FUROSEMID 40mg Reviewed by Momizat on . FUROSEMID Tablet - 40 mg Tretësirë për injeksion - 20mg / 2ml ( Furosemide )   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë FUROSEMID Tablet - 40 mg Tretësirë për injeksion - 20mg / 2ml ( Furosemide )   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë Rating: 0
You Are Here: Home » F » FUROSEMID 40mg

FUROSEMID 40mg

FUROSEMID
Tablet – 40 mg
Tretësirë për injeksion – 20mg / 2ml
( Furosemide )

furosemid

 

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonje efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Furosemid dhe për çfarë përdoret?
  2. Përpara se të merrni Furosemid.
  3. Si ta merrni Furosemid ?
  4. Efekte anësore të mundshme.
  5. Si ta ruani Furosemid?
  6. Informacion i mëtejshëm.

1. ÇFARË ËSHTË  FUROSEMID DHE PËRSE PËRDORET?

Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë; ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës së Henleit.
Si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit.
Po ashtu shtohet dhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Indikohet në edema që shoqërojnë insufiçencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik; edema të lokalizuara ( postraumatike ose për shkak të djegieve ).
Furosemidi, në trajtë injeksioni indikohet edhe në edemat pulmonare akute; për mjekimin e oligurisë, për shkak të insufiçiencës renale dhe për trajtimin e helmimeve me barbiturate.
Është i efekshëm në mjekimin e hipertonisë, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë dhe që është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojne siç duhet.
Mjeku juaj mund ta ketë dhëne Furosemid për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Furosemid.

2. PËRPARA SE TË MERRNI FUROSEMID.

Mos merrni Furosemid në qoftë se:

  • jeni alergjik ndaj Furosemid ose diuretikëve të tjerë, rrjedhës të sulfaniluresë:
  • vuani nga anuria,
  • vuani nga insufiçienca renale për shkak të helmimeve me lëndë nefrotoksike ose hepatotoksike:
  • vuani nga insufiçienca renale, shoqëruar me komë hepatike.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më sipër, mos e merrni barin, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Furosemid.

Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:

  • jeni ose keni në plan të ngeleni shtatzanë gjatë kohës që jeni duke përdorur Furosemid sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzanisë.
  • jeni duke marrë diuretik të tjerë apo po mbani një dietë me kufizim kaliumi sepse të sëmurët që mjekohen me furosemid duhet të marrin sasi të mjaftueshme kaliumi, nëpërmjet dietës së pasur me kalium ( fruta të thata, patate, domate ) ose me mjekim ( klorur kaliumi );
  • jeni diabetik qe përdorni insulinë duhet të ndiqen me kujdes përqëndrimet e glukozës në gjak, sepse nevojat për insulinë mund të ndryshojnë;
  • vuani nga hipertrofia e prostatës ose çrregullime të urinimit.

Marrja e FurosemId me ushqim dhe pije .

Ushqimi nuk ndikon në përthithjen e Furosemid.
Gjithashtu nuk ka të dhëna që tregojnë se Furosemid ndërvepron me alkoolin.

Shtatzania

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë sepse ende nuk ështe përcaktuar siguria e përdorimit të Furosemid në shtatzëni.
Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzanisë.

 Ushqimi me gji

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri sepse nënat që i ushqejnë fëmijet me gji nuk duhet të përdorin Furosemid.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.

Nuk ka të dhëna që ky bar mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin ose të ndikojë në punën tuaj me makineri.

Marrja e barnave të tjera.

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:

Furosemidi dhe në përgjithësi diuretikët e ansës mund të ndikojnë në efektin e barnave të mëposhtme:

  • aminoglikozidet ( furosemidi mund ta rrisë ototoksicitetin e antibiotikeve aminoglikozidike si gentamicina, kanamicina, neomicina dhe streptomicina, si dhe nefrotoksicitelin e cefaloridinës. Antibiotiket aminoglikozidikë dhe furosemidi, sidomos kur ky i fundit merret me rrugë parenterale, nuk duhen përdorur njëherësh );
  • hidrati i kloralit;
  • glikozidet digitalike ( si rezultat i humbjeve të theksuara të katiumit, në të sëmurët përdorin glikozide digitalike, mund të shfaqet helmueshmëri nga këto glikozide ) ;
  • karbonati i titiumit;
  • bllokuesit neuromuskulore jodepolarizues ;
  • propranololi ;
  • sulfaniluretë ;
  • teofilina ;
  • myorelaksantet jo depolarizues ( Furosemidi mund ti rrisë efektet e tubokurarinës dhe të miorelaksuesve të tjerë jodepolarizues ).

kurse në efektin e furosemidit dhe të diuretikeve të tjerë të anses mund të ndikojnë:

  • Karboni ;
  • Cisplatina;
  • Klofibrati;
  • Hidantoinat;
  • antiinflamatoret jo steroidike ( psh përdorimi i njëhershem i indometacinës dhe i furosemidit mund t’i zvogëlojë efektet natriuretike dhe antihipertensive të këtij të fundit );
  • probenecidi;
  • salicilatet ( mund të shfaqet efekti helmues i salilateve madje edhe në doza të vogla të furosemidit );
  • diuretikët tiazidik.

Këto barna mund të ndikohen nga Furosemid ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai vepron.
Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevoje të ulim ose të rrisim sasinë e Furosemid.
Mjeku ose farmacisti juaj do tju këshillojë.

3. SI TA MERRNI FUROSEMID

Gjithmonë merrini tabletat Furosemid vetëm sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e furosemidit janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat e Furosemid disponohen ne formëdozën 40 mg.
Nga goja: Në edemat, në fillim përdoren 40 mg në mëngjes; doza mbajtëse është 20 mg në ditë ose 40 mg, një ditë po. një dite jo; në edemat rezistente doza mund të rritet në 80 mg në ditë.
Në oliguri, në fillim përdoren 250 mg në ditë: në qoftë se është e nevojshme mund të përdoren doza më të larta, që vijnë duke u rritur shkallë-shkallë në 250 mg, çdo 4-6 orë, deri në një dozë maksimale njëherëshe 2g ( përdoret rrallë ).
Fëmijët:1-3 mg/kg peshe në ditë, maksimumi 40 mg në ditë.
Me injektim në muskul ose me injektim të ngadalshëm në venë ( me një shpejtësi që nuk kalon 4 mg/minutë ): Në fillim përdoren 20-50 mg.
Fëmijet: 0.5- 1,5 mg/kg peshë, deri në një dozë maksimale ditore prej 20 mg.

  • Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
  • Tabletat e Furosemid duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.

Tretësira për injeksion Furosemid disponohet në formëdozën 20 mg /2 ml.
Me injektim në muskul ose me injektim të ngadalshëm në  venë ( me një shpejtësi që nuk kalon 4 mg/minutë ):
Në fillim përdoren 20-50 mg.
Fëmijët:  0,5- 1,5 mg/kg peshë, deri në një dozë maksimale ditore prej 20 mg.
Me perfuzionim në venë: Në oliguri, në fillim përdoren 250 mg për 1 orë ( shpejtësia nuk duhet të kalojë 4 mg/min ): në qoftë se nuk arrihet jashtëqitje e kënaqshme e urinës në orën që vijon, mund të përdoren 500 mg për 2 orë e pastaj nëse urinimi nuk është i kënaqshëm në orën që vijon mund të përdoret 1000 mg për 4 orë, dhe në qoftë se nuk arrihet rezultati i duhur mund të lindë nevoja për dializë.
Doza efektive ( deri 1000mg ) mund të përsëritet çdo 24 orë. Mjeku juaj mund t ju kërkojë të merrni Furosemid për një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.

Në qoftë se keni marrë më shumë Furosemid:

Në qoftë se keni marrë më shumë Furosemid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për te marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Furosemid:

Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotesuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË FUROSEMID.

Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.

Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

  • çrregullimi i bilancit të lëngjeve dhe elektrolitëve, sidomos kur përdoren doza të larta ose kur mjekimi vazhdon për kohë të gjatë dehidrim dhe ulje të vëllimit të gjakut, me çrregullime të qarkullimit, sidomos në të sëmurët e moshuar;
  • hiponatremi, alkalozë hipokloremike dhe hipokalemike;
  • çrregullime gastrointestinale ( të përziera, diarre );
  • alergji;
  • ekzantema ;
  • ndryshime në elementet e gjakut ( trombocitopeni, agranulocitozë, leukopeni, anemi aplastike );
  • zhurmë në veshë dhe humbje të përkohshme të dëgjimit, sidomos gjatë përdorimit të dozave të larta të marra në rrugë parenterale dhe në të semurët me dëmtim të funksionit të veshkave;
  • hiperuricemi, glukozuri dhe hiperglicemi;
  • ulje te nivelet e kalciumit në gjak ( janë përshkruar raste të rralla të tetanisë );
  • Efekte të tjera të padëshirueshme, relativisht mjaft të rralla, janë, turbullimi i të parit, marrje mendsh, dhembje koke, pankreatit, fotosensibilizim, spazma muskulore, hipotension postural dhe që mund të rëndohen nga alkooli dhe narkotikët ;
  • parestezi dhe dëmtime te mëlçisë;
  • Kur efektet anësore janë mesatare ose të rënda doza e Furosemid duhet ulur ose mjekimi duhet ndërprerë.

Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI FUROSEMID

Mbajeni larg  fëmijëve.
Mos e përdorni Furosemid pas datës së skadimit e cila ështe e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM.

Çfarë përmban Furosemid?
Lënda vepruese është: Furosemide.
Çdo tablete përmban: 40 mg Furosemide.
Përbërësit e tjerë janë: Tabletë: Amidon, Laktoz, Xhelatinë, Stearat magnezi, Talk, Glikolat natriumi i amidonit.
Çdo ampulë ( 2 ml ) përmban: 20 mg Furosemide ( 10mg /ml ) ( 1% ).
Ampulë: Hidroksid natriumi, klorur natriumi, ujë për injeksion aq sa duhet.

Përmbajtja e paketimit:

Format e paketimit:
Tabletat : kuti me 30 tableta.
Tretësira për injeksion : kuti me 10 ampula.
Kuti x 100 ampula ( përdorim spitalor  ).                                                                                    PROFARMA.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top