EUGENOL Reviewed by Momizat on . EUGENOL Tretësirë me pika – 5 ml, Preparat dentar (Eugenol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletë EUGENOL Tretësirë me pika – 5 ml, Preparat dentar (Eugenol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletë Rating: 0
You Are Here: Home » E » EUGENOL

EUGENOL

EUGENOL
Tretësirë me pika – 5 ml, Preparat dentar
(Eugenol)
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Eugenol dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Eugenol
3. Si ta merrni Eugenol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Eugenol
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË EUGENOL DHE PËRSE PËRDORET
Eugenoli ka veprim analgjezik, antiseptik dhe prodhon anestezi lokale. Veprimi
bakteriostatik i eugenolit është kundër Staphylococcus aureus, Escherichia coli,
Pseudomonas aeruginosa dhe Candida albicans.
Eugenol përdoret në stomatologji, shpesh i përzier me oksid zinku. Ai është irritues dhe
prodhon anestezi lokale. Përdoret si bar për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbit (një
pambuk i lyer vendoset brenda kavitetit të dhëmbit të prishur), në mbushjet e
përkohshme dentare me oksidin e zinkut dhe si përbërës në preparatet e higjienës
orale. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues. Esenca e karafilit ka veti antihelmintike.
2. PËRPARA SE TË MERRNI EUGENOL
Mos merrni Eugenol në qoftë se:
- jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj eugenolit sepse mund të shfaqen reaksione alergjie,
përfshirë dhe anafilaksinë.
Tregoni kujdes të veçantë me Eugenol
Gjatë përdorimit të Eugenol në kavitetin e dhëmbit të prishur duhet të keni parasysh që
të mos aplikohet disa herë në të njëjtin vend se mund të dëmtojë indet xhinxhivale.
Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi të kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni
marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Eugenol në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit. Ndërveprimet medikamentoze klinikisht të rëndësishme vërehen pas
përthithjes sistemike të Eugenol.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me:
- lidokainë si një qetësues tjetër dhimbjesh, në këtë rast ndodh rritja e efektit të
lidokainës nga eugenoli;
- aspirinë, antikoagulantë (varfarinë ose heparinë), antiinflamatorë (ibuprofen ose
naproksen), rrisin rriskun e gjakosjes së mukozave kur merren me Eugenol;
- antidiabetikë dhe insulinë (eugenoli ul nivelin e sheqerit në gjak; në këtë rast kur
është i nevojshëm përdorimi i eugenolit nga këta pacientë, ata duhet të
monitorohen);
- antifungalë, antihistaminikë, antineoplastikë (eugenoli mund të veprojë me ato).
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Siguria e përdorimit të këtij bari në shtatzëni dhe laktacion nuk është vërtetuar ende,
megjithatë duhet të evitohet përdorimi si gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
(Kategoria C)
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Duhet patur kujdes gjatë ditëve të kurimit me Eugenol sepse mund të japë efekte
anësore të tilla si: sedacion, çrregullime në frymëmarrje, marramendje. Evitoni
përdorimin e automjeteve dhe makinerive.
3. SI TA MERRNI EUGENOL
Dentisti juaj do t’ju informojë për sasinë e Eugenol që duhet të merrni dhe kur ta merrni
atë. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e dentistit tuaj me përpikmëri dhe
asnjëherë ta ndryshoni dozën vetë, sido që të ndiheni.
Pyeteni dentistin apo farmacistin tuaj në qoftë se jeni të pasigurt për dozën që duhet të
merrni dhe kur duhet ta merrni.
Mënyra e përdorimit sipas porosisë së dentistit:
- vendoset një tampon pambuku i lyer me Eugenol në kavitetin e dhëmbit të
prishur.
Pikat mund të shkaktojnë ndjesi djegieje, por kjo ndjenjë nuk zgjat më shumë se disa
minuta. Në të kundërt konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Në qoftë se keni marrë më shumë Eugenol
Në qoftë se keni marrë më shumë Eugenol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun si dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Mbidozimi është i mundur dhe efektet anësore që mund të ndodhin si pasojë e
mbidozimit me Eugenol përfshijnë simptoma si: konvulsione, diarre, nauze, marrje
mendsh, rrahje të shpeshta të zemrës, skuqje të urinës së pacientit.
Në qoftë se keni harruar të merrni Eugenol
Në qoftë se harroni një dozë Eugenol, merreni atë sa më shpejt. Në qoftë se është
pothuajse koha për dozën tjetër, merreni atë dhe kalojeni dozën e humbur. Mos merrni
dozë ekstra Eugenol për të plotësuar dozën e humbur.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË EUGENOL
Si të gjithë barnat e tjerë, Eugenol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet anësore më të zakonshme të Eugenol kur përdoret në lëkurë ose brenda gojës
janë:
- shenja alergjie (kruarje);
- të vjella;
- vështirësi në frymëmarrje;
- sedacion;
- djegie;
- dëmtim lokal i indeve të gojës;
- dëmtim i palcës së dhëmbit;
- humbje lokale e ndjeshmërisë;
- risk i lartë i dëmtimit të kavitetit të gojës;
- plagë në buzë.
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se vëreni efekte të tjera jo të përmendura
më lart.
5. SI TA RUANI EUGENOL
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Eugenol pas datës së skadencës të shënuar në paketim!.
Ruajeni nën temperaturën 25°C! Mos e ruani në ngrirje.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Eugenol – Preparat dentar
Lënda vepruese është eugenoli.
Përmbajtja e eugenolit është 100 %.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me një shishe plastike 5 ml.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
Profarma sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top