Furaginum Adamed Reviewed by Momizat on . FURAGINUM  Adamed 50 mg Furagin FLETËUDHËZUES PËR PACIENTIN Lexoni të gjithë fletëudhëzuesin me vëmendje përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Mbajeni FURAGINUM  Adamed 50 mg Furagin FLETËUDHËZUES PËR PACIENTIN Lexoni të gjithë fletëudhëzuesin me vëmendje përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Mbajeni Rating: 0
You Are Here: Home » F » Furaginum Adamed

Furaginum Adamed

FURAGINUM  Adamed 50 mg

furaginum
Furagin

FLETËUDHËZUES PËR PACIENTIN
Lexoni të gjithë fletëudhëzuesin me vëmendje përpara se të filloni përdorimin e këtij bari.

  • Mbajeni këtë fletëudhëzues. Mund t’iu nevojitet për ta lexuar sërish.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutemi pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky medikament është përshkruar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia kaloni të tjerëve.
  • Ky medikament mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose ju vëreni ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletëudhëzues, ju luterni kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues do të gjeni:

  1. Çfarë është tableta Furaginum Adamed dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të përdorni tabletat Furaginum Adamed
  3. Si të administroni tabletat Furaginum Adamed
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si të ruani tabletat Furaginum Adamed
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË TABLETA FURAGINUM ADAMED DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Furaginum Adamed është një medikament antibakterial që përdoret në infeksionet e traktit urinar.
Pjesa më e madhe e baktereve që shkaktojnë infeksione të traktit urinar janë të ndjeshme ndaj furaginës.
Furaginum Adamed nuk është e përshtatshme në infeksionet e shkaktuara nga Pseudomonas aeruginosa.

Indikimet:
Trajtimi i infeksioneve të pakomplikuara akute dhe kronike të traktit të poshtëm urinar të shkaktuar nga bacilet Escherichia coli.

2. PËRPARA SE TË PËRDORNI TABLETAT FURAGINUM ADAMED
Mos përdorni Furaginum Adamed nëse:

  • Keni mbindjeshmëri ndaj derivateve të nitrofuranit ose përbërësve të tjerë të Furaginum Adamed.
  • Jeni gjatë tremestrit të parë të shtatzënisë.
  • Vuani nga dëmtim i rëndë i veshkave (oliguria, anuria).
  • Jeni diagnostikuar me polineuropati, p.sh. diabetike (dëmtim i nervave, për shkak të rritjes së nivelit të glukozës në gjak).
  • Keni mungesë të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, e cila në disa raste mund të shkaktojë hemolizë.

Në individët me mungesë të kësaj enzime mund të zhvillohet anemia hemolitike.

Duhet të keni kujdes të veçantë në rastet e mëposhtme:

  • Në pacientët me pamjaftueshmëri renale, anemi, mungesë të vitaminave të grupit B dhe acidit folik, dhe në sëmundjet e mëlçisë sepse medikamenti mund të shkaktojë shpërbërje të eritrociteve (hemolizë).
  • Në pacientët diabetikë sepse gjatë administrimit të derivateve të nitrofuranit mund të shfaqen shenjat e polineuropatisë.
  • Tek meshkujt në moshë riprodhuese, sepse studimet klinike kanë treguar që derivatet e nitrofuranit shfaqin një efekt negativ mbi funksionin testikular. Ato mund të shkaktojnë reduktim të lëvizshmërisë të qelizave të spermës, zvogëlojnë prodhimin e spermës dhe shkaktojnë anomali të strukturës së qelizës të spermës.
  • Gjatë përdorimit të zgjatur të preparatit, mjeku do tu rekomandojë analiza të gjakut dhe analiza të parametrave biokimik të funksionit hepatik dhe renal.

Administrimi i Furaginum Adamed me ushqim dhe pije
Furaginum rekomandohet që të administrohet me ushqime që përmbajnë proteina.

Administrimi i Furaginum Adamed tek fëmijët
Furaginum mund të përdoret në fëmijë mbi dy vjeç.
Tek fëmijët nën dy vjeç, përshtatja e dozës së medikamentit, duhet të përcaktohet direkt nga mjeku.

Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Duhet të ndiqni këshillën e mjekut para administrimit të medikanientit.
Për shkak të mungesës së të dhënave klinike mbi efektet e dëmshme të furaginës mbi embrion ose fetus, medikamenti nuk duhet të përdoret gjatë tremestrit të parë të shtatzënisë.
Femrat në semestrin e tretë të shtatzënisë duhet të kenë kujdes të veçantë për shkak të rrezikut që ekziston për zhvillimin e anemisë hemolitike në fetus.
Pacientja, në bashkëpunim me mjekun e saj, duhet të kontrollojë rregullisht nivelin në gjak të hemoglobinës, eritrociteve dhe hekurit (të kryejë ekzaminime morfologjike të gjakut).
Medikamenti nuk duhet të përdoret gjatë ushqimit me gji sepse furagina kalon në qumështin e gjirit.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka asnjë të dhënë për efektin e furaginës mbi aftësinë e drejtimit të automjetit dhe përdorimin e makinerive.
Megjithatë, në disa pacientë mund të ndodhin: marramendje, përgjumje, çrregullime të shikimit, të cilët mund të ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjetin.

Administrimi i medikamenteve të tjera
Ju duhet të informoni mjekun për të gjitha barnat e përdorura kohët e fundit, edhe për ato të administruara pa recetë.
Furagina është antagonist i acidit nalidiksik, e cila inhibon efektin bakterostatik të tij.
Barnat që shtojnë eliminimin e acidit urik me urinë, si p.sh. probenecid (në doza të larta) dhe sulfinpirazon, reduktojnë sekretimin tubular të derivateve të nitrofuranit dhe mund të shkaktojnë grumbullim të furaginës në organizëm, duke rritur toksicitetin e saj dhe duke zvogëluar përqëndrimin urinar të saj nën përqëndrimin minimal bakterostatik dhe, si rrjedhim, mund të shkaktojë reduktim të efikasitetit terapeutik.
Antibiotikët aminoglikozidik dhe tetraciklinat të administruara së bashku me furaginën mund të potencojnë efektin e saj antibakterial.
Kloramfenikoli dhe ristomicina rritin efektin e saj hematoksik. Përthithja e furaginës zvogëlohet nëse ajo administrohet sëbashku me antiacidë që përmbajnë magnez trisilikat.
Atropina vonon përthithjen e derivateve të nitrofuranit por sasia totale e substancës së përthithur nuk ndryshon.
Administrimi i njëkohshëm i vitaminave të grupit B rrit përthithjen e derivateve të nitrofuranit.
Efekti në analizat laboratorike: gjatë administrimit të derivateve të nitrofuranit mund të dalin rezultate fals pozitive mbi nivelin e glukozës në urinë.

3. SI TË ADMINISTRONI TABLETAT FURAGINUM ADAMED
Medikamenti duhet të administrohet sipas këshillave të mjekut.
Në rast se keni paqartësi kontaktoni me mjekun.
Medikamenti preferohet të administrohet në rrugë orale, i shoqëruar me ushqime, kryesisht me ato që përrnbajnë proteina sepse rrisin disponibilitetin e furaginës.

Trajtimi i infeksioneve akute 
Të rritur: Dita e parë e trajtimit: 100 mg (dy tableta) katër herë në ditë (maksimumi tetë tableta në ditë); Ditët në vijim: 100 mg (dy tableta) tre herë në ditë (gjashtë tableta në ditë).
Fëmijët nga 2 —14 vjeç: Medikamenti përdoret per 7-8 ditë. Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të përsëritet pas 10— 15 ditësh.
Në fëmijë nën dy vjeç, doza duhet të përcaktohet vetëm nga mjeku.

