dhe
përdorur makineritë.
3. SI TA MERRNI EUFILINE
Gjithmonë merreni Eufiline sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt,
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e këtij bari janë
shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Eufiline është një bar me indeks të ulët terapeutik (doza terapeutike është pranë
asaj toksike), ndaj dozimi i saj duhet të bëhet me shumë kujdes.
Eufiline – (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%) – tretësirë për injeksion:
Eufiline – (192 mg + 48 mg) / 2 ml (12%) – tretësirë për injeksion:
Eufiline mund të merret me injeksion ose perfuzion të ngadaltë në venë nën monitorim
të kujdesshëm.
Eufiline duhet të jepet me injektim shumë të ngadaltë në venë (për të paktën 20
minuta).
Gjatë përdorimit intravenoz, duhet të matet përqëndrimi i teofilinës në gjak.
Duhet shmangur dozimi i tepërt në pacientët obezë si dhe doza duhet të llogaritet në
bazë të peshës ideale trupore për gjatësi.
5
Tek të rriturit dhe fëmijët, të cilët nuk kanë marrë teofilinë, aminofilinë, ose barna të tjera
që përmbajnë ksantina, doza e ngopjes është 0.6 – 3.1 mg / kg peshë trupore, e marrë
me injeksion ose perfuzion të ngadaltë në venë përgjatë 20 deri 30 minutave.
Në varësi të gjendjes së pacientit, doza mbajtëse është:
Të sëmurët që nuk pijnë duhan, me injektim në venë: 0.5 deri 0.7 mg / kg peshë / orë.
Të moshuarit dhe të sëmurët me cor pulmonar, me injektim në venë: 0.3 deri 0.6 mg /
kg peshë / orë.
Të sëmurët me insufiçiencë kardiake kongjestive, me injektim në venë: 0.1 deri 0.5 mg /
kg peshë / orë.
Fëmijët 9 deri 16 vjeç dhe të rinjtë që pijnë duhan, me injektim në venë: 0.8 deri 1
mg/kg peshë/orë. Fëmijët 1 deri 9 vjeç, me injektim në venë: 1 deri 1.2 mg / kg peshë /
orë.
Eufiline – 100 mg – drazhe:
Të rriturit që nuk pijnë duhan: 3 mg / kg peshë, çdo 8 orë.
Të moshuarit dhe të sëmurët me cor pulmonar: 2 mg / kg peshë, çdo 8 orë.
Të sëmurët me insufiçiencë kardiake kongjestive: 1 deri 2 mg / kg peshë, çdo 12 orë.
Fëmijët 1 deri 9 vjeç: 4 mg / kg peshë, çdo 6 orë.
Fëmijët 9 deri 16 vjeç dhe të rinjtë që pijnë duhan: 3 mg / kg peshë, çdo 6 orë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Eufiline:
Në qoftë se keni marrë më shumë Eufiline se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose
të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet
që duhet të ndërmerren.
Gjatë mbidozimit me Eufiline mund të shfaqet toksicitet prej saj. Simptomat e
mbidozimit janë: hipotension, hipokalemi, acidozë metabolike.
Në qoftë se keni harruar të merrni Eufiline:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
6
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Eufiline mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston ato.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet e padëshiruara që mund të japë Eufiline janë si më poshtë:
- çrregullime gastroduodenale (të përziera, të vjella, anoreksi, diarre, refluks
gastroezofageal, dhimbje epigastrike);
- çrregullime kardiovaskulare (palpitacione, takikardi, hipotension, aritmi);
- në sistemin nervor qendror (irritim, dhimbje koke, pagjumësi, kontraksione);
- çrregullime respiratore (takipne, ndalim i frymëmarrjes);
- janë konstatuar edhe: proteinuri, diurezë, ethe, skuqje e fytyrës, hiperglicemi,
sekretim jonormal i hormonit antidiuretik, dermatit eksfoliativ dhe urtikarie.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI EUFILINE
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos përdorni Eufiline pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim!
Mos e ruani mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita!

7
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Eufiline – 2.5%- Tretësirë për injeksion
Lëndët vepruese janë teofilinë dhe etilendiaminë.
Çdo ampulë 10 ml përmban 202 mg teofilinë dhe 50.5 mg etilendiaminë.
Përbërës të tjerë: klorur natriumi dhe ujë për injeksion.
Çfarë përmban Eufiline – 12 % – Tretësirë për injeksion
Lëndët aktive janë teofilinë dhe etilendiaminë.
Çdo ampulë 2 ml përmban 192 mg teofilinë dhe 48 mg etilendiaminë.
Përbërës të tjerë: ujë për injeksion.
Çfarë përmban Eufiline – 100 mg – Drazhe
Lënda vepruese është aminofilina.
Çdo drazhe përmban 100 mg aminofilinë.
Përbërës të tjerë: fosfat kaliumi bibazik, amidon, talk, glikolat natriumi i amidonit, stearat
magnezi, masë drazhifikuese.
Përmbajtja e paketimit:
Eufiline – 2.5%- Tretësirë për injeksion:
Kuti me 10 ampula
Kuti me 100 ampula (Përdorim spitalor).
Eufiline – 12 % – Tretësirë për injeksion:
Kuti me 10 ampula
Kuti me 100 ampula (Përdorim spitalor).
Eufiline – 100 mg – Drazhe:
Kuti me 60 drazhe.

8
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax. 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Prill 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top