Ferritin Oti (shurup) Reviewed by Momizat on . Ferritin Oti (shurup) PËRBËRJA 62,5mg/8ml shurup -1 flakon me 240 ml, 100 ml shurup përmbajnë: Princip aktiv- kompleksi glukonat ferrik sodik 2218,7 (e barasvle Ferritin Oti (shurup) PËRBËRJA 62,5mg/8ml shurup -1 flakon me 240 ml, 100 ml shurup përmbajnë: Princip aktiv- kompleksi glukonat ferrik sodik 2218,7 (e barasvle Rating: 0
You Are Here: Home » F » Ferritin Oti (shurup)

Ferritin Oti (shurup)

Ferritin Oti (shurup)

Ferritin Oti shurup

PËRBËRJA
62,5mg/8ml shurup -1 flakon me 240 ml, 100 ml shurup përmbajnë:

Princip aktiv- kompleksi glukonat ferrik sodik 2218,7 (e barasvlefshme me 781,2 mg Fe+++).

Shtesat- sakaroze, glicerine,metilp-hidroksibenzoat,etile p-hidroksibenzoat,acidi deidroacetik ,ujë i distiluar.

Forma farmaceutike
Shurup (62.5mg Fe+++/8ml)flakone me 240ml.

Kategoria farmakoterapeutika
Preparate orale Antianemik ,Hekur trevalent.

Indikimet terapeutike

  • Sëmundje sideropenike.
  • Anemi hipokrome esenciale.
  • Anemiferriprive,
  • Klorosa,anemi dytësore nga hemorragjite ,
  • sindroma nga karenca oligoemike e moshës pediatrike, e shkaktuar nga karenca toksiko-infektive,
  • anemi gravidike.
  • Si ndihmës gjatë konvaleshencës së sëmundjeve të ndryshme edhe gjatë rritjes.

Kundërindikimet:
Hipesensibilitet i njohur ndaj komponenteve përbërës.Hemokromatosa,hemosideroza,anemi hemolitike.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Nuk ekzistojnë përkujdesje të veçanta gjatë përdorimit.
FERRITIN OTI është pajisur me tapë mbyllëse e mbrojtur nga fëmijët:për ta hapur flakonin shtypet me forcë tapa dhe rrotullohet në të njëjtën kohë në anën e kundërt të akrepave të orës.

Ndërveprime:
Hekuri dhe derivatet e tij mund të pakësojnë absorbimin e tetraciklinës.

Përkujdesje të veçanta
Ferritin Oti nuk ka ndonje efekt të veçantë tek ata që ngasin makinën,ndaj është e mundur marrja e tij.
Ferritin oti pediatrike ,flakone dhe shurupet përmbajnë 37.5 gr saharozë ne 100 ml.
Kur përdoret sipas dozës së rekomanduar çdo marrje e dozës ka 3 g saharozë.
Ferritin oti pediatrike flakon dhe shurup si pasojë e sheqerit që përmbajnë janë të kundërindikuar në rastet e intolerancës së trashëguar ndaj fruktozës, në sindromën e keq bsorbimit të glukozës-galaktozës apo të defiçitit të sukrasiizomaltazës.
Medikamenti nuk është i kundërindikuar tek pacientët që vuajnë nga sëmundja celiake.
Mbajeni në vende të konrolluara të pakapshëm nga fëmijët.

Doza , mënyra dhe koha e përdorimit te medikamentit:
-62.5mg/8ml shurup:të rriturit një masë 8 ml dy herë në ditë gjatë ushqimit.fëmijët gjysëm doze.
fëmijët – gjysma e dozes.

Mbidozimi :
Në rast mbidozimi janë të mundshme çrrgullime intestinale kalimtare,që trajtohen sipas simptomave të tyre.

Efekte të padëshiruara:
Si të gjithë preparatet që përmbajnë hekur,mund të vihen re efekte gastrointestinale (të përziera,të vjella,djegie stomaku,diarre).
Marrja e medikamenit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë vështirësi në daljen jashtë.
Gjithashtu feçet mund të marrin një ngjyrim të errët kjo duhet patur kujdes për të mos e vlerësuar si shenjë patologjike.
Për çdo lloj efekti të padëshiruar , duhet të konsultoheni me mjekun tuaj specialist.

Vëmendje: Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top