Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta) Reviewed by Momizat on . Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta le Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta le Rating: 0
You Are Here: Home » F » Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta)

Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta)

Fluoxetin Alkaloid 20 mg (kapsula të forta)

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Fluoxetin Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Fluoxetin Alkaloid
3. Si përdoret  Fluoxetin Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është fluoksetina

Përmbajtja e substancave aktive: amidoni i prexhelatinizuar, monohidrati i laktozës, stearati i magneziumit, kapsula të forta xhelatinoze.

1. ÇFARË ËSHTË FLUOXETIN ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja
Një kapsulë e fortë përmban 20 mg fluoksetin (në formë të hidrokloridit).

Forma farmaceutike
Kapsulat e forta xhelatinoze (madhësia 2) janë të mbushura me pluhur të bardhë.
Ngjyra e kapsulave është fildish i errët.

Paketimi
Kutia e kartonit përmban 30 kapsula (3 blister  me nga 10 kapsula) dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Fluoxetin Alkaloid-i?
Fluoxetin Alkaloid-i është bar që i përket grupit të barnave antidepresive të quajtura inhibitor selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI).

Kur përdoret Fluoxetin Alkaloid-i?

Ky bar mund të përdoret për trajtimin e këtyre sëmundjeve:
Të rriturit:

  • Episodet depresive;
  • Sëmundje obsesive-kompulsive;
  • Bulimia nervosa: Fluoxetin Alkaloid-i përdoret krahas psikoterapisë për zvoglimin e ngrënies së ushqimit dhe pastrimit.

Nëse keni ndonjë pyetje ose diçka të paqartë bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI FLUOXETIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Fluoxetin Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në fluoksetin,  ose në cilindo përbërës tjetër të Fluoxetin Alkaloid-it të përmendur më parë.
Nëse ju do të keni rash ose reaksione tjera alergjike (si urtikarie, enjtje e buzëve, fytyrës, ose vështirësi në frymëmarrje), ndërprejeni marrjen e mëtejme të kapsulave dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore.
• Nëse jeni duke marrur barna tjera për trajtimin e depresionit, të njohura si inhibitorë joselektiv të monoamino oksidazës ose  inhibitorë reversibil  të monoamino oksidazës tip A (MAOI), sepse mund të shfaqen reaksione serioze ose edhe fatale. Në grupin e MAOI hyjnë nialamidi, iproniazidi, selegelina, moklobemidi, fenelzina, tranilcipromina, isokarboksazidi dhe toloksatoni.
Trajtimi me Fluoxetin Alkaloid mund të fillojë vetëm pas 2 javëve pas ndërprerjes së MAOI ireversibël (si shembull tranilcipromina).
Megjithate, trajtimi me fluoksetinë mund të startojë një ditë pas ndërprerjes së MAOI të caktuar reversibël (si shembull moklobemidi).
Mos merrni asnjë MAOI së paku për 5 javë pas ndërprerjes së Fluoxetin Alkaloid-it.
Nëse Fluoxetin Alkaloid-i është përshkruar për një periudhë më të gjatë dhe/ose në doza të larta, nga ana e mjekut tuaj duhet të merret parasysh një periudhë më e gjatë.

Përkujdesje të veçanta me Fluoxetin Alkaloid

Tregoni mjekut tuaj nëse ju keni këto gjendje:
• Epilepsi ose konvulsione ose nëse është rritur frekuenca e konvulsioneve, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj; Fluoxetin Alkaloid-i mund të ketë nevojë që të ndërprehet.
• Mania tani ose në të kaluarën; nëse ju keni epizoda të manisë, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj sepse Fluoxetin Alkaloid-i mund të ketë nevojë që të ndërprehet.
• Diabeti (mjeku juaj mund të ketë nevojë ta përshtatë dozën e insulinës ose antidiabetikëve të tjerë);
• Nëse keni probleme me mëlçi (mjeku juaj mund të ketë nevojë ta përshtatë dozën);
• Probleme me zemër;
• Nëse merrni diuretikë, veçanërisht nëse jeni i moshuar;
• Nëse trajtoheni me ECT (terapi elektro-konvulsive);
• Nëse keni histori me gjakderdhje ose nëse keni mavijosje ose gjakosje të pashjegushme;
• Nëse merrni barna kundër koagulimit të gjakut (shih „Përdorimi i barnave të tjera’).
• Nëse keni ethe, shtrëngim muskular ose tremor, ndryshime në statusin mental si konfuzion, shqetësim ose agjitim ekstrem; ju mund të keni të ashtuquajturin “sindrom të serotoninës” ose “sindromin malinj neuroleptik”. Ky sindrom shfaqet rrallëherë dhe mund të rezultojë me gjendje potencialisht të rrezikshme për jetën; menjëherë duhet ta kontaktoni mjekun tuaj, Fluoxetin Alkaloid mund të jetë e nevojshme të ndërprehet.
• Nëse keni mendime vetvrasëse ose përkeqësim të depresionit ose çrregullime anksioze.
Nëse ju jeni i deprimuar dhe/ose keni çrregullim anksioz, nganjëherë mund të keni mendime për lëndimin e vetvetes ose për vetvrasje.
Kjo mund të rritet në fillim të trajtimit me terapi antidepresive, sepse të gjitha këto barna marrin kohë derisa të fillojnë të veprojnë, zakonisht rreth 2 javë por nganjëherë edhe më tepër.
Ju keni mundësi më tepër që të mendoni në këtë mënyrë: nëse edhe më parë keni pasur mendime lidhur me vetvrasjen; nëse jeni i ri.
Informacione nga hulumtimet klinike tregojnë për rritjen e rrezikut për sjellje suicidale te personat më të rinjë sesa 25 vjeç me gjendjen klinike që kërkon trajtim me antidepresiv.
Nëse keni mendime për lëndimin e vetvetes në çfardo kohe, ju duhet që menjëherë të kontaktoni me mjekun tuaj, ose të shkoni në spital. Ju mund të keni nevojë tu tregoni të afërmve ose miqëve tuaj se ju keni depresion dhe  keni çrregullime anksioze.
Ata mund të ju tregojnë nëse mendojnë se ju keni mendime vetvrasëse ose nëse jeni anksioz, ose nëse gjendja e juaj është përkeqësuar dhe janë të brengosur për sjelljen tuaj.
Përdorimi te fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeçare.
Fluoxetin Alkaloid-i nuk duhet të përdoret te fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeçare.

Këta pacientë e kanë të rritur rrezikun për efekte të padëshiruara si mendimet për vetvrasje dhe për armiqësi (agresion, kundërshtim dhe armiqësi) me rastin e marrjes së këtyre barnave.
Megjikëtë mjeku juaj mund ta përshkruaj Fluoxetin Alkaloid-in për pacientët nën moshën 18 vjeçare te depresioni i rëndë i kombinuar me terapi psikologjike nëse ai e ka parapa se kjo është në interesin tuaj. Nëse mjeku juaj e ka përshkruar Fluoxetin Alkaloid-in për pacientë nën moshën 18 vjeçare dhe nëse doni ta diskutoni këtë duhet të ktheheni te mjeku juaj.
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj lidhur me simptomat që u përmenden më parë, ose në rast të përkeqësimit të tyre.
Si shtesë e kësaj, informatat janë mjaft të kufizuara lidhur me sigurinë për kohë të gjatë të Fluoxetin Alkaloid-it në rritje, pubertet, statusin mental dhe në zhvillimin emocional të kësaj grup moshe.

Përdorimi i Fluoxetin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Fluoxetin Alkaloid-in mund ta merrni me ose pa ushqim, sipas dëshirës tuaj.
Ju duhet të shmangeni nga marrja e pijeve alkoolike derisa jeni në terapi me këtë bar.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë, ose nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse pëlanifikoni shtatzëni.

