HALOPERIDOL Tretësirë me pika për gojë Reviewed by Momizat on . HALOPERIDOL Tretësirë me pika për gojë 2 mg/ml (Haloperidol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë flet HALOPERIDOL Tretësirë me pika për gojë 2 mg/ml (Haloperidol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë flet Rating: 0
You Are Here: Home » H » HALOPERIDOL Tretësirë me pika për gojë

HALOPERIDOL Tretësirë me pika për gojë

HALOPERIDOL
Tretësirë me pika për gojë 2 mg/ml
(Haloperidol)

haloperidol

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Haloperidol dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Haloperidol
3. Si ta merrni Haloperidol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Haloperidol
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË HALOPERIDOL DHE PËRSE PËRDORET
Haloperidol, një rrjedhës i butirofenonit, bën pjesë në grupin e neuroleptikëve më të
fuqishëm. Ai ka një efekt të fuqishëm antipsikotik, duke bërë një rregullim të mirë
psikomotor e neurovegjetativ, një kontroll të mirë të lëvizjeve të pakoordinuara. Ai ka
edhe efekt të fuqishëm antiemetik.
Indikohet ne axhitim psikomotor në mani, defiçiencë të sistemit nervor, oligofreni,
skizofreni akute dhe kronike, alkoolizëm; deluzione dhe haluçinacione, në paranojë dhe
në gjendje konfuzioni akute; lëvizje koreike; eksitim dhe agresivitet senil; çrregullime të
sjelljes në fëmijët; tike, belbëzime dhe lemzë; paramjekim në anestezi; parandalim i të
përzierave e të vjellave post operatore.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Haloperidol për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Haloperidol.
2. PËRPARA SE TË MERRNI HALOPERIDOL
Mos merrni Haloperidol në qoftë se:
 keni mbindjeshmëri ndaj haloperidolit ose përbërësve të tjerë të barit ;
 jeni ne periudhën e shtatzanisë ose të ushqyerjes me gji të fëmijëve;
 jeni në gjendje të një helmimi akut me deprimues të sistemit nervor qëndror të
tillë si: (alkool, antidepresivë, neuroleptikë, qetësues, anksiolitikë,
gjumësjellës dhe narkotikë);
 keni të dhëna të mëparshme për sindrom neuroleptik malinj;
 vuani nga sëmundja e Parkinsonit;
 vuani nga një depresion endogjen;
 fëmija është nën moshën 3 vjeç.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
pikat, shkoni dhe konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Haloperidol
Në qoftë se gjatë mjekimit me Haloperidol nevojitet edhe përdorimi i një bari
antiparkinsonik, atëherë mjekimi me antiparkinsonikun e përshkruar duhet vazhduar
edhe disa ditë ose javë pasi mjekimi me Haloperidol të jetë ndërprerë.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 vuani nga sëmundje të rënda kardiovaskulare si p.sh.: insufiçiencë kardiake
kongjestive, sëmundje ishemike e zemrës ose aritmi e rëndë, sepse haloperidoli
mund të shkaktojë një ulje të presionit të gjakut dhe dhimbje anginoze;
 vuani nga dëmtime të funksionit të mëlçisë dhe të veshkave;
 vuani nga çrregullime të funksionit të tiroides;
 jeni të sëmurë me glaukomë;
 vuani nga trauma të kokës, encefalit ose me të dhëna të mëparshme për
konvulsione epileptike, sepse ai mund ta ulë pragun konvulsiv;
 jeni të moshuar dhe të pafuqishëm sepse në keto raste ekziston rreziku i shtimit
të efekteve të padëshirueshme;
 keni simptoma depresive, bari duhet kombinuar me antidepresivë;
 keni të dhëna të mëparshme për sindrom neuroleptik malinj. Haloperidol nuk
rekomandohet, por në raste të veçanta mund të përdoret, duke treguar shumë
kujdes.
Marrja e Haloperidol me ushqim dhe pije
Haloperidol mund ta fuqizojë efektin e alkoolit, ndaj ky i fundit nuk duhet konsumuar
gjatë kohës së mjekimit.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qofte se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë sepse përdorimi i Haloperidol nuk është i lejuar gjatë shtazanisë.
Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së tij gjatë
shtatzanisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri
sepse nënat që i ushqejnë fëmijët me gji nuk duhet të përdorin Haloperidol.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive sepse
Haloperidol mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të
punuar me makineri dhe për këtë efekt i sëmuri duhet paralajmëruar që në fillim të
mjekimit.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qofte se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:
 Litium: përdorimi i njëkohshëm i Haloperidol me litium në raste të rralla mund ta
përkeqësojë sindromin ekstrapiramidal ose të shkaktojë shenja karakteristike për
helmimin me litium;
 analgjezikë, qetësues, gjumësjellës dhe narkotikë; efektet e këtyre barnave
mund të fuqizohen prej haloperidolit;
 barnat që i nxisin enzimat hepatike (antiepileptikët, rifampicina) i ulin nivelet e
haloperidolit në serum;
 në të sëmurët që mjekohen me levodopa Haloperidol mund ta përkeqësojë
sindromin parkinsonik dhe kjo për shkak të bllokadës së receptorëve të
dopaminës;
 përdorimi në të njëjtën kohë i bllokuesve të dopaminës (metoklopramid) mund t’i
rëndojë efektet ekstrapiramidale;
Keto barna mund te ndikohen nga Haloperidol ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
ai vepron. Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të zvogëlojmë ose të
shtojmë sasinë e Haloperidol. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA MERRNI HALOPERIDOL
Rekomandohet që pikat e Haloperidol të merren para ushqimit, me lëngje në të njëjtën
orë çdo ditë.
Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e Haloperidol, tretësirë me pika 0.2%
- 10ml:
Indikimet Doza fillestare Doza mbajtëse
Dozimi ditor nga goja (1ml = 20 pika = 2 mg)
Të rriturit
Simptoma mesatarisht të
rënda
0.5 – 2 mg, 2 – 3 herë në ditë 0.5 – 5 mg, 2 – 3 herë në ditë
Simptoma të rënda 3 – 5 mg, 2 – 3 herë në ditë
Të moshuarit 0.5 mg, 2 – 3 herë në ditë 0.5 – 2 mg, 2 – 3 herë në ditë
Fëmijët mbi 3 vjeç
Çrregullime psikotike 0.05 – 0.15 mg/ kg peshë,në 2 ose 3 doza
Çrregullime jopsikotike 0.05 – 0.075 mg/ kg peshë, në 2 ose 3 doza
Haloperidol – Ttretësirë për injeksion 5 mg/1 ml merret me injektim nën lëkurë, në
muskul dhe në venë si më poshtë:
Në rastet e axhitimit akut, Haloperidol mund të jepet me injeksion intramuskul në doza
të njëpasnjëshme çdo orë 2 – 10 mg, deri sa simptomat të mbahen nën kontroll.
Megjithatë, është e përshtatshme që kjo dozë të jepet në intervale çdo 4 – 8 orë, deri në
18 mg maksimum në ditë. Në rastet e pacientëve me simptoma tepër të përkeqësuara,
rekomandohet një dozë fillestare jo më shumë se 18 mg intramuskul. Mund të përdoret
edhe rruga intravenoze.
Në rastet e kontrollit të përzierave dhe të vjellave Haloperidol jepet me injeksion
intramuskul ne dozën 0.5 – 2 mg. Në kujdesin paliativ Haloperidol mund të jepet me
infuzion nënlëkurë në dozat 2.5 deri në 10 mg përgjatë 24 orëve.
Në gjëndjet e konfuzionit dhe sindromës së mungesës së qetësisë, Haloperidol mund të
jepet me infuzion nënlëkurë në dozën 5 deri në 15 mg përgjatë 24 orëve.
Gjithmonë merrini Haloperidol vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që
efektet e Haloperidol janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose me
farmacistin tuaj.
Mjeku juaj mund t’ju kerkojë të merrni Haloperidol për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për keshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për kohëzgjatjen e trajtimit.
Në qoftë se keni marrë më shumë Haloperidol:
Në qoftë se keni marrë më shumë Haloperidol se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe keshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Nga mbidozimi me Haloperidol vihet re:
- reaksion i fuqishëm ekstrapiramidal;
- hipotension;
- sedacion;
- në raste ekstreme pacienti mund të paraqitet komatoz.
Për trajtim rekomandohet nxitja e të vjellës ose lavazh gastrik duke administruar karbon
aktiv. Nuk ka një antidot specifik për Haloperidol.
Në qoftë se keni harruar të merrni Haloperidol:
Në qoftë se harroni të merrni një dozë, merrni dozën pasardhëse kur të jetë koha për
marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni
pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË HALOPERIDOL
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mposhtme ju
shqetëson:
 simptoma ekstrapiramidale, të cilat mund të përmirësohen me antiparkinsonikë
antikolinergjikë;
 diskinezia tardive është efekt i padëshirueshëm jo i shpeshtë, e cila mund të
shfaqet pas një mjekimi afatgjatë dhe që nuk i përgjigjet mjekimit me
antiparkinsonikë, kjo mund të mënjanohet duke përdorur dozën më të ulët të
barit, por që është ende e efektshme;
 në sistemin nervor qëndror si: marrje mendsh, përgjumje, axhitim, dhimbje koke,
pagjumësi, depresion, kriza konvulsive tek epileptikët që kontollohen nga
antiepileptikët;
 në aparatin tretës si: përzierje, të vjella, anoreksi, konstipacion ose diarre;
 çrregullime menstruale, gjinekomasti dhe galaktorre, për shkak të shtimit të
sekretimit të prolaktines;
 aritmi;
 glaukomë;
 mbajtje e urinës;
 tirotoksikozë;
 leukopeni kalimtare;
 reaksione alergjike;
 dermatit seborroik;
 fotosensibilizim;
 të rralla janë edhe rastet me sindrom neuroleptik malinj me hiperpireksi, rigor,
akinezi, leukocitozë, gjendje komatoze dhe stupor, në këto raste mjekimi duhet
ndërprerë menjëherë dhe duhet filluar mjekim simptomatik në spital;
 ikter dhe më rrallë reaksione hematologjike mund të shkaktohen nga doza të
larta të përdorura për kohë të gjatë;
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI HALOPERIDOL
Mbajeni larg fëmijëve!
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Shikoni afatin e përdorimit në paketim përpara përdorimit!
Mbrojeni barin nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Haloperidol – Tretësirë me pika për gojë:
Lënda vepruese është: haloperidol.
1ml tretësirë me pika për gojë përmban 2 mg haloperidol.
Përbërësit e tjerë janë: Metilparaben (nipaginë), propilparaben (nipazol), acid laktik, ujë i
pastruar.
Çfarë përmban Haloperidol – Tretësirë për injeksion:
Lënda vepruese është: haloperidol.
1ml tretësirë për injeksion përmban 5 mg haloperidol.
Përbërësit e tjerë janë: Metilparaben (nipaginë), propilparaben (nipazol), acid laktik, ujë
për injeksion.
Përmbajtja e paketimit:
Haloperidol – Tretësirë me pika për gojë:
Flakon pikatore10 ml të vendosur në kuti kartoni me nga 1 flakon secili.
Haloperidol – Tretësirë për injeksion:
Kuti kartoni x 10 ampula; kuti kartoni x 100 ampula.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua për herë të fundit më: Nëntor 2011.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top