Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Gentamicin (pomade)

Gentamicin (pomade)

Gentamicin

Përbërja:
1 tubetë përmban: 15 g (0.1 gentamicin sulfat).

Veprimi
Gentamicina është një antibiotik baktericid me spekter të gjerë veprimi, që i përket grupit të aminoglukozideve.
Vepron kundër bakterieve aerobe gram-negative të tilla si enterobakteriet (Escherichia coli, Enterobacter, Klebsiella, Proteus, Serratia, Yersinia), kundër të gjitha llojeve të Pseudomonas aeruginosa, disa bakterieve gram-pozitive (Streptokokut alfa dhe beta hemolitike të grupit A, Staphylococcus aureus, Staphylococcus epidermidis).
Gentamicina nuk është efikase kundër bakterieve tjera gram-pozitiv ose anaerobe opo kundër mykeve dhe virusëve.

Indikimet
Gentamicina në formë pomade 0.1 rekomandohet në trajtimin e infeksioneve primare të lëkurës, dermatozave të infektuara si dhe të infeksioneve mykotike ose virale të shoqëruara me infeksione sekundare bakteriale.
Ajo këshillohet gjithashtu në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga djegjet, çrregullimet venoze etj., në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga ndërhyrjet e vogëla kirurgjikale dhe pickimet e insekteve.

Kundërindikimet
Pomada e gentamicinës nuk duhet të përdoret të pacientët me mbindjeshmëri ndaj gentamicinës apo barnave tjerë të grupit të aminoglukozideve.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Pomada e gentamicinës indikohet vetëm për përdorim të jashtem në lëkure.
Këshillohet qe mbi zonën e sëmure të lëkurës të aplikohet një shtresë e hollë pomade, tri deri katër herë në ditë.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë nën 25 Gradë Celcius, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Tubetë me 15 g pomadë.

  • aminoglukozideve
  • antibiotik baktericid
  • crregullimet venoze
  • dermatozave të infektuara
  • efektet anesore te Gentamicin pomade
  • Enterobacter
  • Escherichia coli
  • gentamicin sulfat
  • infeksioneve mykotike
  • Klebsiella
  • kundër bakterieve aerobe gram-negative
  • menyra e perdorimit te Gentamicin pomade
  • në trajtimin e plagëve të shkaktuara
  • pickimet e insekteve
  • Proteus
  • Pseudomonas aeruginosa
  • Serratia
  • trajtimin e infeksioneve primare të lëkurës
  • trajtimin e plagëve
  • trajtimin e plagëve nga djegiet
  • Yersinia
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes