Fragmin (injeksion) Reviewed by Momizat on . Fragmin (injeksion) Përbërja Cila është lënda vepruese? Lënda vepruese e Fragmin është Dalteparinë Natriumi. Çfarë është Fragmin? Fragmin është një bar i ashtuq Fragmin (injeksion) Përbërja Cila është lënda vepruese? Lënda vepruese e Fragmin është Dalteparinë Natriumi. Çfarë është Fragmin? Fragmin është një bar i ashtuq Rating: 0
You Are Here: Home » F » Fragmin (injeksion)

Fragmin (injeksion)

Fragmin (injeksion)

fragmin injeksion

Përbërja
Cila është lënda vepruese?

Lënda vepruese e Fragmin është Dalteparinë Natriumi.

Çfarë është Fragmin?
Fragmin është një bar i ashtuquajtur antitrombotik dhe paraqitet në trajtën e një tretësire sterile për injeksion.

Për çfarë përdoret  Fragmin?

  • Fragmin përdoret për të parandaluar koagulimin e gjakut,
  • në rastet kur kryhet një ndërhyrje kirurgjikale;
  • për të trajtuar koagulat e gjakut që tashmë ekzistojnë në venat e thella (enë gjaku);
  • për të parandaluar koagulimin në të sëmurët e dializuar gjatë hemodializës ose filtrimit për shkak të insufiçencës renale ose insufiçencës  renale kronike;
  • për të trajtuar sëmundjen e arterieve koronare të  paqëndrueshme (angina e paqëndrueshme).

Lutemi të vini re që mjeku juaj mund t’jua ketë përshkruar këtë bar edhe për përdorime të tjera që nuk  përshkruhen në këtë fletëudhëzues.
Ky bar është përshkruar për ju personalisht dhe nuk i’u duhet  dhënë njerëzve  të tjerë.

Kundërindikimet

Fragmin nuk duhet përdorur në qoftë se ju keni kaluar ose aktualisht vuani nga çrregullimet që renditen më poshtë:
• Alergji ndaj Fragmin, heparinës ose produkteve të ngjashme.
• Të dhëna të mëparshme për trombocitopeni (një gjëndje kur gjaku përmban një numër të vogël trombocitesh, të cilat bëjnë që juve t’iu shkaktohen nxirje të mishrave  dhe hemorragji). Mjeku juaj  duhet t’iu ketë pyetur nëse vuani nga kjo gjëndje.
• Ulçerë të stomakut.
• Të dhëna të mëparshme për hemorragji cerebrale (hemorragji në tru).
• Çfarëdo gjëndje që mund ta shtojë rrezikun për hemorragji.
• Infeksion bakterial i zemrës (endokardit septik).
• Në qoftë se ju  keni ndonjë plagë ose jeni duke u përgatitur  për ndonjë operacion në sistemin nervor qëndror, sy ose veshë.
Anestezia spinale duhet mënjanuar kur përdoren doza të larta të Fragmin në rastet e trajtimit të trombozave të thella akute dhe anginës së paqëndrueshme.

Çfarë përkujdesjesh duhet të keni parasysh gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes së fëmijës me gji?
Fragmin nuk jep asnjë lloj efekti të dëmshëm kur përdoret gjatë shtatzanisë.
Nuk dihet nëse Fragmin kalon në qumështin e gjirit.
Në qoftë se ju ushqeni fëmijën me gji, atëherë duhet  t’i  tregoni mjekut tuaj, në mënyrë që të vlerësohen rreziqet e mundshme për  fëmijën tuaj.

Përkujdesjet gjatë përdorimit
Tregojini mjekut tuaj rreth gjëndjes suaj të përgjithshme shëndetësore.

Është e rëndësishme që ta informoni mjekun tuaj nëse më parë, ose aktualisht vuani nga  çrregullimet që renditen më poshtë; sepse ato mund të ndikojnë në veprimin e Fragmin:
• Trombocitopeni dhe/ose defekte të trombociteve.
• Çrregullim i rëndë i funksionit të mëlçisë apo të veshkave.
• Presion i lartë i gjakut i pakontrolluar.
• Çrregullime të retinës së syrit, për shkak të diabetit ose presionit të lartë të gjakut.
• Infarkt i miokardit.
Nëse ju jo shumë kohë më parë keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale  ose jeni afër një operacioni; është e rëndësishme që për këtë situatë  të njoftoni mjekun tuaj.
Është shumë e rëndësishme që ju ti respektoni me kujdes udhëzimet e mjekut ose infermieres tuaj.

Ndërveprimet
Çfarë barnash të tjera ndikojnë në efektin e Fragmin?
Është e rëndësishme që ju të informoni mjekun tuaj se çfarë barnash të tjera jeni duke përdorur.
Disa barna që japin efekt në gjak  dhe në koagulimin e tij mund ta  shtojnë rrezikun e hemorragjisë, ndërkohë që ju jeni duke përdorur Fragmin.
Në qoftë se ju jeni duke u mjekuar për anginë të paqëndrueshme, atëherë mjeku  juaj  duhet t’ju  thotë që ju në të njëjtën kohë të përdorni  dhe aspirinë.
Kini parasysh që këto të dhëna mund të zbatohen edhe për barnat që janë përdorur kohë më parë.

