Gray 500mg levofloxacin Reviewed by Momizat on . Gray 500mg Gray 500mg është një antibiotik i cili i përket grupit të kinoloneve, ai përmban si lëndë bazë levofloxacin. Gray 500mg, vret bakteret të cilat shkak Gray 500mg Gray 500mg është një antibiotik i cili i përket grupit të kinoloneve, ai përmban si lëndë bazë levofloxacin. Gray 500mg, vret bakteret të cilat shkak Rating: 0
You Are Here: Home » G » Gray 500mg levofloxacin

Gray 500mg levofloxacin

Gray 500mg

Gray 500mg

Gray 500mg është një antibiotik i cili i përket grupit të kinoloneve, ai përmban si lëndë bazë levofloxacin.
Gray 500mg, vret bakteret të cilat shkaktojnë infeksione të ndryshme në trupin tonë.

Gray 500mg përdoret për të trajtuar infeksionet:

  • Sinuzit;
  • Në personat që kanë probleme me frymëmarrjen dhe pneumoni;
  • Në traktin urinar dhe probleme të veshkave;
  • Në prostatë, sidomos në infeksionet e zgjatura;
  • Në lëkurë dhe në muskuj.

Mos përdor Gray 500mg:

  • Nëse je alergjik nga levofloksacina, ose nga një tjetër preparat i grupit të kinoloneve;
  • Nëse je epileptik;
  • Nëse ke qenë apo je me tendinit;
  • Nëse je shtatzanë,apo po përpiqesh të mbetesh shtatzënë;
  • Nëse ushqen fëmijën me gji;
  • Nëse je fëmijë ose adoleshent.

Si mund të merret Gray 500mg?
Gjithmonë merret sipas këshilles së mjekut.
Trajtimi varet nga lloji I infeksionit dhe aq sa i rëndë ai është.

Sinozit:
1 tabletë Gray 500mg 1 herë në ditë.

Bronkit,njerëz me probleme në frymëmarrje:  
Nga ½ tablete Gray në ditë (250mg) deri në 1 tabletë Gray në ditë (500mg).

Pneumonia:
1 tabletë Gray 500mg në ditë deri në dy tableta Gray në ditë (1000mg).

Infeksione të traktit urinar:  
1/2 tabletë Gray 500mg në ditë (250mg) në ditë.

Probleme bakteriale kronike të prostatit: 
1 tabletë Gray 500mg një herë në ditë.

Probleme të lëkurës:
½ tabletë Gray 500mg , ose 1 tabletë Gray 500mg nje herë ose dy herë në ditë.

Levofloksacina( Gray500mg) ekskretohet nëpërmjet veshkave kështu që në pacientët që kanë probleme duhet bëre shumë kujdes.

Klirensi kreatininës    50-20ml/min                                      Regjimi i dozimit

250mg/24ore              500mg/24ore           500mg/12ore

Doza 1            250mg                       500mg              500mg

Më pas             125mg/24orë            250mg/24orë    250mg/12orë

Klirensi kreatininës 19-10ml/min                                       Regjimi i dozimit

125mg/48 orë       125mg/24 orë   125mg/12 orë

Klirensi i kreatininës <10ml/min                  125mg/48 orë    125mg/24 orë   125mg/24 orë

