GENTAMICIN ALKALOID Reviewed by Momizat on . GENTAMICIN ALKALOID° gentamicine tretësirë për injeksion Përmbajtja 1 ampulë ( 2 ml tretësirë për injeksion ) përmban 20 mg gentamicinë në formë sulfati. 1 ampu GENTAMICIN ALKALOID° gentamicine tretësirë për injeksion Përmbajtja 1 ampulë ( 2 ml tretësirë për injeksion ) përmban 20 mg gentamicinë në formë sulfati. 1 ampu Rating: 0
You Are Here: Home » G » GENTAMICIN ALKALOID

GENTAMICIN ALKALOID

GENTAMICIN ALKALOID°
gentamicin
gentamicine
tretësirë për injeksion

Përmbajtja
1 ampulë ( 2 ml tretësirë për injeksion ) përmban 20 mg gentamicinë në formë sulfati.
1 ampulë ( 2 ml tretësirë për injeksion ) përmban 40 mg gentamicinë në formë sulfati.
1 ampulë (2 ml tretësirë për injeksion) përmban 80 mg gentamicinë në formë sulfati.
1 ampulë ( 2 ml tretesirë për injeksion ) përmban 120 mg gentamicinë në formë sulfati.
Përbërje ndihmëse: metilparaben; propilparaben; metabisulfat natriumi; edetat dinatriumi, propilen glicol, ujë për injeksione.

Grupi farmakoterapeutik
Gentamicina është antibiotik aminoglukozid me spektër të gjerë që vepron në mënyrë baktericide.
Vepron ndaj bakterieve gram negative dhe në disa bakterie gram pozitive, por nuk ndikon në anaerobet.
Gentamicina ka veprim baktericid.
Përqëndrimin plazmatik më efikas e arrin 6 – 12 orë pas aplikimit.

Indikacionet
Gentamicina indikohet për trajtimin e infeksioneve të rënda të shkaktuara nga mikroorganizmat vijues: Pseudomonas aeuruginosa, Proteus, Escherichia coli, Klebisella,  Enterobacter, Seratia, Citrobacter, Staphilococcus, Streptococcus viridans dhe të tjera.
Indikacionet për përdorimin e Gentamicinës janë: sepsisi bakteriaI neonatal, septicemia bakteriale, infeksionet e traktit urinar, infeksionet e traktit respirator, infeksionet e traktit gastronintestinal duke përfshirë edhe peritonitin, infeksionet e kockave dhe lëkurës ( duke përfshirë edhe djegiet ).
Gentamicina përdoret edhe gjatë trajtimit të endokarditit të shkaktuar nga enterokokët ( së bashku me penicilinën ), por edhe si terapi fillestare në rastet e infeksioneve që dyshohen të jenë shkaktuar nga bakterie gram negative.
Dhënia e Gentamicines gjatë infeksioneve të rënda zakonisht shoqërohet me penicilinë ( në rastin e infeksioneve mbi diafragmë ) dhe / ose metronidazol ( në rastin e infeksioneve nën diafragmë ).
Nuk preferohet si trajtim fillestar në rastet e infeksioneve të komplikuara urinare, me përjashtim të rasteve kur shkaktari i infeksionit është më pak sensibël ndaj medikamenteve më pak toksike.

Kundërindikacionet
Mbindjeshmëria ndaj medikamentit dhe aminoglukozidëvë të tjerë,

Kujdesi gjatë përdorimit
Në pacientët me miasteni grave, parkinson ose gjendje të tjera që karakterizohen nga dobesi muskulare, duhet të përdoret me kujdes.
Gjithashtu, kujdes duhet të tregohet në pacientët me dëmtim të funksionit renal.
Në këto raste rekomandohet monitorimi i përqëndrimeve të Gentamicinës.

Shtatzania dhe ushqimi me gji
Gentamicina nuk duhet të përdoret te grate shtatëzana, pasi kalon barrierën placentare dhe mund të nxisë dëmtimin e fetusit ( për shkak të rrezikut të pashmangshëm për të induktuar dëmtim të çiftit të VIII të n. kranialë të fetusit ).

Ndërveprimet
Administrimi i diuretikëve në mënyrë intravenozë mund të rrisë përqëndrimin serik të Gentamicinës duke potencuar rrezikun e dëmtimit të nervit të tetë kranial.
Gjatë përdorimit të njëkohshem të Gentamicines me një bllokues neuromuskulor ( suksinilkolinë ose tubokurarinë ) mund të shfaqet bllokadë neuromuskulore që mund të shoqërohet me paralizë respiratore.
Antidotët janë kalciumi dhe neostigmina.
Duhet të shmanget përdorimi i njëkoshëm i Gentamicinës me medikamente të tjerë ototoksikë dhe neurotoksikë, veçanërisht kombinimi me streptomicinën, neomicinën, kanamicinën, cefaloridinën, viomicinën, polimiksinën B dhe kolistinën.
Gjatë administrimit të njëkohshëm me antikoagulatët oralë mund të vërehet potencim i efektit hipotrombinik.

