Fluconazol Axapharm (kapsula) Reviewed by Momizat on . Fluconazol Axapharm (kapsula) Informacion për pacientët Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat m Fluconazol Axapharm (kapsula) Informacion për pacientët Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat m Rating: 0
You Are Here: Home » F » Fluconazol Axapharm (kapsula)

Fluconazol Axapharm (kapsula)

Fluconazol Axapharm (kapsula)

Fluconazol Axapharm

Informacion për pacientët
Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor.

  • Ky preparat mjekësor ju është dhënë juve personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse personat e tjerë mund të kenë të njëjta simptoma sëmundjeje si ju, një preparat i tillë mund t’u shkaktojë atyre dëmtime.

Çfarë është Fluconazol Axapharm dhe për çfarë përdoret?
Fluconazol Axapharm është një antimykotik (Mjet kundër sëmundjeve kërpudhore të lëkurës) dhe si përbërës aktiv Fluconazol përmban, një kombinim trialoz.
Fluconazol Axapharm duhet përdorur vetëm me përshkrim të mjekut për parandalimin dhe trajtimin e disa infeksioneve me kërpudha.

Përkujdesje të veçanta për përdorim
Ky produkt mjekësor është përshkruar nga mjeku vetëm për ju për trajtim të sëmundjes aktuale.
Ai nuk mund të përdorët për trajtim të ndonjë sëmundje tjetër apo tu jepet të tjerëve në përdorim.
Fluconazol Axapharm nuk mund të përdoret kundër të gjitha kërpudhave që shkaktojnë sëmundje kërpudhore.
Për tu shmangur komplikimeve të vazhdueshme, që mund të shkaktohen me përdorimin e mjeteve kundër infektive të përzgjedhura gabimisht apo me dozime jo të sakta të tyre, ju nuk duhet ta përdorni Fluconazol Axapharm (edhe tek sëmundjet më të vonshme të kërpudhave) pa një vendim të mjekut.

Kur nuk duhet të përdoret Fluconazol Axapharm?
Fluconazol Axapharm nuk duhet të përdoret , nëse janë paraqitur reaksionet alergjike ndaj Fluconazolit, ndaj ndonjë përbërësi të Fluconazol Axapharm apo ndaj ndonjë preparati Azol apo Triazol antimykotik të përdorur gjatë trajtimeve të mëparshme.
Fluconazol Axapharm nuk duhet të merret së bashku me produkte mjekësore të cilat përmbajnë përbërës aktiv të Cisaprid (produkt mjekësor kundër simptomave që mund të shkaktohen në ezofag me anë të refluksit të përmbajtjes së stomakut), Pimozid (produkt mjekësor kundër psikozës dhe halucinacioneve) apo Terfenadin (produkt mjekësor kundër sëmundjeve alergjike).

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Fluconazol Axapharm?
Fluconazol Axapharm mund ta forcojë ndikimin e produkteve të ndryshme mjekësore.
Për këtë arsye pacientët do duhej menjëherë njoftuar mjekun e tyre në qoftë se ata marrin produkte mjekësore për trajtim ndaj sëmundjes së sheqerit apo për trajtim të epilepsisë (p.sh.. Diphenylhydantoin / Phenytoin) apo për trajtim të astmës (Theophyllin).
Gjithashtu duhet paralajmëruar mjeku edhe pacientët të cilët marrin tableta të ashtuquajtura “hollues të gjakut”(Antikoagulantet).
E njëjta gjë vlen edhe për produktin mjekësor me përbërësin aktiv Ciclosporin, Rifabutin, Tacrolimus dhe Zidovudin (AZT).
Disa barna për tuberkulozë (Rifampicini) dhe disa barna për epilepsi (Phenytoin, Carbamazepin) mund të kërkojnë rritje të dozimit të Fluconazol Axapharm.
Prandaj, informoni mjekun nëse jeni duke u trajtuar nga tuberkuloza apo epilepsia.
Gjatë trajtimit me Fluconazol Axapharm nuk këshillohet të merren ekstraktet nga lulebasami (Hypericum perforatum) apo produkte të tjera bimore, të cilat zakonisht merren gjatë gjendjes së dobët shpirtërore apo simptomave depresive, pasi që marrja e njëkohshme e ekstrakteve nga lulebazami do të mund të shkaktonte humbje të ndikimit antimykotik të Fluconazol Axapharm-it.
Në qoftë se gjatë trajtimit me Fluconazol Axapharm do të lajmërohen simptomat si humbja e oreksit, nauzea, vjellja, lodhja, dhimbja e stomakut apo urina me ngjyrë më të mbyllur, atëherë ju duhet menjëherë të lajmëroni mjekun.
Eshtë më rëndësi të lajmërohet mjeku menjëherë mbi këto simptoma pasi që mund të ketë probleme me mëlçinë me pasoja serioze për jetën.
Gjithashtu informoni menjëherë mjekun tuaj në rast të shfaqjes së ekzemës.
Informoni mjekun tuaj edhe nëse merrni Diuretikë (Hydrochlorothiazid) apo Benzodiazepine me veprim të shkurtër (si p.sh. Midazolam, Triazolam).
Informoni mjekun tuaj nëse merrni kontraceptive („tableta“).
Në qoftë se do merrni Fluconazol Axapharm së bashku me mjete kontraceptive,mund të keni gjakderdhje të vonuar.
Informoni mjekun apo farmacistin nëse keni problem nga mëlçia apo çrregullim të funksionimit të veshkave ose nëse vuanii nga ndonjë sëmundje tjetër, nëse keni alergji apo merrni ose përdorni për përdorim të jashtëm ndonjë produkt tjetër mjekësor (edhe ato që i keni blerë vet pa recetë të mjekut !).

