Hexofar (tretësirë) Reviewed by Momizat on . Hexofar (tretësirë) Veprimi Heksetidina ka spektër të gjërë veprimi antibakteror dhe antimikotik (sidomos ka veprim të fuqishëm mikostatik në Candida albicans). Hexofar (tretësirë) Veprimi Heksetidina ka spektër të gjërë veprimi antibakteror dhe antimikotik (sidomos ka veprim të fuqishëm mikostatik në Candida albicans). Rating: 0
You Are Here: Home » H » Hexofar (tretësirë)

Hexofar (tretësirë)

Hexofar (tretësirë)

Hexofar
Veprimi

Heksetidina ka spektër të gjërë veprimi antibakteror dhe antimikotik (sidomos ka veprim të fuqishëm mikostatik në Candida albicans).
Zhvillimi i rezistencës së kryqëzuar nuk është vërejtur.
Veprimi bakteriostatik dhe fungicid fillon edhe në përqëndrime më të ulëta se ato terapeutike.
Heksetidina inhibon sintezën e tiamin-pirofosfatit dhe sintezën e tiaminës, me rëndësi për mikroorganizma.
Hekstidina ka afinitet të lartë për sipërfaqen e mukozës së gojës.
Në shumë raste veprimi zgjat prej 10 deri 12 orë pas përdorimit.
Me veprimin adstringjent heksetidina ndërpren gjakderdhjet e vogëla (sipërfaqet e ulçeruara shpejt mjekohen) dhe zbut dhimbjet në vendin e aplikimit.

Indikimet

  • Vepron te inflamacionet e lehta deri në ato të spektrit të rënda të kavitetit të gojës dhe të fytit,
  • inflamacioni i gjingjivave,
  • parodontiti,
  • parodontiti me gjakderdhje të gjingjivave,
  • stomatiti (moniliaza dhe stomatiti aftoz),
  • glositi,
  • mjekimet postoperative,
  • alveoliti dhe ulçeracionet dekubitale,
  • faringjiti dhe tonziliti akut dhe kronik,
  • gjendjet postoperative pas tonzilektomisë dhe era e keqe nga goja.

Kundërindindikimet
Përdorimi i tretësirës Hexofar® kundërindikohet vetëm në raste të mbindjeshmërisë në tretësirën e heksetidinës ose komponenteve përbërse të barit.
Kundërindikime specifike tjera nuk janë të njohura.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Hexofar® tretësira përdoret e paholluar.
Nëse mjeku nuk e përcakton ndryshe, të mirret 1 lugë e tretësirës Hexofar® e paholluar dhe të shpërlahet goja ose fyti, gjysmë minuti, pastaj të nxjerret jashtë.
Preferohet që të bëhet shpërlarje-gargara e gojës 2 herë në ditë, më mirë është në mëngjes dhe në mbrëmje.
Në vendin e sëmurë të kavitetit të gojës tretësira mund të vendoset me tupfer pambuku të lagur në tretësirën e Hexofar® -it.
Sipas nevojë tretësira Hexofar® mund të përdoret edhe më shpesh.

Veprimet anësore
Në raste të rralla është e mundur paraqitja e reaksioneve alergjike në lëkurë dhe në rrugët e frymëmarrjes.
Këto shpesh mund të paraqiten te të sëmurët me astmë bronkiale, urtikari kronike, ose me ndjeshmëri në acidin acetilsalicilik.
Kohë pas kohe mund të paraqiten dermatiti alergjik kontaktues si dhe ndryshimi i shijes dhe aromës.

Ruajtja
Bari të ruhet në temperaturë të dhomës 15-25 GradëCelcius, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim. Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Shishe me 200 ml tretësirë.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top