HEMOMYCIN Reviewed by Momizat on . HEMOMYCIN azitromicinë kapsula të forta  PËRBËRJA 1 kapsulë e fortë përmban:  azitromicinë 250 mg (në formë të dihidratit  të azitromicinës). VEPRIMI Azitromici HEMOMYCIN azitromicinë kapsula të forta  PËRBËRJA 1 kapsulë e fortë përmban:  azitromicinë 250 mg (në formë të dihidratit  të azitromicinës). VEPRIMI Azitromici Rating: 0
You Are Here: Home » H » HEMOMYCIN

HEMOMYCIN

HEMOMYCIN

hemomycin

azitromicinë
kapsula të forta 

PËRBËRJA
1 kapsulë e fortë përmban:  azitromicinë 250 mg (në formë të dihidratit  të azitromicinës).

VEPRIMI
Azitromicina është antibiotik  gjysëmsintetik me spektër të gjërë që është krijuar si analog makrolid eritromicinës dhe paraardhës i grupi të ri të antibiotikëve – azalidëve.
Frenon sintezën e proteinave duke u lidhur  me nënnjësinë  50S të ribozomeve dhe vepron në mënyrë bakteriostatike në numrin më të madh të baktereve të ndjeshme.

Aktiviteti antimikrobik përfshin numër më të madh të mikroorganizmave.

Bakteriet gram-pozitive të ndjeshme in vitro ndaj azitromicinës janë:
Strep. pneumoniae, Strep. pyogenes, Strep. viridans, Strep. agalactiae, streptokokat e grupeve C, F dhe G, Staph. aureus dhe Steph epidermidis.

Bakteriet gram-negative të ndjeshme in vitro ndaj azitromicinës janë:
Haemoplailus influenzae, H. parainfluenzae, H. ducrey, Moraxella catarrhalis, Bordetella pertussis, Neisseria gonorrhoeae, Neisseria meningitidis, Brucella melitensis, Helicobacter pylori dhe Gardnerella vaginitis.

Patogjenët intraqelizor të ndjeshëm in vitro ndaj azitromicinës janë:
Chlamydia pneumoniae, Chlamydia trachomatis, Legionella pneumophila, Listeria monocytogenes, Mycoplasma pneumoniae, Ureaplasma urealyticum, Borrelia burgdorferi dhe Treponema pallidum.

Bakteriet anaerobe të ndjeshme in vitro ndaj azitromicinës janë:
Clostridium spp., Peptostreptococcus spp. dhe Peptococcus spp.
Përqëndrimet inhibuese minimale (PIM) për patogjene shumë të ndjeshëm variojnë prej 0,0001-2 pg/ml, ndërsa me ndjeshmëri  mesatare prej 2-8 ug/ml.

Farmakokinetika
Biodisponibiliteti i azitromicinës pas marrjes nga goja është 37%, përqëndrimi maksimal pas marrjes së një doze prej 500 mg është 0,4 µg /ml, dhe arrihet pas 2-3 orësh.
Ushqimi e zvogëlon përthithjen për 50%.
Azitromicina lidhet pak për proteinat e plazmës, prej 12-50%, megjithatë kalon shpejtë në inde dhe ka vëllim të madh të shpëmdarjes prej 31 l/kg.
Përqëndrimi mesatar në inde 12-24 orë pas aplikimit të dozës prej 500 mg është 1-9µg/ml, disa herë më i madh se PIM-i për shumicën e patogjenëve.
Karakteristika unike e azitromicinës është grumbullimi në makrofagë dhe në polimorfonukleare që e transportojnë në vatrën e inflamacionit, prandaj përqëndrimet në indet e sëmura janë disa herë më të larta se në indet e shëndosha.
Gjysëmkoha e eliminimit nga indet është 68 orë, prandaj përqëndrimet  terapeutike në to mbahen 5-7 ditë pasi të ndërpritet marrja e barit.
Azitromicina metabolizohet pjesërisht në mëlçi prej nga formohen dhjetra metabolitë joaktivë që jashtëqiten nëpërmjet tëmthit dhe feçes, dhe vetëm rreth 6% sekretohet i pandryshuar me urinë.