A mund të merret Fluconazol Axapharm gjatë shtatzënisë apo në periudhën e gjidhënien ?
Nëse jeni apo planifikoni të mbeteni shtatzënë, Fluconazol Axapharm mund të merret vetëm me përshkrim të caktuar të mjekut.
Nuk rekomandohet marrja gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, apo mund të merret vetëm me përshkrim të caktuar të mjekut.

Si përdorët Fluconazol Axapharm?
Kërpudha të ndryshme shkaktojnë infeksione të ndryshme kërpudhore, të cilat reagojnë në mënyrë të ndryshme gjatë trajtimit, dhe mund ti ndryshojnë shumë planet e trajtimit.
Për këtë arsye ju duhet gjithmonë ta respektoni plotësisht mënyrën e marrjes së përshkruar nga mjeku.
Mos e ndryshoni vetë dozimin e caktuar nga mjeku.
Nëse besoni që ky produkt mjekësor ka efekt të dobët apo të fortë, këshillohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Efektet e mundshme anësore të Fluconazol Axapharm?
Gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm mund të shfaqën këto efekte anësore:
Çrregullime gastrointestinale (nausea vjellje, diarreja, dhimbje të stomakut, flatulencë).
Reaksionet alergjike si eritema, ekzema, pruritusi, formimi i fshikëzave, frymëmarrja e shpejtë dhe/apo fytyra e ënjtur.
Në rast të pasjes së të këtyre simptomave, duhet informuar menjëherë mjeku.
Dhimbja e kokës, marramendja, konvulzioni, rënia e flokëve dhe çrregullimi i shijes .
Simptoma të një çrregullimi të funksionimit të mëlçisë (një lodhje shumë e madhe e pashpjeguar, zverdhja e lëkurës dhe e syve (verdhëza), urinë me ngjyrë të mbyllët, jashtëqitje me ngjyrë të çelët, mungesa e oreksit, dhimbja e stomakut, nausea, vjellja apo humbja në peshë).
Në rast tse keni këto simptoma, duhet informuar menjëherë mjeku juaj, pasi që mund të lkeni probleme me mëlçinë me pasoja serioze për jetën.
Në qoftë se do e vëreni ndonjë simptomë që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutem informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj ?
Fluconazol Axapharm duhet të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Ky prodhim mjekësor të ruhet në paketimin origjinal dhe në temperaturë prej 15 deri 25°C.
Medikamenti nuk duhet të përdorët pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar me “EXP”në paketim.
Pas përfundimit të trajtimit, këtë produkt mjekësor së bashku me përmbajtjen e mbetur, ju lutëm ta ktheni për asgjësim tek mjeku apo farmacisti juaj.
Drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj nëse ju nevojitën më shumë informacione apo këshilla, pasi që këta persona kanë në dispozicion informacione plotësuese profesionale.

Çfarë përmban Fluconazol Axapharm?
1 Kapsulë prej 50 mg, 150 mg respektivisht 200 mg përmban si përbërës aktiv: 50 mg, 150 mg respektivisht 200 mg Fluconazol dhe përbërës ndihmës.
Membrana e kapsulës tek kapsulat e 50 mg dhe 200 mg: Ngjyra E 132.

Ku mund të gjeni Fluconazol Axapharm? Çfarë paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë mjekësore.
Kapsula të 50 mg: 7 dhe 28.
Kapsula të 150 mg: 1 dhe 4.
Kapsula të 200 mg: 2 dhe 7.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top