Përfshirë dhe hemodializën

Bëni kujdes me Gray 500mg:
Në disa raste të pneumonisë, duhet pyetur mjeku nëse trajtimi me Gray 500mg është i duhuri.
Në infeksione të tilla si (Pseudomonias Aeruginosa) përsëri duhet mendimi i mjekut.
Levofloxacina shkakton tendinit (dhimbje,skuqje), sidomos kur jeni duke marrë kortikosteroid, në keto raste duket ndërprerë mjekimi me Gray 500mg, pasi mund të shmangim dëmtimin e mëtejshem.
Nëse keni diarre, e cila mund të përmbajë mukus ose gjak, duhet patjeter konsultimi me mjekun,kjo mund të jetë shenjë e një enterokoliti, i shkaktuar nga levofloxacina.
Ndërpriteni menjëherë mjekimin. Nuk duhen marrë antidiarreike.
Nëse vuani nga defiçiti i glukoze-6-fosfat dehidrogjenazes, nuk duhet të merrni kinolone, pasi ndodh shkatërrim i qelizave të kuqe të gjakut.
Nëse jeni diabetik dhe merrni insulinë apo hipoglicemiante të tjerë mjeku juaj duhet të monitorojë nivelin e glukozës në gjak pasi ju mund të keni ulje të menjëhershme të glicemisë.
Nëse merrni medikamente të tilla si varfarina duhet të konsultoheni me mjekun pasi marrja së bashku me Gray 500mg mund të shtojë rriskun e gjakërrjedhjes.
Nëse keni probleme psikiatrike, dhe jeni duke përdorur Gray 500mg ,nëse keni mendime për vetëvrasje apo për të lënduar veten duhet ta ndërprisni menjëherë produktin.
Nëse keni probleme me zemrën të tilla si rrahje jo normale ,apo nivel të ulët të magnesiumit ,dhe kaliumit,këto mund edhe të përkeqësohen në rast se keni histori familje.
Nëse keni alergji në dozën e parë apo dhe gjatë marrjeve të tjera duhet të flisni patjetër me mjekun.
Mos përdorni Gray 500mg nëse jeni epileptik.
Përdorimi i Gray 500mg mund të na japë një rezultat falls në urinë për përdorim droge.
Nëse përdorni Gray 500mg,keni probleme me heparin, dhe keni shenja të tilla si humbje oreksi ,zverdhje të lëkurës ose të syve,urinim me ngjyrë të errët,dhimbje barku  duhet ta ndërprisni menjëherë mjekimin.
Gray 500mg mund të merret me ushqim,por edhe pa të.
Nuk duhet të pini alkool gjatë trajtimit me Gray 500mg (levofloxacin).

Mos përdorni Gray500 mg nëse je shtatzënë apo po planifikoni të mbeteni shtatzënë,nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Gjatë përdorimit të Gray 500mg mund të keni shqetësime të tilla gjatë përdorimit të makinës si:
mospërqëndrim,mosreagim,shqetësim.

Nëse jeni duke marrë medikamente të tjera

Bëni kujdes nëse jeni duke marrë:
antibiotik,antipsikotik,kortikosteroide.Antagonistë të vitaminës k, teofilina, fenbufen,dhe antinflamator jo steroid të tjerë.
Ciklosporina dhe Gray 500mg nuk mund të merren bashkë pasi ulet efekti i ciklosporinës.
Cimetidina dhe produktet që trajtojnë artritin bëjnë të mundur mos sekretimin e levofloxacinës nga veshkat.
Hekur, magnez, alumin apo produkte që ulin nivelin e aciditetit në stomak, duhet të merren 2 orë para ose pas marrjes së Gray 500mg në të kundërt ul efikasitetin e levofloxacinës.

Efektet anësore

Të zakonshme: Nauze, diarre, rritje të disa enzimave në gjak.

Jo të zakonshme: Leukopeni, eozinofili, dhimbje koke, vertigo, nervozitet, vështirësi për të fjetur, humbje oreksi, të vjella, dhimbje   stomaku, flatulencë, konstipacion, mostretje, rritje të nivelit të kreatininës, rash, infeksion mykotik, rritje e nivelit të bilirubinës.

Të rralla:Takikardi,trombocitopeni, neutropenia, tremor, bronkospazma,diarre e shoqëruar me gjakrrjedhje, rash e shoqëruar me urtikarie.

Shumë të rralla: Agranulocitosis, humbje e të shijuarit dhe të nuhaturit, allergji, pneumoni, sëmundje renale akute, angioedema, fotosensitivitet, hipoglicemi, shok anafilaktik, inflamacion i heparit, halucinacione.

Mbani larg fëmijëve Gray 500mg.

Substanca aktive është levofloxacinë.

Gray 500mg përmban 5 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top