Ferro-Tre (flakon) Reviewed by Momizat on . Ferro-Tre (flakon) Ferro acetil-transferrina - zgjidhja e problemit të sideropenisë. Hekuri tre valent përthithet më mirë nga lumeni intestinal dhe si rrjedhim Ferro-Tre (flakon) Ferro acetil-transferrina - zgjidhja e problemit të sideropenisë. Hekuri tre valent përthithet më mirë nga lumeni intestinal dhe si rrjedhim Rating: 0
You Are Here: Home » F » Ferro-Tre (flakon)

Ferro-Tre (flakon)

Ferro-Tre (flakon)

ferro-tre

Ferro acetil-transferrina – zgjidhja e problemit të sideropenisë.
Hekuri tre valent përthithet më mirë nga lumeni intestinal dhe si rrjedhim efektet anësore të tij janë shumë të pakta se ato të hekurit dy valent.

Të rritur: 1 flakon 2 here ne dite larg ushqimit.

Fëmijë: 1/2 flakon 2 herë në ditë larg ushqimit.

Sideropenia
Sideropenia është shkaku më i zakonshëm i anemive me bazë nutricionale tek njerëzit i cili mund të shkaktohet nga:
- Marrja e pamjaftueshme e hekurit nga dieta.(dieta e varfër ose e njëanshme).
- Gjëndje të veçanta patologjike të shoqëruara me keqpërthithje të hekurit dhe/ose humbje hematologjike.
- Nevoja e shtuar fiziologjike, tipike në disa faza të jetës si shtatzënia, fëmijëria dhe pleqëria.

Sideropenia gjatë shtatzënisë (prevalencë 22,7%)
- Ndikon në gjendjen psiqike (apati, depresion dhe plogështi).
- Rrezikon jetën e nënës dhe fëmijës, si para ashtu dhe pas lindjes.
- Shton riskun e lindjes premature.
- Zbeh lidhjen nënë-fëmijë dhe ndikon në zhvillimin e fëmijës.

Sideropenia gjatë fëmijërisë dhe rritjes (prevalencë 20,1%)
- Vonon zhvillimin e funksioneve motore, ul performancën konjitive dhe çon në çrregullime të sjelljes.
- Dobëson përgjigjen imunitare të organizmit, veçanërisht ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
- Shton rrezikun e helmimeve nga metalet e rënda.

Sideropenia gjatë pleqërisë (prevalencë 12%)
- Dobëson ndjeshëm funksionin e sistemit imun.
- Ul dendësinë kockore duke rritur riskun e frakturave.
- Mund të shoqërohet me disfunksion të ventrikulit të majtë dhe moskompensim kardiak.

Ferro-tre përdoret në:
- Shtatzëni
- Anemitë hipokromike
- Rritje dhe adoleshencë
- Në të moshuarit
- Gra në moshë fertile
Tolerance shumë e mirë falë mekanizmit të absorbimit
Ecuria e sideremisë në 12 ditë pas marrjes së Ferro-tre dhe Ferritinës.

Tolerohet mirë:
- Kalon pa u shkatërruar nga ambjenti gastrik.
- Nuk dëmton mukozat e traktit tretës.
- Respekton florën normale të zorrëve.

Këshillohet të administrohet larg vakteve.
Biodisponibilitet i shkëlqyer.
I përshtatshëm për përdorim në pediatri, falë shijes së këndshme të kajsisë.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top