Shtatzënia
Te bebet nënat e të cilave kanë marrur fluoksetin përgjatë disa muajve të shtatzënisë, ka disa raporte për rritjen e incidencës së disa defekteve në zemër në lindje.
Në popullatën e  përgjithëshme, rreth 1 në 100 bebe kanë defekte në zemër. Kjo rritet në rreth 2 në 100 bebe nga nënat të cilat kanë marrur fluoksetin.
Ju dhe mjeku juaj mund të përcaktoheni që gradualisht ta ndërpreni marrjen e mëtejme të fluoksetinës derisa jeni shtatzënë.
Megjithate, në varësi nga gjendja e juaj mjeku juaj mund të ju sugjerojë që nëse është më mirë të vazhdoni ta merrni fluoksetinën.
Kujdesi që duhet ti kushtohet nëse merret gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë shtatzënisë së vonshme, ose para lindjes, sepse janë raportuar te bebeja këto efekte në lindje: irritabilitet, dridhje, dobësi muskulare, vaj  i pandërprerë dhe vështirësi me thithje dhe me gjumë.
Sigurohuni se mjeku e di se jeni në terapi me Fluoxetin Alkaloid.
Nëse merret gjatë shtatzënisë, sidomos në tremujorin e fundit të sajë, barnat si Fluoxetin Alkaloid-i mund ta rritin rrezikun për gjendje serioze të fëmijës, e quajtur hipertension pulmonar persistent i të porsalindurit (PPHN), në rast  se fëmija merr frymë shpesh dhe duket i kaltër.
Këto simptoma zakonisht fillojnë gjatë 24 orëve pas lindjes. Nëse ndodhë kjo me beben tuaj menjëherë kontaktoni me mjekun tuaj.

Gjidhënia:
Fluoksetina ekskretohet në qumështin e nënës dhe mund të jap efekte të padëshiruara te fëmija.
Ju mund ti jepni fëmijës gji vetëm nëse është e domosdoshme.
Nëse ju vazhdoni me gjidhënie, mjeku juaj mund të ju përshkruaj dozim më të ulët të fluoksetinës.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Fluoxetin Alkaloid mund të ndikojë në gjykim dhe në kordinim.
Nuk duhet të ngisni makinën ose të operoni me makineri pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Fluoksetin Alkaloid-it.
Kapsulat Fluoxetin Alkaloid përmbajnë laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera.
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrë barna të tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt (deri në 5 javë), duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.

Fluoxetin Alkaloid-i mund të ndikojë në disa barna tjera për mënyrën e veprimit të tyre:
• Inhibitorët e caktuar të MAO- (përdoren për trajtimin e depresionit). Inhibitorët joselektiv të MAO dhe inhibitorët e  MAO të tipit A (moklobemidi) nuk duhet të merren së bashku me Fluoxetin Alkaloid për shkak të reaksioneve serioze ose edhe fatale (sindromi i serotoninës). Disa inhibitorë të MAO të tipit  B (selegelina) mund të merret me Fluoxetin Alkaloid me kusht që mjeku juaj të ju monitorojë për së afërmi.
• Litiumi, triptofani; rritet rreziku për sindromin e serotoninës nëse këto barna merren së bashku me Fluoxetin Alkaloid. Mjeku juaj mund të ketë nevojë të ju vizitojë më shpesh.
• Fenitoina (për epilepsi); për shkak se Fluoxetin Alkaloid-i mund të influencojë nivelin e këtyre barnave në gjak, mjeku juaj mund të ketë nevojë që ta fillojë terapinë me fenitoinë më me kujdes dhe të ju monitorojë derisa e merrni edhe Fluoxetin Alkaloid-in.
• Klozapina (për trajtimin e gjendjeve të caktuara mentale), tramadoli (analgjetik) ose triptan (për migrenë); rritet rreziku për hypertension.
• Flekainid ose enkainid (për probleme me zemër), karbamazepin (për epilepsi), antidepresiv triciklik (për shembull imipraminë, desipraminë dhe amitriptilinë); sepse Fluoxetin Alkaloid-i mund ta ndryshojë nivelin e tyre në gjak, mjeku juaj mund të ketë nevojë të përshkruaj dozim më të ulët me Fluoxetin Alkaloid.
• Varfarinë ose barna tjera kundër koagulimit të gjakut; Fluoxetin Alkaloid-i mund ta ndryshojë efektin e këtyre barnave në gjak. Nëse trajtimi me Fluoxetin Alkaloid fillon ose ndërprehet derisa ju jeni në terapi me varfarinë, mjeku i juaj duhet ti bëjë disa testime të caktuara.
• Ju nuk duhet të filloni ti merrni barnat herbale si St John’s wort derisa jeni duke u trajtuar me Fluoxetin Alkaloid meqenëse kjo mund të rezultojë me rritjen e efektit të tyre. Nëse jeni duke e marrur St John’s wort me fillimin e marrjes së Fluoxetin Alkaloid-it, ndërprejeni marrjen e St John’s wort dhe tregoni mjekut tuaj në vizitën tjetër.