INDIKIMET

Medikamenti HEMOMYCIN në format  për përdorim nga goja:
kapsula të forta, tableta të veshura me film dhe pudër për suspension oral – është i i indikuar në rastin e një numri të madh infeksionesh te të rriturit dhe te fëmijët.

Të rriturit:

  • Riakutizime bakteriale të bronkitit kronik dhe sëmundjes obstruktive të mushkërive.
  • Pneumoni bakteriale e marrë në komunitet, nëse terapia nga goja është e përshtatshme.
  • Pneumoni atipike.
  • Faringiti/tonziliti, si terapi alternative e rendit të parë.
  • Infeksione të pakomplikuara të lëkurës dhe indeve të buta: impetigo, erizipela, piodermi sekondare, ekzema, Erythema migrans (faza e hershme e sëmundjes së Lajmit).
  • Uretrit dhe cervicit i pakomplikuar.
  • Ulçer gjenitale (shankri) te meshkujt.

Fëmijët:

  • Otitis media akut.
  • Pneumoni bakteriale e marrë në komunitet, nëse terapia nga goja është e përshtatshme.
  • Faringit/tonzilit, si terapi alternative e rendit të parë.
  • Erythema migrans.

* Terapia orale e pneumonisë me azitromicin nuk është e përshtatshme te forma më të rënda të sëmundjes, ose nëse ekzistojnë faktorë të rrezikut si: fibroza cistike, infeksion brendaspital, bakteriemi e dyshuar, hospitalizim i domosdoshëm, për persona të moshuar e të sëmurë rëndë ose pacientë me probleme të theksuara shëndetësore (përfshirë edhe mungesë të imunitetit ose aspleni funksionale).

DOZA DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Preparati HEMOMYCIN merret një herë në ditë, së paku 1 orë para ose 2 orë pas ngrënies.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:

Infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës dhe indeve të buta (përveç Erythema migrans): 500 mg ( tabletë e veshur me film ose 2 kapsula) gjatë 3 ditëve.

Erythema migrans: ditën e parë 1 g (2 tableta të veshua me film ose 4 kapsula), prej ditës së 2-të deri ditën e 5-të merren 500 mg një herë në ditë (1 tabletë e veshur me film ose 2 kapsula).

Uretrit dhe cervicit të pakomplikuar: 1 dozë prej 1 g (2 tableta të veshura me film ose 4 kapsula).

Fëmijë deri 12 vjeç:

Fëmijëve u jepet preparati HEMOMYCIN pudër për suspension oral, kurse fëmijëve më të rritur tableta të veshura me film ose kapsula.

Infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës dhe indeve të buta (përveç Erythema migrans): 10 mg/kg/ditë përgjatë 3 ditëve, sipas tabelës 1.

Tabela 1: Dozimi i shurupit HEMOMYCIN  te fëmijët:

Pesha trupore Doza Suspension 100mg/5ml Suspension 200mg/5ml
10-14 kg 100 mg 1 lugë çaji ½  lugë çaji
15-24 kg 200 mg 2 lugë çaji 1 lugë çaji
25-34 kg 300 mg 3 lugë çaji 1 ½ lugë çaji
35-44 kg 400 mg 4 lugë çaji 2 lugë çaji

 Erythema migrans: ditën e parë 20 mg/kg/ditë, pastaj nga 10mg/kg një herë në ditë; dita e 2-të deri në ditën e 5-të. Sipas tabelës 2.

Tabela 2. Dozimi i preparateve orale HEMOMYCIN te fëmijët me Erythema migrans.

Dita 1.

Pesha trupore Doza Suspension 100mg/5ml Suspension 200mg/5ml Tableta/Kapsula
< 8 kg 100 mg 1 lugë çaji ½  lugë çaji

-

8-14 kg 200 mg 2 lugë çaji 1 lugë çaji

-

15-24 kg 400 mg 4 lugë çaji 2 lugë çaji

-

25-44 kg 500 mg

-

-

1 tbl. ose 2 kaps.
> 44 kg Si të rriturit

-

-

1 tbl. ose 2 kaps.

