FLEXY FORTE Reviewed by Momizat on . FLEXY FORTE Glukozamin Hydrochloride ........................... 850mg Glukozamina është amino-monosakarid , një komponent normal i të gjitha indeve, është vend FLEXY FORTE Glukozamin Hydrochloride ........................... 850mg Glukozamina është amino-monosakarid , një komponent normal i të gjitha indeve, është vend Rating: 0
You Are Here: Home » F » FLEXY FORTE

FLEXY FORTE

FLEXY FORTE

flexy forte

Glukozamin Hydrochloride ……………………… 850mg

Glukozamina është amino-monosakarid , një komponent normal i të gjitha indeve, është vendosur në mukopolisaharidet, glycoproteinat dhe proteoglikanet, të cilët ndër të tjera janë pjesë përbërëse të indit kërcor dhe të lëngut sinovial.
Sipas një studimi të bërë me përdorimin e gjatë të Glukozaminës (deri në tre vjetë) te njerëz që vuajnë nga osteoartritet, ndodhi një  përmirësim i ndjeshëm jo vetëm nga pikpamja klinike, por edhe në rezultatet radiografike në kontekst të përmirësimit të gjendjes strukturore të nyjeve artikulare.

Glukozamina u përket grupit të modifikatorëve  të osteoarthritis.
Glukozamina vepron në ngadalësimin e harxhimit të indit kërcor dhe ndihmon shërimin e tij.
Ndikon në rritjen e lëvizshmërisë dhe në zvogëlimin e dhimbjeve te të sëmurët me osteoartritis.

Mekanizmat e veprimit
Stimulon prodhimin e glikoaminoglikanit dhe proteoglikanëve (njësi përbërëse të indit kërcor).
Rrit aktivitetin e Kondrociteve
Roli i saj është i paevitushëm për prodhimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e indit kërcor.
Gjithashtu parandalon shkatërrimin e kolagjenit, duke zvogëluar  kështu dhimbjen dhe inflamacionin rreth nyjeve në kushte të ndryshme patologjike
Ndikon për një kohë të gjatë edhe pas ndërprerjes së aplikimit.

Indikacionet

  • Sëmundjet e nyjeve artikulare, artritis, osteoartritis;
  • Dëmtimet  e tendineve, ligamenteve dhe të mbështjellësve të nyjeve;
  • Gjatë  traumave sportive;
  • Sëmundje të artikulacionit temporo-mandibular.

Dozimi
Sasia ditore e zakonshme është 1,7 g ( 2 kapsula ) e ndarë në 2 doza të barabarta, të marra me një gotë ujë.
Diabetikët, gratë shtatzëna dhe lehonat të konsultohen me mjekun  para se të përdorin produkte që përmbajnë glukozaminë.
Nuk rekomandohet përdorimi tek fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top