Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula) Reviewed by Momizat on . Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula) Përbërja: Kapsula - Secila kapsulë përmban 50 mg ketoprofen. Suposta - Secila suposte përmban 100 mg ketoprofen. Gel - 10 Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula) Përbërja: Kapsula - Secila kapsulë përmban 50 mg ketoprofen. Suposta - Secila suposte përmban 100 mg ketoprofen. Gel - 10 Rating: 0
You Are Here: Home » F » Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula)

Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula)

Flexen (kapsula, suposte, gel, ampula)

flexen

Përbërja:

Kapsula - Secila kapsulë përmban 50 mg ketoprofen.

Suposta - Secila suposte përmban 100 mg ketoprofen.

Gel – 100 gr gel përmban 2.5 g ketoprofen.

Ampula - Secila ampulë përmban 100 mg ketoprofen.

Indikacionet
Kapsul, Gel dhe Supostë: Dhimje reumatizmale, inflamatore dhe të dhimbshme me origjina të ndryshme; osteoartroza e lokalizuar në pjesë të ndryshme të trupit; spondilit ankilozant; izotemi akute; artrit dhe poliartrit rheumatoid; bursite, tendinite, tendosinovite, sinovit i kapsuluar; iskalgjia, radilulitis, mialgjia, kontuzion, estorsion, luksacion, dhimbja nga tërheqja muskulare; flebite, tromboflebite sipërfaqesore si dhe në limfangite.

Ampula: trajtim simptomatik në episiodet e dhimbshme akute gjatë infeksioneve inflamatore të sistemit muskuloskeletal.

Kundërindikacionet
Ulçerë peptike aktive.
Në të gjithë ata pacientë me hipersensibilitet nga ketoprofeni dhe përbërësit e këtij preparati.
Anamnezë pozitive për ulçerë peptike të kaluar, dispepsi kronike, gastrit; insufiçiencë renale, terapi intensive me diuretike , leukocitopeni, në çrregullimet e faktorëve të koagulimit të gjakut, gjatë trajtimit me preparate antikoagulante, në cirroza hepatike, në hepatite të rënda, në gjëndje me fluks renal të ulur.
Nuk duhet përdorur në persona me predispozicion alergjik.
I kundërindikuar gjatë shtatëzënisë dhe gjidhënies si dhe në fëmijët nën 1 vjeç.
Supostët e ketoprefenit nuk duhet të aplikohen në pacientë të cilët vuajnë nga shqetësime hemorroidale.

Efektet e padëshiruara
Një nga efektet më të shpeshta që hasen gjatë përdorimit të AIJS janë çrregullimet gastroenterike si: gastralgji, nauze, të vjella, diarre dhe flatulencë.
Gjithashtu gjatë përdorimit të supostëve lokalisht mund të shihen, skuqje, djegie.
Përdorimi i xhelit mund të shkaktojë reaksione kutane alergjike, dermatite, ekzema, reaksion fotosensibiliteti dhe urtikarie.

Kujdes
Në pacientë me funksion të veshkës të alteruar administrimi i ketoprofenit duhet të bëhet nën monitorim të vazhdueshem për shkak të eleminimit të këtij preparati nga veshkat.
Ketoprofeni ampul nuk duhet të konsiderohet si një analgjezik i thjeshtë dhe përdorimi i tij duhet të bëhet nën monitorim të kujdesshëm.

Ndërveprimet
Meqë formula e ketoprofenit lidhet fuqishëm me proteinat plazmatike çdo dozë antikoagulanti, difenilhidantoni dhe preparatet e administruar në të njëjtën kohë duhet të reduktohet.

Mbidoza
Deri tani nuk kemi të dhëna për mbidozime.
Në rast të mbidozomit aksidental ose të vullnetshëm, sugjerohet trajtim simptomatik.

Dozimi

Kapsula: 2 kapsula 2-3 herë në ditë, preferohet pas vakteve të rëndësishme.

Suposta: 1-2 suposta në ditë.

Xhel: 2-3 aplikime në ditë, në zonën e interesuar.

Ampula: 1-2 ampula në ditë.

Kujdes! Solucioni për përdorim i.m duhet të përdoret menjëherë; nuk duhet aplikuar i.v. Në pacientë të moshuar, doza duhet llogaritur nga mjeku përkatës.

Paketimi
30 kapsula xhelatinoze 50 mg Ketoprofen.
10- 12 suposta 100 mg Ketoprofen.
30g- 50g xhel 2.5 % Ketoprofen.
6 ampula 100 mg Ketoprofen.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top