Udhëzime për përdorim korrekt
Çfarë sasie Fragmin duhet të merrni dhe sa shpesh duhet ta përdorni  atë?
Të dhënat e mëposhtme zbatohen për Fragmin nëse mjeku juaj nuk ju ka udhëzuar për ndonjë të dhënë tjetër. Zbatojini këto udhëzime për përdorim, përndryshe ju nuk do të keni përfitim të plotë nga Fragmin.
Fragmin merret vetem me recetë mjeku.
Sasia e Fragmin që ju duhet të merrni varet nga gjendja juaj.
Më poshtë jepen dozat  tipike për të rriturit, përfshirë dhe të sëmurët e moshuar.

Hemodializa dhe hemofiltrimi
Në qoftë se ju i  jeni nënshtruar hemodializes, atëhere bari duhet të injektohet në gypat e aparatit  të hemodializes.
Sasia e injektuar do të varet  nga gjëndja  për të cilën jeni duke u mjekuar.
Në qoftë se ju keni ndonjë pyetje lidhur me dozimin e barit, lutemi pyetni mjekun ose infermieren tuaj.
Tromboza akute e venave të thella dhe embolizmi pulmonar.
Në qoftë se ju vuani nga tromboza e venave të thella ose embolizmi pulmonar juve mund t’ju bëhet një injeksion nën lëkurë.
Vendi i këtij injeksioni zakonisht është barku.
Juve mund t’ju injektohet ose një dozë  prej 200 IU (njësi ndërkombëtare) për kg/peshë trupore, një herë  në ditë ose 100 IU për Kg, dy herë në ditë.

Ndërhyrjet kirurgjikale
Në qoftë se ju merrni Fragmin me qëllim që të parandalohet koagulimi i gjakut gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale,atëherë doza do të varet nga lloji i operacionit të cilit do t’i nënshtroheni.

Kirurgjia e përgjithshme
Injektimi nën lëkurë i dozës së parë të Fragmin (2500 IU) bëhet 1-2 orë para operacionit.
Pas operacionit juve mund t’ju bëhet  një injeksion (25000 IU) çdo mëngjes derisa ju të jeni në gjëndje të lëvizni, në përgjithësi 5-7 ditë ose më gjatë.
Kirurgjia e përgjithshme, shoqëruar me faktorë rreziku shtesë dhe ndërhyrjet kirurgjikale ortopedike.
Injektimi i parë nën lëkurë i Fragmin prej 5000 IU bëhet në darkë, para operacionit pastaj juve mund t’ju bëhet  një injektim prej (5000 IU) çdo  darkë derisa  ju të jeni  në gjendje të lëvizni, në përgjithësi 5-7 ditë  ose edhe më gjatë.
Si alternativë, mjeku  ose infermierja juaj mund ta ndajë dozën  fillestare dhe t’ja u bëjë injeksionin e parë (2500 IU) fragmin 1-2 orë para operacionit e pastaj vazhdohet  me një injektim tjetër  8-12 orë më vonë.
Pastaj juve mund t’ju  injektohen  5000IU çdo mëngjes derisa ju të jeni në gjendje  të lëvizni, në përgjithësi 5-7 ditë ose dhe më gjatë.
Pas një operacioni në regjionin e kyçit të kockës së legenit, mjeku juaj mund të vendosë për  ta vazhduar mjekimin tuaj me Fragmin për 5 javësh duke përdorur një dozë prej 5000 IUnjë herë në ditë.
Sëmundja e paqëndrueshme e arteries koronare (angina e paqëndrueshme).
Juve mund t’ju bëhet një injeksion prej 120 IU Fragmin për  kg peshë trupore, dy herë në ditë  nën lëkurë. Ju  duhet të mjekoheni  për të paktën 6 ditë ose edhe më gjatë, në qoftë se mjeku juaj  gjykon se ju do të keni përfitim nga kjo zgjatje.
Në qoftë se është planifikuar nje zgjerim me balone ose ndërhyrje  kirurgjikale për by-pass pas mjekimit  fillestar me Fragmin prej 6 ditësh, injektimet duhen vazhduar me doza fikse.
Grave që peshojnë më pak se 80kg dhe burrave që peshojnë  më pak se 70kg do t’íu injektohen 5000 IU dy herë në ditë.
Grave që peshojnë 80kg ose edhe me shumë dhe burrave që peshojnë 70kg ose edhe me shumë do t’íu injektohen 7500 IU dy herë në ditë.
Periudha e përgjithshme e mjekimit nuk duhet të kalojë 45 ditë.

Si duhet përdorur Fragmin?
Injeksionet e Fragmin normalisht bëhen nga mjeku ose nga infermierja, por në disa rrethana të caktuara  ju mund të përdorni  Fragmin jashtë spitalit.
Në këtë rast, para se të largoheni nga spitali, mjeku ose infermierja juaj do t’íu tregojë  sesi ta vetëinjektoni barin.
Fragmin injektohet nën lëkurë.
Ju mund ta vetinjektoni ose nën lëkurën e barkut ose  në pjesën e sipërme të të ndenjurave më muskuloze.
Mjeku ose infermierja juaj do t’iu tregojnë se cila  nga këto dy pjesë është më e përshtatshme për injektuar barin.
Në cilëndo zonë ku do të injektoni barin, për të mënjanuar lëndimin përpiquni të siguroheni që  injeksionet në çdo rradhë të bëhen në vende të ndryshme.
Para se të bëni injeksionin duhet të siguroheni që vendi i injektuar të jetë i pastër.
Këtë mund ta realizoni ose duke e fërkuar  vendin e zgjedhur me një tampon pambuku të njomur me tretësirë dezinfektuese ose duke  e larë atë me sapun dhe ujë dhe duke e fshirë me një peshqir të pastër.
Në qoftë se ju do të vetinjektoni barin nën lëkurën e barkut, ku shtresa yndyrore mund të jetë tepër e hollë, atëherë duhet të ngrini palën e lëkurës, me qëllim që të formohet një fryrje e lehtë.
Për ju nuk është e nevojshme që të shtrëngoheni fort, por gjatë periudhës së injektimit shtrëngoni fort vetëm lëkurën.
Në qoftë se ju jeni duke e vetinjektuar barin në pjesën e sipërme të të ndenjurave ku shtresa e yndyrës është e trashë nuk lind nevoja që ju t’i ngrini palën e lëkurës.
Futeni gjilpërën e shiringës vertikalisht nën lëkurë derisa ajo të vazhdojë të hyjë.
Shtyni pistonin e shiringës vertikalisht dhe pastaj nxirreni shiringën kur ju e keni injektuar të gjithë përmbajtjen e shiringës.
Vendoseni  shiringën dhe gjilpërën e përdorur në një vend të sigurtë.
Në qoftë se keni ndonjë pyetje, atëherë ju duhet t’i drejtoheni për ndihmë mjekut ose infermieres suaj.

Këshilla  të posaçme
Çfarë duhet të bëni kur jeni duke marrë një dozë të lartë?
Në qoftë se, aksidentalisht keni marrë sasi të tepërt Fragmin, ju duhet t’i telefononi menjëherë mjekut tuaj ose spitalit.

Efektet e padëshiruara
Çfarë efektesh të padëshiruara mund të shkaktojë Fragmin?
Në qoftë se ju konstatoni ndonjë efekt të padëshirueshëm që nuk përmendet në këtë fletë-udhëzues ose në qoftë se ju nuk jeni të sigurtë për efektet e këtij bari, lutemi që të informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Ju mund të keni nxirje të mishrave në vendin e injektimit.
Juve mund të fillojë t’ju shfaqet hemorragji, ndonëse kjo është e rrallë kur përdoren doza normale.
Në raste të rralla mund të vihet re një ulje e numrit të trombociteve në gjakun tuaj.
Kjo gjendje quhet trombocitopeni dhe zakonisht  është e tipit të lehtë ose mesatar (II), por është konstatuar se një numër i vogël rastesh mund të jenë të tipit të rëndë(III).
Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike.Vetëm në një numër të vogël rastesh janë konstatuar reaksione alergjike të rënda.
Në raste të rralla mund të shfaqen lezione lokale të indeve (nekrozë e lëkurës).
Disa lëndë që prodhohen nga mëlcia juaj (transaminazat) mund të rriten përkohësisht, por është vërtetuar se kjo gjë nuk shkakton asnjë dëm.

Udhëzime për ruajtjen
Përdoreni përpara afatit të shënuar në paketim.
Bari juaj duhet  përdorur  përpara datës së skadencës të shënuar në etiketë.

Si ruhet Fragmin?
Ky bar duhet ruajtur në temperaturën e dhomës.
Nëse ju mbetet një sasi bari e papërdorur ju duhet ta ktheni atë në farmacinë tuaj për asgjësim të sigurtë.
Mbajeni larg fëmijëve.

Përbërja e plotë
Çfarë tjetër përmban Fragmin?
Njihen përqëndrime të ndryshme të Fragmin.

Ambalazhi Sasia e dalteparines(lënda vepruese)në shiringë (IU=Njësi Ndërkombëtare) Lëndët ndihmëse
Shiringë me një dozë 0.2 ml   2500 IU  Klorur natriumi
Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 0.2 ml   2500 IU  Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 0.3 ml   7500 IU  Ujë për injeksion
Shiringë me nje dozë 0.4 ml 10000 IU  Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 0.5 ml 12500 IU  Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 0.6 ml 15000 IU  Ujë për injeksion
Shiringe me një dozë 0.72 ml 18000 IU  Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 0.75 ml   7500 IU  Klorur natriumi
Ujë për injeksion
Shiringë me një dozë 1 ml 10000 IU  Klorur natriumi
Ujë për injeksion
Në qoftë se ju keni pyetje të tjera  lutemi  konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top