Flam-X Lotio (emulsion) Reviewed by Momizat on . Flam-X Lotio (emulsion) Informacion për pacientët. Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të rëndësishme. Këtë ilaç e Flam-X Lotio (emulsion) Informacion për pacientët. Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të rëndësishme. Këtë ilaç e Rating: 0
You Are Here: Home » F » Flam-X Lotio (emulsion)

Flam-X Lotio (emulsion)

Flam-X Lotio (emulsion)

flam-x lotio

Informacion për pacientët.

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të rëndësishme.
  • Këtë ilaç e keni marrë ose me recetë personalisht nga mjeku juaj ose e keni blerë në farmaci pa recetë mjekësore.
  • Përdoreni ilaçin sipas fletës së udhëzimeve dhe sipas udhëzimit të mjekut ose të farmacistit.

Çfarë është Flam-X Lotio dhe kur përdoret?
Flam-X Lotio është një preparat që ndal dhimbjet dhe pezmatimet për përdorim të jashtëm.
Ky emulsion ftohës dhe jo yndyrosës mund të lyhet lehtë dhe përmes lëkurës arrin në vendin e pezmatimit.
Flam-X Lotio është i përshtatshëm për trajtimin lokal të dhimbjeve, pezmatimeve dhe ënjtjeve si p.sh. pas ndrydhjeve, shembjeve dhe përdredhjeve; si masë përkrahëse e trajtimit lokal të ankesave reumatike të aparatit të lëvizjes.

Kur nuk duhet të përdoret Flam-X Lotio?
Flam-X Lotio nuk duhet të përdoret në rast të alergjisë ndaj substancës aktive diclofenac dhe substancave të tjera që ndalin dhimbjet dhe pezmatimet, veçanërisht ndaj acidit acetilsalicilik/aspirinës, si dhe alergjisë ndaj njërës prej substancave ndihmëse.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë përdorimit të Flam-X Lotio?
Flam-X Lotio nuk duhet të vendoset mbi plagë të hapura të lëkurës (p.sh. gërvishtjeve, prerjeve) ose mbi lëkurë ekzematoze.
Flam-X Lotio nuk duhet të përdoret për kohë të gjatë në sipërfaqe të mëdha, përveç nëse është rekomanduar nga mjeku.
Kini kujdes që Flam-X Lotio të mos bie në kontakt me sy dhe mukoza.
Informojeni mjekun tuaj apo farmacistin nëse më parë keni përdorur produkte të ngjashme (pomada kundër reumatizmit) dhe ato kanë shkaktuar reagime alergjike, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose pini apo përdorni nga jashtë ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!)!

A duhet të përdoret Flam-X Lotio gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Flam-X Lotio nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe në kohën e dhënies së gjirit, me përjashtim kur jepet me recetë të qartë mjekësore.

Si ta përdorni Flam-X Lotio?

Të rriturit
Varësisht nga madhësia e vendeve apo sipërfaqeve që dhëmbin dhe që duhet të trajtohen, 3 – 4 herë në ditë vihet një sasi prej 2 – 4 g Flam-X Lotio, duke e lyer lehtë ose, në rast të dhimbjeve të muskujve, duke e fërkuar.
Informojeni mjekun tuaj, nëse pas 2 javësh ankesat nuk janë përmirësuar apo madje edhe janë keqësuar.
Fëmijët
Përdorimi dhe siguria e Flam-X Lotio tek fëmijët deri tani nuk është provuar.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletën e udhëzimit për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Flam-X Lotio?
Gjatë përdorimit të Flam-X Lotio mund të shfaqen këto efekte anësore:
Te pacientët e ndjeshëm mund të shfaqen kruajtje, skuqje, ënjtje apo flluskosje në vendet e trajtuara. Shumë të rralla janë rrebulli i fortë i lëkurës, reagimet alergjike si frymëmarrje gulçuese, gulçim ose ënjtje në fytyrë si dhe ndjeshmëri e forcuar ndaj dritës së diellit.
Informojeni mjekun tuaj, nëse shfaqet njëra nga efektet anësore në vijim dhe mos e përdorni më.
Flam-X Lotio: rrebull i fortë i lëkurës frymëmarrje gulçuese, gulçim apo ënjtje në fytyrë.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me „EXP.“ në paketim.
Të ruhet në vende që nuk mund t’i arrijnë fëmijët.
Të ruhet në temperaturë 15-25°C.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku juaj ose farmacisti .
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Flam-X Lotio?
1 g emulsion përmban: 10 mg diclofenacum natricum (substancë aktive),
substanca ndihmëse: etanol dhe substanca të tjera ndihmëse për prodhimin e Flam-X Lotio.

Ku mund të merrni Flam-X Lotio?
Në farmaci pa recetë të mjekut.

Cilat paketime ekzistojnë?
Tubet me 100 g.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top