Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Ibuprofen Arginine (bustina)

Ibuprofen Arginine (bustina)

Ibuprofen Arginine

Ibuprofen Arginine CINFA 400 dhe 600  mg (në bustina), veprim më i shpejtë, me pak efekte anësore.
Ibuprofeni është një bar që i përket grupit të medikamenteve të quajtur anti-inflamator jo-steroid.
Ai vepron kundër: dhimbjes, inflamacionit, dhe etheve.

Ibuprofen (arginine) përshkruhet për trajtimin e gjëndjeve të mëposhtme:
– Lehtësimin e dhimbjes nga shkaqe të ndryshme: dhimbje koke, dhimbje  nga heqja e dhëmbit, dhimbje post-operatore, dhe për trajtimin e dismenorresë primare (menstruacioneve të dhimbshme).
– Lehtësimin e simptomave dhe shenjave të artritit reumatoid (inflamacion i kyçeve, që zakonisht përfshin duart dhe këmbët, duke shkaktuar enjtje dhe dhimbje), osteoartritit (çrregullim kronik që shkakton dëmtim të kartilagove) dhe çrregullimeve muskulo-skeletike dhe traumatike të lidhura me dhimbjen dhe inflamacionin.
ibuprofen (arginine) merret nga goja. Përmbajtjen e një bustine hidheni në një gjysëm gote me ujë dhe përziejeni për dy minuta.

Dozimi i Ibuprofenit llogaritet me 20-40 mg/kg peshë/24 orë
• Dismenorre  primare: në fillim të dhimbjes 400 mg, përsëritet çdo 4 – 6 orë.
• Dhimbje koke: 400 mg, çdo 4 – 6 orë, 2400 mg/ditë.
• Për trajtimin e dhimbjes në migrenën akute: 400 mg në fillim të dhimbjes migrenoze dhe pastaj sipas konsultës  së mjekut specialist.
• Artriti Reumatoid, Osteoartrit: 400 -800 mg,  çdo 6 – 8 orë.
• Dhimbje të lehta, të moderuara përfshirë këtu dhimbje dhëmbi,  dhimbje veshi, dhimbje kyçesh, kockash, shpine, dhimbje muskulare nga gripi (virozat e ndryshme), i ftohti, dhimbje fyti, dhimbje postoperatore, dhimbje pas lindjes, gjithashtu nga lodhjet, tërheqjet muskulare, tendinitet, bursitet: 400 mg,  çdo  4-6 orë. Për dhimbje më të  forta 600 mg, jo më shumë se 3200 mg/ditë.
• Për uljen e temperaturës: Të rritur: 400 – 600 mg çdo 4 -6-8 orë, jo më shumë se  3200 mg/ditë. Fëmijë: 5 – 10 mg/kg peshë  çdo 6 – 8 orë.
Doza maksimale: 3200 mg ne dite;  20-40 mg/kg peshe në ditë.
• Të rritur, adoleshentë, të moshuar: 3200 mg/ditë. 1200 mg/ditë pa përshkrimin e mjekut.
• Fëmijë: 50 mg/kg/ditë. 30 mg/kg/ditë pa përshkrimin e mjekut.
• Të mos përdoret më shumë se 5 ditë për qetësimin e dhimbjes dhe 3 ditë për  uljen e temperaturës nëse nuk përshkruhet nga mjeku.
Nuk përdoret nga gratë shtatzëna.
Përdoret tek nënat që kanë fëmijë në gji.

  • artritit reumatoid
  • çrregullim kronik që shkakton dëmtim të kartilagove
  • çrregullimeve muskulo-skeletike
  • dhimbje koke
  • dhimbje nga heqja e dhëmbit
  • dhimbje post-operatore
  • efektet anesore te Ibuprofen Arginine
  • Ibuprofen Arginine CINFA 400mg
  • Ibuprofen Arginine CINFA 600mg
  • inflamacion i kyçeve
  • menstruacioneve të dhimbshme
  • menyra e perdorimit te Ibuprofen Arginine
  • Nuk përdoret nga gratë shtatzëna
  • osteoartritit
  • trajtimin e dismenorresë primar
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes