Fasdol 600mg Reviewed by Momizat on . Fasdol Tableta të veshura me film – 600 mg (Ibuprofen) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëz Fasdol Tableta të veshura me film – 600 mg (Ibuprofen) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëz Rating: 0
You Are Here: Home » F » Fasdol 600mg

Fasdol 600mg

Fasdol
Tableta të veshura me film – 600 mg
(Ibuprofen)

fasdol 600mg

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Fasdol dhe përse përdoret?
2. Çfarë duhet të keni kujdes përpara se të merrni Fasdol?
3. Si ta merrni Fasdol?
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Fasdol?
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË FASDOL DHE PËRSE PËRDORET?
Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator,
antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).
Fasdol indikohet në (vetëm për tabletën 400 mg):
- dhimbje të lehta deri mesatare
- temperaturë.
2
Fasdol përdoret (tabletat 400 mg dhe 600 mg):
për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
- artrit akut (përfshirë gutën)
- artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik)
- spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatoro –
reumatike të shtyllës kurrizore
- irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe
spondiloartroza)
- sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta
- enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.
2. ÇFARË DUHET TË KENI KUJDES PËRPARA SE TË MERRNI FASDOL?
Fasdol nuk duhet të përdoret:
- nëse jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj ibuprofenit ose ndonjërit prej përbërësve të
tjerë të Fasdol
- nëse keni reaguar në të kaluarën me atake astme, enjtje të mukozës së hundës apo
reaksione në lëkurë pas marrjes së acidit acetilsalicilik ose antiinflamatorëve të tjerë
josteroidë
- nëse keni çrregullime të pashpjegueshme të formulës së gjakut
- në ulçera peptike ose duodenale ekzistuese ose që janë shfaqur më parë në mënyrë
të përsëritur ose gjakrrjedhje (të paktën 2 episode të ndara për ulçera ose
gjakrrjedhje të konfirmuara)
- nëse ka patur gjakrrjedhje ose perforacion gastrointestinal të lidhur me përdorimin e
antiinflamatorëve josteroidë (AIJS)
- nëse keni hemorragji në tru (hemorragji cerebrovaskulare) ose hemorragji të tjera
aktive
- në dëmtime të rënda të funksionit të mëlçisë ose veshkave
- në insufiçiencë të rëndë kardiake
- në tremujorin e tretë të shtatzënisë
- në fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç.
3
Më poshtë përshkruhen rastet kur Fasdol duhet përdorur vetëm në kushte të veçanta
(d.m.th. në intervale më të gjatë ose në doza të reduktuara dhe nën kontroll mjekësor)
dhe nën kujdes të posaçëm. Këshillohuni me mjekun tuaj.
Kjo vlen edhe nëse i keni kaluar më parë këto situata.
Tregoni kujdes të veçantë me Fasdol
Siguria në traktin gastrointestinal
Përdorimi i njëkohshëm i Fasdol me antiinflamatorë të tjerë josteroidë, përfshirë të
ashtuquajturit frenuesit e COX-2 (frenuesit e ciklooksigjenazës-2), duhet të shmanget.
Efektet anësore mund të minimizohen nëse përdoret doza më e ulët efektive për kohën
më të shkurtër të nevojshme për kontrollin e simptomave.
Të moshuarit:
Tek të moshuarit shfaqen më shpesh efekte anësore pas përdorimit të
antiinflamatorëve josteroidë, veçanërisht gjakrrjedhje dhe perforacione
gastrointestinale, që në rrethana të caktuara mund të jenë kërcënuese për jetën.
Prandaj, tek të moshuarit, është i nevojshëm një kontroll mjekësor veçanërisht i
kujdesshëm.
Gjakrrjedhje të traktit gastrointestinal, ulçera dhe perforacione:
Gjatë përdorimit të të gjithë AIJS janë raportuar gjakrrjedhje të traktit gastrointestinal,
ulçera dhe perforacione, edhe me pasojë vdekjen. Ato janë shfaqur me ose pa
simptoma të hershme paralajmëruese ose me ngjarje serioze në traktin gastrointestinal
gjatë terapisë.
Risku për shfaqjen e gjakrrjedhjeve gastrointestinale, ulçerave dhe perforacioneve
është më i lartë kur doza e AIJS rritet, tek pacientët që kanë histori për ulçer, kryesisht
tek ata që kanë patur komplikacione si: hemorragji ose perforacion (shih pikën 2:
„Fasdol nuk duhet të përdoret“), dhe tek të moshuarit. Këta pacientë duhet ta nisin
trajtimin me dozën më të ulët efektive.
4
Për këta pacientë, si dhe për ata që njëkohësisht trajtohen me acid acetilsalicilik në
doza të vogla ose me barna të tjera që mund të rrisin riskun për sëmundje
gastrointestinale, duhet të konsiderohet një terapi e kombinuar me barna mbrojtëse të
mukozës së stomakut (p.sh. misoprostol ose inhibitorët e pompës protonike).
Nëse keni patur më parë efekte anësore gastrointestinale, dhe për më tepër jeni në
moshë të avancuar, duhet të raportoni çdo simptomë të pazakontë në abdomen (para
së gjithash gjakrrjedhjen gastrointestinale), sidomos në fillim të terapisë.
Këshillohet kujdes nëse njëkohësisht merrni barna që mund të rrisin riskun për ulçera
ose gjakrrjedhje, si p.sh. kortikosteroidë oralë, barna antikoagulante, si varfarina,
inhibitorë selektivë të rikapjes së serotoninës, që ndër të tjera përdoren për trajtimin e
çrregullimeve depresive, ose frenues të agregimit të trombociteve si, acidi acetilsalicilik
(shih pikën 2: „Marrja e Fasdol me barna të tjerë“).
Nëse gjatë trajtimit me Fasdol ju shfaqet gjakrrjedhje gastrointestinale ose ulçer, ai
duhet të ndërpritet.
AIJS duhen përdorur me kujdes tek pacientët që kanë kaluar sëmundje
gastrointestinale (kolit ulçeroz, sëmundjen Crohn), sepse gjendja e tyre mund të
përkeqësohet (shih pikën 4: „Efekte anësore të mundshme“).
Efektet në sistemin kardiovaskular
Barna si Fasdol mund të jenë të asociuar me një rritje të vogël të riskut për infarkt të
zemrës ose insult. Secili risk është më i mundshëm në dozat e larta dhe trajtimin
afatgjatë. Mos tejkaloni dozat dhe kohëzgjatjen e rekomanduar!
Nëse keni probleme të zemrës ose keni kaluar insult ose mendoni se jeni të riskuar për
shfaqjen e këtyre sëmundjeve (p.sh. nëse keni presion të lartë të gjakut, diabet ose
vlera të larta të kolesterolit, ose pini duhan), duhet ta diskutoni trajtimin me mjekun ose
farmacistin tuaj.
5
Reaksionet në lëkurë
Gjatë terapisë me AIJS janë raportuar shumë rrallë reaksione të rënda në lëkurë, me
skuqje dhe flluska, disa me pasojë vdekjen (dermatit eksfoliativ, sindrom StevensJohnson
dhe nekrolizë epidermale toksike / sindrom Lyell; (shih pikën 4: „Efekte
anësore të mundshme“). Risku më i lartë për të tilla reaksione duket se është në fillim
të terapisë, sepse në shumicën e rasteve këto reaksione shfaqen në muajin e parë të
saj. Në rast se shfaqen shenjat e para të rashit në lëkurë, lezione të mukozave apo
shenja të tjera të një reaksioni mbindjeshmërie, Fasdol duhet të ndërpritet dhe duhet të
konsultohet menjëherë mjeku.
Gjatë infeksionit të lisë (varicela), duhet të shmanget përdorimi i Fasdol.
Udhëzime të tjera
Ibuprofeni duhet të përdoret vetëm pas një vlerësimi shumë të kujdesshëm përfitim –
risk:
- në disa anomali të lindura të formulës së gjakut (p.sh. porfiri akute intermitente)
- në disa sëmundje autoimune (lupus eritematoz sistemik dhe mikskolagjenoza).
Një mbikqyrje mjekësore posaçërisht e kujdesshme nevojitet:
- menjëherë pas kirurgjive madhore
- në alergji (p.sh. reaksione në lëkurë nga barna të tjera, astma, alergji nga bari), enjtje
kronike e mukozës së hundës ose sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes që i
ngushtojnë ato
- në funksion të dëmtuar të veshkave ose mëlçisë.
Reaksione mbindjeshmërie akute të rënda (p.sh. shok anafilaktik) janë vërejtur shumë
rrallë. Nëse shfaqen shenjat e para të një reaksioni mbindjeshmërie pas marrjes së
Fasdol, terapia duhet të ndërpritet. Në varësi të simptomave, duhet të merren masat e
nevojshme mjekësore nga persona kompetentë.
6
Ibuprofeni, lënda aktive e Fasdol, mund të frenojë në mënyrë kalimtare funksionin e
pllakëzave të gjakut (agregimin e trombociteve). Kështu që pacientët me çrregullime të
koagulimit duhet të vlerësohen me kujdes.
Në përdorimin afatgjatë të Fasdol janë të nevojshëm kontrolli i vlerave të mëlçisë, i
funksionit të veshkave si dhe i formulës së gjakut.
Nëse merret Fasdol përpara ndërhyrjeve kirurgjikale, duhet të pyetet ose të informohet
mjeku ose dentisti.
Nga përdorimi i gjatë i analgjezikëve mund të shfaqet dhimbje koke, e cila nuk duhet të
trajtohet me doza më të larta të barit. Këshillohuni me mjekun tuaj nëse keni shpesh
dhimbje koke pavarësisht trajtimit me Fasdol!
Në përgjithësi, përdorimi i vazhdueshëm i analgjezikëve, veçanërisht kur kombinohen
disa analgjezikë, mund të çojë në dëmtim të zgjatur të veshkave me riskun për
insufiçiencë renale (nefropati nga analgjezikët).
Për ndikimin në fertilitet, shih pikën „Fertiliteti“.
Fëmijët dhe adoleshentët
Fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç nuk duhet të marrin Fasdol, sepse përmbajtja e
lëndës vepruese në të është shumë e lartë. Për këtë grupmoshë ekzistojnë preparate
të tjerë ibuprofeni që përmbajnë lëndë vepruese në sasi më të vogël.
Marrja e Fasdol me barna të tjera
Ju lutemi të informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse merrni / përdorni barna të tjera
apo keni marrë / përdorur para pak kohësh, përfshirë barna të marra pa recetë.
Përdorimi i njëkohshëm i Fasdol dhe digoksinës (bar për rritjen e forcës së zemrës),
fenitoinës (bar për trajtimin e konvulsioneve) ose litiumit (bar për trajtimin e
7
çrregullimeve mendoro – emocionale), mund të rrisë përqëndrimin e këtyre barnave në
gjak. Është i nevojshëm kontrolli i niveleve të litiumit në serum. Rekomandohet kontrolli
i niveleve të digoksinës dhe fenitoinës në serum.
Antikoagulantët (p.sh. acidi acetilsalicilik / aspirina, varfarina, tiklopidina), barnat
antihipertensive (ACE-inhibitorët, p.sh. kaptoprili beta-bllokuesit, antagonistët e
angiotenzinës-II) si dhe disa barna të tjera, mund të ndikojnë trajtimin me ibuprofen ose
të ndikohen prej tij. Prandaj, duhet të kërkoni gjithmonë këshillën e mjekut përpara se
të përdorni ibuprofen njëkohësisht me barna të tjera.
Fasdol mund të dobësojë veprimin e diuretikëve dhe antihipertensivëve.
Fasdol mund të dobësojë veprimin e ACE-inhibitorëve (barna për trajtimin e
insufiçiencës kardiake dhe hipertensionit). Gjatë përdorimit të njëkohshëm mund të
rritet më tej risku për shfaqjen e dëmtimit të funksionit renal.
Marrja e njëkohshme e Fasdol dhe diuretikëve kursyes të kaliumit mund të çojë në rritje
të niveleve të kaliumit në gjak.
Përdorimi i njëkohshëm i Fasdol me barna të tjerë antiinflamatorë dhe analgjezikë të
grupit të antiinflamatorëve josteroidë (AIJS) ose me glukokortikoidë rrit riskun për
efekte anësore në traktin gastrointestinal.
Frenuesit e agregimit të trombociteve (p.sh. acidi acetilsalicilik) dhe disa antidepresivë
(inhibitorët selektivë të rikapjes së serotoninës / SSRI) mund të rrisin riskun për
gjakrrjedhje gastrointestinale.
Marrja e Fasdol brenda 24 orëve përpara ose pas marrjes së metotreksatit, mund të
çojë në rritje të përqëndrimit të metotreksatit dhe në theksim të efekteve të
padëshiruara të tij.
8
Risku për efekt nefrotoksik nga ciklosporina (bar për parandalimin e flakjes pas
transplantit, por që përdoret edhe në trajtimin e reumatizmit), rritet nga marrja e
njëkohshme e disa antiinflamatorëve josteroidë. Ky efekt nuk mund të përjashtohet për
kombinimin e ciklosporinës me ibuprofenin.
Barnat që përmbajnë probenecid ose sulfinpirazon (barna për trajtimin e gutës), mund
të reduktojnë eliminimin e ibuprofenit. Pra, mund të rritet sasia e ibuprofenit në trup
duke theksuar efektet anësore.
AIJS mund të rrisin efektin e barnave antikoagulante, si varfarina. Gjatë administrimit të
njëkohshëm duhet të bëhet kontrolli i koagulimit.
Studimet klinike kanë treguar ndërveprime mes antiinflamatorëve josteroidë (AIJS) dhe
sulfonilureikëve (barna për uljen e sheqerit në gjak). Megjithëse nuk janë përshkruar
ndërveprime mes ibuprofenit dhe sulfonilureikëve, gjatë administrimit të njëkohshëm
duhet të kontrollohet sheqeri në gjak.
Takrolimus: risku për nefrotoksicitet është i rritur nëse të dy këto barna merren
njëkohësisht.
Zidovudin: ka të dhëna për risk të rritur për hemorragji në kyçe (hemartroza) dhe
hematoma në pacientët hemofilikë HIV-pozitivë, të cilët marrin njëkohësisht zidovudin
dhe ibuprofen.
Marrja e Fasdol me ushqim dhe pije
Gjatë kohës që merrni Fasdol nuk duhet të pini alkool.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni / përdorni çdo bar.
Shtatzënia
9
Nëse konstatohet një shtatzëni gjatë kohës që përdorni Fasdol, duhet të njoftoni
mjekun. Ibuprofeni mund të përdoret në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë
vetëm pas këshillimit me mjekun. Në tremujorin e fundit të shtatzënisë Fasdol nuk
duhet të përdoret për shkak të riskut të rritur për komplikacione për nënën dhe fëmijën.
Ushqimi me gji
Lënda vepruese ibuprofen dhe metabolitët e tij kalojnë në sasi të vogla në qumështin e
gjirit. Meqenëse nuk njihen efekte anësore tek foshnja, nëse përdorimi është për një
kohë të shkurtër, si rregull nuk kërkohet ndërprerja e ushqimit me gji. Nëse përdorimi
është i zgjatur dhe me doza të larta, duhet të konsiderohet një ndërprerje e hershme e
ushqimit me gji.
Fertiliteti
Ashtu si barnat e tjerë që frenojnë sintezën e prostaglandinave, Fasdol mund të
vështirësojë mbetjen shtatzënë. Duhet të informoni mjekun nëse planifikoni një
shtatzëni ose nëse keni probleme për të mbetur shtatzënë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Meqenëse gjatë përdorimit në doza të larta të Fasdol mund të shfaqen efekte në
sistemin nervor qëndror si, lodhje dhe marrje mendsh, në disa raste aftësia për të
reaguar mund të dëmtohet, për pasojë edhe aftësia për të drejtuar automjetin apo për
të përdorur makineri. Kjo gjë theksohet më shumë nga përdorimi i alkoolit. Në raste të
papritura nuk do të mund të reagoni me shpejtësinë dhe efektivitetin e duhur. Në këtë
rast nuk duhet të drejtoni automjetin ose mjete të tjera! Mos përdorni makineri ose
vegla të tjera! Mos punoni pa një pikëmbështetje të sigurt!
3. SI TA MERRNI FASDOL?
Merreni Fasdol gjithmonë sipas udhëzimit të mjekut. Ju lutemi të këshilloheni me
mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
10
Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku, doza e zakonshme është:
Në dhimbje dhe temperaturë:

Mosha Doza unike:
Fasdol – 400 mg
Doza e përgjithshme ditore:
Fasdol – 400 mg
Adoleshentë mbi 15 vjeç
dhe të rritur
1 tabletë e veshur me film
(ekuivalente me
400 mg ibuprofen)
2 deri 3 tableta të veshura
me film
(ekuivalente me 800 deri
1200 mg ibuprofen)
Në trajtimin e sëmundjeve reumatike:
Doza e ibuprofenit, lëndës aktive të Fasdol, do të përcaktohet në varësi të moshës dhe
peshës trupore.
Doza e rekomanduar për të rritur dhe adoleshentë nga 15 vjeç është ndërmjet 1200
dhe 2400 mg ibuprofen në ditë. Doza maksimale unike për të rritur nuk duhet të kalojë
800 mg ibuprofen.
Mosha Doza unike:
Fasdol – 400 mg
Doza e përgjithshme ditore:
Fasdol – 400 mg
Adoleshentë mbi 15 vjeç
dhe të rritur 1 deri 2 tableta të veshura
me film
(ekuivalente me 400 deri
800 mg ibuprofen)
3 deri 6 tableta të veshura
me film
(ekuivalente me 1200 deri
2400 mg ibuprofen)
Mosha Doza unike:
Fasdol – 600 mg
Doza e përgjithshme ditore:
Fasdol – 600 mg
11
Adoleshentë mbi 15 vjeç
dhe të rritur ½ deri 1 tabletë e veshur
me film
(ekuivalente me 300 deri
600 mg ibuprofen)
2 deri 4 tableta të veshura
me film
(ekuivalente me 1200 deri
2400 mg ibuprofen)
Mënyra dhe kohëzgjatja e përdorimit
Merreni Fasdol të plotë, me shumë lëngje dhe jo me stomak bosh. Nëse keni stomak të
ndjeshëm këshillohet që Fasdol të merret gjatë vakteve.
Në dhimbje të lehta deri mesatare si dhe në temperaturë, mos merrni Fasdol për më
gjatë se 4 ditë pa këshillën e mjekut ose dentistit.
Në sëmundjet reumatike mund të nevojitet një trajtim më i gjatë me Fasdol. Mjeku do të
vendosë për kohëzgjatjen e trajtimit.
Nëse keni marrë më shumë Fasdol sesa duhet
Merreni Fasdol sipas udhëzimit të mjekut ose sipas rekomandimeve të dozimit në
fletëudhëzues. Nëse keni përshtypjen se nuk keni lehtësim të dhimbjes, mos e rritni
vetë dozën, por këshillohuni me mjekun.
Simptomat e një mbidozimi mund të jenë: shqetësime të sistemit nervor qendror si
dhimbje koke, marrje mendsh, mpirje dhe humbje e ndërgjegjes (tek fëmijët edhe
konvulsione), si dhe dhimbje barku, të përziera dhe të vjella. Të tjera të mundshme
janë: hemorragji në traktin gastrointestinal dhe dëmtime të funksionit të mëlçisë dhe
veshkave. Për më tepër, mund të ndodhë rënie e presionit të gjakut, depresion i
frymëmarrjes dhe ngjyrosje mavi e lëkurës dhe mukozave (cianozë).
Nuk ka një antidot specifik.
Nëse dyshoni për mbidozim me Fasdol, ju lutemi të njoftoni mjekun tuaj. Ai do të
vendosë për masat e nevojshme që duhen marrë në varësi të shkallës së helmimit.
Nëse keni harruar të merrni Fasdol
12
Nëse harroni ta merrni një herë barin, herën e ardhshme mos merrni më shumë se
doza e zakonshme.
Nëse keni pyetje të tjera rreth përdorimit të barit, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, ibuprofeni mund të ketë efekte anësore, por që jo çdokush i
manifeston.
Për vlerësimin e efekteve anësore janë përdorur treguesit e mëposhtëm të
shpeshtësisë:
Shumë të shpeshta shfaqen në më shumë se 1 përdorues nga 10
Të shpeshta shfaqen në 1 deri 10 përdorues nga 100
Të pazakonta shfaqen në 1 deri 10 përdorues nga 1,000
Të rralla shfaqen në 1 deri 10 përdorues nga 10,000
Shumë të rralla shfaqen në më pak se 1 përdorues nga 10,000
Të panjohura Frekuenca nuk mund të përcaktohet në bazë të të dhënave
që disponohen
Efekte anësore të mundshme
Përsa i përket efekteve anësore të mëposhtme, duhet patur parasysh se ato
ndryshojnë në varësi të dozës dhe nga pacienti në pacient.
Efektet anësore më të shpeshta prekin traktin tretës. Mund të shfaqen ulçera
gastroduodenale (ulçera peptike), perforacione ose gjakrrjedhje, ndonjëherë
vdekjeprurëse, kryesisht tek të moshuarit (shih pikën 2: „Tregoni kujdes të veçantë me
Fasdol“). Janë raportuar: të përziera, të vjella, diarre, fryrje, konstipacion, shqetësime
të tretjes, dhimbje abdominale, melena, hematemezë, stomatit ulçerativ, përkeqësim i
kolitit dhe sëmundjes Crohn (shih pikën 2: „Tregoni kujdes të veçantë me Fasdol“). Më
rrallë janë vënë re inflamacione të mukozës së stomakut.
Veçanërisht risku për shfaqjen e gjakrrjedhjeve gastrointestinale varet nga doza dhe
kohëzgjatja e trajtimit.
13
Janë raportuar edema, presion i lartë i gjakut dhe insufiçiencë kardiake nga trajtimi me
AIJS.
Barnat si ibuprofeni mund të rrisin pak riskun për atake në zemër („infarkt në zemër“)
ose insult.
Çrregullime të zemrës
Shumë të rralla: palpitacione, edema (mbajtje e lëngjeve), dobësi e muskulit të
zemrës (insufiçiencë kardiake), infarkt i zemrës.
Çrregullime të gjakut dhe sistemit limfatik
Shumë të rralla: çrregullime në formulën e gjakut (anemi, leukopeni,
trombocitopeni, pancitopeni, agranulocitozë).
Shenjat e para mund të jenë: temperaturë, dhimbje fyti, plagë sipërfaqësore në gojë,
simptoma të ngjashme me gripin, lodhje e theksuar, gjak nga hundët dhe ekimoza.
Në të tilla raste bari duhet ndërprerë menjëherë dhe duhet njoftuar mjeku. Duhet të
shmanget çdo vetëmjekim për dhimbje ose ulje temperature.
Në terapinë afatgjatë formula e gjakut duhet të kontrollohet rregullisht.
Çrregullime të sistemit nervor
Të shpeshta: shqetësime të sistemit nervor qëndror si: dhimbje koke, marrje
mendsh, pagjumësi, axhitim, irritueshmëri ose lodhje.
Çrregullime të syve
Të pazakonta: shikim i turbullt.
Çrregullime të veshit dhe labirintit
Shumë të rralla: zhurmë në vesh (tinitus), shqetësime të dëgjimit.
Çrregullime të traktit gastrointestinal
14
Shumë të shpeshta: simptoma gastrointestinale si: djegie urthi, dhimbje barku, të
përziera, të vjella, fryrje, diarre, konstipacion dhe gjakrrjedhje të
vogla gastrointestinale, që në raste të veçanta mund të shkaktojnë
anemi.
Të shpeshta: ulçera gastroduodenale (ulçera peptike), mund të shoqërohen me
gjakrrjedhje dhe perforacion. Stomatit ulçerativ, përkeqësim i kolitit
ulçeroz dhe i sëmundjes Crohn.
Të pazakonta: inflamacion i mukozës së stomakut (gastrit).
Shumë të rralla: inflamacion i ezofagut (ezofagit) dhe i pankreasit (pankreatit),
formimi i membranave në zorrën e hollë dhe të trashë (membrana
intestinale, të ngjashme me diafragmën).
Në rast se ju shfaqen dhimbje të forta në pjesën e sipërme të abdomenit, hematemezë,
melena dhe / ose feçe me ngjyrë të errët, duhet ta ndërprisni Fasdol dhe të njoftoni
mjekun menjëherë.
Çrregullime renale dhe të rrugëve urinare
Të pazakonta: mbajtje e shtuar e ujit në inde duke formuar edema, sidomos në
pacientë me presion të lartë të gjakut ose tek ata me funksion të
dëmtuar të veshkave; sindrom nefrotik (mbajtje e ujit në trup [edema]
dhe ekskretim i lartë i proteinave në urinë); sëmundje inflamatore e
veshkave (nefrit intersticial), që mund të shoqërohet me çrregullim
akut të funksionit të veshkave.
Shumë të rralla: mund të shfaqet dëmtim i indit të veshkave (nekrozë papilare) dhe
përqëndrime të larta të acidit urik në gjak.
Reduktimi i ekskretimit urinar, mbajtja e ujit në trup (edema) si dhe një gjendje e
përgjithshme jo e mirë mund të shfaqen si shenja të sëmundjes së veshkave deri të
insufiçiencës renale.
Nëse shfaqen simptomat e përmendura ose përkeqësohen, duhet ta ndërprisni marrjen
e Fasdol dhe të kontaktoni menjëherë mjekun.
Çrregullime të lëkurës dhe indit subkutan
15
Shumë të rralla: reaksione të rënda në lëkurë, si: rash me skuqje dhe flluska (p.sh.
sindromi Stevens-Johnson, nekrolizë epidermale toksike /sindromi
Lyell), rënie flokësh (alopeci).
Në raste të veçanta mund të shfaqen reaksione të rënda në lëkurë dhe komplikacione
në indet e buta gjatë një infeksioni lie (varicela) (shih edhe „Infeksione dhe sëmundje
parazitare“).
Infeksione dhe sëmundje parazitare
Shumë të rralla: përdorimi i disa barnave antiinflamatore (antiinflamatorë josteroidë;
këtu bën pjesë edhe Fasdol), duket se ka një lidhje kohore me
përkeqësimin e inflamacioneve të shkaktuar nga infeksioni (p.sh.
zhvillimi i një fasciti nekrotizues).
