Farmacyclin (pomadë)
Veprimi
Farmacyclin® është preparat i kombinuar me hidrokortizon dhe antimikrobik me spektër të gjerë, oksitetraciklinë.
Hidrokortizoni në doza terapeutike vepron fuqishëm në mënyrë antiinflamatore dhe antialergjike, kurse oksitetraciklina vepron në mënyrë bakteriostatike.
Indikimet
- Ekzema akute dhe kronike me prejardhje alergjike dhe toksike, të infektuara në mënyrë sekondare,
- Dermatiti alergjik i shkaktuar me barna, me preparate kozmetike dhe substanca sintetike,
- Dermatiti seboroik,
- ndryshimet në lëkurë tek diatezat eksudative, te fëmijët, neurodermatiti kronik, eritrodermia,
- Reaksionet alergjike të shkaktuara nga thumbimi i insekteve,
- Dermatiti alergjik i shkaktuar nga rrezet e diellit.
Kundërindikimet
- Alergjia në hidrokortizon dhe oksitetraciklinë,
- tuberkulozi i lëkurës,
- infektimet primare bakterore (impetigo, piodermitë, furunkulozat),
- sëmundjet kërpudhore të lëkurës,
- herpesi akut simpleks,
- variçela dhe vaksinimi,
- ndryshimet ulçeroze në lëkurë,
- përdorimi i zgjatur te fëmijët.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Vendi i sëmurë në lëkurë lyhet në një shtresë të hollë me pomadë 3-5 herë në ditë.
Mjekimi zgjat 10 ditë.
Tek neurodermatiti kronik, nëse është nevoja, mjekimi mund të vazhdohet për 4-6 javë.
Efektet anësore
Preparati tolerohet mirë.
Në raste të rralla mund të paraqiten infektime sekundare dhe dermatiti alergjik kontaktues.
Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.
Paketimi
Kutia me 5 g dhe 20 g pomadë.