Fitostimoline (ovulë vaginale) Reviewed by Momizat on . Fitostimoline (ovulë vaginale) Përbërja: një ovulë vaginale prej 3,5 gr përmban: Princip aktiv:200mg/100ml ekstrakt ujor të Tritikum vulgaris 0,6gr ; 2- fenosie Fitostimoline (ovulë vaginale) Përbërja: një ovulë vaginale prej 3,5 gr përmban: Princip aktiv:200mg/100ml ekstrakt ujor të Tritikum vulgaris 0,6gr ; 2- fenosie Rating: 0
You Are Here: Home » F » Fitostimoline (ovulë vaginale)

Fitostimoline (ovulë vaginale)

Fitostimoline (ovulë vaginale)

Fitostimoline ovulë vaginale

Përbërja:
një ovulë vaginale prej 3,5 gr përmban:

Princip aktiv:200mg/100ml ekstrakt ujor të Tritikum vulgaris 0,6gr ; 2- fenosietanol 0,04gr.

Shtesa: polietilenglikol 400,polietilenglikol500,polietilenglikol 12000.

Forma farmaceutike dhe paketimi:
6 ovula vaginale prej 3,5gr.

Kategoria farmakoterapeutike:
Gjinekologjike.

INDIKIMET TERAPEUTIKE:
Në infeksionet flogjistike dhe distrofike të çfarëdolloj natyre të aparatit gjenital femëror.

INFORMACIONE QË DUHEN DITUR PËRPARA PËRDORIMIT TË BARIT:

KUNDËRINDIKIMET:
Mbindjeshmeri e njohur ndaj komponenteve të barit.

KUJDESI GJATË PËRDORIMIT:
Si të gjithë produktet e tjerë që përdoren lokalisht , përdorimi për një kohë të gjatë mund ti japë origjinë fenomeneve të mbindjeshmërisë.
Kështu që në rast se haset një gjë e tillë ,trajtimi duhet ndërprerë ose zëvendësuar me një terapi tjetër të ngjashme.
Gjithashtu dhe në rastet kur shfaqen mikrobe rezistente.

MBAJENI MEDIKAMENTIN LARG FËMIJËVE

Ndërveprime me medikamente të tjera:
Nuk janë vërejtur.

Këshillime speciale:
Fitostimulina nuk ndërhyn në aftë për ngarje dhe për të përdorur makineritë.
Fitostimulina mund të përdoret pa problem në shtatëzëni dhe gjidhënie.

INSTRUKSIONE TË NEVOJSHME PËR NJË PËRDORIM KORREKT
Doza, koha dhe mënyra e marrjes:
1 ovulë në darkë ose sipas këshillës së mjekut.
(Futeni ovulen thellë në vaginë).

Efekte të padëshiruara
Nuk janë vërejtur.
Përdorimi sipas letrës ilustrative ul rrezikun për shfaqjen e efekteve të padëshiruara.
Në rast se verifikohet ndonjë i tillë ,pacienti duhet të konsultohet me mjekun.

Këshillë : mos përdorni barin pas datës së skadencës të treguar mbi paketim.

Data e skadencës i referohet produktit të amballazhuar saktë dhe të ruajtur korrekt.

Konservojeni në temperaturë nën 25 °C.

Tags: , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top