GENTAKOL Tretësirë me pika për sy Reviewed by Momizat on . GENTAKOL Tretësirë me pika për sy - 0.3 % (Gentamicinë sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fl GENTAKOL Tretësirë me pika për sy - 0.3 % (Gentamicinë sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fl Rating: 0
You Are Here: Home » G » GENTAKOL Tretësirë me pika për sy

GENTAKOL Tretësirë me pika për sy

GENTAKOL
Tretësirë me pika për sy – 0.3 %

(Gentamicinë sulfat)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Gentakol dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Gentakol
3. Si ta përdorni Gentakol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Gentakol
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË GENTAKOL DHE PËRSE PËRDORET
Gentakol është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive gentamicinën sulfat.
Gentamicina është një antibiotik aminoglikozidik, veçanërisht aktiv kundër bacileve
aerobe gram-negativë, sidomos Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Serratia,
Enterobacter dhe Citrobacter. Gentamicina nuk vepron kundër baktereve anaerobë.
Gentakol – tretësirë me pika për sy përdoret për mjekimin e infeksioneve bakteriale të
syrit të shkaktuara nga mikroorganizma gram-pozitivë dhe gram-negativë si:
konjunktiviti infektiv, keratiti, blefariti. Përdoret edhe për profilaksi para dhe pas
kirurgjisë.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI GENTAKOL
Mos përdorni Gentakol:
- në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj aminoglikozidëve ku bën pjesë
gentamicina ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të barit pasi mund të
shfaqen reaksione alergjie, përfshirë dhe anafilaksinë. Reaksionet alergjike nga
aminoglikozidët nuk janë të zakonshme, por, kur ndodhin, shpesh janë të
kryqëzuara brenda grupit kimik;
Tregoni kujdes të veçantë me Gentakol
Pyesni mjekun tuaj përpara se të përdorni Gentakol.
- Në qoftë se gjatë trajtimit me Gentakol nuk keni lehtësim të simptomave, bëni një
ekzaminim baktereologjik dhe një test të rezistencës ndaj gentamicinës. Në këto
raste, si dhe në rast se shfaqet irritim apo mbindjeshmëri ndaj ndonjërit prej
përbërësve të preparatit, duhet ndaluar trajtimi me Gentakol dhe të merren masa
të tjera të përshtatshme.
- Hiqni lentet e kontaktit dhe zëvendësojini ato me syze gjatë trajtimit të
infeksioneve të syrit.
- Si të gjithë antibiotikët e tjerë, shmangni trajtimin për një kohë të gjatë, sepse
mund të shkaktojë shumimin e baktereve rezistente.
- Mos vazhdoni përdorimin e Gentakol në rast të shfaqjes të një infeksioni tjetër,
por zëvendësojeni atë me një trajtim tjetër të përshtatshëm.
- Shmangni përdorimin me qëllim parandalues të pajustifikuar të Gentakol, në
mënyrë që të mos shfaqet fenomeni i rezistencës.
Marrja e barnave të tjera:
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Gentakol në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit.
Ndërveprimet medikamentoze klinikisht të rëndësishme vërehen pas përthithjes
sistemike të Gentakol.
Përdorimi i barnave të tjerë si: kanamicinë, neomicinë, streptomicinë, ciklosporinë,
aciklovir, polimiksinë B, kolistinë, vankomicinë, cisplatinë dhe fludarabinë shton rrezikun
e nefrotoksicitetit. Duhet mënjanuar përdorimi i njëkohshëm i gentamicinës me barna të
tjerë ototoksikë siç janë acidi etakrinik dhe ndoshta furosemidi sepse mund të rrisin
toksicitetin e aminoglikozidëve.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të përdorni këtë bar.
Siguria e përdorimit të këtij bari në shtatzëni dhe laktacion nuk është vërtetuar ende.
Megjithatë duhet të evitohet përdorimi si gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Në raste të rralla pacienti mund të ankohet për ndjesi djegieje ose shpimi në sy, si dhe
të ketë çrregullime të shikimit. Në këto raste nuk lejohet drejtimi i automjetit dhe
përdorimi i makinerive.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Gentakol
Gentakol përmban klorur benzalkoni i cili mund të shkaktojë irritim në sy. Shmangni
kontaktin me lentet e buta të kontaktit. Hiqni lentet e kontaktit përpara aplikimit dhe
prisni të paktën 15 minuta përpara se t’i rivendosni. Kloruri i benzalkonit njihet për
çngjyrosjen e lenteve të buta të kontaktit.
3. SI TA PËRDORNI GENTAKOL
Gjithmonë përdoreni Gentakol sipas këshillës së mjekut tuaj. Në qoftë se nuk jeni i
sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Gentakol
janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Gentakol përdoret lokalisht në sy në të rritur dhe fëmijë.
Në infeksionet e lehta dhe të mesme pikohen 1-2 pika në syrin e sëmurë çdo 4 orë (deri
në 6 herë në ditë). Në infeksionet e rënda duhet të pikohen 2 pika çdo orë.
Mënyra e administrimit
- Lajini mirë duart
- Mos e prekni vendin e daljes së pikave
- Shikoni lart
- Ulni kapakun e poshtëm të syrit për të krijuar një ulluk
- Vendosni pikatoren sa më afër ullukut, por pa e prekur atë
- Hidhni sasinë e duhur të pikave në ulluk
- Mbyllni syrin për rreth 2 minuta
- Tretësira e tepërt që del mund të hiqet me një garzë sterile
Pikat në sy mund të shkaktojnë ndonjë ndjesi djegieje, por kjo ndjenjë nuk zgjat më
shumë se disa minuta. Në të kundërt konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Gentakol:
Në qoftë se keni përdorur më shumë Gentakol, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë
gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi
urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të
ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të përdorni Gentakol:
Në qoftë se harroni të përdorni një dozë, përdorni dozën pasardhëse kur të jetë koha
për përdorimin e zakonshëm të saj.
Mos përdorni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni
pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË GENTAKOL
Si të gjithë barnat e tjerë, Gentakol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet anësore më të zakonshme të Gentakol janë ato të mbindjeshmërisë, të cilat
shfaqen me të kruara, skuqje, edemë lokale. Në raste të rralla pacienti mund të ankohet
për ndjesi djegieje ose shpimi në sy, si dhe të ketë çrregullime të shikimit.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI GENTAKOL
Ruajeni në një vend të thatë dhe të freskët në një temperaturë jo më shumë se 25°C.
Duhet të ruhet nga drita dhe lagështira.
Mos e ruani në ngrirje.
Mos e përdorni Gentakol pas datës së skadencës.
Mbajeni barin në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund ta marrin sepse ai mund t’i
dëmtojë ata.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Gentakol– pika për sy
Lënda vepruese është gentamicinë sulfat.
1 ml tretësirë pika për sy përmban gentamicinë sulfat ekuivalent me 3 mg gentamicinë
bazë (0.3 %).
Përbërës të tjerë janë: klorur benzalkoni, klorur natriumi, hidrogjen fosfat dinatriumi,
dihidrogjen fosfat natriumi, ujë i pastruar dhe i sterilizuar.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 1 shishe plastike sterile 10 ml.

Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Tetor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top