3. SI TË MERRET FLUOXETIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Depresioni: doza e rekomanduar është 1 kapsulë (20 mg) në ditë. Mjeku juaj do ta kontrollojë dhe do ta përshtatë dozimin nëse është e nevojshme çdo 3 deri në 4 javë nga fillimi i trajtimit.
Nëse është e nevojshme dozimi mund të rritet gradualisht deri në ate maksimale prej 3 kapsulave (60 mg) në ditë.
Doza mund të rritet me kujdes për tu siguruar se ju keni marrur dozën më të vogël efektive.
Ju mund të mos ndjeheni mirë menjëherë pas fillimit të terapisë për depresion.
Kjo ndodhë sepse përmirësimi i simptomave depresive mund të mos ndodhin deri disa javë pas fillimit të terapisë.
Pacientët me depresion duhet të trajtohen së paku 6 muaj.

Bulimia nervosa: doza e rekoamnduar është 3 kapsula (60 mg) në ditë.

Sëmundja obsesive-kompulsive (OCD): doza e rekomanduar është 1 kapsul (20 mg) në ditë. Mjeku juaj mund ta përshtatë dozimin, nëse është e nevojshme, pas dy javësh të trajtimit.
Nëse ka nevojë, dozimi gradualisht mund të rritet deri në ate maksimale prej 3 kapsulave (60 mg) në ditë. Nëse nuk ka përmirësim brenda 10 javësh, mjeku juaj duhet ta rishqyrtojë trajtimin.

Të moshuarit: Mjeku juaj do ta rritë dozën me kujdes të shtuar dhe në përgjithësi nuk duhet ta tejkalojë ate prej 2 kapsulave (40 mg).
Doza maksimale është 3 kapsula (60 mg) në ditë.
Pamjaftueshmëria e mëlçisë: Nëse keni probleme me mëlçi ose nëse jeni duke marrë barna që mund të ndikojnë në efektin e Fluoxetin Alkaloid-it, mjeku juaj mund të përcaktohet që të përshkruaj dozë më të ulët të Fluoxetin Alkaloidit ose ta merrni çdo të dytën ditë.

Nëse përdorni Fluoxetin Alkaloid më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të kapsulave Fluoxetin Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Simptoma e mbidozimit mund të jenë:

  • nauzeja,
  • vjellje,
  • konvulzione,
  • probleme me zemër (çrregullimi i ritmit dhe ndalje e zemrës),
  • probleme me mushkëri dhe ndryshime mentale të cilat shkojnë nga agjitimi deri te koma.

Nëse keni harruar ta merrni kapsula Fluoxetin Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e kapsulave Fluoxetin Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes së përnjëhershme mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

Në rast të ndërprerjes së përnjëhershme të përdorimit të Fluoxetin Alkaloid ju mund të keni :

  • marramendje;
  • therje dhe mpirje;
  • çrregullim të gjumit (ëndrra të gjalla, ankthe nate, pamundësi për gjumë);
  • shqetësim dhe agjitim;
  • lodhje dhe dobësi e pazakonshme;
  • ndjenja e anksiozitetit;
  • nauze/vjellje;
  • dridhje;
  • kokëdhembje.

