GLUKONAT KALCIUMI Reviewed by Momizat on . GLUKONAT KALCIUMI Tableta - 500 mg Tretësirë për injeksion - 10 % ( Kalcium Glukonate ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes GLUKONAT KALCIUMI Tableta - 500 mg Tretësirë për injeksion - 10 % ( Kalcium Glukonate ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes Rating: 0
You Are Here: Home » G » GLUKONAT KALCIUMI

GLUKONAT KALCIUMI

GLUKONAT KALCIUMI
Tableta – 500 mg
Tretësirë për injeksion – 10 %
( Kalcium Glukonate )

kalcium glukonat

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përseri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

 Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Glukonat kalciumi dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se te merrni Glukonat kalciumi
  3. Si ta merrni Glukonat kalciumi
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Glukonat kalciumi
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË GLUKONAT KALCIUMI DHE PËRSE PËRDORET
Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e baraspeshës elektrolitike dhe për funksionimin e duhur të shumë mekanizmave rregullatore.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe çmineralizimin e kockave.
Kalciumi e rrit efektshmërinë e leukociteve, shton fagocitozën dhe ka një efekt antieksudativ në kapilarët gjatë të ftohtit.
Marrja e kalciumit e rrit përqëndrimin e tij në serum dhe në të gjithë organizmin.
Nëntëdhjetë e nëntë përqind ( 99 % ) e kalciumit në organizëm është e lidhur me fosfatet në kockat, kryesisht si hidroksiapatit.
Indikohet në mjekimin shtesë në osteoporozë me etiologji të ndryshme ( osteoporozë pasmenopauzale, senile, osteoporozë e nxitur nga kortikosteroidet, gastrektomi ose imobilizim ); profilaksi e çmineralizimit kockor para, gjatë ose pas menopauzës; mjekim shtesë në rakit ose osteomalaci: tetani latente ( në rastet akute glukonati i kalciumit përdoret me rrugë parenterale ); në rastet e rritjes së nevojave per kalcium gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji, si dhe në periudhën e rritjes ( fëmijëri, adoleshencë ); gjendje alergjike ( si mjekim shtesë ).
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Glukonat kalciumi për një qëllim tjeter.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Glukonat kalciumi.

2. PËRPARA SE TË MERRNI GLUKONAT KALCIUMI
Mos merrni Glukonat kalciumi në qoftë se:

  • keni mbindjeshmëri ndaj glukonatit të kalciumit ;
  • jeni me hiperkalcemi  (psh në hiperparatiroidizëm, mbidozim i vitaminës D, tumore që shkaktojnë çkalcifikim, psh: plazmocitoma, metastazat e kockave );
  • vuani nga hiperkalciuri e rëndë ;
  • vuani nga insufiçiencë e rëndë renale ;
  • vuani nga sindromi Zollinger – Ellison ;

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçante Glukonat kalciumi.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:

  • Jeni duke u mjekuar me glikozide kardiotonike sepse në këto raste përqëndrimi i kalcimit në serum duhet mbikqyrur rregullisht;
  • keni hiperkalciuri të lehtë ( që nuk i kalon 300 mg ose 7.5 mmol në 24 orë );
  • keni dëmtim mesatarisht të rëndë të funksionit të veshkave ose me të dhëna të mëparshme për nefrolitiazë, duhet mbikqyrur sasia e kalciumit që jashtëqitet në urinë ( në rast nevoje doza e kalciumit duhet ulur ose duhet ndërprerë,të sëmurët që kanë prirje për nefrodializë duhet të marrin sasi të konsiderueshme lëngjesh ;
  • gjatë mjekimit me kalcium po merrni vit D duhet të ulet doza e saj,përveç rasteve kur ajo indikohet në mënyrë specifike.

Marrja e Glukonat kalciumi me ushqim dhe pije .
Disa ushqime ( psh. spinaqi, drithërat, qumështi e produktet e qumështit ) e ulin përthithjen e kalciumit nga aparati tretës.

Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë për të përcaktuar dozën optimale të glukonatit të kalciumit sepse ai është indikuar në shtatzani.

Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri.
Glukonat kalciumi mund të përdoret gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijëve me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna që të tregojnë se glukonati i kalciumit ndikon në aftësitë për të drejtuar makinën apo gjatë përdorimit të makinerive.

Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë se fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:

  • tetraciklina: ( kalciumi i përdorur nga goja mund ta ulë përthithjen e tetraciklinave që merren nga goja ose edhe të përgatesave që përmbajnë fluor. Në rastet kur duhen përdorur së bashku, atëherë duhet lënë një interval të paktën prej 3 orësh nga njëra përgatesë në tjetrën ) ;
  • Vit D ( përdorimi i njëkohëshëm i vitaminës D e shton përthithjen e kalciumit );
  • Kortikosteroide ( përdorimi i koritkosteroideve mund të ndërhyjë në përthithjen e kalciumit ) ;
  • Verapamil ( kur përdoret në disa doza të larta bashkë me vitaminës D, kalciumi mund ta ulë përgjigjen e verapamilit dhe ndoshta edhe të kalcibllokuesve të tjerë );
  • Glikozide kardiotonike ( përdorimi nga goja i sasive të mëdha të kalciumit në këto raste mund ta shtojë rrezikun e aritmive kardiake) ;
  • Citrati ( në të sëmurët që bëjnë transfuzion gjaku, citrati mund të shkaktojë një kalcemi më të lartë se norma; në të sëmurë të tillë, pjesa më e madhe e kalciumit e lidhur me citratin është jovepruese ) ;
  • Diuretik trazidik ( përdorimi në të njëjtën kohë i diuretikëve tiazidikë mund ta rrisë ripërthithjen renale të kalciumit ).

Këto barna mund të ndikohen nga Glukonat kalciumi ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai vepron.
Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të ulim ose të rrisim sasinë e Glukonat kalciumi.
Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.

3.SI TA MERRNI GLUKONAT KALCIUMI
Gjithmonë merrini tabletat Glukonat kalciumi vetëm sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Glukonat kalciumi janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat e Glukonat kalciumi disponohen në formëdozen – 500 mg.
Injeksionet e Kalcium Glukonat disponohen në formëdozen 1g/10ml ( 10 % ).
Glukonat kalciumi përdoret si më poshtë:
Nga goja, të rriturit: 1 — 1.5g, 3 herë në ditë.
Fëmijët: 0.5 — 1 g, 2 herë në ditë.
Këshillojmë që tabletat  t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
Tabletat e Glukonat kalciumi duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.
Me injektim në venë, të rriturit: 1— 2 g ( 10 — 20 ml tretësirë për injeksion 10% ) në ditë.
Fëmijët deri në 1 vjeç: 100 — 200 mg ( 1 —2 mL tretësirë për injeksion 10% ) në ditë;
1 – 6 vjeç: 200 — 250 mg në ditë:
6 – 15  vjeç: 250 — 500 mg në ditë.
Mjeku juaj mund tu kërkojë të merrni Glukonat kalciumi për një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.

Në qoftë se keni marrë më shumë Glukonat kalciumi:
Në qoftë se keni marrë më shumë Glukonat kalciumi se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Glukonat kalciumi:
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË GLUKONAT KALCIUMI
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

  • çrregullime gastrointestinale ( gazra, konstipacion, diarre ):
  • ekzantema ose reaksione alergjike, si: urtikarie, angioedemë, të kruajtura.

Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI GLUKONAT KALCIUMI
Mbajeni larg  fëmijëve.
Mos e përdorni Glukonat kalciumi pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Glukonat kalciumi:
Lënda vepruese është: glukonat kalciumi
Çdo tabletë përmban: 500mg glukonat kalciumi
Përbërësit e tjerë janë: Amidon ,xhelatinë, stearat magnezi, talk
Çdo ampulë ( 10 mL ) përmban:1 g glukonat kalciumi ( 10 %).
Përbërësit e tjerë janë:Acid borik , hidroksid natriumi , ujë për injeksion aq sa duhet.

Përmbajtja e paketimit
Tabletat- kuti me 30 tableta.
Tretësira për injeksion — 1 ampulë x 10 ml kuti x 10 ampula:
kuti me 100 ampula (  përdorim spitalor ).            PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top