Pas dhënies së suspensionit, rekomandohet që fëmijës t’i jepet një sasi e vogël çaji për ta shpërlarë dhe gëlltitur sasinë e suspensionit që i ka mbetur në gojë.

Dita2.-5.

Pesha trupore Doza Suspension 100mg/5ml Suspension 200mg/5ml Tableta/Kapsula
< 8 kg 50 mg ½  lugë çaji ¼   lugë çaji

-

8-14 kg 100 mg 1 lugë çaji ½  lugë çaji

-

15-24 kg 200 mg 2 lugë çaji 1 lugë çaji

-

25-44 kg 250 mg

-

-

½  tbl. ose 1 kaps.
> 44 kg Si të rriturit

-

-

½  tbl. ose 1 kaps.

Pas dhënies së suspensionit, rekomandohet që fëmijës t’i jepet një sasi e vogël çaji për ta shpërlarë dhe gëlltitur sasinë e suspensionit që i ka mbetur në gojë.

Mënyra e përgatitjes së shurupit 100 mg/5ml.
Në flakonin me Iëndë të thatë duhet të shtohen 16 ml ujë të destiluar dhe të tundet mirë.

Mënyra e përgatitjes së shurupit 200 mg/5ml.
Në flakonin me lëndë te thatë duhet të shtohen 14 ml ujë të dëstiluar dhe të tundet mirë.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Çrregullimet gastrointestinale qe varen nga doza janë më të shpeshtat dhe shfaqen me diarre, dhimbje barku, të përziera dhe të vjella (vijnë në rënie).
Dhimbja e kokës dhe marrjamendja mund të konsiderohen si reaksione të rralla dhe jospecifike.
Reaksione alergjike të llojeve të ndryshme: (kruarje, urtikarie,skuqje,dermatit) nuk janë të rralla, ndërsa janë përshkruar edhe reaksionet më të rënda si angioedema, anafilaksa dhe dermatoza të rënda alergjike si sindromi i Stevens-Johnson-it dhe Opidembbliza toksike.
Ato mund të paraqiten edhe pas ndërprerjes së terapisë me azitromicinë,  prandaj për këtë duhet pasur kujdes të veçantë dhe të paralajmërohet pacienti.
Analizat laboratorike mund të tregojnë rritje kalimtare të nivelit, të kreatinin fosfokinazës dhe transaminazave të mëlçisë, por vlerat kthehen në normale brenda 2-3 javësh.
Rrallë mund te shfaqen leukopeni, neutropeni, trombocitopeni, rritje e fosfatazës alkaline, bilirubines, uresë, kreatininës, glicemisë, LDH dhe fosfateve; ato janë të kthyeshme.

KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëria e njohur ndaj azitromicinës ose ndaj cilido antibiotik makrolid.

SHTATEZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI
Preparatet HEMOMYCIN nuk duhet  t’iu jepen shtatëzënave dhe grave që japin gji.

PARALAJMËRIME
Reaksionet alergjike përfshirë edhe ato më të rëndat si angioedema, shoku anafilaktik, sindromi Stevens-Johnson dhe nekroliza epidermale toksike janë të mundshme, prandaj me paraqitjen e çfarëdo reaksioni alergjik duhet ndërprerë terapinë dhë të ndërmerret mjekimi përkatës.
Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm se reaksionet alergjike mund të paraqiten edhe pas ndërprerjes së terapisë me azitromicinë.
Në terapinë e pneumonisë qe ka zënë fill në komunitet, azitromicina eshtë e përshtatshme vetëm për rastet më të lehta, qe nuk kërkojnë terapi parenterale dhe te pacientët që nuk i kanë këta faktorë të rrezikut: fibrozë cistike, infeksion intraspitalor, bakteremi dyshuese, hospitalizim i domosdoshëm, persona të moshuar dhe të sëmurë rëndë ose pacientë me probleme shëndetësore serioze (përfshirë edhe papajtueshmeri të imunitetit dhe aspleni funksionale).
Koliti Pseudomembranoz me shkallë të ndryshme të rëndesës është i mundur pas aplikimit të antibiotikëve me spektër të gjërë përfshirë edhe azitromicinën.
Kjo duhet marrë parasysh tek pacientët, të cilët pas terapisë  mund të kenë diarre, dhe të ndërmerren masa përkatëse.
Azitromicina duhet t’iu jepet me kujdes pacientëve me sëmundje më të rënda të mëlçisë.

NDËRVEPRIMET
Ushqimi e zvogëlon biodisponibilitetin e azitromicinës deri  50%, prandaj këto preparate nuk duhet të merren gjatë ngrënies, por 1 orë para ose 2 orë pas ngrënies.
Antacidet që përmbajnë alumin dhe magnez e zvogëlojnë shpejtësinë e përthithjes, por jo edhe vëllimin e plotë të resorbimit të azitromicinës.
Azitromicina nuk i rrit nivelet e teofilinës në plazmë, por duke pasur parasysh se këtë e bëjnë antibiotikët makrolid  të tjerë, rekomandohet kontroll i përforcuar i pacientëve që njëkohësisht marrin teofilinë dhe azitromicinë.
Makrolidet e theksojnë veprimin antikoagulant  të varfarinës,megjithate edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për azitromicinën, duhet përforcuar kontrollin i pacientëve që njëkohësisht marrin azitromicinë dhe antikoagulantë për përdorim nga goja.

Për shkak të karakteristikave të ngjashme strukturore të antibiotikeve makrolide, duhen patur parasysh këto bashkëveprime të mundshme të azitromicinës dhe barnave të tjerë:

  • Digoksin — rritje e nivelit të digoksinës në plazmë.
  • Ergotamin dhe ergot alkaloidë tjerë — toksicitet akut, ergotizëm me vazokonstrikcion të fuqishëm, me vazospazmë dhe çrregullime të ndjeshmërisë.
  • Triazolam – klirens i zvogëluar dhe përforcim i veprimeve farmakolgjike.
  • Barërat që metabolizohen në citokromin P450 (CYP 3A4) — rritje e nivelit në plazmë e karbamazepinës, terfenadinës, ciklosporinave, heksobarbitonit dhe fenitoinës.

Këto bashkëveprime duhet marrë parasysh derisa të mos përfitohen të dhëna konkrete për aplikimin e vetë azitromicinës në rrethanat e dhëna.

MËNYRA E RUAJTJES
KapsuIat dhe tabletat e veshura me film: të ruhen në temperaturë prej 15-25°C, të mbrojtura nga drita dhe lagështia.
Flakonet me substancën e thatë duhet të ruhen në temperaturë prej 15-25° C, të mbrojtura nga drita dhe lagështia.
Suspensioni i përgatitur është i qëndrueshëm në temperaturën e dhomës për 5 ditë.
Bari të ruhet në vend ku nuk mund ta arrijnë fëmijët.

MËNYRA E DHËNIES
Bari jepet vetem me recetë të mjekut.

AFATI I PËRDORIMIT
Bari nuk duhet të përdoret pas datës së shënuar në paketim.

PAKETIMI
Kuti me 6 kapsula të forta nga 250 mg.
Kuti me 3 tableta me film nga 500 mg.
Flakon me lëndë të thatë: për përgatitje të 20 ml puder për suspension oral (100 mg/5 ml) në flakon të shtohen 16 ml ujë i distiluar.
Flakon me lëndë të thatë: për përgatitje të 20 ml puder për suspension oral (200 mg/5 ml) në flakon të shtohen 14 ml ujë i distiluar.

PRODHON HEMOFARM A.D.
Vërshac, Sërbi

HEMOFARM KONCERN ZORKA PHARMA AD – SERB

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top