Shumica e pacientëve nuk kanë simpoma me rastin e ndërprerjes së Fluoxetin Alkaloid-it ose ato janë buta dhe zhduken brenda disa javëve.
Nëse ju do të keni ndonjerin nga këto simptoma me rasin e ndërprerjes, kontaktoniu me mjekun tuaj.
Ndëprerja duhet të bëhet gradualisht brenda një ose dy javëve – kjo mund ti zvoglojë mundësitë për sindromin e abstinencës (të ndërprerjes).
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.     EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe kapsulat  Fluoxetin Alkaloid mund të kenë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
- Ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku juaj nëse do të keni rash ose reaksion alergjik si kruarje, enjtje e buzëve, gjuhës ose nëse keni problem në frymëmarrje.
- Menjëherë tregoni mjekut tuaj nëse ju do të keni skuqje të lëkurës, ose reaksione të lëkurës.
- Kontaktoni mjekun tuaj nëse ju ndjeheni të shqetësuar dhe nuk mund të qëndroni në një vend, ju mund të keni akatizi.
Ju duhet ta lajmëroni menjëherë mjekun tuaj nëse do të keni ndonjerën nga shenjat në vijim.
- Kombinim të simptomave (të njohura si “sindromi i serotoninës”) duke e futur temperaturën e lartë me shpejtim të frymëmarrjes dhe të ritmit të zemrës, djersitje, shtangim muskular ose dridhje, konfuzion, agjitim ekstrem ose përgjumje (vetëm rrallëherë);
- Ndjenja e dobësisë, përgjumjes ose konfuzion më tepër te të moshuarit dhe ta ata që në ndërkohë marrin diuretikë;
- Ereksione të gjata dhe me dhembje;
- Irritabilitet dhe agjitim ekstrem.
Nëse ju do të keni ndonjerën nga simptomat në vijim dhe ju mërzisin ato, ose të cilat zgjatin gjatë, tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.
Trupi – ethe, ndjeshmëri në diell, humbje të peshës trupore.
Sistemi i tretjes – diarre dhe çrregullim i barkut, vjellje, çrregullim i tretjes, vështirësi me gëlltitje ose ndryshim të shijes, tharje të gojës. Rrallëherë janë raportuar ndryshime në testimet funksionale të mëlçisë, me raste të rralla të hepatitit.
Sistemi nervor – kokëdhembja, probleme me gjumë ose ëndrra të pazakonshme, marramendje, humbje e oreksit, lodhje, humor i lartë jonormal, lëvizje që nuk mund të kontrollohen, konvulzione, shqetësim ekstrem, halucinacione, sjellje e egër atipike, konfuzion, agjitacion, anksiozitet, nervozizëm, pamundësi e koncentrimit, atak i panikës; mendime vetvrasëse ose për lëndimin e vetvetes.
Sistemi urogjenital ose çrregullime të reprodukimit – vështirësi me urinim ose urinim i shpeshtë, performancë e dobët seksuale, ereksion i prolonguar dhe prodhim i qumështit.
Sistemi respirator – pezmatim i fytit, vështirësi në frymëmarrje. Probleme me mushkëri (duke i futur edhe proceset inflamatore me histopatologji të ndryshme dhe/ose fibrozë) të cila janë raportuar rrallëherë.
Thyerje e eshtrave – rritje e rrezikut për thyerje të eshtrave i cili është vërejtur te pacientët që marrin këtë tip të barnave.
Të tjera – rënie e flokëve, hapje e gojës, turbullim i vizionit, mavijosje ose gjakosje të pazakonshme, djersitje, ndjenja e nxehtësisë, ndjenja e marramendjes me rastin e ngritjes në këmbë, dhembje e muskujve dhe gjunjëve, nivel i ulët i natriumit në gjak.
Shumica e këtyre efekteve të padëshiruara mënjanohen me rastin e ndërprerjes.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar duhet të ruhet në temperaturë nën 30 Gradë Celcius.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top