Efektet anësore
Aminoglukozidët mund të shkaktojnë ototoksicitet, nefrotoksicitet, paralizë neuromuskulore dozë dependante, të rikthyeshme ose të parikthyeshme dhe reaksione alergjike.
Gentamicina mund të nxisë gjithashtu edhe depresion respirator, letargji, konfuzion, çrregullime të shikimit, dhimbje koke, të vjella, salivacion të shtuar.
Rrallë mund të vërehet anemi, granulocitopeni dhe trombocitopeni, si dhe rritje e transaminazave në gjak.
Ototoksiciteti shfaqet gjatë insufiçencës renale dhe në rastet me djegie të sipërfaqeve të mëdha të trupit që mjekohen me Gentamicinë në mënyrë topike ( kryesisht përfshihet funksioni vestibular ).

Ekszistojnë dy tipe të nefrotoksicitetit të induktuar nga Gentamicina:

  1. Në 5 – 10 % të të sëmurëve vërehet një zvogelim gradual i klirensit të kreatininës ( reversibël ).
  2. Insufiçencë akute renale për shkak të nekrozës tubulare, e cila zakonisht zgjat 10-12 ditë. Tipet e tjera të nefrotoksicitetit mund të takohen rrallë.

Reaksionet alergjike
Gjatë administrimit parenteral te Gentamicines mund të shfaqen rrallë reaksione të hipersensibilitetit. Këto reaksione janë më të shpeshta gjatë përdorimit lokal në infeksionet dermatologjike.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Administrimi i ngadalshem intramuskulor, intravenoz dhe infuzionet
Të rriturit: 3 – 5 mg /kg / ditë, e ndarë në 3 doza të barabarta që jepen çdo 8 orë ( gjatë funksionimit normal të veshkave ).
Të porsalindurit deri në dy javë: 2,5 mg / kg çdo 12 orë.
Infantët: doza e rekomanduar eshtë 2,5 mg / kg çdo 8 orë.
Fëmijët : doza e rekomanduar është 2 – 25 mg / kg çdo 8 orë.
Për përdorimin intravenoz, doza e Gentamicinës mund të hollohet me 50 – 200 ml sol.NaCI 0,9% ose me sol. Glukoze 5%.
Te fëmijët sasia e solucionit tretës është më e vogël.
Nëse është e mundur kohëzgjatja e terapisë nuk duhet të jetë më e gjatë se 7 ditë.
Pacientët  e moshuar : te pacientët e moshuar, ndonjëherë është e nevojshme përshtatja e dozës për shkak të zvogëlimit eventual të funksionit renal në atë moshë.
Pacienët me dëmtim të funksionit renal : te pacientët me dëmtim të funksionit renal, kur klirensi i kreatinines është më i madh se 50 ml / min, dozimi është 60 – 90 % e dozës normale dhe intervalet midis dozave të njëpasnjëshme duhet të jetë 8 – 12 orë.
Kur klirensi i kreatinines është 10 – 50 ml / min, përdoret  30 – 70 % e dozës normale çdo 12 orë, ndërsa kur klirensi i kreatininës është më i vogël se 10 ml / min, dozimi është 20 – 30 % e dozes normale çdo 24 -48 orë.
Në rastet me dëmtimi të funksionit renal, dozimi më i mirë është të përshatet sipas nivelit serik të Gentamicinës.

Aplikimi subkonjuktival
Aplikohet 10 – 40 mg Gentamicine me mënyrë subkonjuktivale, e pa tretur ose i tretur me sasi të njejtë solucioni fiziologjik.
Ky metodë administrimi është e dhimbshme, prandaj duhet të administrohet së bashku me një anestetik.
Kohëzgjatja e mjekimit: 7 – 10 ditë, ndërsa në infeksionet shumë të rëndë dhe të komplikuara edhe më gjatë.
Gjatë terapisë afatgjatë, është i domosdoshëm që të bëhet kontrolli i funksionit renal dhe të çiftit të VIII të nervave kranialë.

Mbidozimi
Gjatë mbidozimit, duhet të përdoret hemodializa.
Dializa peritoneale ka efekte dukshëm më të dobëta.

Mënyra e ruajtjes
Të ruhet në temperature ne 25°C.
MEDIKAMENTI TË RUHET NË VENDE TË PAKAPSHEME NGA FËMIJËT.

Koha e përdorimit
E shkruar në paketim.
Të mos përdoret pas skadimit të afatit.

Mënyra e dhënies
Medikamenti mund të përdoret vetëm në institucionet shëndetsore.

Paketimi
Kuti me 10 ampula të tejdukshme qelqi nga 20 mg / 2ml
Kuti me 10 ampula të tejdukshme gelqi nga 40 mg / 2ml.
Kuti me 10 ampula të tejdukshme qelqi nga 80 mg / 2ml.
Kuti me 10 ampula të tejdukshme qelqi nga 120 mg / 2ml.

Prodhues ALKALOID

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top