Nëse administrent më tepër Furaginum sesa duhet
Derivatet e nitrofuranit kanë toksicitet të ulët.
Meqënëse bari ekskretohet me rrugë renale, në pacientët me dëmtime të funksionit renal, mund të ndodhin: dhembje koke, marramendje, reaksione alergjike, të përziera, anemi.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjithë barnat, edhe Furaginum Adamed mund të shkaktojë efekte anësore. Pjesa më e madhe e pacientëve i tolerojnë shumë mirë derivatet e nitrofuranit.
Midis efekteve anësore të vërejtura gjatë studimeve klinike, ato që ndodhin më shpesh janë: të përziera (8%), dhembje koke (6%), gazra në stomak (1.5%).
Shenjat dhe simptomat e përmendura më poshtë ndodhin në më pak se 1% të pacientëve.
Çrregullime të gjakut dhe sistemit limfatik: Cianozë për shkak të met’hemoglobinemisë (Iëkurë ngjyrë çokollatë — kafe).
Në disa pacientë me mungesë të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, përdorimi i furaginës mund të shkaktojë anemi megaloblastike (që zhvillohet për shkak të mungesës së vitaminës B12 dhe acidit folik) ose anemia hemolitike (që zhvillohet për shkak të shpërbërjes së shpejtë të qelizave të kuqe të gjakut).
Dëmtim të sistemit imunitar: Prurit, urtikarie, anafilaksi (reaksione alergjike të menjëhershme), edema angioneurotike, rash.
Dëmtim të sistemit respirator: Reaksione mbindjeshmërie akute, subakute dhe kronike ndaj derivateve të nitrofuranit.
Reaksionet kronike zhvillohen në pacientë që përdorin medikamentin për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.
Reaksionet akute të mbindjeshmërisë që prekin sistemin respirator manifestohen me temperaturë, ethe, kollë, dhembje gjoksi, uksudat pleural.
Ato zakonisht regredojnë shpejt ose shumë shpejt pas ndërprerjes së medikamentit.
Dëmtim të sistemit nervor: Marramendje, përgjumje, dëmtim të shikimit, neuropati periferike (çrregullim të funksionit të nervave periferik)  gjithashtu dëmtime akute ose të pakthyeshme (dëmtime renale, anemi, diabet mellitus, çrregullime elektrolitike, mungesë të vitaminës B veçanërisht e predispozuar për zhvillimin e neuropatisë).
Çrregullime gastro-intestinale: Konstipacion, diarre, vështirësi në trejte (dhembje kronike të epigastrus), dhembje abdominale, të vjella, sialoadenitis, pankreatit, entent pseudomembranoz.
Dëmptime të mëlçisë dhe traktit biliar: Simptoma dhe shenja hepatiti të shkaktuara nga medikamenti, verdhëz e tëmthit (e shkaktuar nga një ngushtim i rrjedhjes së bilës), hepatonekrozis.
Dëmtime të lëkures dhe indit të nënlëkurës: Rënie e flokëve, dermatit eksfoliativ, eritema multiforme, sindroma Stevens-Johnson.
Dëmtime të përgjithshme dhe kushtet e vendit të administrimit: Temperaturë, ethe, gjëndje e pafuqishme, infeksione me mikroorganizma rezistente ndaj derivateve të nitrofuranit, më shpesh me bacilet e Pseudomonas ose mykun Candida.

5. SI TË RUANI FURAGINUM ADAMED
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në paketim origjinal.
Mos përdorni tabletat Furaginum Adamed 50 mg pas datës së skadencës të shënuar në paketim.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban tableta Furaginum Adamed
Përbërësi aktiv furagina. Secila tabletë përmban 50 mg furagin.
Lëndet ndihmëse: amidon misri, sakarozë, xhel silici koloidal, acid stearik.

Çfarë pamje ka tableta Furaginum Adamed dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat Furaginum Adamed 50 mg janë të verdha — portokalli.
Në njërën anë të tabletës ndodhet një vijë ndarëse, ana tjetër është e lëmuar.
Tabletat Furaginum Adamed janë të disponueshme në kuti kartoni në të cilat ndodhen 30 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top