Nëse gjatë përdorimit të Fasdol shfaqen shenja të një infeksioni të ri (p.sh. skuqje,
enjtje, nxehtësi e tepërt, dhimbje, temperaturë) ose përkeqësohen, duhet të kërkohet
këshilla e mjekut menjëherë.
Shumë të rralla: gjatë përdorimit të ibuprofenit janë vënë re simptomat e një
inflamacioni të trurit jo të shkaktuar nga ndonjë infeksion (meningit
aseptik) si: dhimbje të forta koke, të përziera, të vjella, temperaturë,
ngurtësim i qafës ose turbullim i ndërgjegjes. Duket se ekziston një
risk i rritur tek pacientët që vuajnë nga një sëmundje autoimune
(lupus eritematoz sistemik, mikskolagjenoza).
Çrregullime vaskulare
Shumë të rralla: presion i lartë i gjakut (hipertoni arteriale).
Çrregullime të sistemit imun
Të pazakonta: reaksione mbindjeshmërie me skuqje dhe kruarje të lëkurës si dhe
atake të astmës (mundet edhe me rënie të presionit të gjakut).
Në këtë rast duhet njoftuar menjëherë mjeku dhe nuk duhet të merret më Fasdol.
16
Shumë të rralla: reaksione të rënda, të përgjithshme, mbindjeshmërie. Ato mund të
shfaqen si: enjtje të fytyrës, gjuhës dhe pjesës së brendshme të
laringut me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, marrje fryme,
takikardi, rënie të presionit të gjakut deri në shok kërcënues për
jetën.
Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, edhe në përdorimin e parë, është e nevojshme ndihma e
menjëhershme mjekësore. Ju lutemi që në rast të tillë të njoftoni menjëherë mjekun
dhe mos të merrni më Fasdol.
Çrregullime hepatobiliare
Shumë të rralla: çrregullime të funksionit të mëlçisë, dëmtime të mëlçisë, kryesisht në
terapinë afatgjatë, insufiçiencë hepatike, inflamacion akut i mëlçisë
(hepatit).
Kur përdoret për kohë të gjatë, vlerat e mëlçisë duhen kontrolluar rregullisht.
Çrregullime psikiatrike
Shumë të rralla: reaksione psikotike, depresion.
Informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ndonjë prej efekteve anësore ju shqetëson
ose nëse vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues.
5. SI TA RUANI FASDOL?
Ruajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën 25°C.
Nuk duhet ta përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar në blister dhe në kuti
pas „Skad:“. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Fasdol:
17
Fasdol – tableta të veshura me film 400 mg
Lënda vepruese është ibuprofeni.
1 tabletë e veshur me film përmban 400 mg ibuprofen, ½ tablete e veshur me film
përmban 200 mg ibuprofen.
Përbërësit e tjerë janë: amidon misri, glikolat natriumi i amidonit (tip A), hipromelozë,
talk, dioksid silici koloidal, stearat magnezi, dioksid titani (E171), makrogol 6.000.
Fasdol – tableta të veshura me film 600 mg
Lënda vepruese është ibuprofeni.
1 tabletë e veshur me film përmban 600 mg ibuprofen, ½ tablete e veshur me film
përmban 300 mg ibuprofen.
Përbërësit e tjerë janë: amidon misri, glikolat natriumi i amidonit (tip A), hipromelozë,
talk, dioksid silici koloidal, stearat magnezi, dioksid titani (E171), makrogol 6.000.
Si paraqitet Fasdol dhe përmbajtja e kutisë:
Fasdol janë tableta të veshura me film, të bardha, të zgjatura, me vizë ndarëse nga të
dyja anët.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 10 tableta të veshura me film.
Kuti me 20 tableta të veshura me film.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel./Fax: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Nëntor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top